Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 4
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e marcus1
    Anėtarėsuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    2,574

    Befasi e shkrimtares Aida (Manulaki nė forum)

    Marre nga e perditshmja "Bota Sot" shkrim nga Agim Shehu, E premte 20 Korrik



    Agim Shehu


    BEFASI E SHKRIMTARES SĖ RE AIDA…


    Nė njė tubim lexuesish nė Nju Jork, Aida Bode merr librin tim pėr Amerikėn,
    pastaj mė zgjat me njė lloj ndrojtjeje librin e saj: „Ėshtė romani im i
    parė, jua kam dhėnė dhe njė herė. Lutem, po patėt kohė, lexojeni"!
    Nga mėnyra si m'u drejtua, po atė mbrėmje hapa fletėn e parė. E nisa pėr
    mirėsjellje, po e vazhdoja me kureshtje; nė fund mbeta disi i hutuar. Po
    pėrfytyroja autoren e re tė saponjohur duke e harmonizuar me romanin e saj
    tė parė, njė vepėr befasuese nga njė penė ende e pasprovuar. Veēanėrisht nga
    njė femėr gjithėsesi e re, nė moshėn e Krishtit. Mbylla romanin dhe po
    pėrjetoja ngjarjen biblike tė subjektit.
    Ē'ia kish shkuar nė mėndje njė femre tė re mes Nju Jorkut, qė tė largohej
    pesė mijė vjet nė histori gjer te historitė e Biblės, te Davidi me tė
    dashurėn e furishme izraelite Baath Shebėn!? Tė guxonte pėr tė treguar e pėr
    tė spjeguar njė pasion dramatik prej perėndie e prej njeriu qė ulet me
    ngrohtėsi tė pranueshme intime nė letrėn e njė tė reje shqiptare, pa guxuar
    tė pohojė ende se ėshtė shkrimtare!? Davidit – legjendė hyjnore hebraike, i
    merren mėndtė karshi njė gruaje tė thjeshtė po tė bukur, bashkėshorte e
    ushtarit tė tij i cili vritet nė luftė edhe me dėshirėn e Davidit, qė ky tė
    mbulonte lindjen e fėmijės sė paligjshėm!..Drama dhe pasioni ushqejnė njera
    tjetrėn; autorja e re hyn asnjanėse nė kėtė histori tė largėt qė ua bėn
    njerėzve tė afėrt, thua secili atė e pėrjeton te nėnndėrgjegja e tij e
    fshehur.
    Pėr krijuesin, tė gjesh njė ngjarje letėrsie ndoshta nuk ėshtė e vėshtirė;
    s'ėshtė aq i vėshtirė as krijimi i njė karakteri, as pėrshkrimet e njeriut
    apo tė natyrės, as dialogjet...Mė e vėshtira nga tė gjitha ėshtė mėnyra e tė
    shkruarit, vendosja e fjalės nė letėr, rrėfimi i natyrshėm. Jo mė kot thuhet
    se shkrimtari ėshtė stili i tij, se magjia e artit ėshtė aftėsia pėr tė
    gjetur fjalėn e duhur e ta vėsh nė vėndin e duhur. Letėrsia e vėrtetė ka njė
    pastėrti fisnike tė kursyer, ku nuk pranon asgjė tė tepėrt. Kur fjala vihet
    saktė e natyrshėm nė letėr, lexohet edhe midis reshtave. Kjo aftėsi
    sigurisht te krijuesi arrihet me kohė, kur mosha dhe pėrvoja ia heq fryrjet
    apo zbukurimet e panevojėshme.
    Ėshtė nė meritėn e veēantė gjer nė befasi tė autores sė re, qė nė tregimin
    e ngjarjes biblike tingėllojnė zėra tė ditės nga shpirti ynė njerėzor; qė
    ajo nuk mban asnjė qėndrim skematik morali por i motivon ato nė mėnyrėn e
    vet tė lirėshme, ku hyjnorja dhe tokėsorja kufijtė nė shpirtin e njeriut i
    ka konvencionalė. Qoftė dhe me butėsinė e vet prej femre tė kulturuar, ajo
    guxon tė spjegojė dialektikėn e shpirtit njerėzor nė dy tė dashuruar
    dramatikė qė, siē thotė Hegeli, ėshtė mė e vėshtira nė spjegim e ēdo
    dialektike. Ndjen adhurim nė pėrpjekjet e saj sa tė zgjuara dhe naive kur
    vihet tė spjegojė natyrshėm, qoftė dhe me guxim prej personaliteti tė saj,
    „pafajėsinė e fajit", se „dhe gabimi ėshtė jeta jote", se njeriu spjegohet
    nėse sė pari pranohet siē ėshtė. Si mjeshtre e re e fjalės, autorja ndjenjėn
    sidomos tė femrės e jep herė si arkitekturė tė menduar, herė si rezatim tė
    ēliruar. Nėse ndjenja diku rebelohet, ajo i kėrkon falje logjikės sė
    ndėrgjegjėshme, se rezatimi i ndjenjės shpesh ėshtė i pandėrgjegjshėm, dhe
    mėkatin e ngarkon vetė.
    Romani ka veēanėrisht pėrshkrime aq tė goditura, pėrfytyrimi i tė cilave
    dėshmon se ato aq bukur e saktė mund t'i tregojė vetėm njė femėr e
    talentuar. Nuk di nė ka prozatore tjetėr shqiptare qė kėtu t'ia kalojė!
    Tė kthehemi sė fundi te kryesorja, stili i veprės, ajo qė ėshtė thesari
    parėsor, i pazevėndėsueshėm i autores sė re, ajo qė ėshtė siguria e talentit
    tė plotė. Faqet e romanit lexohen si njė frymėmarje e lirė e vetvetishme.
    Shkrimtares i rjedhin fjalėt si shkundje lulesh nga pemėt, a si njė rėnie e
    butė e bardhė e dėborės. Stili i rjedhshėm lehtė, pa shtrėngim pėr tė gjetur
    fjalė me „stėrrall" apo me „sheqer", tė kujton pemėn qė i lind lulet pa e
    kuptuar vetė se po lind. I tillė, ngjarja e romanit i afrohet lexuesit si
    njė rezatim i ngrohtė dielli qė autores sė re i rjedh sa nga truri i mėnēur
    dhe nga gjaku i ngrohtė. Kėtė ajo e dėshmon edhe me njė ngjarje tė marrė nga
    mėse 5 mijė vjet mė parė.
    Romani i parė befasues i Aida Bodes tė lind kureshtjen: si do tė jetė
    romani i saj i dytė!?
    The experience of love, is not when you receive it, but when you give it! - Durin Hufford

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Suksese Manulakes !

    edhe ne forum ka shkruar ajo per Sheben ne mos gaboj..

  3. #3
    Suskese Manules

    Manulaki eshte nder personat qe njeriu i lexon me qejf kur shkruajn.


    Jan edhe ca Poete te tjere qe ka pas ky forum, por tani se di nga behen.

  4. #4
    alpha dominant Maska e D@mian
    Anėtarėsuar
    20-09-2005
    Vendndodhja
    Boston, MA
    Postime
    1,170
    Urime Manulke

    nuk eshte copypaste
    FLUCTUAT NEC MERGITUR

Tema tė Ngjashme

  1. Si te komentohen keto vargje?
    Nga Matrix nė forumin Komuniteti protestant
    Pėrgjigje: 144
    Postimi i Fundit: 18-06-2006, 10:24
  2. Njė befasi folkloristike
    Nga Ullmar Qvick nė forumin Folklori shqiptar
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 06-08-2003, 00:20

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •