Mali i Zi, shteti i vogėl pranė Shqipėrisė, me vetėm dy million banorė ka arritur tė tėrheqė 386.1 milion euro investime tė huaja direkte gjatė 3 muajve tė parė tė kėtij viti. Njė shifėr kjo qė Shqipėria, e cila prej 17 vjetėsh po pėrpiqet tė gjejė rrugėn e saj nė ekonominė e tregut, nuk ka ėndėrruar ta ketė nė 12 muaj, as nė vitet qė kemi pasur privatizime tė mėdha strategjike. Ndėrsa Mali i Zi ka arritur tė trefishojė investimet nė muajt e parė tė vitit, pa ndihmėn e investimeve strategjike. Dhe duhet tė kujtojmė qė shteti fqinj ka kaluar trazira tė shumta politike gjatė dekadės sė fundit dhe vetėm njė vit mė parė u shkėput pėrfundimisht nga Serbia. Dhe nė vetėm njė vit, Mali i Zi arriti tė bėnte shumė. Ėshtė kthyer tashmė nė njė vend mjaft tėrheqės pėr investitorėt e huaj.
Rreth 202.7 milion euro kanė hyrė nė vend pėrmes blerjeve tė pasurive tė paluajtshme, gjatė 5 muajve tė parė tė kėtij viti nė Mal tė Zi, kryesisht nė zonat bregdetare.
Nė fakt, nga pikpamja gjeografike, shteti fqinj nuk ka asgjė mė shumė se ne pėr t'ia pasur zili. Pėrkundrazi, Shqipėria ka njė pozicion mė strategjik, klimė mė tė mirė dhe bregdet mė tė larmishėm, pa pėrmendur dhe bukuritė malore e trashėgiminė e turizmit kulturor. Por, asnjė britanik, rus apo austriak nuk nxiton tė blejė pasuri tė paluajtshme nė bregdetet e Shqipėrisė, siē po bėn nė Mal tė Zi, edhe pse ēmimi pėr metėr katror i njė apartamenti nė bregdetin tonė luhatet nga 300-600 euro/m2, ndėrsa nė shtetin fqinj ėshtė 10 herė mė shtrenjtė (3,000-5,000 euro/m2). Numėrohen me gishta tė huajt qė kanė blerė disa apartamente nė Sarandė dhe Himarė, nė njė kohė qė teorikisht potencialet e vendit tonė janė shumė tė larta pėr tė tėrhequr kėto lloj investitorėsh.
Duket qartė se ajo qė na mungon ėshtė mirėqeverisja. Shqiptarėt kanė bėrė mė tė mirėn e mundshme pėr tė shkatėrruar pasuritė natyrore qė ne kemi, nėpėrmjet ndėrtimeve pa pikė kriteri, pa hapėsira tė gjelbra, pa sisteme kanalizimesh dhe ujėsjellėsish nė bregdet. Mė shumė sesa i ndėrtuesve, faji ėshtė i qeveritarėve tė tė gjitha palėve qė i lanė qė tė ndėrtonin, qė nuk arritėn tė zbatonin njė strategji tė qartė pėr tė shndėrruar vendin tonė nė njė destinacion tė preferuar turistik, qė do tė rriste ndjeshėm tė ardhurat nga turizmi. Aq shumė ėshtė shkatėrruar turizmi, saqė dhe vetė shqiptarėt po preferojnė tė kalojnė jashtė dhe jo mė tė mendohet qė tė huajt do tė preferojnė Shqipėrinė pėr tė investuar nė blerjen e pasurive tė patundshme.
E kemi thėnė dhe herė tė tjera se ky ėshtė momenti mė i mirė pėr tė tėrhequr investitorėt e huaj, qė po vėrshojnė nė vendet nė zhvillim tė rajonit. Por, shumė pak po bėhet, nė krahasim me fqinjėt. Ėshtė fakt qė shumė kompani ndėrkombėtare (nė fushėn e bankave, informatikės etj) hyjnė nė tregun shqiptar vetėm pasi kanė "pushtuar" tė gjithė Ballkanin dhė vėnė re qė u ka mbetur dhe njė cep i tij.
Vėrtet u vumė nė garė me fqinjėt duke ulur taksat, por ka dhe elementė tė tjerė po aq tė rėndėsishėm qė ndikojnė nė kėtė proces, duke filluar nga kriza energjitike, qė nuk dihet se kur do zgjidhet e deri te korrupsioni, ambienti pėr tė bėrė biznes, tregues ku Shqipėria mbetet shumė prapa fqinjėve.
Revista Monitor
Krijoni Kontakt