Close
Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 40
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e babadimri
    Anėtarėsuar
    07-07-2003
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    704

    Salajdin Saliu

    Po e hap kete teme per intelektualin salajdin saliu besoj do te zgjoj intersim veprimtaria e tij
    edhe kur bie cohem...kurre nuk dorezohem

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e babadimri
    Anėtarėsuar
    07-07-2003
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    704
    Salajdin Salihu
    Salajdin Salihu, lindur mė 26 maj 1970, Tetovė.
    Ka botuar librat me poezi dhe tregime:
    "Vdes pas gjėrave tė imėta", (Aza Se&SOFT- Tetovė 1996)
    "Nata e parė e pushtimit", (Klubi letrar - Tetovė 1998)
    dhe librat me ese
    "Panteoni i utopisė", ("Shkupi 1997)
    "Gjurmė", (Flaka-Shkup 2000)
    Poezitė e tij janė pėrkthyer nė anglisht, frengjisht, maqedonisht, sllovenisht dhe rumanisht. Ėshtė pėrfshirė nė disa antologji.
    Ėshtė fitues i disa ēmimeve letrare.
    Njė kohė ka qenė redaktor nė revistėn kulturore "Brezi 9" qė botohet nė Tetovė. Aktualisht ėshtė redaktor i rubrikės sė kulturės nė revistėn "Lobi" qė botohet nė Shkup
    ka qene kryredaktor i TVM, kryeteredaktor i gazetes Lajm botimi per Maqedoni.
    Aktualisht eshte assistent i prof rexhep Qoses dhe punon ne USHT
    edhe kur bie cohem...kurre nuk dorezohem

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e babadimri
    Anėtarėsuar
    07-07-2003
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    704

    poezi

    DHOMA E POETIT

    Mund tė ketė njė tavolinė pune ku shkruan poezi
    Sirtarė me libra qė kurrė s'i ka lexuar
    Njė filxhan me kafe tė idhtė si dita
    Njė shpuzore plot cigare tė djegura nga zhgėnjimi
    Fletė tė shkaravitura ėndrra tė zbehura
    Krrokama qė pėrplasen nė qelq mendimi
    Mund tė ketė ditė tė lodhura nga vetmia
    Tė mbėshtjella me tis kotėsie
    Shekuj tė djegur nga utopia
    Ėndrra tė ngrira pamje qė s'i zbeh harrimi
    Mund tė ketė peisazh vjeshte dhe gjethe tė vdekura
    Lumenj shprese dritė terr ferr e tmerr
    Mefistofel Hamlet Jago kolonel
    Santjago derr tė vuajtur dhe Sokrat - derr
    Mund tė ketė meteorė mendimesh qė digjen
    dhe shuhen befas nė univers qenėsie
    Diku nė zonat e errėta tė njeriut
    Nocionet lart poshtė djathtas majtas
    Mund tė humbin kuptimin
    Koha mbrapsht tė rrjedh nė klepsidėr jete
    Mundet qė aty tė mos jetė fare poeti...
    Tė ketė shkuar larg
    Me shpresėn e kthimit nė sy
    Dhe mund tė kthehet sėrish nė atė dhomė
    E ta gjejė trupin e vet - kufomė
    Gjithēka mund tė ndodhė nė atė dhomė...
    edhe kur bie cohem...kurre nuk dorezohem

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e babadimri
    Anėtarėsuar
    07-07-2003
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    704

    poezi

    NĖ SYTĖ TANĖ I LODHUR ISH QYTETI

    Atė natė bota kishte pamje tjetėr
    Yjet fikeshin me njė puthje
    Jeta ishte arenė e mbushur me dhimbje tė kėndshme
    Klithje klithje dhe vetėm klithje
    Klithje qė fluturonin nėpėr hapėsirė
    Tė veshur me petkun e befasive tė mėdha



    Lista e poezive
    NGA I NJĖJTI AUTOR:

    "Vdes pas gjėrave tė imėta" (Poezi dhe tregime), "AZA - Sesoft" - Tetovė 1996

    "Panteoni i utopisė" (Ese), Shkupi 1998

    "Nata e parė e pushtimit" (Poezi dhe tregime), Klubi letrar 1999

    "Gjurmė" (Ese), "Flaka" 2000

    "Edhe ne dėshmojmė" (bashkėautor me Sh. Emėrllahun dhe A. Selmanin,
    edhe kur bie cohem...kurre nuk dorezohem

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e babadimri
    Anėtarėsuar
    07-07-2003
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    704

    poezi

    Poezi nga Salajdin Salihu

    CASUS BELI

    Njė shikim njė buzėqeshje njė prekje
    Ėshtė casus beli pėr njė luftė tė tmerrshme
    Ku shtohet njerėzimi
    Luftė e bėrė nga dashuria
    Nuk derdhet asnjė lot fėmije
    Nuk lėndohet asnjė zemėr nėne
    Luftė
    Mjerė ai qė s'e ka provuar
    Kėtė robėrim madhėshtor
    Qė nuk zgjon asnjė pakėnaqėsi
    Ti bie herėt nė gjumė
    I mbyll sytė qė t'i lakmon muzgu
    Erė e lehtė shtrihet mbi trupin tėnd fluid
    Ti po flen e dashur
    Ti bie herėt nė gjumė
    Aspak nuk ke frikė tė flesh vetėm
    Nė kėtė botė kaq tė ndjeshme
    Qė gjithēka mund tė pėlcasė
    Nga pakujdesia e fjalėve
    Ti po flen e dashur
    Nė kėtė botė tė ndjeshme
    Mes nesh ajri dhe puthjet
    Mes nesh njė roje e pėrjetshme vigjilente...
    Sonte nė kėtė dhomė je vetėm hije
    E pakapshme si ēdo hije, e tmerrshme

    NATĖ E ĒMENDUR

    Dua tė t'i puth thimthat
    Gjithė yjet tė t'i shuaj me njė puthje
    Mbi trupin tėnd tė rėshqas si ngjalė
    Kjo natė ėshtė e ēmendur
    Dritat e mosdurimit janė ndezur
    Ēdo ndjenjė pacifiste ėshtė shuar
    Nga epshi kryengritės e rebel
    E ēmendur
    Plot epsh
    Kjo natė...






    Poezi nga Salajdin Salihu

    NĖ STACION

    Shkojnė e vijnė njerėzit
    Kėtu mė ke pritur
    Kėtu tė pres tani
    Mbi tela telefoni koten zogjtė
    Mesazhe dashurie
    Ankthe
    Dėnesje
    E fjalė
    U ngatėrrohen nėpėr kėmbė
    Jemi udhėtar tė pėrhershėm
    E nė kėtė botė jemi pėrkohėsisht, e dashur
    Nė kėtė botė tė madhe sa trishtimi
    Nė kėtė botė tė vogėl sa ngazėllimi
    Nėntor 1997
    edhe kur bie cohem...kurre nuk dorezohem

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e babadimri
    Anėtarėsuar
    07-07-2003
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    704

    web ku munmd te lexoni poezi te Salajdin Saliut

    per me shume per poezite e tij elxoni ne kete link http://sllatina.free.fr/faqe/poeziss.php?nr=5
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga babadimri : 14-08-2007 mė 04:30 Arsyeja: web per poezi per SS
    edhe kur bie cohem...kurre nuk dorezohem

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e babadimri
    Anėtarėsuar
    07-07-2003
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    704

    Foto Salajdin Saliu

    edhe kur bie cohem...kurre nuk dorezohem

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    05-08-2007
    Postime
    36
    shkruan bukur poezi Salajdin Saliu..... me pelqen stili i tij vecanrisht Vdes pas gjerave te imta eshte liber me poezi llahtar

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e babadimri
    Anėtarėsuar
    07-07-2003
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    704
    Shqiptaret ne Maqedoni thone se ata nuk pa marrin pjesen qe u takon
    nga
    ndihmat humanitare nderkombetare.

    Nga Salajdin Salihu ne Shkup

    Fshati Shqiptar i shkaterruar, Drenoc, prane qytetit te Tetoves, i
    ngjan nje
    fantazme. Shenjat e luftes jane teper te dukeshme - shtepi te djegura,
    dyqane te boshatisura dhe xhama te thyer - dhe shume pak njerez qe
    levizin
    neper rruge.

    Kjo eshte nje pamje e zakoneshme ne te gjithe Maqedonine, por tani
    ndihmat e
    huaja do te mbeshtesin riparimin e demeve te shkaktuara nga konflikti
    qe
    shpertheu ndermjet guerrilasve Shqiptare dhe forcave qeveritare gjate
    ketij
    viti.

    Megjithate, pjestaret e pakices Shqiptare ankohen se komunitetet
    Maqedonase
    po perfitojne ne menyre te padrejte pjesen me te madhe te ketyre
    ndihmave.

    Sipas burimeve zyrtare, rreth 76,000 njerez ne Maqedoni jane
    zhvendosur
    nga
    shtepite e tyre per shkak te luftimeve. Komisioni i Larte per
    Refugjatet i
    Kombeve te Bashkuara, UNHCR, llogarit se rreth 27,000 jane larguar
    fare
    nga
    vendi.

    Autoritetet thone se do te duhet nje ndihme e madhe financiare nga
    vendet e
    zhvilluara per te strehuar personat e zhvendosur nga ky konflikt. Nje
    vleresim paraprak i kryer nga agjensia shteterore e financuar nga BE,
    Grupi
    koordinues per Manaxhimin e Krizes, TKMK, thote se nevojat jane per
    rreth 20
    milion dollare Amerikan.

    Shefi i TKMK-se, Ilija Filipovski, thote se prioritet do t'u jepet
    zonave me
    popullsi etnike te perzier dhe zonave te sigurta.

    Analistet Shqiptare thone se kjo do te thote qe Maqedonasit do te
    jene
    te
    preferuarit ne kurriz te komunitetit Shqiptar. Ata thone se zonat e
    banuara
    nga Shqiptaret si Tanusha, Selca, Breza, dhe Llaca jane anashkaluar.

    Keshilltari komunal per planifikim ne komunen e Tetoves, Skender
    Palloshi,
    eshte dakort me kete pikpamje, duke thene se TKMK as nuk ka vleresuar
    gjendjen ne fshatrat e goditura rende me popullsi Shqiptare ne zonat
    malore
    perreth Tetoves. Ne Drenoc, shume Shqiptare jane strehuar ne shtepite
    e
    te
    afermeve te tyre ne fshatrat prane ose jane larguar per ne Kosove.
    Maqedonasit jane larguar per ne Shkup. Shqiptaret ankohen se ne media
    flitet
    vetem per Maqedonasit e shperngulur, ndersa nuk i kushtohet vemendje
    gjendjes se Shqiptareve.

    Fshatrat e kesaj zone jane nder me te goditurat gjate konfliktit.
    "Dimri po
    vjen. Une nuk kam para per te rindertuar shtepine time," thote nje
    Shqiptar
    nga nje fshat i malesise. "Kam punuar njezet vjet ne Gjermani per te
    fituar
    per te ndertuar nje shtepi ne Shipkovice, por ajo u shkaterrua brenda
    pak
    sekondash".

    Nje ceshtje tjeter problematike eshte rikthimi i njerezve te
    zhvendosur
    ne
    shtepite e tyre. Maqedonasit thone se ata nuk ndjehen te sigurte nese
    trupat
    ushtarake dhe policia Maqedonase nuk i shoqeron ata. Por Shqiptaret
    nga
    ana
    tjeter frikesohen se rikthimi i njesive ushtarake Maqedonase mund te
    perbeje
    rrezik per hakmarrje ndaj tyre, dhe do te preferonin nje force
    sigurie
    te
    perzier, edhe me pjesemarrjen e Shqiptareve.

    Nje Maqedonas nga Tetova i cili tani jeton ne Shkup thote: "Une do te
    preferoja te jetoja ketu per momentin dhe vetem te shkoja per te
    vizituar
    shtepine time te vjeter". Por ai shpreson se jeta do te kthehet se
    shpejti
    ne normalitet.

    Nje Shqiptar nga Llaza, prane Tetoves, thote se ai eshte transferuar
    ne
    shtepine e te afermve te tij pasi shtepia e tij eshte djegur nga
    trupat
    qeveritare. Ai eshte i zemeruar qe fshati i tij nuk eshte perfshire ne
    listen e projekteve te rindertimit te TKMK-se, me argumentin se kjo
    nuk
    ishte zone e sigurte.

    Organizatat humanitare po dergojne ndihme ne zonat ku ka pasur
    konflikt.
    UNHCR po kontribuon kryesisht me krevate, carcafe dhe uje per
    fshatrat
    e
    Tetoves dhe Kumanoves. Organizatat humanitare dhe agjensite
    qeveritare
    kane
    perdorur autobuset e shkolles se mesme per te transportuar keto
    furnizime.
    Banoret vendas i kane mirepritur keto ndihma, por thone se me afrimin
    e
    dimrit ata kane me teper nevoje per nje strehe.

    Salajdin Salihu
    edhe kur bie cohem...kurre nuk dorezohem

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e babadimri
    Anėtarėsuar
    07-07-2003
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    704
    HYRJE NĖ GAZETARI nga Salajdin Salihu
    Monday, 18. June 2007, 14:47:27


    DĖSHIRON TĖ BĖHESH GAZETAR?

    Shumė tė rinj ėndėrrojnė qė tė jenė gazetarė, sepse e konsiderojnė gazetarinė njė mundėsi pėr udhėtime, pėr t’u njohur me njerėz tė rėndėsishėm etj. Megjithatė, gazetaria ėshtė mė shumė se kaq. Kur gjatė pasditeve “bota normale” kryen orarin e punės dhe ēlodhet, gazetari mendon pėr ditėn tjetėr. Gazetari nuk ka pushim... Gazetari gjithnjė ėshtė nė luftė me kohėn.
    Gazetari shkruan nėn presionin e afateve, nėn stres. Fleta e bardhė ose monitori shpesh i duken sikurse Napolonit i dukej Vaterlo, ku u zhvillua beteja aq e pėrfolur. Ndryshe nga shkrimtari, qė shkruan nė qetėsi, gazetari shkruan nėn presion tė kohės. “Shkrimtari shkruan pėr dhjetėvjeēarėt dhe shekujt”, kurse gazetari shkruan “mbi ditėt dhe javėt”. Lajmi i vonuar humb efektin.
    Anėtarėt e familjes shpesh nuk e kuptojnė. E akuzojnė se “nuk ėshtė bashkėshort i mirė”, se “nuk ėshtė baba i mirė”. Shpesh jeta e gazetarit ngjan me jetėn e njė bohemi. Gazetari njė pjesė tė madhe tė kohės e kalon nė terren, shpesh larg familjes. Ai ėshtė gjithmonė nė lėvizje. Thuhet se “gazetari ėshtė si biēikleta; po nuk qe vazhdimisht nė lėvizje atėherė rrėzohet”.
    Gazetaria tė sjell kėnaqėsi dhe mundime, prandaj ai qė e do gazetarinė kėto duhet qė t’i ketė parasysh qė nė fillim tė karrierės. Vetėm ata qė e kanė pasion gazetarinė vazhdojnė kėtė udhėtim tė vėshtirė i cili mund tė tė shpie drejt lavdisė.
    Jo ēdokush ka konsiderata pėr gazetarinė. Politikani Bizmarku thoshte se “gazetarėt janė njerėz tė profesionit tė dėshtuar”. Mė vonė e ndryshoi mendimin. Gjatė njė fjalimi tha se shtypi “e vlerėson drejt pushtetin dhe opozitėn, hedh goditje djathtas dhe majtas, duke mbrojtur moralin e shoqėrisė”.
    Uinston Ēerēili pohonte se “gazetaria ėshtė thirrje e jashtėzakonshme qė duhet sa mė parė t’i largohesh”. Megjithatė, ishte lexues i pasionuar i gazetave.
    Gėte thoshte se shpesh herė gazetarėt nuk e dinė se ēfarė thonė, ndėrkaq ndonjėherė nuk mund ta thonė atė qė e dinė.
    Njė shkrimtar tjetėr pohonte se gazetat duhej qė tė shtypeshin kur ndodhte ngjarja e madhe pėr njerėzimin, e cila, sipas tij, ndodhte njėherė nė njėqind vjet.
    Megjithatė, ka shumė shkrimtarė tė njohur qė i kanė shkruar veprat e tyre teksa punonin si gazetarė, tė cilėt kanė folur me respekt pėr gazetarinė. Tė tillė janė gazetarėt dhe shkrimtarėt: Ernest Heminguej, Dino Buxati apo Gabriel Garsia Markes...
    Shkrimtari dhe gazetari spanjoll, Huan Gomes Hurado, autor i librit bestseller “Spiuni i Zotit”, thotė se gazetaria tė ndihmon edhe nė letėrsi. Nėpėrmjet gazetarisė, sipas tij, mėsohesh qė tė hulumtosh mė mirė dhe tė gjesh mė shumė burime pėr veprėn letrare qė shkruan. Por, sipas tij, ndryshe shkruhet njė roman dhe ndryshe njė raport gazete, sepse nė rastin e dytė duhet u nėnshtrohesh klisheve...
    Jeta e gazetarit ėshtė dinamike. Ka jetė tė qetė, tė zakonshme, ku gjėrat zhvillohen ngadalė. Kjo nuk ndodh me gazetarin.
    Gazetari nuk ėshtė person i dėgjueshėm. Ai angazhohet nė shoqėri. Me vetiniciativė merr pjesė nė mbrojtjen e sistemit tė vlerave nė shoqėri (politik, ekonomik, kulturor, arsimor etj.) Gazetari angazhohet edhe pėr ndryshime shoqėrore, kur janė tė nevojshme. Megjithatė, gazetari nuk jep leksione, as kėshilla, ai vetėm informon. Nėse e thotė pėrherė tė vėrtetėn ai ka frikė vetėm nga njė gjykatės - lexuesi, dėgjuesi apo shikuesi.
    Gazetaria ėshtė njė luftė e vazhdueshme. Jeta e gazetarit shpesh mund tė vihet nė rrezik...
    Vetėm tė guximshmit vazhdojnė udhėtimin.
    Nėse i pranoni kėto vėshtirėsi, atėherė mund ta vazhdoni udhėtimin drejt bėrjes sė karrierės nė gazetari.


    ĒKA JANĖ MJETET E INFORMIMIT?

    Mjetet e informimit (mediumet) mbledhin dhe shpėrndajnė informacionin pėr opinionin publik.
    Sipas mėnyrės sė emetimit tė informacioneve mund tė jenė:
    1. Mjete tė shtypura tė informimit (gazetat, revistat)
    2. Mjete elektronike tė informimit (televizionet, rrjetet televizive, radiot)
    3. Mjete virtuale tė informimit (interneti, blog-u, forumet etj.)

    Sipas pronėsisė mediumet mund tė jenė:
    1. Publike – kur financohen nga obliguesit tatimor (nė Maqedoni medium publik ėshtė RTVM-ja dhe disa radio lokale etj.)
    2. Private – kur financohen nga persona privat (Alsat M, Top Channel, Shekulli, Fakti, Lajmi etj.)
    Pėrgjithėsisht, mediumet informojnė publikun, vėzhgojnė zhvillimet nė shoqėri dhe ndikojnė.


    ĒKA ĖSHTĖ LAJMI?

    Kush thotė gazetari thotė informacion. Kėshtu shkruan Pierre - Andre Krol, nė librin e tij “Manual i vogėl i reporterit”. Po tė mos ishte lajmi s’do tė ishte as gazetaria.
    Deri tani askush nuk ka arritur qė ta pėrkufizojė me saktėsi lajmin. Thuhet se lajmi nuk mund tė pėrkufizohet por njihet menjėherė. Lajmi ėshtė fakt relevant. “Lajmi ėshtė diēka qė nuk e ke njohur mė parė” (Tarner Katlixh). Apo: “Ngjarja qė ia vlen tė jetė lajm ėshtė ajo e cila ndryshon status quo-nė e situatės ose qė mund tė ndikojė nė tė”.
    Ndoshta pėrkufizimi mė mbresėlėnės ėshtė i Robert Dejna-s, redaktor nė “New York Sun”, i cili thotė: “Nuk ėshtė lajm kur qeni kafshon njeriun, por kur njeriu kafshon qenin”.
    Funksioni themelor i gazetarisė ėshtė informimi. Lajmi ėshtė baza e gazetarisė. Nė gazetari lajmi konsiderohet si “gjėja mė e rėndėsishme nė botė”. Pa lajmin mediumet informative nuk do tė justifikonin ekzistimin e tyre. Nga lajmi lindin tė gjithė zhanret e gazetarisė - komenti, editoriali, analiza, reportazhi etj.
    Njerėzit duan tė dinė pėr ngjarjet, t’i “pėrjetojnė” sipas mėnyrės sė tyre dhe mė pas tė dėgjojnė apo lexojnė komentet e tė tjerėve - komentuesve, ekspertėve, teoricienėve...
    Gazetari e gjen lajmin, por ai nuk ėshtė gjykatės. Ėshtė e drejtė e njerėzve tė kenė mendimin e tyre pėr ngjarjet e ndryshme pėr tė cilat informohen. Njerėzit nuk janė qenie qė duhet tė udhėhiqen, por qenie qė dinė tė mendojnė.
    Gazetari gjithnjė duhet ta ketė tė qartė thėnien “Ta dėgjojmė dhe palėn tjetėr”.
    Gazetari nuk paragjykon. Ai shkon atje ku e shpien faktet, “shkon drejt jetės duke e treguar atė”.
    Lajmi duhet tė jetė i saktė, i qartė, i plotė, aktual.
    Pėrmbajtja e lajmit gjendet duke u dhėnė pėrgjigje pyetjeve: KUSH? ĒKA? KU? KUR? SI? PSE?
    Gjėrat mė tė rėndėsishme gjithnjė janė nė fillim tė lajmit. Redaktorėt i shkurtojnė tekstet duke filluar nga fundi.


    CILAT JANĖ KARAKTERISTIKAT E LAJMIT?

    Ndikimi (Impakti) – Sa mė i madh tė jetė ndikimi te njerėzit dhe proceset nė shoqėri, po aq ėshtė mė i rėndėsishėm njė lajm.

    Nisja nga pika zero (nga lokalja) – Lexuesit mė shumė i intereson ajo qė ndodh mė pranė tij. Njė zjarr afėr vendit ku jeton i intereson mė shumė se sa njė fatkeqėsi mė e madhe e ndodhur diku larg.

    Koha e duhur – Lajmi plasohet nė kohėn e duhur. Ēdo lajm i vonuar humb efektin.

    Njerėzit – Lajmi ndėrlidhet me njeriun. Njerėzit e bėjnė dhe e lexojnė lajmin. Emrat e mėdhenj krijojnė lajmin e madh.

    Konfliktet – Janė njė nga veēantitė kryesore tė lajmit.

    Dimensioni human – Gazetari identifikohet me fatin e atyre pėr tė cilėt raporton.

    Audienca (target grup-i) – Ēdo lajm zgjon interesimin e njė grupi njerėzish (tė rinjve, pleqve, pensionistėve, adhuruesve tė artit, sportit etj.)

    ĒKA ĖSHTĖ PUBLIKU DHE POROSIA?

    Komunikimi elementar konsiderohet se ka tre elemente - Publikun, Pėrrallėn (rrėfimin), Porosinė (mesazhin). Pra 3P.
    PUBLIKU janė lexuesit, shikuesit, dėgjuesit apo shfrytėzuesit e internetit
    POROSI jepet nėpėrmjet tekstit, fotografisė, videos, grafikės, tonit (zėrit), HTML-sė etj.

    CILA ĖSHTĖ GJUHA E GAZETARIT?

    Nuk ka njė gjuhė universale. Secili gazetar e ka gjuhėn e tij. Saktėsia dhe qartėsia e njė teksti varen nga pasuria gjuhėsore e gazetarit. “Gjuha nuk ėshtė vetėm mėnyrė pėr tė shprehur mendimet, por edhe mėnyrė e tė menduarit”. Shumė njerėz pėrdorin tė njėjtat fraza. Gazetari duhet tė ketė gjuhė mė tė pasur. Kjo arrihet duke lexuar vazhdimisht. Megjithatė nuk janė gazetarėt ata qė e mbrojnė gjuhėn, qė e pasurojnė atė. Duke shkruar nėn presionin e afateve ata shpesh nuk kanė kohė qė tė ndalen gjatė te “gdhendja” e fjalisė. Nėse shkrimtari shkruan pėr njė lexues ideal, gazetari shkruan pėr tė gjithė, pavarėsisht pėrgatitjes arsimore apo profesionale tė lexuesit. Por gazetari asnjėherė nuk duhet ta harrojė se pa fjalėn ai ėshtė sikurse njeriu pa ajrin...
    Gazetari duhet tė jetė i shpejtė, por edhe i qartė. Mungesa e qartėsisė e errėson mendimin. Ai, gjithashtu, duhet tė jetė i saktė, tė mos pėrdorė fjalė tė tepėrta. Fjalitė e gjata, po nuk u shkruan me mjeshtri, mund tė krijojnė konfuzion te lexuesi. Gazetari duhet tė shkruajė shkurt. Gazetari shkruan qė tė lexohet.
    Andre Krol konsideron se gazetar i mirė ėshtė ai i cili i jep tekstit jetė, ngjyrė, aromė, ton, muskul dhe karakter, por edhe nuhatje. Kush thotė gazetari thotė informacion. Fjalitė e shkurtra japin ritėm, nerv dhe muskul. Sipas tij njė gazetar ėshtė i mirė nėse arrin lexuesin ta mbajė peng tė shkrimit tė tij.

    ĒFARĖ TRANSMETOHET ME GJUHĖN E MEDIUMEVE?

    Me gjuhėn e mediumeve (gazetave, radios, TV, internetit) transmetohen informacione pėr njerėz, ngjarje, aktivitete, pasoja etj.
    “Gjuha e mediumeve ėshtė nė raport tė ngushtė me gjuhėn e popullit, tė rajonit, gjuhėn e grupeve tė caktuara...” (The Oxford Dictionary of English Grammar).
    Gjuha krijon identitet. “Kur flet ose shkruan diēka, ti shfrytėzon burime nga gjuha amtare pėr ta projektuar veten si njė personalitet i veēantė, tė ndryshėm brenda rrethanave tė ndryshme. Gjithashtu e projekton veten si njė personalitet i angazhuar brenda aktiviteteve tė caktuara. Nėse nuk e kam idenė se kush je, atėherė nuk do tė arrij qė tė kuptoj se ēka mė thua, ēka shkruan dhe ēka mė preferon”. (James Paul Gee).

    ĒKA DUHET TA KEMI PARASYSH KUR SHKRUAJMĖ NJĖ LAJM?

    - Mė parė pėrgatitemi, pastaj ulemi qė tė shkruajmė;
    - Mė parė duhet ta kemi tė qartė pėr atė qė shkruajmė, pastaj tė fillojmė tė shkruajmė, sepse nuk ka mendime tė errėta, por fjali tė errėta;
    -Tė mendojmė shkurt qė tė shkruajmė shkurt;
    - Tė respektojmė normat gramatikore (edhe pse ēdo redaksi ka lektorin);
    - Tė pėrdorim fjalė nga gjuha standarde;
    - Tė kemi njohje pėr sintaksėn;
    - Tė shkruajmė me precizitet semantik – pra tė mos pėrdorim fjalė qė s’ua dimė kuptimin (nuk themi “narkoman”, por “i varur nga droga”, jo “invalid” por “handikap”);
    - Duhet qė tė flakim fjalėt e huaja, zhargonet, shprehjet figurative, klishetė, gjuhės administrative;
    - T’u shmangemi fjalive tė komplikuara;
    - Tė flasim, pastaj shkruajmė – mė parė ta themi fjalinė, pastaj ta shkruajmė
    - Tė shohim nėse pėrputhen kohėrat, gjinitė, numėrorėt etj.
    - Gazetari i mirė gjithnjė e rilexon tekstin e tij. Atij nuk i pengon qė tekstin t’ua lexojė kolegėve para se ta dėrgojė te redaktori. Pėrse jo, tekstin mund t’ia japėsh ta lexojė edhe pastrueses. Edhe ajo ėshtė njė lexuese gazetash, njė dėgjuese e radios apo njė shikuese e TV-sė.

    SI SHKRUHET NJĖ LAJM?

    Dėshirojmė qė tė shkruajmė njė lajm?
    Duhet qė t’u japim pėrgjigje pyetjeve: KUSH? ĒKA? KU? KUR? SI? PSE?
    Nuk u pėrgjigjemi kėtyre pyetjeve?
    Nuk e kemi lajmin ose kemi diēka qė mungon.
    Gazetarėt fillestarė shpesh harrojnė ta pyesin tekstin qė kanė shkruar. Ata duhet qė tekstit t’ia parashtrojnė pyetjet themelore tė gazetarisė. Teksti gazetaresk ėshtė si pasqyra magjike, e cila ua kthen pėrgjigjet, nėse mė parė ia keni treguar. Nėse keni harruar t’ia tregoni pėrgjigjet, pasqyra nuk do t’ua kthejė. Mos prisni qė ta shikoni veten nė pasqyrė nėse nuk qėndroni pėrballė saj.
    Pyeteni ĒKA dhe teksti do t’u pėrgjigjet. Nėse keni harruar t’ia tregoni se ĒKA ka ndodhur, atėherė teksti do tė heshtė. Bėjeni qė tė flas teksti Juaj.
    Gazetari gjithnjė niset nga pasojat, pastaj i kėrkon shkaqet. Nėse ka ndodhur njė fatkeqėsi, ku ka pasur tė vdekur, gazetari fillimisht tregon pasojat, pra sa ka tė vdekur, mė pas merret me shkaqet.
    Shpesh herė gazetari nuk mund t’i jap pėrgjigje pyetjeve SI dhe PSE. Sepse i mungojnė tė gjitha informacionet. Por assesi nuk i harron kėto pyetje. Mund tė shkruajė njė tekst tjetėr, atėherė kur do ta ketė pėrgjigjet. Mbase ditėn e nesėrme (nėse punon nė gazetė) ose nė edicionin e ardhshėm tė lajmeve (nėse punon nė radio apo TV).
    Nėse ĒKA ėshtė e domosdoshme pėr tekstin e sotėm, PSE do tė jetė i rėndėsishėm pėr ditėn tjetėr.

    KUSH?
    Nė kėtė pyetje pėrgjigjemi pėr njerėzit, si pjesėmarrės nė ngjarje.

    ĒKA?
    Ēka u ndodhi njerėzve ose ēka ndodhi qė tė mund tė shkruajmė.

    KUR?
    Gazetari nuk shkruan pėr gjėra tė jashtėkohėshme. Ai nuk ėshtė shkrimtar. E tregon kohėn kur ka ndodhur ngjarja.

    KU?
    Gazetari duhet qė tė tregojė vendin e saktė ku ndodhi ngjarja. Ai nuk shpik vende vetėm qė tė zhvendos ngjarjen, ashtu sikurse mund tė veprojė njė shkrimtar. Nėse Makondo ėshtė vend i sajuar nga Markesi, pėr tė cilin thotė se ėshtė gjendje shpirtėrore, gazetarit kjo nuk i lejohet, sepse nuk sajon.

    SI?
    Nėse u pėrgjigjemi katėr pyetjeve tė mėsipėrme atėherė e kemi lajmin, por lexuesi ėshtė kureshtar dhe dėshiron tė dijė mė shumė – dėshiron tė dijė se si ndodhi ngjarja.

    PSE?
    Gazetari jep shkaqet e ngjarjes. Pas ēdo pasoje doemos duhet tė ketė njė shkak. Shpesh, pėr shkak se lajmi duhet tė plasohet nė kohė tė duhur, gazetarėt nuk arrijnė qė t’i japin pėrgjigje kėsaj pyetjeje.

    CILĖT JANĖ LLOJET E LAJMIT?

    Lajmi klasik – Zakonisht bėhet sipas principit tė piramidės sė pėrmbysur, duke u dhėnė pėrgjigje pyetjeve tė rėndėsishme tė gazetarisė.
    Lajmi nė vazhdimėsi - Janė lajme qė e ndjekin nė vazhdimėsi njė ngjarje tė papėrfunduar.
    Flesh – Lajm shumė i shkurtė dhe i shpejtė qė, zakonisht, pėrmblidhet me njė fjali. Shpesh jepet nė televizion kur ndodh diēka e re dhe e rėndėsishme.
    Antrfile (shpesh quhet boks) – Lajm i cili futet nė tekstet gazetareske si element i veēantė grafik. Pra, ndonjė lajm atraktiv, qė ka edhe titull tė veēantė, ndonjė citat i fuqishėm ose ndonjė detaj qė zgjon kėrshėrinė e lexuesve. Kuptohet, qė ndėrlidhet me lajmin kryesor.
    Kurioziteti – Dallon nga lajmi klasike sepse i mungon aktualiteti. Kuriozitet nuk synon aq tė informojė se sa qė tė zgjojė interesim apo qė ta argėtojė lexuesin/dėgjuesin/shikuesin.
    Komunikata (Kumtesa) – Ėshtė njoftim zyrtar i institucioneve tė ndryshme qė jepet nėpėrmjet shtypit, radios, TV etj..

    ĒKA JANĖ BURIMET E NJĖ LAJMI?

    Lajmi ėshtė si lumi. A mund tė ketė lum pa burime? Qė lajmi tė rrjedhė me patjetėr na duhen burimet.
    U kemi dhėnė pėrgjigje 6 pyetjeve (kush, ēka, ku, kur, si, pse)? Po. Por lajmi ende nuk ėshtė kryer. Gazetarėt shkruajnė pėr ngjarje, qė i krijojnė njerėzit real, institucionet etj. Nuk ka ndodhur qė ndonjė personazh tė ketė dalė nga ndonjė roman dhe tė na ketė befasuar. Prandaj gazetari shfrytėzon burimet, qė lajmin ta bėjė tė besueshėm. Madje, lexuesi dėshiron qė nė lajm tė ketė mė shumė burime.

    Burimet primare: janė ata qė kanė informacionin e dorės sė parė. P.sh. ndonjė dėshmitar nė vendin e ngjarjes, ndonjė pjesėmarrės nė ngjarje, ndonjė i dėmtuar etj.

    Burimet sekondare: mund tė jenė organet kompetente, ekspertėt, shfrytėzimi i materialeve arkivore etj. (Nė gazetari ėshtė si rregull qė informacionet tė verifikohen nga dy burime tė pavarura).
    Kur shfrytėzojmė burim nga medium tjetėr atėherė themi “citohet tė ketė thėnė...”, pėr t’ia bėrė me dije lexuesit/dėgjuesit/shikuesit se ėshtė huazuar nga medium tjetėr.

    Burimet anonime (konfidenciale): Edhe pse nuk janė tė preferuar dhe shpesh ngjallin polemika, megjithatė nė tekste gazetareske pėrdoren edhe burime anonime. Gazetari e ka pėr obligim qė ta bind burimin tė rrėfejė hapur, me emėr dhe mbiemėr dhe jo tė flasė “pa i dalė emrin nė gazetė”. Por kėshtu nuk ndodh pėrherė... Prandaj gazetari merr pėrsipėr qė tė mbrojė burimin, pa ia zbuluar identitetin.
    Nė Maqedoni ekziston ligj pėr mbrojtjen e burimit anonim. Nė gazetari ndodh shpesh qė tė ketė keqpėrdorime me “burime anonime”, qė sajohen pėr qėllime tė ndryshme propagandistike.

    SI PĖRCILLEN RRĖFIMET E BURIMEVE TE LEXUESI?

    -Rrėfimet e burimeve pėrcillen nė mėnyrė shumė koncize.
    -Kur kemi rrėfime nga dy palė kundėrshtare duhet qė tė jenė tė balancuar.
    -Gjithnjė duhet tė dallohet citati nga ajo qė thotė gazetari, qė tė mos ngatėrrohet fjalia dhe tė hutohet lexuesi.

    ĒKA ĖSHTĖ ATRIBUIMI (EMĖRTIMI)?

    Atribuim nėnkupton kur rrėfimi nė tekstin gazetaresk ndėrlidhet me burimin e rrėfimit. Pra kur tregojmė se kush ka rrėfyer.

    CILAT JANĖ MĖNYRAT E CITIMIT?

    Nė gazetarinė e shkruar ekzistojnė disa mėnyra tė tė cituarit:

    a) Nė fillim tė fjalisė:
    Hoze Murinjo thotė: “Dėshtuam sepse nuk i shfrytėzuam rastet pėr gol”
    Hoze Murinjo thotė se dėshtuan sepse nuk i shfrytėzuan rastet pėr gol.

    b) Nė fund tė fjalisė:
    “Dėshtuam sepse nuk i shfrytėzuam rastet pėr gol”, thotė Hoze Murinjo
    Dėshtuan sepse nuk i shfrytėzuan rastet pėr gol, thotė Hoze Murinjo.

    c) Nė mes tė fjalisė:
    “Dėshtuam”, thotė Hoze Murinjo, “sepse nuk i shfrytėzuam rastet pėr gol”
    Dėshtuam, thotė Hoze Murinjo, sepse nuk i shfrytėzuam rastet pėr gol.


    CILAT JANĖ MODELET E STRUKTURIMIT TĖ LAJMIT?

    Kur i kemi tė gjithė elementet pėr ta bėrė njė lajm, atėherė mund tė merremi me strukturimin e tij. Ka dy modele pėr strukturimin e njė lajmi:
    1)modeli i piramidės sė pėrmbysur
    2)modeli narrativ

    1)modeli i piramidės sė pėrmbysur - shfrytėzohet gjatė strukturimit tė “lajmit tė fortė” dhe rrėfimeve standarde. Nė hyrje tė lajmit jepet elementet mė tė rėndėsishme, sipas pyetjeve themelore, kurse mė pas renditen elementet tjerė. Ky model i mundėson redaktorit qė ta shkurtojė lajmin nga fundi drejt fillimit.

    2)modeli narrativ - ka hyrje ku jepen tė dhėnat kryesore, pastaj shtohen elemente qė mbėshtesin tė dhėnat e hyrjes, por gjithashtu ka edhe fund tė fuqishėm.

    ĒKA ĖSHTĖ SFONDI (BACKGROUND)?

    Nė sfond jepen tė dhėna pėr njerėzit, ngjarjet dhe fenomenet qė i kanė paraprirė ngjarjes pėr tė cilėn shkruajmė. Zakonisht lajmeve kryesore, qė botohen nė ballinė, ose qė emetohen nė terminėt mė tė shikuara (tė dėgjuar) nė TV (radio), u shtohet edhe sfondi.

    SI STRUKTUROHET NJĖ LAJM?

    - Kreu – Nė fillim sulmi. Sa mė goditės dhe sa mė i shkurtė. Njohėsit e gazetarisė preferojnė qė hyrja tė mos jetė mė e gjatė se 4 reshta, sepse duhet qė tė pėrvetėsojė lexuesin. Bėjeni lexuesin qė tė futet menjėherė nė jetėn e subjektit, nėpėrmjet njė personazhi, njė detaji tė fortė, njė plani tė madh.
    - Faktet mbėshtetėse dhe pėrshkrimi i ngjarjes– rendisim faktet tjera qė janė me interes pėr lexuesin.
    - Atribuimet dhe citatet – qė teksti tė bėhet mė i besueshėm japim citatet e burimeve, pjesėmarrėsve nė ngjarje (burimet primare) dhe tė tjerėve qė flasin pėr ngjarjen (burimet sekondare).
    - Sfondi - Jepen tė dhėna pėr njerėzit, ngjarjet apo fenomenet qė i kanė paraprirė ngjarjes pėr tė cilėn shkruajmė.
    - Temat sekondare – kėto mund t’i pėrdorim edhe nė ndonjė shkrim tjetėr.
    - Titullimi - pasi kemi shkruar lajmin atėherė mendojmė pėr titullimin e tij (mbi titullin, titullin, nėn titullin, mes titujt)

    PSE TITULLOHET LAJMI?

    Lajmin e shkruajmė qė ta shesim. Prandaj duhet t’i vėmė njė titull atraktiv qė ta tėrheq lexuesin. Thuhet se titulli dhe hyrja duhet tė nxisin dėshirėn e lexuesit pėr tė lexuar mė tej tekstin e shkruar. Pensionistėve do t’ua tėrhiqte vėmendjen titulli “Pensione jo tė vogla, por qesharake”.
    Nė gazetarinė e shkruar lajmit i vėmė mbititullin, titullin, nėntitullin dhe mestitujt. Nė gazetarinė pėr radio dhe TV shpesh nuk pėrdoren titujt, prandaj gazetarėt e kėtyre mediumeve e kanė vėshtirė tė gjejnė tituj kur duhet qė tė punojnė nė gazetė.
    Nėpėrmjet titullit japim faktin mė kryesor tė lajmit. Por vetėm njė fakt, asnjėherė mė shumė se kaq. Titulli joshės e nxit lexuesin qė tė lexojė tekstin. Titulli duhet tė jetė atraktiv, informativ, goditės, preciz, inventiv, befasues, origjinal. Njohėsit e gazetarisė konsiderojnė qė titulli s’duhet tė ketė mė shumė se gjashtė fjalė, duke pėrjashtuar lidhėzat. Gjithsesi se duhet shmangur shenjat e pikėsimit. Nė tituj nuk vendohet pikėēuditje ose pikėpyetje. “Nėse titulli shtron njė pyetje, pėrpiqu t'i pėrgjigjesh Jo”, thotė gazetari i shquar Andrew Marr.
    Kur lexuesi lexon mbititullin, titullin, nėntitullin ai duhet qė tė ketė njė pasqyrė pėr atė qė flet rrėfimi i gazetarit.
    Mbititulli nuk duhet tė jetė mė goditės se sa titulli. Ėshtė si njė uverturė. Nėntituj duhet tė jenė tė shkurtėr. Ato duhet t’i pėrkasin pjesės sė tekstit qė vazhdon dhe jo asaj qė paraprin. Nėntitulli duhet tė shkaktojė kėrshėri pėr vazhdimin e leximit. Nuk ėshtė bėrė vetėm pėr ta ajrosur tekstin, pamjen vizuale.

    PSE NJĖ RRĖFIM, NJĖ KĖND?

    Ekziston njė barsoletė pėr gazetarin qė niset tė shkruajė pėr njė shfaqje, por kthehet i dėshpėruar sepse ka dėshtuar. Arsyeja: digjej teatri. Pra, lajmi kryesor ishte djegia e teatrit dhe jo dėshtimi i shfaqjes.
    Gazetari duhet qė tė zgjedh njė kėnd. Lexuesit s’do t’i interesojė pse nuk u mbaj shfaqja, por pse u dogj teatri, nė pati tė lėnduar etj.
    Gazetari duhet t’ia parashtrojė vetes disa pyetje para se tė nis tė shkruajė:
    -Cili do tė jetė rrėfimi im?
    -Ku ėshtė lajmi nė kėtė rrėfim?
    -Ēka ka tė re nė lajm?
    -Ēka do t’i interesonte lexuesit?
    -Ēka dua t’i kumtoj lexuesit?
    Prandaj njė rrėfim, njė kėnd, me qėllim qė tė mos defokusohet lexuesi.

    CILĖT JANĖ GABIMET E GAZETARĖVE FILLESTARĖ?

    - Gazetarėt fillestarė, ndonėse mund tė jenė tė talentuar, harrojnė t’u pėrgjigjen pyetjeve themelore tė gazetarisė. Ngjajnė me vozitėsit fillestarė, tė cilėt kur frenojnė shikojnė kėmbėn e tyre. Ende s’e kanė tė krijuar instinktin qė tė frenojnė pavetėdijshėm kur para tyre shfaqet njė pengesė.
    -Kur shkruajnė nė gazetė harrojnė se shkrimi i tyre do tė botohet nesėr (shkruajnė sot, kurse gazeta botohet nesėr)
    -Tentojnė me njė fjali t’u pėrgjigjen 6 pyetjeve themelore tė gazetarisė, duke krijuar fjali tė gjatė dhe tė paqartė.
    -Shpesh i harrojnė emrat e bashkėbiseduesve, sepse nuk i kanė shėnuar nė notesin e tyre.
    -Shpesh harrojnė qė personave t’ua shėnojnė funksionet qė i kryejnė...

    ĒKA ĖSHTĖ RAPORTI?

    Ėshtė zhanėr themelor i gazetarisė i cili u jep pėrgjigje pyetjeve themelore tė gazetarisė (kush, ēka, kur, ku, pse, si) duke njoftuar audiencėn me rrjedhėn e ngjarjeve. Gazetarėt shpesh e quajnė “lajm i zgjeruar”. Por raporti dallon nga lajmi i zgjeruar pėr sa i pėrket mėnyrės se si shkruhet, pėrmbajtjes, rolit dhe dedikimit. Lajmi informon pėr dikė ose pėr diēka, duke u bazuar nė elementet themelore tė informimit. Raporti jep hapėsirė edhe pėr detajet. Ėshtė rrėfim, dėshmi, interpretim, sqarim dhe detaj.

    Ka disa lloje raportesh:
    1. I thjeshtė (i pėrgjithshėm, informativ apo tematik)
    2. Analitik (interpretues)
    3. Pėrshkrues

    Raporti i pėrgjithshėm (informativ) – na jep imazhin e pėrgjithshėm tė ngjarjes, ndjek rrjedhėn e saj dhe merret me rrethanat.
    Nėpėrmjet raportit synohet qė tė informohet audienca pėr ngjarjet ditore, pėr zhvillimet politike, ekonomike, kulturore, arsimore etj.
    Raporti ėshtė tematik kur gazetari pėrqendrohet vetėm te njė temė e ngjarjes, e cila mund tė sjellė risi dhe tė jetė interesante pėr audiencėn (publikun).

    Raporti analitik(interpretues) – ka qėllim qė tė analizojė tė dhėnat, pra tė informojė audiencėn mė shumė pėr njė ngjarje.

    Raporti pėrshkrues – Pėrveē se flet pėr njė ngjarje njėkohėsisht e pėrshkruan atmosferėn dhe ambientin ku ka ndodhur ajo. Gazetari qė bėn njė raport pėrshkrues ndalen edhe nė detaje qė e zgjojnė kėrshėrinė e lexuesit. Pėr tė shkruar njė raport tė kėtillė gazetari duhet qė tė ketė prirje pėr beletristikė.

    ĒKA ĖSHTĖ INTERVISTA?

    Intervista ėshtė zhanėr shumė i popullarizuar gazetaresk. Rrjedh nga anglishtja dhe do tė thotė takim ose bisedė. Intervista bėhet me njė person tė njohur rreth njė teme aktuale. Gazetari nuk pyet kot, por kėrkon pėrgjigje relevante. Shpesh konsiderohet si njė lajm i shprehur nė formė dialogu.
    Se sa njė intervistė do tė jetė e suksesshme varet nga aftėsia e intervistuesit, por edhe bashkėbiseduesit.
    Qė intervista tė jetė e suksesshme duhet qė tė zgjidhet tema, bashkėbiseduesi dhe pyetjet e parashtruara. Tė bėsh pyetje ėshtė po aq vėshtirė sa tė pėrgjigjesh.
    Gazetari nuk do tė dėshtojė nėse ka njohuri paraprake rreth temės pėr tė cilėn do ta pyes bashkėbiseduesin. Gazetari konsulton burime tė ndryshme. Lexon sa mė shumė pėr temėn dhe pėr bashkėbiseduesin, pyet persona tė tjerė pėr tė. Preferohet qė gazetari paraprakisht tė bėjė njė bisedė tė lirė me atė qė dėshiron ta intervistojė.
    Nėse gazetari dėshiron qė tė intervistojė njė shkrimtar duhet qė tė lexojė librat e tij.
    Intervista synon qė personalitetet e njohur t’i ofrojė sa mė afėr publikut.
    Intervistat mund tė jenė klasike, interpretuese, kolektive etj.
    Kur intervistoni pyeteni bashkėbiseduesin “pėrse ėshtė ashtu” dhe jo “a ėshtė ashtu”, sepse nėse burimi mendon se nuk dini asgjė atėherė do tė tentojė qė t’u bllokojė dhe do t’u shmanget pyetjeve tė padėshirueshme.
    Qėllimi i gazetarit ėshtė qė ta shtyjė bashkėbiseduesin tė sqarojė dhe tė rrėfejė dhe jo tė mohojė.
    Qė t’ia arrini qėllimit, tė cilin e synoni, duhet tė shkoni deri nė fund. Reporterėt qė nuk besojnė se do tė arrijnė qė tė marrin intervistė ose ndonjė informacion nga burimi kurrė nuk do tė kenė sukses. Pyetni vazhdimisht dhe mos komentoni. Mos i jepni hapėsirė bashkėbiseduesit qė tė pėrgjigjet shkurt me “po” ose “jo”. Duhet tė keni durim dhe bashkėbiseduesit t’i krijoni komoditetin qė tė rrėfejė.
    Nė fillim bėni pyetje tė pėrgjithshme, “tė lehta”. Kėshtu i jepni mundėsi qė tė krijojė besim tek ju. Mė pas parashtroni pyetjet “e vėshtira”. Pra mos shkoni menjėherė tė kulminacioni.
    Gjatė gjithė kohės sa e intervistoni burimin mos lejoni qė t’u kaplojnė ndjenjat. Mos harroni: ju nxirrni pėrgjigjet dhe nuk jeni ai qė i zgjidhni problemet.
    Para se gazetari tė bėjė njė intervistė duhet tė ketė parasysh kėto gjėra:
    -Tė identifikohet dhe t’i tregojė atij qė e interviston se ku do tė botohet intervista;
    -T’i tregojė qėllimin e intervistės;
    -T’ia tregojė kohėzgjatjen;
    -T’i japė burimit kohė tė mjaftueshme qė tė pėrgjigjet;
    -T’i shmanget debatit, fyerjeve, grindjeve me atė qė e interviston;
    -Nėse intervista do tė botohet nė gazetė nuk ėshtė profesionale qė pėrgjigjet tė nxirren nga konteksti. Pra gazetari duhet qė tė respektojė kushtet e parashtruara nga ai qė intervistohet.

    Literatura:
    Grup autorėsh - “Tė shkruarit pėr mediume tė shtypura”, MIM, Shkup, 2005
    Pierre - Andre Krol – “Manual i vogėl i reporterit”, pėrkthyer nga A. Lili
    Grup autorėsh - Manual pėr gazetarėt e Evropės Qendrore dhe Lindore, “Dituria”, Tiranė
    Predrag Gjuriqiē - “Gazetaria, filozofi, moral, zanat”, Laris, Beograd, 1990
    Melvin Mensher - Gazetari, SHLG “Faik Konica” (Dispensė), Prishtinė 2001
    David Tuller - Manual i raportimit tė diversiteti.
    Ēka bėn redaktori pėrgjegjės, burimi www.notrain-nogain.org
    Andrew Marr – “Midis rreshtave”, shkėputur nga libri “A Short History of British Journalism”, pėrkthyer nga Faruk Myrtaj.
    edhe kur bie cohem...kurre nuk dorezohem

Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Salajdin Salihu
    Nga Studenti-Te nė forumin Shkrimtarė shqiptarė
    Pėrgjigje: 68
    Postimi i Fundit: 30-11-2012, 20:24

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •