Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    30-10-2004
    Postime
    705

    «Reforma Shqiptare» e Ngjelës, një libër vetëm me kontradiksione

    «Reforma Shqiptare» e Ngjelës, një libër vetëm me kontradiksione

    Kastriot Myftaraj

    Kritikë e librit të Spartak Ngjelës «Reforma Shqiptare»
    Libri i Spartak Ngjelës «Reforma shqiptare: shmangia e karakterit tiranik të politikës», i botuar para disa muajsh, ka kaluar pa recenca në shtyp, gjë që nuk është e drejtë, pasi nuk ndodh shpesh që një politikan shqiptar, aq më tepër me profil të lartë mediatik, të shkruajë një libër mjaft pretendues, që në fakt përbën një sprovë në filozofinë e politikës shqiptare.Por, ky libër mund të përdoret si manual për të treguar se klasa politike profesioniste shqiptare ka nocione të pasakta të filozofisë politike. Libri i Ngjelës është në fakt një sprovë në filozofinë politike, ku trajton tema nga më të ndryshmet, që nga përkatësia qytetërimore e shqiptarëve, deri tek mënyra sesi duhet ndërtuar modeli politiko-social perëndimor në Shqipëri. Libri është i mbushur me kundërthënie të çuditshme, ku autori përgënjeshtron vazhdimisht vetveten. Ngjela, që në fillim të librit, na zbulon se ka një nocion të gabuar për kuptimin e qytetërimit, kur shkruan: «Dy janë më në fund sot qytetërimet që e kanë nisur luftën dhe janë në konflikt të hapur me njëri tjetrin, pikërisht sepse ndahen te qëndrimi ndaj kultit të personalitetit dhe lirisë: është qytetërimi siniko (konfucian)-arab që shtrihet gjeografikisht përkatësisht në Kinë dhe në vendet arabe».(Spartak Ngjela: «Reforma shqiptare: shmangia e karakterit tiranik të politikës», Tiranë 2006, f. 49) Nuk ekziston një qytetërim siniko (konfucian)-arab, ndryshe kinezo-arab? Termi «siniko (konfucian)» është etno-fetar, ndërsa termi «arab» është etnik. Në të vërtetë ka një qytetërim kinez, që nuk mund të identifikohet vetëm si konfucian, pasi në arealin kinez ka dhe fe e sekte të tjera, si dhe një qytetërim arabo-islamik. Të dy këta, qytetërimi kinez dhe ai arab janë aq të ndryshëm mes tyre sa ç’mund të imagjinohet. Të përbashkëtat e tyre nuk janë të tilla që mund t’i klasifikosh si një qytetërim. Duket se Ngjela këtu është gabuar duke keqkuptuar një nocion të Samuel Huntington për aleancën konfuciano-islamike kundër Perëndimit, tezë të cilën Huntington e shtjellon në librin e vet «Përplasja e qytetërimeve». Por edhe këtu Huntington më tepër ka parasysh aleancën e Kinës me Iranin dhe Pakistanin, të cilat janë vende islamike por nuk janë vende arabe. Të gjitha këto marrëzira të çuditshme Ngjela i ka bërë për arsye se ai ka njohuri të sipërfaqshme të këtyre gjërave, me sa duket të fituara jo nga leximet, por nga bisedat me Aurel Plasarin, shumë teza të të cilit gjenden në librin e Ngjelës. Qytetërimin tjetër, që është në luftë me të parin Ngjela e përcakton kështu: «dhe qytetërimi perëndimor, i cili ndonëse shtrihet në gjithë Perëndimin, në Evropë dhe në SHBA, shihet se edhe ai është i mbështetur në dy bërthama të dalluara brenda vetes: te SHBA dhe në boshtin gjermano-francez. që të dyja këto anë të pandara të të njëjtin qytetërim, por gjithsesi me diferenca të mëdha ndaj njëra tjetrës, gjithmonë te qëndrimi ndaj kultit të personalitetit, por edhe te qëndrimi ndaj tregut, religjionit, ndaj informacionit dhe vetë principeve të demokracisë». (f. 49) Ajo që ka ndërmend Ngjela këtu janë dy polet e qytetërimit perëndimor, ai anglosaks, si dhe ai kontinental europian. Të bën përshtypje se ithtari i anglosaksëve këtu nuk përdor termin «anglosaks», por SHBA për të përcaktuar njërin pol të qytetërimit perëndimor. Edhe këtu Ngjela bie në kundërshti me vetveten, nga njëra anë duke folur për «dallimet në qëndrimin ndaj religjionit mes SHBA dhe Europës», ndërsa në anën tjetër, në po të njëjtin libër thotë: «Në të vërtetë është gabim sot të mendosh se vetë Perëndimi është i identifikuar ose i dalluar prej qytetërimeve të tjera nga feja». (f. 117) Pra, sipas Ngjelës Perëndimi nuk dallohet nga feja prej qytetërimeve të tjera, ndërsa brenda Perëndimit paska dhe dallime fetare?! Më tutje do të shikojmë se Ngjela do t’i mohojë në vazhdim edhe këto teza. Në këto rrethana e mira është të kërkohet të gjendet «filli i Ariadnës» në atë që Ngjela e quan vazhdimisht në debatet televizive «marrëveshja për termat». Pra, ç’është qytetërimi sipas Ngjelës? Ngjela shkruan: «Jam ndalur disi gjatë për të trajtuar së pari, vetë qytetërimin, duke e parë atë si kulturë popujsh e jo si ndarje gjeografike». (Spartak Ngjela: «Reforma shqiptare: shmangia e karakterit tiranik të politikës», Tiranë 2006, f. 20) Kështu, qytetërimi sipas Ngjelës na qenka «kulturë popujsh». Në rast se është kështu, dhe sigurisht që është kështu, atëherë është marrëzi e madhe të thuash se ekziston një qytetërim siniko-arab, siç bën Ngjela, pasi këta popuj kanë kultura të ndryshme. Tek kultura Ngjela shikon pikënisjen e diferencës mes qytetërimeve. Ngjela na thotë: «Edhe ndarja e sotme e qytetërimeve të tjera nga qytetërimi perëndimor nis e diferencohet në fillim për nga kultura, nga feja gjithashtu e pastaj edhe për nga sistemi politik përkatës». (f. 69) Pra Ngjela na thotë se qytetërimet dallojnë edhe nga feja, por dallimin e parë mes qytetërimeve Ngjela e shikon në kulturë. Këtu më duhet të kërkoj përsëri ndonjë gjurmë të marrëveshjes për termat, duke u munduar të zbuloj se ç’kupton Ngjela me kulturë. Por kjo mbetet një mister. Lexuesi mëson vetëm se: «Në fund të fundit liria është kulturë dhe kultura është akumulim shekullor».(Spartak Ngjela: «Reforma shqiptare: shmangia e karakterit tiranik të politikës», Tiranë 2006, f. 112) Liria sigurisht që është pjesë e kulturës së një populli, ose qytetërimi, por kultura është shumë më e gjerë, duke përfshirë të gjitha doket, artin, institucionet religjioze e politike etj., të krijuar nga ushtrimi i geniusit të një populli ose të një grupi popujsh që i përkasin një qytetërimi, dhe është një fenomen historik, duke qenë dhe nocioni i popullit përkatës, ose grupit të popujve, për lirinë produkt i kësaj kulture. Pra, Ngjela gabon kur shkruan: «Në të vërtetë është gabim sot të mendosh se vetë Perëndimi është i identifikuar ose i dalluar prej qytetërimeve të tjera nga feja. Perëndimin e dallon nga të gjitha qytetërimet e tjera liria e individit, barazia absolute ndaj ligjit dhe kulti i personalitetit. Pikërisht për këtë arsye, feja nuk është më pengesë për lirinë dhe vetë zhvillimin, sikundër është për shembull në vendet islamike». (f. 117) Dhe më tutje Ngjela shkruan: «Në përplasjen midis qytetërimit perëndimor dhe atij arab nuk janë fetë ato që luftojnë për supremacinë e njërës mbi tjetrën, por është tërësisht vetëm qëndrimi kundrejt lirisë».(Spartak Ngjela: «Reforma shqiptare: shmangia e karakterit tiranik të politikës», Tiranë 2006, f. 71) Por dallimi në nocionin e lirisë e ka origjinën në pikëpamjen e ndryshme të feve respektive ndaj lirisë së individit. Vetë Ngjela shkruan se «Kapitalizmi i sotëm është rrjedhojë direkte e shizmës së oksidentit, që solli pastaj edhe ndarjen e kishës nga shteti. Shteti laik perëndimor, është gjithashtu vlerë e veçantë e qytetërimit perëndimor». (Spartak Ngjela: «Reforma shqiptare: shmangia e karakterit tiranik të politikës», Tiranë 2006, f. 122) Ndryshimet e doktrinave fetare përcaktuan diferencat në nocionin e lirisë mes Perëndimit dhe pjesëve të tjera të botës, duke përfshirë dhe qytetërimin ortodoks. Nocioni perëndimor i lirisë erdhi si rrjedhim i parimit kristian të liberum arbitrum, vullnetit të lirë të individit. Sipas këtij parimi individi është i pajisur nga Zoti me vullnet të lirë për të menduar dhe vepruar në botë dhe varësisht sjelljes së vet do të shpërblehet apo ndëshkohet në botën tjetër. Ai qe pasojë e principit humanist kristian, që konsistonte tek çlirimi individit, çka ishte dhe vetë misioni i deklaruar i Krishtit. “E vërteta do t’iu bëjë të lirë” u tha Ai atyre që e dëgjonin. Siç shkruan Orlando Patterson, në librin e vet “Liria në formimin e kulturës perëndimore”: «Në rastin më të mirë, vlerësimi i lirisë vetjake është arritja më fisnike e qytetërimit perëndimor. Njerëzit janë të lirë të bëjnë është si u pëlqen Brenda kufijve të caktuar nga liria vetjake e të tjerëve; se ligjërisht të gjithë njerëzit janë të lirë përpara ligjit; se në rrafshin më të lartë psikologjik të gjitha kufizimet e brendshme dhe të jashtme në lidhje me dëshirën e tij për të zhvilluar vetveten në plotësinë më të madhe; dhe se në rrafshin shpirtëror Biri i Perëndisë e ktheu veten në një qenie prej mishi e gjaku dhe pastaj dha jetën e vet për të shpëtuar njerëzimin nga skllavëria shpirtërore si dhe për t’i bërë njerëzit të lirë dhe të barabartë përpara Perëndisë-gjëra këto që të gjitha përbëjnë një kompleks vlerash që jo vetëm është i pashembullt në çdo kulturë tjetër, por në forcën dhe thellësinë e tij qëndron më lart nga çdo kompleks i veçantë vlerash i konceptuar nga njerëzimi. Duke çliruar individin, duke dinamizuar shoqërinë dhe duke qenë kulturalisht krijuese nuk mund të mohohet që liria është burimi i zotësisë intelektuale perëndimore, motori i krijueshmërisë së saj të jashtëzakonshme, duke qenë njëherazi, në njërën mënyrë apo në tjetrën, edhe sekreti i hapur i kulturës perëndimore mbi kulturat e tjera të njerëzimit». (Orlando Patterson, “Liria në formimin e kulturës perëndimore”, «Elena Gjika»Tiranë 1997, f. 318.) Në nocionin perëndimor kristian pra, liria e individit është një kategori e përcaktuar nga vullneti i lirë, ku së parit vjen liria intelektuale, liria e mendimit, e cila është, jo vetëm përpunuese e nocionit të lirisë në përgjithësi, por ka dhe sovranitet të plotë mbi të gjitha sferat e shoqërisë me përjashtim të asaj morale. Tek Islami por dhe tek Krishterimi lindor ortodoks krejt mungonte dhe mungon nocioni i individit dhe individualizmi si njësi sociale dhe si vlerë. Fjala “Islam” domethënë “i nënshtruar”, në sensin, një njeri që i është dorëzuar dhe nënshtruar Allahut. Allahu ka paracaktuar me anë të kader-it (fatit) të ardhmen e individit të dorëzuar tek ai. Njeriu nuk mundet që të bëjë kurrgjë për të ndryshuar kader-in. Allahu e ka shenjuar në Levhë të ardhmen e çdo individi. Prej ketej fataliteti islam që shprehet me thënien e gjithhershme të muslimanit: Do të bëhet ajo që ka shkruar Allahu! Paracaktimi, apo predestination-i, ekziston si koncept edhe tek Krishterimi, por atje ai gjendet në lidhje me nocionin e vullnetit të lirë të individit. Paracaktimi i lidhur me vullnetin e lirë është një koncept krejt i kundërt me cader-in islamik. Në konceptin kristian perëndimor, sidomos në atë protestant, njeriu i pajisur me vullnet të lirë e shpreh besimin dhe devocionin e vet kundrejt Zotit edhe duke punuar fort në zejen që ka zgjedhur dhe duke arritur sukses Kështu ky njeri e ka mirëperdorur vullnetin e lirë që ia ka falur Zoti. Në Islam vullneti i lirë i individit është një gjë krejt e papranueshme. Në librin e vet, “Hyrje në Islam”, Dr. Muhamed Hamidullah, duke analizuar argumentin “Liria e vullnetit dhe fati”, shkruan: «Kjo do të na çojë në pyetjen filozofike të vullnetit të lirë. Kjo dilemë e përjetshme nuk do të zgjidhet asnjëherë në mënyrë që të kënaqë logjikën, për arsye se nëse njeriu posedon liri në zgjedhje në të gjithë sjelljet e veta, fuqia e Zotit do të ishte e gjymtuar; anasjelltas, nëse Zoti përcakton, përse njeriu duhet të përgjigjet për veprimet e veta? Pejgamberi i Allahut i këshillonte besimtarët që të mos diskutojnë për këtë temë “e cila i ka dërguar në qorrsokak ata para jush». (Dr. Muhamed Hamidullah, “Hyrje në Islam”, Shkup 1985, f. 57.) Pra, qëndrimi i qytetërimeve të ndryshme ndaj lirisë, është i prejardhur nga fetë respektive. Por këto gjëra vlejnë për popujt me një sens të thellë fetar dhe jo për shqiptarët ku sensi fetar është i ulët për arsye të rrethanave historike. Shqiptarët kanë më tepër paragjykime dhe resentimente fetare, sesa koncepte dhe ndjenja fetare. Gjithmonë e më tepër po krijoj bindjen se në rastin e shqiptarëve diskutimi për kulturën, nuk ka vlerë as duke iu referuar fesë as iluminizmit, si mënyra të zgjidhjes së dilemës kulturore, por duke krijuar kulturën e disiplinës individuale dhe sociale, që tek një popull i papjekur nuk bëhet me mënyra të buta.
    Në librin e tij Ngjela gabon në konceptet bazë të filozofisë politike dhe gjeopolitikës

    Ngjela shkruan: «Në fund të fundit ndarja e qytetërimeve lindore nga qytetërimi perëndimor, qëndron te qëndrimi ndaj lirisë, sepse e gjithë kjo tablo vlerash që po përmendim s’është gjë tjetër veçse niveli aktual i lirisë individuale». (Spartak Ngjela: «Reforma shqiptare: shmangia e karakterit tiranik të politikës», Tiranë 2006, f. 27) Edhe kjo nuk është e vërtetë dhe varet nga situata. Edhe në SHBA, pas 11 shtatorit 2001 u pranua gjerësisht që të kufizohen liritë individuale për hir të sigurisë. Po në SHBA, në kohën e Depresionit të Madh u kufizua nisma e lirë ekonomike për hir të mbijetesës së shumësisë së popullsisë. Duke u përpjekur të përshkruajë trajektoren e qytetërimit perëndimor, Ngjela bën gabime qesharake. Ai shkruan: «Racionalizmi, i cili prej mijëra vjetësh ka kërkuar gjithmonë që një shoqëri dhe një shtet të drejtohet vetëm nga ligji dhe nga barazia përpara ligjit, ka udhëtuar shumë gjatë në historinë e qytetërimit perëndimor, madje në një rrugë, jo vetëm të gjatë, por edhe shumë të vështirë ka udhëtuar në histori edhe koncepti i ligjit. Kjo rrugë zë fill me vrasjen e Sokratit në Athinë dhe mbaron me Deklaratën e Pavarësisë dhe Xhefersonin në krijimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës».(Spartak Ngjela: «Reforma shqiptare: shmangia e karakterit tiranik të politikës», Tiranë 2006, f. 12) Por Sokrati ishte, në rast se do ta përcaktojmë në terma të një kohe më të vonë, një laik, ndërsa Etërit Themelues të SHBA, ishin thellësisht fetarë. Kur u përpunua demokracia amerikane, e cila është bijë e demokracisë britanike, nuk u përmendën autorët e vjetër grekë, por u përmendën parime të Testamentit të Vjetër dhe atij të Ri. Ngjela shkruan se: «Lufta e sotme midis Perëndimit dhe Lindjes është pikërisht lufta që po i bën bota lindore arabo-konfuciane kërkesës shoqërore për zgjedhjen permanente të elitave drejtuese, domethënë qarkullimi i vetë pushtetit politik». (Spartak Ngjela: «Reforma shqiptare: shmangia e karakterit tiranik të politikës», Tiranë 2006, f. 17) Pra, sipas Ngjelës lufta e vërtetë qenka brenda vetë Lindjes, ndërsa Perëndimi qenka aleat me forcat kundër tiranisë në botën arabo-sinike. Atëherë pse Perëndimi ka aleatë në botën islamike tiranë që nuk lejojnë qarkullimin e elitave, si Mobaraku në Egjipt, Musharafi në Pakistan, apo si monarkët absolutë të vendeve të monarkive arabe, Arabisë Saudite, Kuwajt-it, Emirateve të Bashkuara Arabe, etj? Për Ngjelën sekreti i tiranisë është se nuk lejon qarkullimin e elitave: «Ja ky është sekreti i çdo tiranie, sepse ideologjia pastaj patjetër që gjendet».(Spartak Ngjela: «Reforma shqiptare: shmangia e karakterit tiranik të politikës», Tiranë 2006, f. 73) Por mosqarkullimi i elitave nuk është sekreti i tiranisë, por pasojë e ushtrimit të saj. Dhe në tirani elitat qarkullojnë, madje jo rrallë edhe më shpesh se në liri, por ndryshojnë mënyrat se si bëhet kjo. Në tirani ndryshimi bëhet me dhunë. Duke kërkuar të shpjegojë rrënjët e tiranisë lindore Ngjela bën gafa të çuditshme kur shkruan: «demokracia dhe qytetërimi i dalë prej polisit grek, nuk u pranua në botën lindore, ndonëse kjo u kërkua të infiltrohej me forcën e armëve, si kulturë dhe si organizim shoqëror nga fryma e Aleksandrit të Madh».(Spartak Ngjela: «Reforma shqiptare: shmangia e karakterit tiranik të politikës», Tiranë 2006, f. 92) Por fryma e Aleksandrit të Madh ishte kundër polisit demokratik, ishte një frymë imperiale, tiranike, pasi Maqedonia e sunduar nga Filipi II, i ati i Aleksandrit dhe vetë Aleksandri, ishte monarki absolute, po të përdor një temr të Mesjetës, që luftoi për të nënshtruar së pari qytet-shtetet demokratike greke. Kundërshtari më i rreptë i Maqedonisë në Greqi ishte gojëtari më i madh antik Demosteni, i cili ligjëratat e veta që e bënë të famshëm, të quajtura «Filipike», i mbajti pikërisht kundër tiranisë maqedonase mbi qytet- shtetet e lira greke. Ngjela, i cili ndonjëherë e përmend gojëtarin e shquar antik grek Demostenin në debatet televizive kur merr pjesë, duket se e njeh këtë vetëm për emër dhe nuk i ka lexuar «Filipiket». Pra, Aleksandri i Madh ishte një lindor tiranik po të shprehem në kategoritë që përdor Ngjela këtu. Ngjela i njofton shqiptarët se: «Përplasja e qytetërimeve ka nisur, prandaj ne duhet të radhitemi realisht dhe me koncept brenda qytetërimit perëndimor... Në fund të fundit pyetja që ngrihet sot është kjo: me cilin qytetërim do të radhitet shoqëria shqiptare; me qytetërimin perëndimor që ka si substancë SHBA-në një krah dhe boshtin franko-gjerman në krahun tjetër; apo do të radhitet në qytetërimin lindor, përkatësisht atë konfuciano-arab; si një qytetërim krejt i kundërt me qytetërimin perëndimor, që ka si substancë Kinën në një krah dhe botën arabe në krahun tjetër». (Spartak Ngjela: «Reforma shqiptare: shmangia e karakterit tiranik të politikës», Tiranë 2006, f. 17-24) Kjo është teza e Samuel Huntington, të cilën në Europën perëndimore kontinentale, posaçërisht në qendrat kryesore të fuqisë së saj, Francë dhe në Gjermani, nuk e marrin seriozisht, dhe e shohin si manovër amerikane, për ta mbajtur Europën nën varësinë e SHBA, si në kohën e Luftës së Ftohtë, duke e zëvendësuar rrezikun sovjetik me atë kinez. Por në Europë nuk e shohin fuqizimin kinez si një problem europian ose më saktë mendojnë me makiavelizëm se ai do të neutralizohet nga një përplasje Kinë-SHBA, ku do të dobësohen të dy palët, çka shihet si në dobi të Fuqive të Mëdha europiane. Pastaj Ngjela harron se që nga koha kur Huntington paraqiti këtë tezë ka zhvillime të reja, dhe më i rëndësishme prej tyre është rifuqizimi i Rusisë, me ç’rast është rritur protagonizmi i saj gjeopolitik, gjë të cilën Huntington atëherë vetëm e parashikoi në një të ardhme të pacaktuar, që erdhi më shpejt se ç’pritej. Tashmë ndarja e palëve në rang global në Europë nuk është ashtu siç thotë Ngjela, se blloku franko-gjerman është afruar me Rusinë, posaçërisht në gjeopolitikën e energjisë, duke bërë që Rusia dhe Bashkimi Europian të përbëjnë sot një praktikisht një bllok ekonomik. Në këtë linjë Rusia, Franca dhe Gjermania kanë interes të bashkëpunojnë kundër pranisë së fuqishme amerikane në Europë. Në rajonin ku është Shqipëria palët janë përcaktuar duke qenë nga njëra anë SHBA dhe vendet e Europës së Re (vendet ish-komuniste që i tremben revanshit rus), si dhe Rusia dhe vendet ortodokse me të cilat ajo kërkon të krijojë sferën tradicionale të influencës të aspiruar prej saj, duke përfshirë në Ballkan, Serbinë, por dhe Greqinë. Prandaj, me rritjen e protagonizmit rus në Ballkan, që ecën në linjë tradicionale të ortodoksisë, është duke ndodhur që në ballafaqimin amerikano-rus, Ortodoksia të bëhet sot më e rrezikshme se Islami në Ballkan, pasi pas ortodoksisë qëndron një fuqi e madhe si Rusia, që e instrumentalizon politikisht atë, ndërsa pas Islamit ballkanik nuk qëndron një fuqi e madhe. Përse pro-anglosaksi Ngjela nuk jep alarmin për instrumentalizimin e ortodoksisë nga boshti politik Moskë-Beograd-Athinë, gjë që po duket çdo ditë e më tepër? Si ortodoks që është Ngjela do t’u bënte një shërbim të mirë anglo-saksëve me këtë gjë në Shqipëri, duke kërkuar që ortodoksia shqiptare të jetë refraktare ndaj frymës heleno-sllave që sot simbolizohet nga uzurpatori grek i kreut të Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare, Janullatosi. Por, duke e marrë të mirëqenë tezën e Ngjelës, si i bëhet që të radhitemi brenda qytetërimit perëndimor? Përgjigjja e Ngjelës për këtë gjë është duke përvetësuar sistemin e vlerave të qytetërimit perëndimor. Ngjela thotë: «Shoqëria shqiptare ende nuk ka një sistem të përbashkët vlerash, që të besojë në të dhe të ketë vërtet shpresë për një jetë me prosperitet në të ardhmen. Nuk e ka këtë sistem vlerash të përbashkët perëndimor sepse ende klasa politike nuk ka pasur mundësi që të bëjë një marrëveshje të hapur e të gjerë për t’i garantuar këto vlera». (Spartak Ngjela: «Reforma shqiptare: shmangia e karakterit tiranik të politikës», Tiranë 2006, f. 78) Mirë, por cilat janë këto vlera që duhet të përvetësojë shoqëria shqiptare? Ngjela përgjigjet: «Vlerat perëndimore për të cilat duhet të aspirojmë janë: kushtetuetshmëria; parlamentarizmi; kufizimi i qeverisë; tregjet e lira; zgjedhjet e lira; ndarja e pushteteve dhe të drejtat e njeriut».(Spartak Ngjela: «Reforma shqiptare: shmangia e karakterit tiranik të politikës», Tiranë 2006, f. 79) Ajo që duket se nuk e ka të qartë Ngjela është se vlerat janë morale. Në bazë të sistemit perëndimor historik të vlerave është kodi judeo-kristian i përgjegjësisë morale të individit. Prej tij nëpërmjet shekullarizimit ka dalë kodi i përgjegjësisë civile të individit. Ato që përmend Ngjela janë mjete, institucione, ndërsa vlerat, që janë morale janë përgjegjshmëria, përkushtimi, sakrifica, vetkufizimi etj. Ngjela shkruan: «vlerat e qytetërimit perëndimor janë para së gjithash kulturore dhe të përqendruara tërësisht në ruajtjen dhe garantimin e lirisë individuale, janë vlera që janë ushqyer nga individualizmi dhe si të tilla kanë krijuar vetë personalitetin njerëzor dhe, më në fund janë vlera që, pasi e kanë krijuar barazinë si koncept, e kanë ruajtur atë nëpërmjet sistemit politik të demokracisë liberale».(Spartak Ngjela: «Reforma shqiptare: shmangia e karakterit tiranik të politikës», Tiranë 2006, f. 26-27) Por ç’do të thotë që vlerat janë kulturore? Kjo është tautologji. Vlerat janë sigurisht pjesë e kulturës së një shoqërie, por posaçërisht ato janë pjesë e moralit të saj. Ngjela vazhdon mos ta kuptojë këtë, kur shkruan: «Në qoftë se çdo qytetërim ka një sistem vlerash që e dallon nga qytetërimet e tjera, ne tanimë i dimë mirë se cilat janë vlerat perëndimore që e ndajnë qytetërimin perëndimor nga ai konfuciano-arab. Megjithatë këto vlera nuk janë gjëra të shkëputura, të cilat mund të arrihen me imitim ose eksportim. Vlerat e një qytetërimi nuk eksportohen, ato duhet të jenë pjesë përbërëse të jetës shpirtërore të vetë shoqërisë, në të kundërt janë të huaja dhe si të tilla krijojnë reaksion». (Spartak Ngjela: «Reforma shqiptare: shmangia e karakterit tiranik të politikës», Tiranë 2006, f. 26) Arsyeja për të cilën vlerat e vërteta nuk mund të eksportohen është se ato janë morale, janë pjesë e shpirtit të një populli ose të një grupi popujsh që përbëjnë një qytetërim. Institucionet dhe modeli socio-politik mund të eksportohen nga një vend në një vend tjetër, por ato nuk mund të funksionojnë në mungesë të vlerave morale tek njerëzit në vendin tjetër. Shqipëria është ilustrim “par excellance” i kësaj. Ngjela shkruan: «I kemi të gjitha shanset historike për të qenë jo vetëm pjesë e qytetërimit perëndimor, por edhe pjesë e pandarë e Evropës së Bashkuar, por sërish po i humbasim këta shanse, dhe shkaktar i kësaj vonese ka qenë gjithmonë karakteri tiranik i sundimit politik, i cili nuk po na lejon të ndërtojmë sistemin tonë perëndimor të vlerave, që pastaj të krijojmë besimin tonë të përbashkët në këto vlera». (f. 21) Kjo është sigurisht një paradigmë origjinale për të shpjeguar historinë e Shqipërisë dhe posaçërisht të periudhës shtetërore, nga pavarësia e këtej. Aty më lart Ngjela na tha se vlerat nuk mund të eksportohen, ndërsa tash na thotë se shqiptarët kanë tentuar të ndërtojnë vlera perëndimore, por janë penguar nga elitat politike. Në rast se vlerat nuk mund të eksportohen, atëherë shqiptarët kanë bërë një punë prej Sizifi dhe elitat sado fajtore, nuk kanë sjell ndonjë dëm të madh, pasi sfida ishte dhe është gjithsesi e paarritshme. Ngjela më tutje shkruan: «Mungesa e këtyre vlerave dhe lufta për t’i rivendosur në një sistem adekuat ka krijuar në fakt të gjitha konfliktet tona të brendshme dhe gjithashtu edhe të gjitha përplasjet shoqërore përgjatë tërë historisë së shtetit tonë».(Spartak Ngjela: «Reforma shqiptare: shmangia e karakterit tiranik të politikës», Tiranë 2006, f. 21) Në rast se vlerat perëndimore mungojnë, atëherë është e kotë që të humbet kohë dhe energji për t’i kultivuar ato, pasi ato, siç thotë vetë Ngjela, janë imanente, pra veti ekskluzive të atyre që i kanë kultivuar ato dhe nuk mund të përvetësohen nga ata që i kanë importuar, pra as nga shqiptarët. Ngjela e kupton këtë gjë dhe bën një truk, duke thënë se «Shoqëria shqiptare është pjesë e qytetërimit perëndimor, sepse shqiptarët janë kryekreje nën ndjesitë perëndimore të individualitetit, prandaj nuk mund ta pranojnë kolektiven».(Spartak Ngjela: «Reforma shqiptare: shmangia e karakterit tiranik të politikës», Tiranë 2006, f. 34) Individualizmi sigurisht që është vetia kryesore e njeriut perëndimor, por jo çdo lloj individualizmi është perëndimor. Individualizmi perëndimor është individualizëm civil, pra është krijuar në kuadrin e një sistemi vlerash civile dhe nacionale. Ndërsa individualizmi tradicional shqiptar ka qenë një individualizëm tribal ose në rastin më të mirë paracivil, që nuk ka asnjë lidhje me të parin, dhe që është pengesë për absorbimin e vlerave perëndimore dhe jo incentiv.

    Ngjela e krahason Shqipërinë e sotme me Republikën e Vejmarit, por nuk ka sy të shikojë ecjen e “Hitlerit”- Edi Rama

    Ngjela pretendon se: “Shqiptarët në gjithë këtë presion kolektivist lindor që iu është ushtruar për pesëqind vjet, i ka ruajtur si perëndimorë të pacënuar përfundimisht vetëm individualizmi”. (Spartak Ngjela: «Reforma shqiptare: shmangia e karakterit tiranik të politikës», Tiranë 2006, f. 119) Mos ndoshta Ngjela kërkon të na thotë se shqiptarët kishin një model shoqëror liberal dhe okupatorët, të cilët në këtë rast merret vesh se janë turqit, ushtruan presion për t’ i kolektivizuar? Okumipi osman i solli Shqipërisë shumë të këqija, por sigurisht nuk i prishi një model shoqëror liberal. Ç’është kjo marrëzi e çuditshme e Ngjelës që të implantosh në mesjetë diçka të ngjashme me konfliktet e shekullit XX mes shoqërive të lira dhe okupatorëve totalitarë? Okupatorët e huaj dhe posaçërisht ata osmanë për të cilët flet Ngjela, e gjetën konvenuese ta toleronin këtë individualizëm, posaçërisht në malësi, për të cilat okupatorët e huaj nuk e gjenin rentabile që të ndërmerrnin fushata të kushtueshme për t’ i nënshtruar, pasi prej tyre nuk nxirrnin taksa, por majftoheshin duke marrë mercenarë. Pataj duket se Ngjela me presion lindor kupton vetëm kohën e okupimit osman dhe jo atë bizantin të para 500 viteve. Për presionin kolektivist bizantin Ngjela nuk bën fjalë, sikur Bizanti nuk ishte lindor. Ngjela arrin kuintesencën e irracionalitetit kur shkruan: «ne shqiptarët jemi një shoqëri racionale, sepse jemi individualistë».(Spartak Ngjela: «Reforma shqiptare: shmangia e karakterit tiranik të politikës», Tiranë 2006, f. 143) Individualizmi nuk shkon gjithherë bashkë me racionalizmin, në sensin e racionalizmit intelektual, se edhe njerëzit e tribuve të xhunglës dhe eskimezët e Groenlandës janë individualistë, por kjo nuk i ka bërë të kenë një traditë racionaliste. Duke vazhduar të endet në labirintin e kundërthënieve dhe irracionalitetit Ngjela shkruan: «ne sot konstatojmë në Shqipëri një konflikt që zhvillohet midis dy kulturash. Në një krah kemi kulturën perëndimore të një mase kompakte të shoqërisë në veprim, që punon dhe pasurohet nëpërmjet Perëndimit; dhe në krahun tjetër kemi ndërtimin punist antiperëndimor të kulturës së cekët të një pjese tjetër të popullsisë, e cila mundohet që me anë të pushtetit t’i kundërvihet asaj së parës».(Spartak Ngjela: «Reforma shqiptare: shmangia e karakterit tiranik të politikës», Tiranë 2006, f. 69) Por, të punosh dhe të pasurohesh nëpërmjet Perëndimit nuk tregon domosdoshmërisht se ke kulturë perëndimore, pasi emigracioni islamik në Perëndim punon dhe pasurohet nëpërmjet Perëndimit, por megjithatë ruan traditat kulturore të vendeve të origjinës. E njëjta gjë mund të thuhet edhe për pjesën më të madhe të njerëzve të atij që Ngjela e quan qytetërimi siniko-arab, që punojnë dhe pasurohen nëpërmjet Perëndimit që e kanë treg shitjeje për prodhimet e tyre dhe treg prej nga ku sjellin mallra në vendet e tyre, gjë që megjithatë nuk i bën ata kulturalisht perëndimorë. Në librin e vet Ngjela jep alarmin se Shqipërisë i rri mbi krye si “Shpata e Damokleut” do të thosha, rreziku i tiranisë, pra i diktaturës. Ngjela shkruan: «Tirania edhe në këto momente po i bën të gjitha përpjekjet që ta bllokojë demokracinë në Shqipëri, edhe pse e ka pasur dhe do ta ketë të vështirë, sepse ndërkohë nuk ka asnjë shtet tiranik apo shoqëri tiranike në Evropë. Të gjitha gjasat janë që tirania, për të mbajtur pushtetin në Shqipëri, të shohë sërish nga Lindja».(Spartak Ngjela: «Reforma shqiptare: shmangia e karakterit tiranik të politikës», Tiranë 2006, f. 16-17) Por nga cila “Lindje”? Se edhe Rusia është “Lindje”. Por Ngjela nuk përmend Rusinë ortodokse, por shikon si Lindje të rrezikshme vetëm atë që ai e quan konfuciano-islamike, pra Kinën në aleancë me vende fundamentaliste islamike si Irani. Që në Shqipëri ka ndonjë linjë politike që është për aleancë me Kinën këtë nuk e beson asnjëri. Atëherë mbetet linja islamike. Ngjela nuk duhet të presë që ne ta marrim seriozisht tezën se ka në Shqipëri ndonjë grupim politik të aftë për të zgjatur pushtetin, të bëjë aleancë me vendet islamike. Por kush janë bartësit e prirjes tiranike prolindore (islamike) në politikën shqiptare. Ngjela shikon si bartës të frymës tiranike në Shqipëri vetëm Berishën dhe Partinë Demokratike, kjo e fundit për faj të Berishës, i cili po kërkon të instalojë tiraninë, duke gjetur një armik në shoqërinë shqiptare, sipas traditës së tiranëve. Ngjela shkruan «Ndërsa që nga viti 1992, tirania nuk e ka mundësinë për të pasur një ideologji prandaj, po ta shohësh me vëmendje, sidomos që nga shtatori i vitit 2005, ajo po kërkon pareshtur që moralitetin që pretendon se e disponon vetëm ajo, ta kthejë në një ideologji derisa të vendosë diktaturën, sepse pastaj nuk ka më nevojë as për moralitet... Berisha i Dytë më 2005, përsëri nuk u premtoi shqiptarëve asgjë në lidhje me zhvillimin e tyre, por sërish kishte gjetur një armik, nga i cili do t’i shpëtonte shqiptarët, korrupsionin».(Spartak Ngjela: «Reforma shqiptare: shmangia e karakterit tiranik të politikës», Tiranë 2006, f. 150) Berisha sigurisht që ka shumë faje, ai ka një prirje të qartë autoritariste, por është kuptimplotë që i djathti Ngjela shikon vetëm rrezikun që i vjen Shqipërisë nga Berisha dhe nuk shikon dhe nuk jep alarmin për rrezikun tiranik që i vjen Shqipërisë nga e majta, nga Edi Rama. Këto gjëra Ngjela i shkruante në vitin 2006, pra një vit pas kongresit ku Edi Rama u zgjodh kryetar dhe ku ai doli me një platformë për ndryshime në parti, që përbënte një model tiranik, që do të vendosej në fillim në parti dhe pastaj, në perspektivë në shtet. Sot kjo platformë është duke u realizuar. E megjithatë Ngjela në librin e vet nuk thotë asnjë fjalë për rrezikun tiranik që i vjen Shqipërisë nga e majta, posaçërisht nga Edi Rama. Se Ngjela ka shkruar një libër ku mëton të zbulojë dhe prirjet afatgjata të tiranisë, dhe jo vetëm ato të së tashmes. Duke dhënë alarmin për prirjen e supozuar tiranike vetëm në njërin krah, atë të së djathtës, Ngjela tregoi se është në shërbim të Edi Ramës. Ngjela në librin e vet bën një krahasim mes Republikës së Vajmarit në Gjermaninë e periudhës para se të vinte Hitleri në pushtet, si dhe Shqipërisë, duke pretenduar se Berisha është duke ndjekur shembullin e Hitlerit për të vendosur tiraninë në Shqipëri. Por, precedenti i Gjermanisë së Vejmarit tregon për ngritjen e një tirani dhe jo për një tiran që tashmë është në pushtet, prandaj krahasimi për Gjermaninë e Vejmarit dhe Hitlerin vlen për Edi Ramën. Duke folur për Gjermaninë e Vejmarit, Ngjela bën disa gafa të çuditshme. Kështu ai shkruan: «Nacional-socialistët e shpallnin hapur që Gjermania nuk ishte Perëndim, por ishte Lindje».(Spartak Ngjela: «Reforma shqiptare: shmangia e karakterit tiranik të politikës», Tiranë 2006, f. 40) Ku e ka lexuar Ngjela këtë gjë? Do të ishte interesante sikur të jepte ndonjë referencë. Nazistët nuk kanë thënë se Gjermania ishte Lindje, në kuptimin global qytetërimor. Më tutje Ngjela thellohet në këtë gafë, me gjasë duke keqkuptuar një analizë të Gjermanisë së Vejmarit të bërë nga studiuesi amerikan Pol Johnson, në librin “Kohët moderne”, i cili i ndan kulturalisht gjermanët e kohës në lindorë dhe perëndimorë, por në kontekst brendagjerman dhe jo global . Ngjela shkruan: «në Gjermaninë e viteve 20-të të shekullit që kaloi, kur kultura e ashtuquajtur lindore nuk mund ta pranonte, madje e përbuzte demokracinë liberale dhe individualizmin si qytetërim perëndimor».(Spartak Ngjela: «Reforma shqiptare: shmangia e karakterit tiranik të politikës», Tiranë 2006, f. 39) U mor vesh, Ngjela këtu ka përvetësuar dhe shtrembëruar idenë e Pol Johnson pa iu referuar këtij të fundit. Dhe më pas Ngjela gafën e vet vajmariane e shpall postulat universal, me vlerë për Shqipërinë dhe botën: «Por ja që gjithmonë do të ketë një betejë si ajo e Vajmarit, kudo, në çdo vend, e sidomos në Shqipëri, ku kultura lindore është më e dendur se në Gjermaninë vajmariane. Edhe ne mund të na ndodhë ashtu, njëlloj si elitës gjermane të viteve njëzetë, nëse nuk do të jemi të saktë dhe të vëmendshëm për të krijuar pa vonesë të gjithë strukturën demokratike që do të frenojë tiraninë». (Spartak Ngjela: «Reforma shqiptare: shmangia e karakterit tiranik të politikës», Tiranë 2006, f. 40) U mor vesh, për Ngjelën Gjermania vejmariane ishte e ndarë në mes Perëndimit dhe Lindjes në sens qytetërimor. Sikur Ngjela ta kishte lexuar Huntingtonin, të cilit bën sikur i referohet në libër, dhe jo vetëm të kishte dëgjuar për të, ai do ta kuptonte marrëzinë e vet, pasi fault line historike e ndarjes së qytetërimeve që përmend Huntington, sipas këtyre që thotë Ngjela duhet të kalonte përmes Gjermanisë, në Lumin Elba dhe jo atje ku e çon Huntington. Ngjela shkruan: «Tirania shqiptare ka shpresë që, pasi të ketë marrë pushtetin tërësisht në Shqipëri, ta drejtojë anijen shqiptare nga bota lindore siniko-arabe».( f. 52) Me këtë, duke pasur parasysh kontekstin e librit, nënkuptohet tirania e Berishës. Nëse Ngjela i qendron konseguent teorisë së tij, atëhere tash që Bamir Topi u zgjodh President i Republikës, duhet të japë alarmin për vendosjen e tiranisë lindore islamike, pasi Bamir Topi është me origjinë nga një familje muslimane dhe që madje dikur ka ndërtuar dhe një xhami në qendër të Tiranës, saktësisht diku në mes të Sheshit «Skënderbej» të sotëm. Se kështu veç Berishës, që Ngjela e quan me prirje tiranike lindore islamike, na doli dhe një tjetër njeri me këto tipare. Por zgjedhja president e Topit, të cilit Ngjela i dha votën, tregon se sot për SHBA në Ballkan dhe posaçërisht në Shqipëri, Islamizmi ka filluar të shihet më pak i rrezikshëm se Ortodoksia. Kështu, Ngjela, duke votuar për Topin President, ka përgënjeshtruar paradigmën e librit të vet. Më tutje në librin e vet Ngjela shkruan: -«të gjitha, madje edhe mosregjistrimi i popullsisë, që duket si neglizhencë e politikës, pikërisht këtu e gjen arsyen: tek autonomia dhe personaliteti i humbur i individit shqiptar, i cili nuk po lejohet të jetë i pavarur».(Spartak Ngjela: «Reforma shqiptare: shmangia e karakterit tiranik të politikës», Tiranë 2006, f. 114-115) Këtu Ngjela i bën korte Greqisë. Regjistrimi i popullsisë kërkohet të manipulohet duke i bërë njerëzit të deklarohen grekë, për arsye përfitimesh, pra kërkohet të humbet personaliteti i individit. Ngjela edhe si jurist duhet ta kuptojë se një regjistrim fetar i popullsisë në Shqipëri as që mund të realizohet në praktikë, se do të iniconte një luftë fetare. Mendoni për një moment se si do të realizohet në praktikë ky regjistrim! Komunitetet fetare do të kërkojnë, dhe me të drejtë, që të kenë përfaqësuesit e tyre në komisionet që do të bëjnë regjistrimin dhe që logjikisht do të jenë shtetërore. Përfaqësuesit e komuniteteve fetare do të grinden me njëri tjetrin për shifrat në fshatra, qytete dhe në nivel qendror dhe regjistrimi fetar do të na ofrojë skenat e konfliktieve mes palëve politike gjatë zgjedhjeve politike. Deri më tash kemi parë komisionerë partiakë duke u rrahur me karrige, ndërsa tash do të shohim hoxhë, priftërinj dhe dervishë. Partitë politike sigurisht që do të pozicionohen në konfliktin për regjistrimin e popullsisë. PBDNJ, e cila e ka kërkuar haptaz dhe publikisht regjistrimin fetar të popullsisë do të mbështesë Kishën Ortodokse për të nxjerrë shifra më të larta të komunitetit ortodoks. Të njëjtën gjë do të bëjë edhe PS, selia qendrore e së cilës tashmë, falë lejes së ndërtimit që i dha Edi Rama katedrales ortodokse në qendër të Tiranës, anash selisë së PS, përbën një kompleks politiko-fetar me katedralen ortodokse. Partia Demokristiane do të mbështesë komunitetin katolik në pretendimet për të rritur shifrën e katolikëve. Partia Demokratike do të detyrohet të mbështesë rritjen e numrit të afetarëve me origjinë muslimane, për të evituar rritjen artificialisht të numrit të ortodoksëve. LSI duket se do të mbështesë komunitetin musliman bektashian për të nxjerrë një shifër më të lartë, për të fituar elektorat mes kësaj popullsie, duke qenë se kryetari i saj Ilir Meta, i ka shprehur hapur ndjenjat e veta bektashiane në kohën kur ishte kryeministër dhe kur në kongresin e bektashianëve në Tiranë, recitoi një vjershë popullore për Abaz Aliun, shenjtin shiit. Kështu do të hapet “Kutia e Pandorës” dhe konflikti politik në vend do të shndrrohet hapur në konflikt politiko-fetar, me deputetë, qeveritarë, hoxhë, priftërinj, dervishë. Sherri do të shkojë në Kuvend, në Gjykatën Kushtetuese vendimet e së cilës do të paragjykohen në varësi të përkatësisë fetare të kryetarit të saj (ortodoks) dhe të anëtarëve të saj, si dhe të mënyrës se si kanë votuar ata. Kështu vendi do të shndrrohet në ferr i vërtetë. Së ashtuqujaturës bashkëjetesë dhe harmoni fetare në Shqipëri do t’i dalë fare boja. Shqipëria nuk mund të bëjë regjistrim fetar dhe etnik të popullsisë (nëse bëhet ai fetar do të bëhet paevitueshëm edhe ai etnik) për shkak se në botë regjistrim të tillë nuk ka bërë dhe nuk bën asnjë vend i varfër, në të cilin ky regjistrim manipulohet nga një vend fqinj shumë më i pasur. Në rast se SHBA, para dhe pas Luftës së Dytë Botërore, dhe Gjermania Perëndimore në vitet ‘60-‘70 të shekullit XX, kur kishte një emigracion të madh grek në këto vende, do t’u kishin kërkuar grekëve që të bëheshin protestantë që të mund të emigronin, grekët e varfër dhe të dëshpëruar sigurisht që do ta kishin bërë këtë gjë. Dhe në rast se do t’u ishte kërkuar që t’u bënin presion familjeve të tyre në Greqi që të kthenin fenë, edhe ato do ta kishin bërë këtë gjë, se jetonin me ndihmat e të afërmve të tyre emigrantë. Prandaj nuk ka kuptim që në Shqipëri të bëhet regjistrimi fetar dhe etnik i popullsisë. Krahasimet me vendet e tjera të rajonit ku është bërë regjistrimi i popullsisë (në fakt vetëm ai etnik) nuk vlejnë se as Maqedonia as Mali i Zi, nuk janë në situatën që një vend më i pasur se to dhe që është atraktiv për popullsinë e tyre, të influencojë në mënyrën se si do të deklarohen qytetarët e këtyre vendeve. Nuk është e vërtetë as ajo që thuhet se regjistrimi i fundit fetar i popullsisë në Shqipëri është bërë para Luftës së Dytë Botërore. Bejtja dhe të tjerët duhet ta dijnë se deri më sot në Shqipëri nuk është bërë asnjë regjistrim i popullsisë mbi baza fetare. Përkatësia fetare e popullsisë thjesht është shënuar duke u nisur nga emrat e personave.

    Në librin-manifest të të djathtit Ngjela nuk ka asgjë për ish-pronarët dhe ish-të persekutuarit politikë

    Në vazhdim Ngjela jep sentenca të çuditshme të filozofisë politike si: “Qeverisje pa ligj do të thotë tirani”. (Spartak Ngjela: «Reforma shqiptare: shmangia e karakterit tiranik të politikës», Tiranë 2006, f. 167) Kjo nuk është e vërtetë se tiranitë më të egra funksionojnë me ligj. Mjaft të kujtojmë Kushtetutën e vitit 1976 në Shqipëri, ose edhe faktin që Aranit Çela ndenji me dekada në krye të Gjykatës së Lartë dhe Prokurorisë së Përgjithshme në kohën e diktaturës, por ai kishte me ligj një mandat katër vjeçar që i rinovohej çdo katër vjet. Ngjela bën dhe gafa si ko e mëposhtmja: «Demokracia do të na bëjë edhe të pasur, edhe të lirë, sepse do të na garantojë ligjin, kurse ligji do të na garantojë tregun, tregu do të na garantojë kapitalizmin dhe kapitalizmi do të na garantojë personalitetin». (Spartak Ngjela: «Reforma shqiptare: shmangia e karakterit tiranik të politikës», Tiranë 2006, f. 10) Por që të ndërtohet demokracia duhet që njerëzit të kenë personalitet, pra duhet të kenë vlerat që janë të brendshme tek njeriu, dhe kështu derisa nuk i kemi vlerat perëndimore, nuk kemi as personalitetin dhe kështu hyjmë në rreth vicioz: Për të siguruar demokracinë, ligjin, tregun, na duhet personaliteti, ndërsa Ngjela thotë se demokracia, ligji dhe tregu do të japin personalitetin. Më tutje Ngjela filozofon dhe për fetë në Shqipëri, kur thotë: «a është islamizmi shqiptar pengesë për të ardhmen perëndimore të Shqipërisë?» (Spartak Ngjela: «Reforma shqiptare: shmangia e karakterit tiranik të politikës», Tiranë 2006, f. 70) Për pengesën dhe rrezikun që përbën krishterimi ortodoks, ortodoksi Ngjela as që flet fare. Ai shkruan për Islamin: «ndonëse ne jemi një vend rreth pesëdhjetë për qind mysliman, shqiptarët asnjëherë nuk kanë qenë të dominuar nga kultura arabe».(Spartak Ngjela: «Reforma shqiptare: shmangia e karakterit tiranik të politikës», Tiranë 2006, f. 70) Ngjela, kur jep këtë shifër, nuk thotë nëse e ka fjalën për shqiptarët e kthyer me dhunë gjatë okupimit osman, apo për ata që e ndjekin sot fenë islame. Nëse është fjala për të shkuarën, atëherë dihet se shqiptarët, në kufijtë e shtetit të sotëm shqiptar, kanë qenë 70% myslimanë dhe jo 50%. Kur Ngjela e zbret këtë shifër në rreth 50% duhet të na thotë se çfarë janë bërë mbi 20% e shqiptarëve myslimanë. Në rast se ai konsideron si të vlefshëm kthimin me dhunë të një lloji tjetër në fenë ortodokse. Duke qenë se islamizmi shqiptar është i krijuar nga dhuna e okupatorëve turq, atëherë llogaritja e përqindjes së shqiptarëve myslimanë duhet bërë duke parë se sa janë ata që e ushtrojnë atë sot që ka mbaruar dhuna e okupatorit, duke zbritur edhe ata që për shkak të varfërisë shkojnë në xhami sa për ta patur emrin në listat e ndihmave dhe të marrin një thes me miell apo një qese groshë. Veç 1% e njerëzve në Shqipëri që e kanë origjinën nga myslimanët e kohës së okupimit turk mund të quhen vërtet janë vërtet myslimanë, në sensin që besojnë tek kjo fe dhe ndjekin ritet e saj. Kjo shifër është diçka më e lartë mes shqiptarëve të Kosovës dhe sigurisht edhe më e lartë mes shqiptarëve të Maqedonisë, por gjithsesi është e sigurt se myslimanët e vërtetë janë një minorancë mes shqiptarëve me origjinë të afërt myslimane. 99% e myslimanëve në Republikën e Shqipërisë praktikisht janë njerëz afetarë, duke qenë se janë myslimanë nga origjina e afërt, por nuk e ndjekin këtë fe dhe sipas rregullave të fesë islame, ata janë të përjashtuar nga kjo fe. Këta njerëz nuk janë kthyer në fenë e të parëve thjesht për faktin se askush nuk është marrë seriozisht me këtë gjë. Madje këta njerëz, për nga mënyra e jetesës janë kristianë. Në shtëpitë e tyre çdo fundvit vihet bredhi i Krishtlindjeve. Ngjela i bën këto falsifikime për të treguar se në Shqipëri rreth gjysma e popullsisë është me bindje islamike dhe se ajo ka rrezik ta çojë vendin drejt botës arabe. Më tutje Ngjela shkruan: «E vetmja rrugë për të krijuar prosperitetin tonë dhe për të frenuar tiraninë është demokracia liberale». (Spartak Ngjela: «Reforma shqiptare: shmangia e karakterit tiranik të politikës», Tiranë 2006, f. 16) Për tiranë mund të jetë kështu, por për prosperitetin dhe në radhë të parë atë nuk është domosdoshmërisht kështu. Historia ka treguar se kanë qenë tiranitë ato që e kanë siguruar prosperimin shumë më mirë se demokracitë që kanë sjellë kaos në shoqëri jostabile dhe ku nuk ka njerëz të përgjegjshëm për t’ iu dhënë kompetenca të mëdha, deri edhe pavarësi institucionale. Për këtë mjaft të sjellim shembullin e «dragojve» të Azisë, apo Kilin e Pinoçetit. Një regjim i llojit të despotizmit të ndritur është në gjendje të luftojë korrupsionin, evazionin fiskal etj., shumë më mirë se një demokraci me ndarje pushtetesh. Shembulli i mosfunksionimit të modelit demokratik me ndarje pushtetesh në një shoqëri jostabile, është Shqipëria. Prandaj Ngjela sigurisht që nuk ka të drejtë kur thotë: «Pushteti gjyqësor në Shqipëri nuk funksionon, sepse ai nuk është i pavarur, madje ai është edhe pa personalitet dhe ende nuk mund të thuash se i përmbush dot të gjitha detyrat që duhet të kryejë në sistemin e një demokracie liberale».(Spartak Ngjela: «Reforma shqiptare: shmangia e karakterit tiranik të politikës», Tiranë 2006, f. 219) Pushteti gjyqësor në Shqipëri nuk funksionon sepse gjyqtarët e pavarur të të gjitha niveleve abuzojnë me pavarësinë që u është dhënë me ligj, dhe këtë e bëjnë për përfitime korruptive. Në shoqëri si Shqipëria, pushteti gjyqësor ka funksionuar vetëm në kushtet e një regjimi despotik konstruktiv, që ka krijuar një mekanizëm ndëshkimor efektiv për të korruptuarit. Duke analizuar zhvillimet në PD, të cilën Ngjela e gjen të dominuar nga fryma e PPSH, apo puniste, siç e quan ai me një term të viteve 1991-1992, Ngjela shkruan: «Kjo frymë puniste për fat të keq triumfoi në Partinë Demokratike, e cila kishte lindur si parti që do të çrrënjoste punizmin. Por ishte e pamundur, tirania e ktheu partinë e re në një vegël, pasi që në nismën e pushtetit, me forcën e pushtetit, dhe me frymë të kulluar puniste në drejtim, ajo e dominoi situatën, duke ndërprerë rivalitetin politik në forcën e re politike, me alibinë se po luftonte komunizmin... Grupi i lidershipit nuk kishte mundësi fare që të mendonte për demokracinë dhe institucionalizimin liberal të shtetit; kurse kreu i partisë dhe i shtetit, Berisha, e kishte krejt të pamundur që të mund të drejtonte ndryshe, sepse ajo ka qenë fryma e tij. Modeli punist i sundimit ishte vetë modeli i shtetit; i cili nuk drejtohej, por ecte sipas urdhrit për të kryer reforma demokratike. Asnjë skemë dhe asnjë doktrinë për shtetin: gjithçka një model punist që drejtohej nga një njeri». (Spartak Ngjela: «Reforma shqiptare: shmangia e karakterit tiranik të politikës», Tiranë 2006, f. 56)
    Sipas llogarisë e Ngjelës kur shkrojti librin(dhjetor 2006) Berisha pas zgjedhjeve vendore do të detyrohej nga amerikanët të jepte dorëheqjen nga posti i kryeministrit, duke mbajtur atë të kryetarit të partisë, siç bëri Nano në 1998. Pas kësaj Topi do të bëhej kryeministër, me ç’ rast Ngjela do të hynte në qeveri si zëvendëskryeministër. Prandaj Ngjela me këtë teori donte të përgatiste ndryshimin në PD. Ajo që Ngjela nuk e kishte llogaritur kurrë ishte që Topi do të bëhej President, duke mbetur Berisha kryeministër! Me këtë Ngjela mori një leksion politik.
    Por Ngjela nuk kursen as monarkinë zogiste, idealin e së cilës ai e bëri të vetin në vitin 1997, duke u bërë deputet dhe ministër i Partisë Lëvizja e Legalitetit. Ngjela shkruan: «Me gjithë përpjekjet e monarkisë për të ndërtuar një shtet që t’ u përgjigjej interesave të shqiptarëve e pastaj që të dilte si i tillë edhe në arenën ndërkombëtare, asgjë nuk u krijua, sepse tirania dhe pushteti absolut i mbretit Zog, nuk linte të krijoheshin e të funksiononin institucionet e pavarura dhe shoqëria të edukohej për të respektuar personalitetin njerëzor. Kjo është arsyeja që nga vetë forca që ushtronte pushteti autokrat, erdhi e u krijua në Shqipëri një klasë politike qesharake, që për asnjë çast nuk ndiente përgjegjësinë që kishte ndaj popullit të vetë». (Spartak Ngjela: «Reforma shqiptare: shmangia e karakterit tiranik të politikës», Tiranë 2006, f. 136) Atëherë si shpjegohet që Ngjela në 1997 ua paraqiti shqiptarëve monarkinë zogiste si modelin historik që duhet marrë shembull? A nuk e bën kjo Ngjelën ekzemplarin e sotëm të asaj që ai e quan klasë politike qesharake të kohës së monarkisë dhe që për poste dhe benefice, po të përdor termin e pëlqyer të Ngjelës, bënte të vetin një flamur politik pas tjetrit, në 1997 atë monarkist zogist, pastaj atë berishian. Ajo që të bën përshtypje në librin e Ngjelës është se atje Ngjela jep formulat e veta për shumë probleme, por nuk thotë asgjë për dy çështje për të cilat Ngjela pretendon se përbëjnë dy nga shkaqet kryesore për të cilat ai u konfliktua me Berishën, çështja e dëmshpërblimit të ish-të persekutuarve politikë dhe çështja e ish-pronarëve. E pra, Ngjela në libër nuk ka munguar të merret dhe me çështje të tilla si: «Edhe raportet e erotikës sot janë plotësisht të transformuara dhe me një gjenerim drejt lirisë dhe kontrollit personal të marrëdhënieve seksuale».(Spartak Ngjela: «Reforma shqiptare: shmangia e karakterit tiranik të politikës», Tiranë 2006, f. 47)

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Borix
    Anëtarësuar
    17-01-2003
    Postime
    2,316
    Toke, po te ishte Ngjela ende nje zar i Berishes, ve bast qe nuk do ta kishe hapur kete teme .
    "The rule is perfect: in all matters of opinion our adversaries are insane." (M. Twain)

Tema të Ngjashme

  1. Berisha: Deputeti Ngjela, jashtë grupit parlamentar të PD
    Nga mergimi98 në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 128
    Postimi i Fundit: 24-01-2011, 11:08
  2. Debati për Drejtësinë dhe roli i Spartak Ngjelës
    Nga Brari në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 24-12-2005, 05:43
  3. Shoferi i Ngjelës hetohet i lirë
    Nga Brari në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 28-10-2005, 02:40
  4. Histori me vlere per te kuptuar "Dosjet"
    Nga Brari në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 15-02-2005, 18:07

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •