Close
Faqja 7 prej 36 FillimFillim ... 5678917 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 61 deri 70 prej 358
  1. #61
    VLORA Maska e klandestini
    Anëtarësuar
    19-02-2007
    Vendndodhja
    po nga vlora qe çke me te
    Postime
    108
    VLORA 2007

    Vlora për shumë njerëz njihet ndryshe si qyteti me dy dete. Lagur nga Adriatiku dhe Joni, në këtë zonë, ke mundësi të shumta për të zgjedhur vendin ku preferon të rrezitesh në diell, të pushosh e të dëfresh mbrëmjeve. Një qytet që njeh pushues në çdo stinë, ku bregdeti ka çfarë të ofrojë përgjatë gjithë gjatësisë së tij. Nëse në dimër gjëmimi i detit është i dukshëm, në verë gjithçka qetësohet. Kaltërsia ujore dhe gjelbërimi marrin kuptim tjetër.

    Zona lë vend për të zgjedhur. Madje duke testuar dhe gustot. Nëse kërkon klimë malore, një ditë e tërë pushimi mund të kalohet në Llogara, ku qetësia mbizotëron nën gjelbërimin pafund të pishave. Një ditë pushimi mes gjelbërimit dhe kaltërsisë ta ofron Zvërneci, ndodhur jo shumë larg Vlorës, ndërsa për tifozët e plazhit, oferta është më e hapur se kaq. Ujërat e detit ftojnë në shumë zona, që nga plazhet me rërë, plazhet me zhavorr të imtë apo plazhet me gurë.

    Plazhet

    Në Triport, pikë që ndodhet afër Zvërnecit, panorama është krejt ndryshe. Në shkëmbinjtë e mëdhenj që ndodhen në det, duket sikur flet lashtësia. Gjurmë të saj, të çara shkëmbinjsh, forma nga më të çuditshmet. Uji është kristal, në thellësi që shkallëzohet butë. Poshtë njërit prej shkëmbinjve dallohen qartë dhe plazhet e tjerë. Me rërë të imtë e ujë po kristal, plazhet e Dajlanit e Porta Nova.

    Nëse flitet për plazhe të virgjëra pa frikë mund të gjesh aty. Një mrekulli e natyrës, uji, rëra, pylli i pishave pranë, dunat me rërë pranë tyre, faqet shkëmbore, por edhe mini ishujt e vegjël. Pylli me pisha shoqëron gjithë bregun nga Triporti drejt plazhit të vjetër, ky i fundit shumë i frekuentuar.

    Plazhi i vjetër

    Ndoshta shumë e kanë braktisur, pasi infrastruktura e tij nuk ka njohur përmirësime të dukshme. Po kështu popullimi nga shumë familjarë në kabina, apo kthimi i një pjese të bregut në rrugë automjetesh ka larguar një pjesë të mirë të frekuentuesve, por specialistët pohojnë se ai ka vlera kurative. Plazhi është ranor. Deti ka shumë cektina çka e bën ende të frekuentuar nga familjarë, të cilët shfrytëzojnë cektinat për larjen e fëmijëve të tyre, ndërsa nga moshat e treta plazhi gjurmohet për rërën dhe vlerat e jodit që ka ajo.

    Plazhi i Ri

    Është plazhi më i madh dhe më i populluar në Vlorë. Plazh ranor me det të cekët, tepër i përshtatshëm për familjarë dhe fëmijë. Ky plazh është publik dhe mirëmbahet nga bashkia e qytetit. Çdo vit para fillimit të sezonit pastrohet dhe mbushet me rërë. Veç vendasve këtu mund të gjesh dhe shumë qytetarë nga rrethe të tjera; kryesisht Fieri, Berati, Lushnja, etj. Pranë tij ndodhet ndër të vetmit mol për plazhistët, ku shumë prej të cilëve kanë mundësi të ushtrojnë hedhjet në ujë, por edhe ato nga trampolina që gjendet në këtë mol.

    Plazhi te vilat

    Shumë i frekuentuar për pamjen që ofron. Gjatë sezonit është ndër plazhet më të frekuentuara të Vlorës. Në një plazh të tillë thellësia gjendet shumë afër bregut. Bregdeti është me gurë dhe zhavorr të imtë në disa pjesë të tij, kryesisht në brezin e parë. Para viteve 90 plazhi nuk ishte i hapur për pushuesit e zakonshëm, pasi pushonin vetëm pushtetarët. Zona ruhet ende me ushtarë te godina ku dikur ishin vilat, sot mbetur vetëm muret e tyre, thuajse gërmadhë. Zona preferohet për plazhin e konsiderueshëm, hapësirën e vendparkimeve, por edhe bareve karakteristikë që ka në zonë.

    Plazhet te Kalaja

    Plazhe ekzotike me zhavorr dhe ujë të pastër, frekuentohet kryesisht nga të rinjtë. Vend ideal për shëtitje me varka.

    Plazhi i Jonufrës

    Edhe ky është ndër më të veçantëtpër nga pamja e tijpanoramë shkëmbinjsh, ujë kristal, ndërsa bregu është një ndërthurje zhavor i imtë dhe gurë. Mbi plazhin shihet gjelbërimi i kodrës së Jonufrës. I frekuentuar për hapësirat që ka, por edhe një vend ideal për të apasionuarit e hedhjeve nga shkëmbinjtë e shumtë që ka në të.

    Plazhet e Radhimës

    Janë kryesisht me bregdet me gurë dhe zhavor të imtë. Deri në Orikum ka shumë të tillë, ku ndërthuren plazhe të vogla, por edhe ata shkëmborë. Plazhe me ujëra kristal rrethuar nga kodrat e gjelbëruara të Radhimës. Në të gjithë vijën bregdetare Radhimë-Orikum gjenden plazhe të mirëmbajtura nga hotelet buzë detit janë të përshtatshëm për të gjithë llojet e pushuesve.

    Të tjera

    Ndërsa në plazhet e Vilave në Ujë të Ftohtë, plazhi te Kalaja e në Jonufër, thellësia e detit shfaqet që në hapat e parë kur futesh në të, pasi kalon plazhet e Radhimës, thellësia zbret më butë, deri në plazhet e Orikumit, të cilat preferohen nga familjarë për ujin e pastër, por edhe thellësinë që vjen gradualisht, duke u parë si vend i favorshëm edhe për fëmijët. Gjithsesi në Orikum, diku thuhet stop dhe është pikërisht zona ushtarake e bazës së Pashalimanit, e cila rrethonnjë pjesë të mirë të plazhit dhe mund të futen në të vetëm uniformat e bazës, ose personat e autorizuar që vijojnë rrugëtimin drejt Orikumit.

    Thuajse në të gjithë plazhet e mëdha ka lokale. Madje disa të tipit bar, Fast food dhe restorante. Po kështu në shumë prej tyre mund të marrësh varka me qira, të shijosh një shëtitje në bregdet, apo edhe për kë preferon shpejtësinë e një xhiroje në ujë, motorrët e ujit.

    Tendenca më e fundit në disaplazhe është privatizimi. Nuk ka tabela që ta bëjnë vizive këtë, por numri i shezlonëve dhe çadrave në to, në disa plazhe të parapëlqyera, si në Jonufër, Radhimë, plazhi i vilave, është i madh, krahasuar hapësirave që ata kanë.


    vloracity
    çam 25 karat

  2. #62
    VLORA Maska e klandestini
    Anëtarësuar
    19-02-2007
    Vendndodhja
    po nga vlora qe çke me te
    Postime
    108
    kur Lash Vloren !!!!!!
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura   
    çam 25 karat

  3. #63
    Perjashtuar Maska e _Matrix_
    Anëtarësuar
    07-06-2007
    Vendndodhja
    Paris
    Postime
    489
    Pershendetja bashkqytetaret e mi vlonjat

  4. #64
    i/e regjistruar Maska e witch_but_sweet
    Anëtarësuar
    26-02-2004
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    29
    Vlora e bukur eshte edhe plazhet te bukura i ka po me e bukur vlora do ishte pa vlonjatet . Se kam thene une kete thenie eshte e vjeter prandaj nuk keni pse te merrni inat

    Kalofshit mire te gjithe
    Ndryshuar për herë të fundit nga witch_but_sweet : 08-11-2007 më 00:59

  5. #65
    Perjashtuar Maska e _Matrix_
    Anëtarësuar
    07-06-2007
    Vendndodhja
    Paris
    Postime
    489
    Mirmbrema Vlora ime e dashur sa me qenke trashur

  6. #66
    Une Ti Dhe Zoti Maska e EDUARDI
    Anëtarësuar
    06-09-2003
    Vendndodhja
    Tiranë
    Postime
    1,946
    Pershendetje Sofra...
    Takohemi Ditën e Gjykimit

  7. #67
    AlBaNiA FoReVeR Maska e Ares_Ares
    Anëtarësuar
    01-05-2006
    Vendndodhja
    Zurich Switzerland
    Postime
    46
    Hi 4 All Si kaloni
    I Am Alibaba Mbrapa me Vijne 40 Hajdut

  8. #68
    TiRoNce Ose Herga Maska e Michelle
    Anëtarësuar
    29-08-2006
    Vendndodhja
    Endless Sorrow
    Postime
    165
    Pershendetje TE GJITHEVE
    Nuk duhet vetem te vdesesh fizikisht qe te jesh "pa jete"...

  9. #69
    i/e regjistruar Maska e elen
    Anëtarësuar
    07-01-2005
    Vendndodhja
    United States of Albania
    Postime
    919
    C kemi ore vlonjate??
    Never take life seriously. Nobody gets out alive anyway

  10. #70
    Manchester Maska e -Alda-
    Anëtarësuar
    13-07-2007
    Vendndodhja
    London
    Postime
    646
    Pershendetje per te gjithe vlonjatet
    м'вι вυzë ëѕнтë иנë ρυтнנє, м'вι ѕнριят ëѕнтë иנë νєтмι. נαм вσтα ρα ємëя, кυя ρяαиë мєנє ѕ'נє тι.

Faqja 7 prej 36 FillimFillim ... 5678917 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Elbasani, mirësevini në qytetin e ballokumeve!
    Nga ClaY_MorE në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 192
    Postimi i Fundit: 01-08-2009, 21:05
  2. Guidë Turistike 'Mirësevini në Shqipëri'
    Nga drini_në_TR në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 11-07-2004, 02:21

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •