DETARIA SHQIPTARE, E LASHTE SA KOMBI...
Pano Hallko
Per nje Komb si yni, historia e shume Armeve dhe Forcave mund te filloje natyrshem me fillimet e shtetit te ri shqiptar, pra ne vitin 1912. Por persa i takon Detarise, i ndodhur ne udhekryqin e kontinenteve, i lagur nga ujerat e dy deteve, ajo eshte bashkemoshatare dhe bashkeudhetare e perjetshme e tij. Ajo fillon me fjalet Liburnat dhe Lembet...
...Nese do te rendim pas ne histori ne thellesine e shekujve, e kryesisht ne kohen e perandorise romake, do te shikojme se flota ilire konkuronte denjesisht me ate romake. Ishte kjo aresyeja qe perandoria, te cilen Teuta nuk para e llogariste shume, vendosi sanksione per floten Ilire. Kushtet ishin tre: 1.Anijet tregetare ilire te lundronin deri ne Lezhe, 2.Me ekuipazh te reduktuar. 3. Pa armatime. Vetem duke gjykuar nga keto tre kushte te sanksionit, arrijme ne perfundimin se perandoria shikonte tek iliret jo vetem flote te afte, por edhe te rrezikshme per interesat e saj.
...Edhe perandorite bien nje dite...
Te pakten kete ka vertetuar historia e larget dhe e afert. Kurse arte te lindura bashke me kombin sic eshte detaria, jetojne ne genin e tij. Ato transformohen, tulaten, por shperthejne me me fuqi ne momente te posacme te historise se tij. Eshte ai lloj mekanizmi qe popujt e kane thelle ne ndergjegje, ne genin e vet, mekanizem qe kur e kerkon nevoja,funksionon pa patur nevoje per kurdisje nga jashte. Pra populli yne lundertar mbeti edhe ne perandorine bizantine, edhe ne ate otomane. Kaq i kenaqur mbeti Ferdinandi i II-te i Napolit nga detaret shqiptare qe vendosen suksesin e betejave te tij, saqe u fali shqiptareve trima tri krahina me tre qytete. Po kaq e mrekulluar do te kete ngelur edhe Katerina e Rusise ne vitin 1777, kur urdheroi qe ne shkollat e mesme ruse te mesohej gjuha shqipe...
Sepse...ne krye te flotes luftarake turke qe theu ate ruse, qendronte nje admiral qe fliste shqip, Ahmet ja thoshin emrin...
Ndoshta kjo ka qene edhe aresyeja qe gjuha qe flitej ne floten greke, ishte vetem ajo shqipe. Dhe vone, shume vone, ne vitet "20-30-te shek. 20-te ishte detyre e gjuhetareve qe te pershtatnin ne gjuhen e tyre fjalorin e posacem te lundrimit...
Ujku i Detit...
Haxhi Ali Ulqinaku ishte nje nga kapedanet e shquar te detit, prej Ulqini por me origjine nga Kalabria. Ka lindur rreth vitit 1569 ne Ulqin. Ne vitet 1587-1593, kreu sherbimin ushtarak ne Forcat Detare Osmane. Me pas vazhdoi studimet ne shkollen Ushtarake te Detarise ne Stamboll, gjate viteve 1594-1597.
Disa vite sherbeu ne Floten Detare Ushtarake te Perandorise Osmane ne Mesdhe. Ne ato kohe Mesdheu rrihej kryq e terthor nga piratet e huaj: italiane , greke, portugeze, spanjolle e franceze qe populli i njihte me emrin "Frenget".Kete gje e mesojme edhe nga misionari italian De Camilis, i cili shkruan "Gjate udhetimit tim nuk hasa pengesa, megjithese Deti Meshe gjate asaj kohe ishte plot me pirate. "Behet fjale per vitin 1668 kur De Camilis udhetoi nga Italia per ne Dhermi e Himare , ku sherbeu si misionar. Ne vitet 1609-1624 ne Kepin e Karaburunit u vendos Haxhi Ali Ulqinaku, se bashku me te birin dhe dy "testana "anije me vela) qe perdoreshin nga detaret shqiptare ne shekujt XVI-XVIII . Ai luftoi kunder ushtrive franceze e veneciane qe kerkonin zoterimin e brigjeve te Adriatikut e Jonit. Haxhi Aliu shfrytezonte pyllin e Karaburunit per lende druri per ndertimin e anijeve luftarake.
Veprimtaria e tij ishte perqendruar kryesisht ne Mezokanal. Sipas gojedhenave Haxhi Aliu me anijet e tij te shpejta rrihte brigjet veriore te Afrikes deri ne Misir e Spanje. Rreth viteve 1623-1624 ne brigjet e Otrantos u ndesh me anijet e Venedikut dhe te Anglise ne nje ekspedite ushtarake te pa barabarte. U vra tek vendi i quajtur "Maja e Frengut".Kur u mesua lajmi i zi,njerezit derdhen lote, sepse u kishte vdekur shpata e mburoja. Ne vjeshten e atij viti , barinjte vendas ne shenje zie, respekti e nderimi u hoqen bagetive zilet e kemboret, gje qe ndodhte rralle ne keto ane, vec ne ndonje gjeme te madhe.
Bubulina
Arvanitasja Laskarina lindi e u rrit ne nje fshat te Greqise se sotme, me kenget dhe zakonet e tyre, te njejta me ato te Shqiperise se jugut. Te njejtat kenge, mite e rite. Shume e re ajo dashurohet me nje grek nga ishulli Spece, te quajtur Jonuz, qe asokohe, si gjithe burrat e ketyre ishujve, rrihte detet e Greqise dhe te Mesdheut. Ne historine e atyre ishujve, Bubulina do te ishte e para grua qe do te thyente zakonin e vjeter. Duke ia lene femijet nenes se saj, ajo ishte e para grua qe ishte krah te shoqit ne det. Ai e mori ate me vete ne portet e Italise dhe te Dalmacise, e coi tutje,ne Izmir dhe ne portet e Spanjes, ku blinin arme prusiane dhe angleze. Ne Marseje te Frances shisnin grure dhe blinin mendafshet e fameshme te Lionit apo veren "Bordeaux". Ne Kartagjene shisnin haviar dhe blinin veren "Malaga". Mbas vdekjes ne moshe shume te re te burrit, ajo merr komanden e puneve. Marinaret e therrisnin "kapetanica", sepse ajo ishte e forte si nje burre dhe armet i mbante ngjeshur ne brez. Ajo u martua me Bubulin, njerin prej shokeve me te ngushte te Jonuzit. Laskarina do te vazhdonte aventuren e saj me detin, luften dhe jeten boheme. Gjer ne Veracruz e Buenos-Aires, ne Lisbone, Kartagjene dhe Detin e Zi. Emri i saj tashme ishte kthyer ne legjende. Por pas vrasjes se Bubulit dhe te djalit te saj ne betejat detare, emri i saj do te behej simbol i luftes per liri. Gjithshka ajo e vuri ne sherbim te revolucionit.
Duke pershkruar betejen e famshme te Nafplios, kronisti dhe historiani grek Argjirou, shkruan: "Me kujtohet kur me 4 dhjetor 1821, ajo qendronte n kembe mbi kuverten e anijes, duke urdheruar sulmin mbi keshtjellen e Nafplios. Por 300 topat e keshtjelles e sprapsen sulmin e marinareve te saj. Si nje amazone ne zemerate, Bubulina u thirri: "Jini gra, apo jini burra te vertete?!...Perpara!"
-"Ishte 22 maji i vitit 1825 kur ajo mbylli syte duke folur ne jeten e saj vetem shqip", -thone studiuesit franceze.
Ne fillimet e shtetit...
Ne vitin 1925 shteti shqiptar bleu dy anije te cilat u pagezuan me emrat "Skenderbeu" dhe "Shqiperia". Ato sherbyen ne Forcat e Armatosura shqiptare. Nuk eshte rastesi as fakti qe deshmori i pare ne lufte kunder fashizmit Italin, ne oret e para te pushtimit, ishte Mujo Ulqinaku, sic jo rastesi eshte edhe mbiemri i tij.
Gjate luftes ato u mbyten dhe u desh qe te rikonstruktoheshin e keshtu u be e mundur qe me daten 15 Gusht te vitit 1945 ato te lundronin perseri.
Me 14 shkurt 1954 u krijua skuadrilja e katerave silurues ne Sazan, e cila shenon edhe fillimin e nje pervoje te re. Zhvillimi e modernizimi i Flotes filloi me ritme te shpejta sidomos pas vitit 1957. Keshtu me 21 shtator 1958 filloi aktivitetin nje nga njesite me speciale e me te rendesishme te Forcave Detare shqiptare-Njesia e Nendetesve, ne perberje te se ciles ishin 4 nendetese te prodhimit rus. Ne vitin 1960 ne Vlore u hap shkolla e Marines, sot Akademia e Detarise, e cila ka luajtur nje rol shume te madh ne pergatitjen dhe furnizimin e Flotes me kuadro oficere.
Periudha e viteve 1961-1980 shenoi zhvillimin e metejshem te Forcave Detare, krijimin e disa reparteve te KS, kompletimin me anije luftarake moderne te kohes. U krijua Sherbimi Hidrografik si organizim sigurimi lundrimor detar te veprimeve luftarake,i cili pergatiti e ngriti nje varg feneresh ne gjithe bregdetin. U ngriten e modernizuan mjaft pika sinjalo- vrojtuese dhe u pajisen ato me nje rrjet te gjere radiollokatoresh.
Ne vitet "90-te u rrit ne menyre te ndjeshme bashkepunimi me Flotat e vendeve perendimore e vecanerisht ato te NATO-s, u zhvilluan me shume sukses mjaft stervitje te perbashketa si "SAR-EX-I", "SAREX-2", "MAREX-I", "MAREX-2" etj, ne te cilat ushtaraket tane treguan nje nivel te larte profesional, nivel i cili u vleresua nga te huajt.
Me 4/04/ 2002 Kuvendi i Shqiperise miratoi Ligjin per Rojen Bregdetare, si pjese e rendesishme e Forcave Detare. Ne kete kuadder eshte edhe ndihma amerikane me 5 anije nga te cilat tri jane 20 meter te gjata e mundesi lundrimi me det deri ne 5 balle. Po keshtu edhe ndihma italiane me 12 anije 12-15 metra te gjata, me aftesi lundrimi ne 4 balle.
E ardhmja ne syte e komandantit....
"Ne kemi zhvilluar shume stervitje si Force, kemi shume aktivitet, kemi njerez te perkushtuar per kryerjen e deytres. Por pika me kulmore e aftesise se Forces sone, padyshim ngelet stervitja "Cooperative Engagment 2005"- thote Komandanti i kesaj Force, Kapiten i Rangut te Pare Kristaq Gerveni. Ishte e para stervitje detare e perbashket me vendet e NATO-s, PfP dhe Dialogut te Mesdheut, ku vendi yne ishte vend prites "Host Nation). Kjo ishte stervitja me e madhe qe edhe vete NATO ka zhvilluar me vendet e PfP. Ishte stervitja e pare ku u provuan kapaciteti, profesionalizmi dhe kontributi i Forcave Detare drejtperdrejt me forcat detare te vendeve te NATO-s. Nga analiza qe u zhvillua me specialiste te NATO-s, drejtues te stervitjes, stervitja "Cooperative Engagment 2005" ishte shume e suksesshme dhe i arriti qellimet e caktuara.
Efektivat pjesemarres ne stervitje treguan angazhim, pergjegjesi te larte per detyren, profesionalizem dhe perkushtim duke garantuar suksesin. Stervitja ishte nje eksperience e jashtezakonshme per te gjithe oficeret, nenoficeret dhe detaret. Ajo ishte gjithashtu nje ballafaqim i nivelit tone me nivelin e efektivave te vendeve te NATO-s dhe na mesoi se c'duhet te bejme per te arritur nivelin e tyre.
Bashkepunimi me forcat e tjera, me institucionet vendore, me median dhe me publikun ishte nje tjeter eksperience e madhe e fituar.
Vleresimi i madh qe autoritetet me te larta te vendit si; Presidenti i Repulikes, Kryeministri, Ministri i Mbrojtjes dhe Shefi i SHP i bene stervitjes, ishte tregues i larte i rendesise qe Shqiperia i kushton integrimit ne NATO.
Vleresimet qe Komanda e Komponentit Detar te Napolit, por edhe komandantet e Forcave Detare te vendeve pjesemarrese bene per stervitjen ishin shume pozitive. U vleresua me shume perkushtimi, bashkepunimi, mikpritja, mbeshtetja pa rezerva dhe profesionalizmi i efektivave tona. Stervitja "Cooperative Engagment 2005" ishte hapi me i madh i bere drejt integrimit ne NATO. Forcat Detare do ta perdorin kete eksperience te madhe per te vazhduar me vendosmeri rritjen e profesionalizmit te tyre per te arritur standartet e NATO-s. Une jam optimist - vazhdon ai -, shteti yne po fuqizohet e do te fuqizohet akoma me shume, mundesite ekonomike do te rriten e keshtu do te mundesohet pajisja Forcave Detare me mjete te reja, te kohes qe ato akoma e me shume te perfeksionohen, ne kryerjen e misionit te tyre historik, ruajtjes se kufinjve detare te vendit tone. Personalisht u ndodha ne nje takim te komandave te Forcave Detare te Rajonit. Nje nder gjerat qe me ra ne sy, ishte fakti qe Sllovenia kishte vetem nje anije. E megjithate, Komandanti i saj i Forces Detare kishte graden ...Admiral. ...Reciprociteti eshte edhe dinjitet,- do te shtoja une...
Krijoni Kontakt