Flitet kaq shume per evazionin fiskal, per faktin sesa te papergjegjshme jane kompanite per te shlyer detyrimet e tyre etj. Duke ju referuar faktit sesa te perfshira jane kompanite ne jeten e komunitetit mund te bejme nje kategorizim si me poshte:

1. Obligimi social - kompanite mjaftohen duke permbushur te gjithe detyrimet juridike dhe per kete mjaftohen duke ndjekur perpikmerisht cdo gje e shprehur ne ligj.

Ky njihet si niveli me i ulet, por ne vendin tone kam frike se kompanite njohin dhe nje nivele tjeter me te ulet sesa ky, ai ku kompanite nuk arrijne te permbushin as detyrimet ligjore, ato te percaktuara fare mire nga organet perkatese.

2. Reagim social - eshte nje nivel me larte sepse kompanite jo vetem qe permbushin detyrime juridike por ato ndermarrin dhe disa aktivitete te vogla sociale per komunitetin gjithmone duke i pare nen kendveshtrimn e asaj se cfare ato mund te perfitojne.

3. Inkludimi social - eshte ajo per te cilen shume studjues ne fushen e etikes se biznesi propagandojne. Sa mire do ishte qe te kuptohej rendesia qe ka ky nivel ne aktivitetin e biznesit. Kompanite jo vetem permbushin detyrimet e tyre ligjore, perfshihen ne aktivitete te ndryshem por ato kane politika sociale mjaft te zhvilluar ne perfitim te komunitetit. Ne kete nivel sigurisht bejne pjese ato biznese te cilat kane mjaft te zhvilluar dhe kerkojne prosperitet ne periudhat afatgjate dhe nuk ndalen vetem ne perfitimet afatshkurtra.


Panvarsisht nga paraqitja shume e zymte e realitetit ne vendin tone ku jemi te ndergjegjshem qe shumica e bizneseve mezi arrijne nivelin e pare mund te themi qe ka biznese qe sukseshem mund te klasifikohen ne grupin e trete.
Psh. National Bank of Greece (NBG) ne fushaten promocionale, buxhetin e saj nuk e zbrasi vetem duke paguar mediat per nje promocion ne nje X television apo X gazete. Dicka totalisht ndryshe, me ne fund doli dhe nje biznes ku investoje dhe per te miren e komunitetit. NBG ka financuar nje nga studentet e Fakultetit te Ekonomise ne projektin ” Udhetim ne Europe”. Sigurisht po te mendosh ne planin afatshkurter kete buxhet NBG mund ta shfrytezonte per disa minuta publicitet ne TV per banken e saj, mgjt drejtuesit e saj menduan ne nje plan me te gjere duke u bere donatore te komunitetit, te komunitetit te studenteve te Fakultetit te Ekonomise, te atij komuniteti nga i cili kjo Banke ka punesuar pjesen dermuese te ekipit te saj.


Uroj qe mendesi te tilla te mund te zhvillohen dhe nga drejtues te tjere ne bizneset shqiptare dhe mos te ngelen ne plane shume te ngushta afatshkurtra.