Itali, Theret me thika emigranti shqiptar ne Firence
Mesohet se 26 vjecari eshte sulmuar nga 3- 4 persona, qe kane zbritur nga dy makina te ndryshme dhe pasi i kane qelluar 8-9 here ne trup me thika
Nje shqiptar 26 vjecar eshte vrare me thika naten e kaluar pak para ores 2 ne nje rruge ne periferi te Firences. Sipas hetimeve te para, Ervis Daci, eshte sulmuar nga 4 persona te cilet pasi kane kryer krimin jane larguar me pas nga vendi i ngjarjes. Per ti ardhur ne ndihme viktimes kane qene disa kalimtare te cilet kane lajmeruar ambulancen, por cdo perpjekje ka qene e kote.
I riu eshte qelluar me 8-9 thika ne gjoks, ne shpatull dhe nje ne krah. Ende nuk dihet nese qelluar apo jo me te njejten arme, por priten rezultatet e autopsise. Sipas deshmitareve, rreth 500 metra nga vendi ku eshte qelluar Daci, ka ndodhur nje grindje. Sipas tyre, ata kishin vene re dy makina te vogla te cilat kane ndaluar ne rrugen Circondaria dhe ne te kane qene 3 ose 4 persona. Pasi e kane ndaluar Ervis Dacin, ata kane nisur ta qellojne me thika duke i shkaktuar vdekjen.
Krijoni Kontakt