Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 9
  1. #1
    parisi
    Anėtarėsuar
    11-04-2007
    Vendndodhja
    tirane
    Postime
    5

    Pse Shqiptaret Sot Ne Shekullin E XXI -te Presin Drita Dhe Uje Si Ne Mesjete

    Nuk ka shume per te sqaruar por ne qe jemi dhe jetojme ne Shqiperi me duket sikur u mesuam me kete llogjike funksionimi s'ka shi s'ka drita s'ka uje por po detyrojme dhe bashkeatdhetaret tane qe jetojne dhe punojne jashte vendit te kalojne ne traume por me e veshtire eshte per femijet e tyre te cilet kane lindur dhe jane rritur jashte vendit?.......................
    Pse duhet qe te heshtim perideale politike per arsye se nuk paguajme apo nuk kemi deshire te levizim dhe thuhet qe ne jemi popull qe kemi ngritur zerin dhe kunder europes kur na ka bere padrejtesi sa poshte kemi rene me duket sikur po vime ere se u be kohe pa ulare dhe pa lare ambjentet tona????????
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Parisi : 06-08-2007 mė 08:48 Arsyeja: NUK DOLI E GJITHE TEMA E AFISHUAR

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e ajzberg
    Anėtarėsuar
    22-09-2004
    Postime
    2,214
    Lexo gomarin e Nastradinit te postuar pak dite me pare nga une.

  3. #3
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anėtarėsuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Jemi Shqiptar , per ket qellim.
    Sui generis

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Borix
    Anėtarėsuar
    17-01-2003
    Postime
    2,316
    Pse duhet qe te heshtim perideale politike...
    Pikerisht ketu qendron problemi - idealet, bindjet, militantizmi politik. Kjo heshtje nga masa e qytetareve shqiptare eshte nje pasoje e drejtperdrejte e mungeses se kultures demokratike. Pra, mangesia e organizimit dhe pjesemarrjes neper protesta demokratike, minuset e te kerkuarit llogari (pasi, ne fund te fundit, populli eshte sovrani) jane disa pika te rrenjosura thelle ne teresine e kultures se popullit shqiptar qe jeton ne Shqiperi, teksa perballen me te zgjedhurit e tyre - politikanet.

    Ironia mbin atehere kur qytetari fillon te kerkoje llogari. Ne kete pike, jo vetem qe nuk e perfillin, por politikanet pergjithesisht kunderpergjigjen me disa mjete (si retorika, sofizma, sarkazma, atakimi personal) per t'i mbyllur gojen. Atehere, ku qendron problemi, tek politikanet? Sigurisht qe jo. Problemi lind nga vete bindja politike e qytetarit, i cili per pushtetaret e tij vazhdimisht dhe naivisht kryen falsitetin logjik: "S'ka problem, jane politikane shume here me te mire se ata qe ishin. Kam besim."
    "The rule is perfect: in all matters of opinion our adversaries are insane." (M. Twain)

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Fabio_gr
    Anėtarėsuar
    18-02-2006
    Vendndodhja
    Grecce (Thessalonikh)
    Postime
    128
    Citim Postuar mė parė nga Borix
    S'te pelqen kenga ime, miku Brar?

    shume kenge e bukur dhe rrenqethese ne te njejten kohe vetem dicka do te shtoja une:
    Ne gjithmone edhe ketu ne forum i "shajme" ata qe kemi zgjedhur por duke ditur se po shajme dhe fyejme veten pastaj ata pasi ne themi qe duhen bere protesta por perseri rrime e hame buke me qiri....dhe duke pire uje pusi..e shikoni cuna qe me pak fjale tema si keto nuk duhen te shkruhen por te veprohen,pra,te behen me vepra fjalet e mia te Borix apo te gjithe shqiptarve ne teresi pasi vetem keshtu mund te perfitojme te drejtat minimale te jeteses,po si mendoni ju te dashur anetare...si mund te futet Shqiperia ne BE me gjithe keto probleme qe eshte??Eshte e pamundur futja ne Nenen Europe nese vazhdojme duke fjetur ne krevatin e "komshies"me nje qiri qe mezi sa ndizet.....vetem rinia dhe te gjithe studentet mund ta bejne ndryshimin duke bere kryengritje dhe demostrata ne rruge demokratike....sic bejne keta europianet....
    fabi..

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e skipetar
    Anėtarėsuar
    07-12-2006
    Postime
    719
    Sa ka kushtuar dhe kur ėshtė hera e fundit qė e ke paguar llogarinė e telefonit? dhe

    sa ka kushtuar dhe kur ėshtė hera e fundit qė e ke paguar llogarinė e rrymės e tė ujit?

    Pra, ėshtė thjeshtė pėr me u kuptu se pse nė tė njejtėn kohė ka lidhje telefonike sa tė duash e nuk ka rrymė e ujė.

    Mė duhet me shtu, sa i pėrket Kosovės ėshtė mirė me qenė Energjetika nė Mesjetė se ka mundėsi me qenė Parahistorike nėse ashtu i shkon pėr shtati Ministrit - historian - pėr Energji e Miniera.
    "Qė t’i ēqitėsh kėta . . . duhet t’u preē jo vetėm duart e kokėn, po edhe kėmbėt e trupin." Fan Noli

  7. #7
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anėtarėsuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Shqiptaret jane popull qe jane mesuar te ulin koken dhe te mos bejne ze ndaj gjerave qe prekin jetesen e tyre te perditshme. Dritat jane dicka qe tani per tani eshte e veshtire te rregullohen ne cast, uji eshte dicka qe mund te rregullohet me investime te medha ndersa dicka qe te habit eshte se si njerezit nuk kundershtojne fare tarifat jashtezakonisht te medha te rrjetit celular. Ne te gjitha vendet e Evropes, tregu i telefonise celularre eshte i lire dhe cmimet jane 4-5 here me te ulta se ne Shqiperi. Pse ketu njerezit nuk protestojne qe qeveria te liberalizoje teresisht tregun e rrjetit celular?

  8. #8
    Pse nuk ka uje dhe drita?
    A kane shqiptaret burime te mjaftueshme ujore dhe energjie?

    Sipas meje qe nga mesi i viteve '80 dhe ne vazhdim, ne Shqiperi ka patur krize te vazhdueshme ujore dhe energjie.
    Ne ato vite nisi kriza qe perjetohet sot e kesaj dite, sepse qeverisja e saj kohe nuk kishte burimet e nevojshme financiare per te investuar ne keto dy sektore.
    E gjendur para krizes, qeverisja e athershme nisi fushaten e "kursimit" te energjise duke mbushur rruget dhe xhamat me fakte te tilla se: nese kursejme kaq e aq kw, do te blejme kaq e aq traktore apo makina bujqesore etj. E ne qe studjonim ne ato vite, perdornim qirinj per ndricim!
    Ne te vertete kjo fushate ishte nje perpjekje per te mbuluar shkakun e krizes.
    Po ashtu po ato vite nisi fushata e ndertimit te ujesjellesave ne cdo qytet e fshat,qe nga mungesa e burimeve financiare ishte nje fiasko e vertete, sepse ne vend qe te sillej uji neper cezma, u lane tubat rrugeve e kanalet e pambyllura. Kostoja e shperdorimit ishte e pallogaritshme.
    Erdhen vitet '90 dhe si shkak i shperthimit te protestave studentore u perdor pikerisht mungesa e energjise.
    Pas vitit 1991, ne qytetet kryesore te vendit eshte investuar fuqishem nga finanues te huaj, dhurues te huaj dhe nga fondet e buxhetit.
    Ne Tirane u perfundua Bovilla dhe u investuan miliona $ te ndihmave te qeverise italiane per rikonstruksion linjash dhe ndertim linjash te reja, po ashtu ne Durres e ne nje sere qytetesh te tjera.
    Eshte i vertete dhe fakti se levizja e crregullt e popullsise beri qe te deshtojne shume projekte, por kryesorja ka qene dhe mbetet keqadministrimi dhe shperdorimi i fondeve nga administrata sa e paafte dhe po aq e korruptuar.
    Po ashtu ne gjithe keto vite si uji ashtu dhe energjia jane perdorur si mjete ne sherbim te politikes se dites.

    "Ju jap uje dhe drite, nese me jipni voten"!

    "Mos paguani faturat e ujit dhe te energjise sepse sapo te vijme ne pushtet do ua falim"!

    P.sh. ne Kukes me fondet e ndihmes gjermane (vitet 1992-1996) u ndertua nje rrjet i mire ujesjellesi dhe me nje teknologji te mire. Familjet dhe perdoruesit e tjere u pajisen me matesa te ujit. Mirepo ka vite qe ai qytet vuan mungesen e furnizimit me uje, njejte si ne zonat e tjera ku kane munguar investimet ose ku ato kane qene me te pakta. Pse?
    Sepse u keqadministrua dhe vazhdon te keqdministrohet ndermarrja e ujesjellesit.
    Sepse ajo ndermarrje perdorej dhe perdoret per interesa te X apo Y pushtetari dhe deputeti, se kushdo mund te caje tubat (te sjelle nga Gjermania) dhe te beje cfare te doje me to, se kushdo mund te lidhet ku e kur te doje ne rrjet, se kushdo nuk ndjehet i detyruar te paguaje faturen e perdorimit te ujit, se kjo pasuri nuk shihet dhe vleresohet si nje pasuri e rralle kombetare por cmohet si nje mall pa vlere.

    Zgjidhja? Privatizimi i te gjithe sistemit te furnizimit me uje, sepse shteti eshte treguar krejtesisht i paafte si pronar.

    E njeta gjendje per te mos thene me keq eshte ajo e furnizimit me energji.

    Zgjidhja? Liberalizimi i tregut, privatizimi i plote i rrjetit te shperndarjes dhe shitja e pjeseshme e kapitalit te sistemit prodhues ne investitore te fuqishem.

    Sa te jene uji dhe energjia ne dore te shtetit, edhe per aq kohe nuk do te kemi uje neper cezma e dushe e per aq kohe nuk do te kemi rryme dhe ngrohje ne banesa dhe biznese.

    Vetem privatizimi i tyre do te na shpetoje nga ky turp i shekullit te 21-te, sepse sistemi komunist dhe deformimet e ekonomse se tregut te lire ne keto vite, vetem sa kane shkaterruar vetedijen e shqiptarit per vleresimin e ujit dhe energjise si nje pasuri shume te cmuar, vetem sa kane krijuar te gjitha kushtet per nje pune te papergjegjshme te administratave perkatese, vetem sa kane zgjatur vitet e krizes.

    Vetem investitori privat eshte ne gjendje te administroje me efektivitet, te gjeje format dhe rruget ligjore per zbatimin e kontrates, format dhe rruget per mbledhjen e faturave, ndertimin e impjanteve te pastrimit te ujit, edukimit te perdoruesve me ndjenjen e kursimit te ujit dhe energjise permes politikes se cmimeve.
    Shteti do te clirohet nga barra e sotme, por ai do te vazhdoje te perftoje taksat dhe do te duhej qe te subvenciononte kategorite sociale te qytetareve.

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-08-2004
    Postime
    298

    Pse nuk ka uje e drita...?

    Pse nuk ka uje dhe drita ? Gjithkush e di, o paris!

    Zgjidhja ? Te SHPOOORRRREN Nano & Berisha!

Tema tė Ngjashme

  1. Pėrgjigje: 21
    Postimi i Fundit: 13-12-2010, 10:02
  2. Paketa e propozuar nga Ahtisari pėr statusin final tė Kosovės
    Nga Nice_Boy nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 451
    Postimi i Fundit: 21-10-2007, 12:59
  3. Forumi Mysliman: Presidenti Moisiu ka fyer ndjenjat tona
    Nga Davius nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 88
    Postimi i Fundit: 30-11-2005, 16:53
  4. Lufta Italo-Greke dhe shqiptarėt
    Nga Eni nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 20-02-2005, 20:07
  5. Beratasit dhe ēifutėt
    Nga Brari nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 27-06-2003, 10:12

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •