Ja po sjell dhe une nje leter(email) te derguar nje vajze qe pelqeja shume shume fare, e kam perkthyer se origjinali eshte ne italisht. Eshte ne copyright, nuk lejohet te perdoret per goca te tjera.
Njė letėr dashurie
Kohė mė parė, nė televizor, mė kujtohet se si nė spektakle vajzat bėrtisnin e qanin pėr
kėngėtarėt nė skenė:
- Tė dua. Sa i bukur qė je, tė adhuroj.
Thirrje gati tė dėshpėruara, por unė nuk mund tė kuptoja. Ndonjėherė mė vinte pėr tė
qeshur me keto vajza qe silleshin nė atė menyre aq qesharake. Por tani i kuptoj,
doemos, jam bėrė si ato, mbase me keq.
Do doja tė thėrrisja me gjithė forcėn time "tė dua". Do doja tė adhuroja si njė perėndeshė,
tė adhuroj. Do doja tė bija nė kembėt e tua e tė bėja ē'do dėshire tėnden njė urdhėr. E si
mos tė dua kėtė, kur je krijesa mė e mrekullueshme qė mund tė imagjinoj. Tė mendoj pėr ty
mė jep forcė, mė bėn njė njeri mė tė mire, qė nė njė farė mėnyre ti afrohem madhėshtisė tende.
Mos vallė ekziston njė njeri i denje tė tė qendrojė pranė? Pėr sa mė perket mua, nuk njoh
askėnd. Je perkufizimi i ideales, je perkufizimi i miresjelljes, je perkufizimi i gjithēkaje
tė bukur. Je njė yll i pakapshėm qė shkėlqen dhe bėn ē'do gjė tjetėr tė duket send i pa vlerė.
Je si Dielli. Ai jep jetė me rrezet e tij tė ngrohta, plot energji. Por askush nuk guxon t'i
afrohet ose ta shikojė nė sy, nėse nuk do tė digjet ose tė verbohet. Ashtu edhe ti i jep gėzim
e dashuri njerėzve me buzėqeshjen tėnde. Mirėsia dhe mirėsjellja jote thyejnė tė ftohtin e
shpirtit duke ngrohur zemrat, ashtu si rreze Dielli. Por gjithe ky gėzim mė pervėlon zemrėn,
qė ndoshta ėshtė tepėr e vogėl pėr ta pėrballuar.
Tė njihja ty, ishte shumė bukur. Mrekullitė janė tė vėrteta, ashtu siē je dhe ti, sepse ti je
njė mrekulli. Ti je Messia ime, je shpėtimtarja ime, ē'fare tė them mė tepėr pėr tė bėrė
tė ditur qė tė adhuroj? Fatkeqėsisht fjalėt janė shumė tė varfėra pėr ta pėrshkruar ashtu siē
meriton tė pėrshkruhet.
E di, nuk duhet tė tė shkruaja mė. Por kam nevoje tė tė them se je hyjnore, perndryshe do ē'mėndesha
nga mendimet qė krijojnė njė stuhi nė kokėn time, dhe kėrkojnė vetėm njė nder, tė dalin tė lirė pėr tė
udhėtuar deri tek ty.
Krijoni Kontakt