Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 10
  1. #1

    Turqi: Fitore e ndjeshme e islamistëve në zgjedhjet parlamentare

    Turqi: Fitore e ndjeshme e islamistëve në zgjedhjet parlamentare

    22-07-2007


    Sipas parashikimeve jozyrtare të një televizioni privat turk, partia në pushtet me prirje islamike duket se ka siguruar një fitore vendimtare në zgjedhjet e sotme parlamentare.

    Televizioni CNN në Turqi, thotë se Partia për Drejtësi dhe Zhvillim e kryeministrit Recep Tayyip Erdogan duket se ka fituar 48 për qind të votave, nga 70 për qind të votave të numëruara. Rezultatet zyrtare priten të shpallen sot vonë, sipas kohës lokale.

    Rezultatet paraprake tregojnë se dy parti laike, CHP-ja e majtë dhe ajo ultranacionalist MHP e kanë kaluar kufirin minimal prej 10 për qind të nevojshëm për të hyrë në parlament. Të majtët kanë rreth 20 për qind të votave dhe ultranacionalistët 14.5 për qind.

    Forcat politike laike, përfshirë udhëheqës ushtarakë me peshë, e kanë akuzuar partinë në pushtet se po përpiqet të minojë ndarjen e fesë nga shteti. Kryeministri Erdogan i mohon këto akuza.

    Kryeministri kishte thënë se do të largohej nga politika nëse partia e tij nuk fiton numrin e mjaftueshëm të vendeve për të formuar qeverinë pa ndihmën e të tjerëve.

    Zëri i Amerikës

  2. #2
    revolucionar Maska e bOndi_oo7
    Anëtarësuar
    18-10-2005
    Vendndodhja
    Shkup
    Postime
    704
    Kjo edhe njehere deshmon se si duhet qeverisur. Shume pune, drejtesi, kryelartesi dhe jo perkulje, kultivim i identitetit dhe jo 'modifikim' te panevojshem te tij.... dhe sukseset vijne nje nga nje, fitorja ne zgjedhje eshte e garantuar.
    Duhet te marrim shembull!
    Punë, djersë, dashuri mes njerëzve dhe ndaj atëdheut.

  3. #3
    pershendetje Maska e canzemer
    Anëtarësuar
    13-09-2005
    Vendndodhja
    stamboll
    Postime
    51

    Arrow Zgjedhjet ne turqi ????

    Nuk eshte e vertete qe eshte nje fitore e madhe e islamit ne turqi Po te ishte nje fitore e madhe e islamit do te ishte partija (sp) sadet partisi dhe jo (AKP) ??????? Por Emri:  Allahın ismi.gif

Shikime: 180

Madhësia:  13.3 KB e din me se miri
    LEXODUKE MENDUARDHE MENDO DUKE LEXUAR

  4. #4
    AKP fiton bindshëm zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Turqi

    Pas luftës për pushtet për postin presidencial kryeministri i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan papritur i fitoi bindshëm zgjedhjet e parakohshme parlamentare të së djelës (22.07).

    Partia islamiko-konservatore për drejtësi dhe zhvillim, AKP, arriti të marrë rreth 47% të votave dhe në të ardhmen mund të qeverisë e vetme. Partia popullore republikane, CHP, e udhëheqësit të opozitës, Deniz Bajkal, ka marrë rreth 20%. Me 14,5% përfaqësimin ne parlament e ka siguruar edhe partia nacionaliste, MHP. Kjo parti nuk ka qenë e pranishme në parlamentin e fundit për mungesë të kuotës minimale të përfaqësimit me të paktën 10%.


    Partia në pushtet në Turqi, AKP, me fitoren befasuese të zgjedhjeve të parakohshme pritet që në parlamentin e ri të ketë mbi 340 deputetë nga 550 që ka gjithsej kuvendi në Ankara. Ndërsa në bazë të rezultatit të votimeve partia opozitare CHP do të ketë rreth 110 deputetë dhe ajo nacionaliste MHP do të përfaqësohet me mbi 70 mandate. Shumica e kandidatëve të pavarur janë mbështetur prej partisë pro-kurde. Në votimet e së djelës (22.07) në Turqi pati një pjesëmarrje të madhe. Madje shumë turq i ndërprenë pushimet e sezonit për të dhënë votën e tyre.

    Zgjedhjet e parakohshme në Turqi u bënë të nevojshme, pasi Erdogani përpara tre muajsh nuk ia doli që ministri i tij i jashtëm, Abdullah Gyl të zgjidhej nga parlamenti presdient. Pas kërcënimeve të udhëheqjes së ushtrisë, që e konsideron veten si mbrojtëse të idesë së ndarjes së shtetit nga feja të themeluesit të shtetit, Qemal Atatyrk, gjykyta kushtetuese e anulloi raundin e parë të zgjedhjes së presdientit. Gjatë prillit dhe majit në Turqi disa qindra mijëra vetë protestuan kundër qeverisë së AKP-së. Në sfondin e këtij polarizimi në Turqi në një kamp fetar dhe një kamp laik zgjedhjet e parakohshme parlamnetare konsideorheshin si një vendosje e re e piketave për të ardhmen politike të vendit. Nëj ndër detyrat e para të parlamentit të ri do të jetë zgjedhja e presidentit të ri sipasues të Ahmet Nexhdet Shezer. Mbi bazën e vendimit të gjykatës kushtetuese duhet të paktën dy të tretat e deputetëve të marrin pjesë në votim. Përmes kësaj partitë duhet të detyrohen që të bien dakord për një kandidat konsensual.

    Rëndësi të madhe këtyre zgjedhjeve iu kushtua edhe për raportin e ardhshëm të Turqisë me BE-në. Komisioneri i BE-së për zgjerimin, Oli Rehn ka shprehur shpresën, se "Turqia pas zgjedhjeve parlamentare do t´i përforcojë sërish përpjekjet për reformat për të vazhduar rrugën drejt BE-së." Ndryshe nga kursi pro-evropian që ndjek partia e Erdoganit AKP, dy partitë e tjera ajo republikane popullore dhe partia nacionaliste janë skeptike ndaj këtij procesi.

    DW

  5. #5
    Perjashtuar Maska e xnjeri
    Anëtarësuar
    26-12-2006
    Postime
    267
    cdo dit po ndegjojm se po fitojn islamistat... veq kur te ndegjojm nje dit se edhe ne Kosovë fituan islamistat!! nuk eshte per t'u habit

  6. #6
    alpha dominant Maska e D@mian
    Anëtarësuar
    20-09-2005
    Vendndodhja
    Boston, MA
    Postime
    1,170
    Citim Postuar më parë nga xnjeri
    cdo dit po ndegjojm se po fitojn islamistat... veq kur te ndegjojm nje dit se edhe ne Kosovë fituan islamistat!! nuk eshte per t'u habit
    Thua ta beje Allahu kaq mbare?

    Nuk perjashtohet mundesia, vertet...!!!
    FLUCTUAT NEC MERGITUR

  7. #7
    ...beyond Maska e Alienated
    Anëtarësuar
    19-09-2005
    Vendndodhja
    Cassiopeia Constellation
    Postime
    3,139
    Citim Postuar më parë nga xnjeri
    cdo dit po ndegjojm se po fitojn islamistat... veq kur te ndegjojm nje dit se edhe ne Kosovë fituan islamistat!! nuk eshte per t'u habit
    S'eshte asgje e re. Kjo parti ishte ne pushtet edhe para ketyre zgjedhjeve te parakohshme.
    Sa per ne Kosove, eshte heret qe te fitoje nje parti islamiste ose fetare cfaredo qofte. Tashi eshte koha per te perdorur termat DEMOKRACI, DEMOKRATIK, ARDHMERI, SHQIPTARE, etj, ne termat e partive per te fitu ndonje koker vote.
    Koha është e maskarenjëve
    Por atdheu i Shqiptarëve

  8. #8
    Peace and love
    Anëtarësuar
    16-06-2006
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    1,897
    Akp eshte partia per prosperitet.Islamizmi i Akp eshte i barazvlershem me kristianizmin e partive demokristiane ne Europe,por aspak islamike fondamentale e tipit taleban apo fisit ne Algjeri.Nje nga prioritetet e kesaj partie eshte futja e Turqise ne Europe,pra nje parti me orientim perendimor.

  9. #9
    OPENMINDED Maska e land
    Anëtarësuar
    12-12-2003
    Postime
    7,684
    Ore vertet per tu çuditur te ky nenforum,shikon veç keshtu lloj temash koti me turqira,me afganistana,pakistana,me irak,me çar na solli lindja etj,ore e merni vesh apo jo,99%te Shqiptareve nuk ju plas t.r.a.p.i. se kush fiton ne turqi,ne edhe kur bejme zgjedhjet tona,50% marin pjese.
    UNE JAM TI-TI JE UNE



    E LA NOSTRA GIOIA CON NOI

  10. #10
    Perjashtuar Maska e xnjeri
    Anëtarësuar
    26-12-2006
    Postime
    267
    Citim Postuar më parë nga land
    Ore vertet per tu çuditur te ky nenforum,shikon veç keshtu lloj temash koti me turqira,me afganistana,pakistana,me irak,me çar na solli lindja etj,ore e merni vesh apo jo,99%te Shqiptareve nuk ju plas t.r.a.p.i. se kush fiton ne turqi,ne edhe kur bejme zgjedhjet tona,50% marin pjese.

    ore ti je ne arenen nderkomtare... shum normale te postohen tema te tilla. Nuk e di pse juve jeni kunder.

Tema të Ngjashme

  1. Historiku i shkurtër i LDK-së, 1989-2004
    Nga Arb në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 29
    Postimi i Fundit: 20-07-2012, 08:58
  2. PS pergatit skenarin e bojkotimit te zgjedhjeve te vitit 2009!
    Nga DYDRINAS në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 124
    Postimi i Fundit: 07-03-2010, 09:37
  3. Fatos Nano: PS ka per ti humbur zgjedhjet e qershorit
    Nga juanito02 në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 100
    Postimi i Fundit: 21-06-2009, 07:02
  4. Shifrat e "kokëkuqes", të frikshme
    Nga VAZELOS në forumin Sporti nëpër botë
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 25-03-2005, 15:26
  5. Strategjia e opozitës në zgjedhjet lokale
    Nga Albo në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 08-08-2003, 11:12

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •