Nen ritmin e trenit rajonal, qe pershkon ato fusha me nje gjelberim te forte gati plastik, rrotulloja neper gjuhe me nje shije te re fjalen shqipe “Vendndodhja”.
"Vend” dhe “ndodh(i)” kane shume ngjarje e do-me-thenie brenda vetes. “Ndodh” eshte pak a shume si dicka a
dikush “nde’ udhe”, pra, “udhes”. Fjala “vend” peshon si nje gur.
Me nyje marinare ajo fjale po me terhiqte perhere e me shume thellesive.
Gjithe jeta njerezore eshte nje „vend“ e nje „udhe„, nje „udhe“ per te zene diku „vend„, e udha vete eshte vendi.
Udha ime: per aq sa mendoj se une kujtoj, nis atje, brenda mureve te mishta te barkut te nenes. Ky ishte vendi im i pare. E udha ime e pare, ishte ajo rruge e mundimshme drejt drites e ajrit, qe ndryheshin dhimbshem drejt qenies sime. Lotet e pare, perqafimi i pare.
Desh Zoti te gjithe e harrojme ate shtrengese e mundim. A thua harrojne te vdekurit ngjashem brengat e kesaj jete pas dites se mbrame, apo enden per denim te mosharreses si fantazma ketyre aneve?
Vendi im ne nje qosh te dhomes se gjumit te prinderve - hapat e pare neper banese,
vendi im ne cerdhen me te qara te coroditura - endjet e para ne krahe te prinderve mbi asfalt
vendi im ne kopeshtin me femijet me perparese te bardha - vrapi im drejt mamit qe vinte ne oren kater te mbasdites,
vendi im ne banken e drunjte qe kerciste ne ate klasen e ulet dhe ekskursioni i pare ne rreshtin e femijeve me perparese te zeza,
vendi im ne dritaren e cdo mbremjeje dhe udhetimi i pare drejt yjeve,
(vendi i tij ne banken e fundit dhe ecejaket e mia me shapkat plastike per ta pare mbasditeve si rastesisht)
vendi im ne listen e degeve te studimit dhe sandalet e para me taka.
(vendi yne i fshehte dhe puthja e pare).
Derisa vendi shperthen, shkapetet dhe te gjithe rendin. Dalin me turr e vrap, me deshperim e ankth... Nje statuje i ndjek nga pas, iu rrezohet mbi shpine dhe i varros te gjalle.
--------Ikin...Te gjithe duan te ikin. .........Asnje nuk di per ku, nga syte kembet!....
(Brohorima e sharje, gjak mbi kartmonedha, varreza qe gllaberojne ara e banesa perdite.)
Mbulohet dheu me dhe. Permbyten ujrat ne ujra. E mbi to zjarr e vaje.
Larg nga ky vend....
( ........i mallkuar? Apo ne jemi mallkimi i tij? Ne leme njeri tjetrin pa ate-, pa meme-, pa -dhe. Ne debojme vetveten larg ketij
vendi.)
Edhe une udhes me te tjere.
.........
- Per ku?
Askush nuk pergjigjet, askush nuk kthen koken pas.
Mberrijme.
Ky eshte vendi i tyre. Une vij nga larg. U jam e huaj e me jane te huaj.
(Udheve te mia rend kuturu neper vende te tjera, qiejve te huaj.)
Dikur ndalem. Ze nje vend mes te huajve e kujtoj te mite. Te huajt perpiqen te me kuptojne mua, une perpiqem te kuptoj te mite. I has kur eci udheve i shoh dhe i njoh. Me shohin dhe me njohin.
(-Ra kjo deke e u pame!
(-A po te lodh udha, o vendali? A ke zene vend mire ne keto ane?)
Vendi im, atje! As nen uje e as mbi uje, as nen dhe e as mbi dhe. E une-me kembet qe perpeliten ne ajer sa andej-kendej.
(Apo kam vdekur tashme nen levjerren e kohes?)
Vec pak dhe nga dheu im nen shputat e mia te lodhura e udha ime merr fund! Me pas le te pres plakjen si te paret e mi ulur ne gurin e bardhe para shtepizes sime. Si ai qe u rikthye me ne fund e nuk desh te nisej me.
............................
Vendi im. Udha ime mbaron tek ti. Une jam nisur drejt teje.
(Nuk jam vetem....)
Nuk dua te leshoj vec grahmen e fundit shtrire mbi ty, vendi im.
Ne te dy kemi ende udhe per te bere.
Krijoni Kontakt