Me zemren qe i rreh fort, Safia, 19 vjece, ecen ngadale, me shikimin e ulur, perkrah nje djali te veshur si per te diel. Per takimin e tyre te pare te dashurise ne Microrayon, nje lagje popullore ne Kabul, adoleshentja mban me nje gjest te drojtur dhe elegant shallin e zi mbi fytyre.
Duke perfituar nga nje rremuje, dora i prek shkarazi krahun shoqeruesit te saj, mbi te cilin ajo mezi guxon te hedhe nje veshtrim.
Ne Afganistan, Safia e di mire se te shihet ne nje vend publik me nje djale te panjohur rrezikon te kete telashe te medha. Pa miratimin e te afermve te saj, kjo dashuricke me Ahmad Jawad, nje fqinj te cilin e ka ndeshur ne nje dyqan te vogel ne lagje, mund te kthehet ne nje tragjedi.
I cliruar nga talebanet, Kabuli mbetet si i paralizuar dhe i dhunuar ne menyre te pandreqshme ne raportin e tij me seksualitetin.
Ne nje shoqeri thellesisht konservatore, eshte e paimagjinueshme per dy te dashuruar te shetisin thjesht dore per dore.
Shfaqja kohet e fundit ne televizionin publik, per here te pare pas rreth dhjete vjetesh, te pamjeve gjithsesi te dlira te nje kengetareje afgane, ngjallen nje polemike te ashper.
Ata qe shkelin parimet e moralit ndeshen me rreziqe te medha. Nje vajze mund te perzihet, madje edhe te vritet nga nje familje e "cnderuar", nje djale mund te ekzekutohet nga nje vella ose nje baba dyshues.
Pavaresisht nga ky kapak plumbi, te rinjte enderrojne vetem dashurine dhe takimet romantike. "Eshte shume e veshtire te takosh nje vajze", thote Ahmad, "keshtu biem shpeshhere ne dashuri me te paren, nje kusherire apo nje fqinje qe e shohim pas nje dritareje".
Vendet mikse jane te rralle. Takohemi neper dasma, ne shkolle ose me rralle ne rruge. Me hapesirat e gjelbra dhe me mijera studentet e tij, Universiteti i Kabulit eshte parajsa e "qeflinjve". Studentet komunikojne me lehte me vajzat dhe me ndonje grua guximtare qe shetit me koke te zbuluar.
"Nese nje vajze te shikon, te buzeqesh, eshte nje drite e gjelber". Pas disa javesh me kete loje shikimesh, djali do te nise atehere te shkruaje. Me pas mund te vije takimi i pare dhe shpresa e nje puthjeje te vjedhur.
Atehere fillon kokecarja per te gjetur nje vend dhe pak intimitet.
"Ai qe nuk ka vend ku te shkoje, nuk ka asnje shans", thote Jabar, 'playboy' 27-vjecar me floket me xhel. Jabar eshte fatlumi i punesuar ne nje dyqan fotografish. "Shoqet e mia justifikohen duke thene se kane nevoje per fotografi identiteti, hyjne ne studio, ne fund te dyqanit. Mua me duhet vetem te ule perden...".
Sipas kultures afgane, nje e zhvirgjeruar, cilesohet ne menyre te pashmangshme si "prostitute", dhe nuk mund te gjeje burre per t'u martuar. Praktikat seksuale i pershtaten ketij parimi.
Ne moshen 25-vjecare, te pakte jane ata qe njohin shijen e puthjes. Pjesa derrmuese e meshkujve nuk kane dine absolutisht asgje per seksin, qe mbetet per diten e dasmes.
"Shoqeria afgane eshte seksualisht shume represive, kultura dominuese sot eshte fondamentalizmi fetar", ve ne dukje "Shoqata Revolucionare e Grave te Afganistanit" (RAWA).
"Si mund te flasesh per liri seksuale, kur grate as nuk e dine cdo te thote thjesht fjala liri?", pyet RAWA. "Nje grua duhet fillimisht te plotesoje nevojat seksuale te burrit dhe nuk ka te drejte te shprehe as me te voglen deshire".
Te kundershtuar nga morali, seksi dhe deshira jane pothuaj kudo. Ne mungese te tij, homoseksualiteti eshte i perhapur tek afganet e rinj.
Meshkujt kalojne keshtu tek dashurite e fshehta dhe me pagese te prostitutave, te shumta ne numer ne Kabul. "Me te lirat gjenden ne rruge dhe te mbuluara nga "burqat" njihen nga ecja, kepucet, bizhuterite", thote nje klient i rastesishem. "Te tjerat gjenden me telefona celulare".
Sherbimi i tyre paguhet nga 500 afganis (10 dollare) per nje takim te shkurter nen nje shkalle apo ne pjesen e pasme te nje dyqani dhe deri ne 5 000 afganis (100 dollare) per nje nate te plote ne shtepi apo ne nje pension, po pranoi recepsionisti.
Herve Bar
Krijoni Kontakt