
Postuar mė parė nga
aMLe
Do tė tė njoh qė nė momentin e parė qė do tė tė shikoj nė fotografi. Oh po, flokėt e tua, ndoshta, nuk do tė kenė ngjyrėn qė unė gjithmonė kam imagjinuar, ndoshta do tė jenė tė shkurtėr qė tė nxjerrin nė pah vėthė tė ēmuar. Ndoshta nuk do tė kesh veshur rroba sportive e, ndoshta, tipi yt nuk do tė jetė ai qė unė gjithmonė kam ėndėrruar tė njoh. Ndoshta.
Por gjithsesi, unė pėrsėri do tė tė njoh. Sepse sytė e tu janė tė pangatėrrueshėm, janė unikė ,e bukuria jote eshte e tille . Tė paktėn kėtė, ma lejo ta pohoj: nuk jam i vetmi qė e mendoj kėshtu.
Mbas gjithė asaj kohe qė do tė tė kėrkoj. Mbas gjithė asaj kohe qė do tė endem mes njerėzve nė kėrkim tė sė vetmes tė llojit tėnd. Mbas gjithė atyre netėve kur kohėn e gjumit do ta shpenzoj duke rrotulluar dhe pėrpunuar imazhin tėnd nė mėndjen time.
E di? Do tė ta them kėtė gjė, kur tė tė takoj. Po, do tė ta thėm. Kur tė tė njoh nė fotografi, kur tė kuptoj se mė nė fund edhe shpirti im do tė gjejė qetėsi sepse tani ka gjetur atė qė ishte duke kėrkuar, do tė vij dhe do tė tė takoj.
Natyrisht qė do vij tė tė takoj. Aq mė tepėr qė ti ke kohė qė ke hyrė nė jetėn time. Nė fillim si njė legjendė, pastaj si njė fantazėm dhe tani qė do tė shfaqesh edhe si reale… jo, nuk mundem t’ia lejoj vetes tė tė gjej dhe pastaj tė tė lejoj tė mė rrėsqasėsh sėrish. Jo pa tė thėnė ato qė dua tė tė them.
Prandaj dhe do tė vij atje ku ti tė jetosh….ose atje ku ti tė punosh. Po, atje ku tė punosh ėshtė mė mirė. Do tė blej njė tufė me trėndafila tė kuqe. Lule tė freskėta, jo plastike. Ēfarė budallai! Ndoshta nuk ėshtė aspak e nevojshme tė theksoj kėtė detaj, por ja qė edhe tani jam i emocionuar. Thjesht duke menduar se si do tė tė afrohem dhe do tė tė prezantohem.
Oh, do e kem tė vėshtirė tė them fjalėn e parė: asnjėherė nuk jam shquar pėr komunikim. Por do jenė trėndafilat qė do tė mbaj nė dorėn e majtė qė do tė thonė fjalėn e parė. Ti do tė buzėqeshėsh, do tė shikosh lulet dhe do tė pyesėsh se pėr kė janė.
E pėr kė duhet tė jenė? Pėr tė vetmen krijesė qė ėshtė nė gjendje t’i sfidojė. Dhe pastaj do tė t’i zgjas. Do tė tė them emrin. Do tė tė them se sa kohė kam qė tė kėrkoj dhe se mė nė fund tė gjeta. Oh, ti do tė turbullohesh pėr njė moment, sytė e tu do tė transmetojnė njė shkėndijė frikėsimi, por unė nuk do e lejoj tė zgjasė mė shumė seē duhet. Do tė tė them se ti je ajo qė unė kam kėrkuar gjatė gjithė jetės sime, se ti je fati im mė i madh. Dhe atėhere, vetėm atėhere ti do e kuptosh se pėr ēfarė e kam fjalėn dhe do tė ēlirohesh. Do tė buzėqeshėsh, ndoshta edhe do mė kėrkosh ndjesė, gjė qė unė do ta prapėsoj, sepse natyrisht, ti nuk ke pėrse kėrkon ndjesė. Jo mua.
Pastaj do tė vendosėsh lulet mbi njė tavolinė. Do tė nxjerrėsh prej ēantės njė paketė tė shtypur. Unė do tė nxjerr ēakmakun dhe do tė tė ndez cigaren. Do tė ndjek me vėmendje ēdo lėvizje tėnden, do tė rrėshqas vėshtrimin tim mbi format e trupit tėnd, pastaj do tė pėrqėndrohem tek buzėt e tua tė kuqe teksa do nxjerrin jashtė tymin e cigares. E kur tė ngre sytė tek sytė e tu, ata do mė buzėqeshin dhe do mė ftojnė nė botėn e tyre.
Do tė tė afrohem. Do tė tė marr dorėn dhe do tė ta fshik me njė tė puthur. Do tė tė kėrkoj tė vallėzosh me mua. Ti do tė fikėsh cigaren e porsandezur dhe do mė udhėheqėsh nė pistė. Do mė ngjitesh mbas trupit dhe unė do tė ndiej butėsinė aq tė imagjinuar tė gjoksit tėnd, aromėn aq tė ėndėrruar tė flokėve tė tu…
Mė nė fund, tė gjithė ty.
Kur tė mbarojė vallėzimi, ti do marrėsh ēantėn tėnde, do marrėsh edhe lulet dhe do mė udhėheqėsh jashtė. Por jashtė, nė ajėrin e pastėr tė natės, vallėzimin do e udhėheq unė.
Do tė tė hedh dorėn rreth belit. Do tė tė afroj buzėt tek veshi dhe do tė tė pėshpėris lumturinė time qė mė nė fund tė gjeta. E ndėrsa ti do tė vesh buzėn nė gaz, unė do vazhdoj tė tė them se sa shumė tė kam kėrkuar. Se sa ditė e sa netė tė jetės sime kam kaluar nė kėrkim tė ekzistencės tėnde. Do tė tė them se ku tė kam kėrkuar dhe se si tė kam kėrkuar. Do tė tė tregoj gjithēka qė kam humbur e gjithēka qė kam harruar: pėr ty. Pėr tė tė gjetur......
Krijoni Kontakt