NĖ SYFYR KA BEREQET!




Falėnderimet i takojnė Allahut ndėrsa pėrshėndetjet qofshin mbi Muhammedin, familjen, shokėt dhe tere pasuesit e tij gjer ne amshim!
Ne njė hadith, te pajtuar pėr saktėsinė e tij, qėndron:
“تَسَحَّرُوا فَإِنَّ فِي السُّحُورِ بَرَكَةً
Bėni syfyr ngase ne syfyr ka bereqet”.
Ne kėtė hadith urdhėrohemi ta hamė syfyrin, si pėrgatitje pėr agjėrim, ndėrsa urtėsia e tij ėshtė zbritja e begatisė dhe bereqetit.
Bereqeti, me konkretisht, do te thotė zbritja e se mirės hyjnore ne diē dhe pėrqendrimi ne te.
Bereqeti po ashtu do te thotė shtim i se mirės, shpėrblimit dhe tere atyre, qe ka nevoje pėr to njeriu ne kėtė dhe boten tjetėr.
Bereqeti ėshtė vetėm prej Allahut dhe si i tille nuk arrihet pėrveēse me respekt, nėnshtrim dhe adhurim pėr Te.
Disa agjėrues nuk i kushtojnė rėndėsi ngrėnies se syfyrit dhe as vonimit te tij deri ne kohen e fundit, madje disa nuk e hane fare, kėshtu qe hane para se te flenė. Kėtė e bėjnė ose nga frika se nuk mund te zgjohen, ose nga dėshira pėr te fjetur me shume, ose nga mos dija pėr vlerėn e syfyrit.
Kjo ėshtė mangėsi, qe agjėruesi duhet ta eliminoje ngase kjo, pėrveē qe shkakton pengimin e vlerės dhe begatisė se syfyrit, ėshtė po kėshtu ne kundėrshtim me traditėn e pastėr te Muhammedit, alejhi’s slatu ve’s selam.
Ėshtė mire qe agjėruesi te haje syfyrin ne kohen e fundit te natės, pak para se te vjen koha e namazit te sabahut, ngase ne kėtė veprim ka te mira te shumta, si:
Se pari, pėrgjigje ndaj urdhrit te Allahut, i Cili ne njė hadith kudsijj thotė:
“تَسَحَّرُوا فَإِنَّ فِي السُّحُورِ بَرَكَةً
Bėni syfyr ngase ne syfyr ka bereqet”.
Vetėm kjo do t’i mjaftonte syfyrit si nder dhe virtyt. Thotė Allahu:
“مَّنْ يُطِعِ الرَّسُولَ فَقَدْ أَطَاعَ اللَّهَ
Kush i bindet Pejgamberit, ai i ėshtė bindur All-llahut”. (Nisa, 80),
“وَمَن يُطِعِ اللَّهَ وَرَسُولَهُ فَقَدْ فَازَ فَوْزاً عَظِيماً
e kush respekton All-llahun dhe tė dėrguarin e Tij, ai ka arritur njė sukses tė madh”. (Ahzab, 71)
Syfyri ėshtė moto e kėtij ummeti, ėshtė prej gjerave qe na dallojnė nga ithtarėt e librit. Transmeton Imam Muslimi se Pejgamberi, alejhi’s slatu ve’s selam ka thene:
“فَصْلُ مَا بَيْنَ صِيَامِنَا وَصِيَامِ أَهْلِ الْكِتَابِ، أَكْلَةُ السَّحَر
Ajo qe dallon agjėrimin tone nga agjėrimi i ithtarėve te librit ėshtė ngrėnia e syfyrit…”.
Ne kėtė kontekst ėshtė edhe arritja e hajrit, siē thotė Pejgamberi, alejhi’s salatu ve’s selam:
“لاَ يَزَالُ النَّاسُ بِخَيْرٍ مَا عَجَّلُوا الْفِطْرَ
Njerėzit vazhdojnė te dėfrehen me begati derisa ata ta kryejnė iftarin shpejt (si te hynė koha e tij e te mos presin fare)”. (Buhariu & Muslimi)
Ndėrsa ne versionin e Imam Ahmedit qėndron edhe kjo shtese:
“وَأَخَّرُوا السُّحُورَ
…dhe ta vonojnė syfyrin (deri pak para se t’i dal koha)”.
Syfyri te forcon pėr adhurim dhe te jep me shume force pėr pune ngase njeriun e uritur shume shpejt e kap dembelia.
Allahu mėshiron ndėrsa melaiket kėrkojnė falje pėr ata, qe hane syfyrin. Ibni Omeri transmeton merfuan:
“إِنَّ اللَّهَ وملائِكَتَهُ يُصَلُّونَ عَلَى المُتَسَحِّرِينَ
Allahu dhe melaiket e Tij bien salavat (mėshiron dhe kėrkojnė falje) pėr ata, qe hane syfyrin”. (Transmeton Ibni Hibbani dhe Taberaniu ne El Evsat ndėrsa Shejh Albani ka thėnė se hadithi ėshtė hasen)
Syfyri te ndihmon kundėr moralit te keq, i cili vjen si rezultat i urisė.
Koha e syfyrit ėshtė koha e bekuar, ėshtė kohe ne te cilėn zbret Allahu ashtu siē i takon madhėrisė se Tij. Ka thėnė Pejgamberi, alejhi’s salatu ve’s selam:
“يَنزِلُ ربُّنا تباركَ وتعالى كلَّ ليلةٍ إلى السماءِ الدُّنيا حين يَبقى ثُلثُ الليل الآخرُ يقول: مَن يَدعوني فأستجيبَ له، مَن يسألني فأُعطِيَه، من يَستغفِرُني فأغفِرَ له
Zbret Allahu i Madhėruar ne ēdo nate, ne qiellin e kėsaj toke, ne kohen kur mbetet 1/3 e fundit e natės, dhe thotė: Kush me lut qe t’i pėrgjigjem, kush me kėrkon qe t’i jap, kush me kėrkon falje qe t’ia fal”. (Buhariu)
Syfyri, nėse nuk ėshtė koha me e mire e kėrkimit falje, megjithatė ėshtė prej kohėve me te mira te kėrkimit falje. Allahu ka lėvduar ata qe kėrkojnė falje ne kėtė kohe e ka thėnė:
“وَالْمُسْتَغْفِرِينَ بِالأَسْحَارِ
dhe tė cilėt nė kohėn e agimit (syfyrit) kėrkojnė ndjesė”. (Ali Imran, 17),
“وَبِالأَسْحَارِ هُمْ يَسْتَغْفِرُونَ
Dhe nė syfyr (kah mbarimi i natės) ata kėrkonin falje pėr mėkatet”. (Dharijat, 18) Pra, ngritja pėr syfyr ėshtė shkak i arritjes se kėtij nderi dhe virtyteve te shumta te kėrkimit falje tek Allahu pėr mėkatet.
Ngritja pėr syfyr ėshtė shanse qe te mos ik falja e namazit te sabahut me xhemat, pėr vlerėn e te cilit askush prej nesh nuk dyshon.
Syfyri mund te shndėrrohet ne adhurim, ibadet, nėse njeriu me te e ka pėr qellim forcimin e vetes pėr ibadet dhe pasim te Pejgamberit, alejhi’s salatu ve’s selam.
Kur njeriu han syfyr, atij i vjen me i lehte agjėrimi dhe nuk ndien vėshtirėsi, kėshtu qe kur te vjen Ramazani i ardhshėm, ai e prźt me me lehtėsi dhe me mallėngjim, derisa ai, qe nuk han syfyr dhe ndien uri me shume, me mezi nuk prźt qe te shkoje ky muaj i bekuar.
Allahu derdh mirėsinė e Tij ne veprėn e atij qe ngritėt pėr syfyr dhe vėrtet, ai e meriton te bekohet pėr pune te mira ne atė dite, ku gjen vullnet pėr kryerjen e farzeve, adhurimeve fakultative, kryerjen e lutjeve te caktuara kohore, respektivisht ato te mėngjesit dhe mbrėmjes, urdhėrimin pėr te mire dhe ndalimin nga e keqja, etj. Ndėrsa ai, qe nuk ha syfyrin, ndodhe qe agjėrimi t’ia shtoje urine dhe ta pengoje kėshtu nga kėto te mira.
Me njė fjale, te mirat e syfyrit janė te shumta, dhe vėshtirė se pėrkufizohen ne shifėr, ngase Allahu ne fenė e Vet ka lėnė sekrete e urtėsi, te cilat nuk i arrijnė dot mendjet tona, andaj ia vlen qe t’i pėrkujtojmė kėto domethėnie dhe botėkuptime te syfyrit si dhe tua pėrkujtojmė vėllezėrve tanė, ne mėnyrė qe te gjithė te jemi te gėzuar me shpėrblimin e Allahut.

Shkupjani