Pamje dhe pėrshkrim nga zona e Divjakes
Plazhi i Divjakes i gjate rreth 12 km eshte nje nga bukurite naturore me mire te konservuara ne Shqiperi. Plazhi ne te shumten e rasteve frekuentohet nga banoret vendas ose vizitoret e ardhur nga qyteti i lushnjes, por edhe nga turiste te tjere. Dunat, qe zgjojne interes per tu vizituar, gjenden ne pjezen veriore te zones, pas pemeve dhe pergjate bregdetit ranor. Dunat shtrihen per rreth 15 km me nje gjeresi prej 50 m. Ato nuk jane shume te larta dhe arrijne nje lartesi nga 1 deri ne 2.5 m.
Me nje siperfaqe afersisht 1.250 hektare ndodhet rreth 5 km nga Divjaka, ne bregdetin Adriatik dhe 40 km nga qendra e qytetit te Lushnjes. Gjithashtu pjese e ketij parku eshte edhe kompleksi i quajtur Laguna e Karavastase, kjo zone eshte qe nga viti 1994 nen mbrojtjen e Konventes Nderkombetare te Ramsar-it.
Parku eshte nje nga ekosistemet me te rendesishme te gjithe Shqiperise. Nje perfaqsues tipik i ketij ekosistemi eshte pelikani kacurrel (pelicanus crispus), dhe rreth 6,4% e gjithe e popullsise se kolonise ka vendbanimin ne Lagune. Karavastaja eshte pika perendimore me ekstreme e shumimit te ketij lloji shpendi ne Europe. ne kete park ka shume mundesi per zhvillimin e eko-turiamit, turizmit bregdetar, vezhgues zogjsh, peshkim etj.
Krijoni Kontakt