Arsenal barazon sėrish, United merr kreun
Arsenal ėshtė frenuar me barazim pėr tė katėrtėn herė radhazi gjatė kėtij sezoni, kėsaj here nga Middlesbrough, pas rezultat 1-1 gjatė ndeshjes sė zhvilluar nė Emirates, rezultat qė i lejoi Manchesterit tė marrė kreun falė fitores minimale nė fushė tė Derby Countyt.
Ish lojtari i Arsenalit, Jeremie Aliadiere, i dėrgoi mysafirėt nė avantazh pas 25 minutash lojė, ndėrsa topēinjtė arritėn vetėm tė barazojnė pėrmes Kolo Toure, tre minuta para kohės sė rregullt tė ndeshjes (87). Nga minuta e 88-tė, mysafirėt luajtėn me 10 lojtarė, pas pėrjashtimit tė Mido.
Barazimin e Arsenalit e ka shfrytėzuar Manchester United, qė ka arritur tė marrė kreun, pas fitores minimale prej 1-0 ndaj ekipit tė fundit tė Premierligės, Derby County. Golin e vetėm tė djajve tė kuq e shėnoi golashėnuesi mė i mirė i Premierligės, Cristiano Ronaldo (75), duke e ēuar kėshtu edhe numrin e golave nė 22.
Me po tė njėjtin rezultat fitore ka shėnuar edhe Chelsea ndaj Sunderlandit, me golin e hershėm tė shėnuar nga kapiteni John Terry (10), qė ishte edhe goli i tij i parė i sezonit.
Fitore tė rėndėsishme ka shėnuar edhe Liverpool ndaj Reading me rezultat 2-1, nė ndeshjen e luajtur nė Anfield. Mysafirėt kaluan tė parėt nė epėrsi, me anė tė Matejovsky (5), por tė kuqtė barazuan me anė tė Mascherano nė pjesė tė parė (19) dhe arritėn tė fitojnė falė golit tė Torres nė fillim tė pjesės sė dytė (20). Me kėtė gol, Fernando Torres ngrihet nė vendin e dytė tė golashėnuesve nė Premierligė, para Adebayor (19 gola) dhe pas Cristiano Ronaldos.
Manchester mban vendin e parė me 67 pikė, sa ka edhe Arsenal por me njė ndeshje mė shumė. Chelsea mbetet tre pikė mė pak nė vendin e tretė, derisa Liverpool mban vendin e katėrt me 59 pikė.
Krijoni Kontakt