Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 4
  1. #1
    Erzeni Maska e Shijaksi-London
    Anëtarësuar
    10-11-2002
    Vendndodhja
    ke kodra kuqe
    Postime
    778

    Koment. Pse ma vodhët Ledinën?

    Koment

    Pse ma vodhët Ledinën?

    Nga Londra
    Muhamed Veliu

    Për të dytën herë brenda dy ditëve më është dashur të lexoj një shkrim timin të ribotuar në dy gazeta të përditshme të Tiranës. Më 18 korrik 2007 botoj një shkrim ekskluzivisht për "Shqip" me titull "Ledina Çelo kërcen në BBC". Por dy koleget gazetare (nuk e di nëse e meritojnë plotësisht këtë titull) të lodhura nga vapa, të etura për lajme, për të realizuar normën e mbushjes së faqeve, pa pasur problemin më të vogël, e vjedhin shkrimin tim origjinal. Madje, njëra nga këto gazeta me kokë jeshile, më 3 gusht 2007, e boton në faqen e parë me titull "Ledina Çelo dhe aventura londineze". Një ditë më vonë, në një suplement ku kishin publikuar foton "nudo" të një këngëtareje, servirej shkrimi "Ledina Çelo dhe aventura londineze". Redaktorja e këtij suplementi, njohëse e mirë e copy&paste, pa i hequr një presje kishte vjedhur paragrafët e shkrimit tim origjinal ku përshkruhej aventura e Ledinës në një konkurs të BBC-së. Një akt i tillë quhet vjedhje e të drejtës së autorit, por, me sa duket, ky term që shënon një veprim të turpshëm e të dënueshëm, për koleget gazetare, si dhe për disa prej kryeredaktorëve të gazetave shqiptare është krejtësisht i panjohur. "Po ç‘e vret shumë mendjen mor burrë, për një gjë të tillë. Pirateria në Shqipëri është mjet jetese", më tha Petriti, një mik i imi, teksa po ia tregoja këtë histori. Për një moment i dhashë të drejtë. Më pas fillova të mendoj. Kur kolegët e tu gazetarë, këta njerëz me mision informimin e lexuesve të tyre, kthehen në piratë lajmesh, çfarë mund të presësh nga Turi i Lapit, një shitës kasetash poshtë shtëpisë sime tek "Ali Demi", në Tiranë, i cili e ka piraterinë e CD-ve bukën e gojës?

    Kaq poshtë të ketë rënë gazetaria shqiptare? Apo hajde, se s‘ka problem. Ky djali jeton në Londër dhe t‘ia vjedhim lajmet. Sinqerisht, nuk do të më vinte keq, po të më kërkonin disa të dhëna për këtë lajm, do t‘i kisha ndihmuar. Kur shikon që puna jote vidhet, kujtdo do t‘i ngrihen nervat. Petriti më sugjeroi t‘u telefonoja kryeredaktorëve të këtyre gazetave. Njëri prej tyre më dha të drejtë. E quajti shumë të rëndë, madje skandaloze, një gjë të tillë. Kurse për të dytin as që mora mundimin të harxhoj impulset e celularit. Duke e ditur background-in e tij prej një ish-redaktori rrethesh. E vura në dyshim gjetjen e mirëkuptimit. Në fakt, për mua kjo histori nuk është aspak e re. Disa vite më parë, një gazetë që ka falimentuar e që drejtohej nga një kryeredaktor që kishte për mbiemër emrin një frute, në mënyrë konstante botonte lajme të cilat ishin botuar në "Gazeta Shqiptare", ku punoja në atë kohë. Pirati, një student gazetarie që mbulonte krimet. Ai kishte gjetur mënyrën më perfekte për t‘i mbushur dy faqet. Copy& Paste lajmeve të mia. Më ra rasti ta takoj piratin në Tiranë para dy vjetëve. E pyeta pse e bënte një gjë të tillë duke më vjedhur lajmet, ndërsa në fund shkruante përgatiti … "Më duheshin lajme. Nuk kisha si të mbijetoja. Kisha për ditë dy faqe që duheshin mbushur", më thoshte i turpëruar. Madje, shkoi më tej duke më treguar se u kishte vjedhur password-et e e mail-it gazetarëve VIP të kronikës, vetëm e vetëm për të mbijetuar. E ç‘t‘i thosha më shumë? Mu desh t‘i shkruaja këto radhë si një formë ngushëllimi për punën e vjedhur, mundin për ta gjetur lajmin, kohën e shpenzuar për ta shkruar dhe koston e 15 minutave bisedë me Ledina Çelon, që ndodhej në Tiranë kur e intervistova. Dyshoj se pas këtij komenti do mund të ndryshojë ndonjë gjë në stilin e punës së kolegeve gazetare, të cilat, duke mos qenë të denja të bëjnë ndonjë gjë tjetër, kanë zgjedhur këtë zanat. Dhe në fund një këshillë për koleget që në vend të bëjnë gazetari, vjedhin lajme. Kur të më vidhni lajme rishkruajini dreqi e mori, dhe jo vetëm Copy&Paste. Ju premtoj se do të keni lajme të tjera ekskluzive për Ledinën në këtë gazetë. Por, ju lutem, mos më bëni të ulem prapë e të shkruaj "Përse ma vodhët Ledinën përsëri". Jo për ndonjë gjë, por kam frikë se edhe Ledinës do t‘i mbetet hatri, pale pastaj Turit të Lapit te "Ali Demi", që piraterinë e CD-ve të saj e ka ekskluzivitet të tijin.

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    muhedin..

    nuk u be qameti se ti kopjuan frazat pa ti hequr asnje pik e presje..
    ne gsh te miqve te tu bejne transplantim frazash..
    i kapa mat vet rastesisht ku nje shkrim timin ne forum e kishin futur ne rubrikat e tyre ne gsh dhe e kishin masakruar duke i dhene kuptim tjeter per tjeter..
    kjo eshte maskarallyk....
    eshte si te marresh nje shkrim te andre stefan mustaf nano erion veli braces e ta qendisesh sikur keta lavderojne saliun..
    nejse.. pun mafiozesh..

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    12-07-2006
    Vendndodhja
    tirane
    Postime
    856
    sa te piset keta gazetaret... edhe shkrimet e forumeve i vjedhin

  4. #4
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anëtarësuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Citim Postuar më parë nga Brari
    muhedin..

    nuk u be qameti se ti kopjuan frazat pa ti hequr asnje pik e presje..
    ne gsh te miqve te tu bejne transplantim frazash..
    i kapa mat vet rastesisht ku nje shkrim timin ne forum e kishin futur ne rubrikat e tyre ne gsh dhe e kishin masakruar duke i dhene kuptim tjeter per tjeter..
    kjo eshte maskarallyk....
    eshte si te marresh nje shkrim te andre stefan mustaf nano erion veli braces e ta qendisesh sikur keta lavderojne saliun..
    nejse.. pun mafiozesh..
    Keshtu kishin bere edhe me nje (ndoshta edhe me shume) shkrim timin qe e kishin marre ketu ne forum.
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

Tema të Ngjashme

  1. Koment vs Koment
    Nga _Mersin_ në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 52
    Postimi i Fundit: 21-05-2010, 10:11
  2. Përgjigje: 98
    Postimi i Fundit: 26-12-2007, 20:14
  3. Koment - Standardet para referendumit (Malesi)
    Nga Tuzjan në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 01-04-2006, 04:32
  4. TOP SHOW- Koment forumit
    Nga Mina në forumin Tema shoqërore
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 18-05-2004, 07:08
  5. Pa koment!
    Nga Skejdiljard në forumin Prezantoni veten në forum
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 26-06-2002, 04:54

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •