Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 20
  1. #11
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-10-2004
    Postime
    238
    sallaku eshte muhabet tjeter dhe killerat greko-jevgjit jane muhabet tjeter.
    po nuk i mbajtem te duaja keto muhabete gjalle dhe te vecuar nga njeri tjetri keq do ta kemi do te rrehemi si perhere....
    prite kur ta heqe sala theothosin dhe te thote ja i denova dhe killerat e 97, gje qe nuk eshte aspak e vertete .....

  2. #12
    Kastriot Dervishi


    "Puna e rradhes" e Frrokut

    Me deshiren pėr te ēuditur, ēoroditur e helmuar shqiptaret,
    pėr t'i lodhur e pėr t'i stresuar me shume ata, nje dite te
    bukur shkurti, qe "rastesisht" ishte dhe fillimi i Konferences
    se Rambujese, Agjencia shteterore e lajmeve ATSH, dha
    njoftimin se i "ashtuquajturi Mbret i Shqiptareve" ishte kapur
    me nje sasi armatimi te ndryshem ne rezidencen e tij ne
    Johanesburg. Natyrisht ATSH-ja pėr ti hedhur vetes rroben e
    te "pavarurit" e dha si lajm te cituar, por nga ana tjeter
    me disa tualete e zbukurime te citimit e tjetersoi ate
    plotesisht. Nuk eshte hera e pare qe drejtori i ATSH apo me
    mire komisari politik i saj Frrok Ēupi fallsifikon e shpif
    kunder Mbretit Leka i I-re. Me idene pėr ta shpallur Mbretin
    jolegjitim duke thene "i vetshpallur" Ēupi, na kujtoi Enver
    Hoxhen. Ēupi zbulon armatim te zbuluar, i cili njihet prej 20
    vjetesh si nje pėrpjekje e mbretit pėr te rrezuar komunizmin,
    pėrpjekje kjo qe kushtoi Madherise se Tij, largimin nga
    Spanja dhe vendosjen nė Johanesburg. Ne ate kohe diktatori
    komunist Hoxha e pat quajtur Madherine e tij "trafikant
    armesh", fjale e cila u ngulit ne trute e popullit siē dinte
    Enveri. I gjendur ne veshtiresi Frrokut ia deshi puna te
    luftonte me armet e Enverit. Ai shpreh shqetesimin pėr
    rreziqet qe i vine Botes nga keto arme qe ka ky "i
    ashtuquajturi Mbret". Por Frroku kur ne 1 mars 1997 ne Vlore
    "lulezoi" kallashi nuk shpreh ēudine dhe shqetesimin e tij
    pėr ate armatim gjingad qe ra ne duar te pakontrolluara.
    Ēupi shkruan:"Ketu merr fryme i lire, ketu lind shteti".
    ("KJ" 1 mars 97). Dhe vertete shteti terrorist qe lindi ato
    dite ishte e ardhmja qe siguroi republika parlamentare .
    Padyshim incidenti qe ju shkaktua Mbretit e kishte qellimin
    tek izolimi i tij pėr te mos dikuar ne Konferencen e
    Rambujese. Mekanizma antishqiptare me pėrvoje shumevjeēare
    shohin tek Mbreti rrezikun e vetem pėr mos realizimin e
    planeve te tyre. Por pėr kete qellim ata kane edhe manekinet
    e tyre politike ne Shqipėri qe i levizin e japin ze kur te
    duan e si te duan. Nuk eshte rastesi qe ne Shqipėri sot
    ndiqen e persekutohen veprimtare dhe idete nacionaliste, se
    politika me shume tentohet te behet sociale se sa kombetare.
    Manekini propagandistik Ēupi eshte i njohur pėr
    antishqiptarizmin e antiislamizmin e tij. Ne nje rast ai nuk
    ka nguruar ta cilesoje problemin e Kosoves si jo ekzistent
    pasi ky eshte reduktuar ne "shqiptare te martuar me serbe, e
    shqiptare te martuar me serbe". Sipas kesaj ideje Ēupi dilte
    me idene se nuk ekzistonte etnia shqiptare e pėr pasoje
    ėshtja e Kosoves. I njohur si nje nder aktoret me aktive te
    rrebelimit komunist dhe kryekeshilltar i banditeve nuk ishte
    rastesi qe Ēupit iu ngarkua nje post i tille te cilin e
    pranoi ne Athine. Pėr Ēupin Shqipėria e sotme s'ka probleme,
    probleme lindin atehere kur nacionalizohet ēeshtja. Fushates
    se shpifjeve i parapriu drejtori i RTV-se, i cili me shijet
    perverse qe ka, do te bente mire te kontribuonte ne drejtimin
    qe eshte i dashuruar. Qysh me 9 gsht 1991 (nr.52(174), viti i
    4-te i botimit) Frrok Ēupi do te shprehesh keshtu ne "Koha
    Jone:"... Sikurse po kerkojne keto dite te vije Leka Zogu e
    monarkine..." Frrok Ēupi qysh atehere rrezikun e shikon tek
    Mbreti e rrjedhimisht tek forcimi i shtetit shqiptar. Ardhjen
    e Mbretit ne Shqiperi Ēupi e priti me zemerim te madh, ai nuk
    mund te duronte terma "Shqipėria etnike", "Monarki
    shqiptare". Mori prapė penen e tij dhe si gjithmone spikat
    antishqiptarizmin, mundohet te heqi paralele historike vend e
    pa vend, merr pjese ne takimin e Kretes pėrkrah Fatos Nanos
    ku shkruan me optimizem te madh (si gjithmone pėr serbet e
    greket), strehon Mazrekun pas atentatit, disinformon pėr 14-
    te shtatorin, pėr aksident te rreme kunder nje lideri te
    opozites etj. Por akuza me e madhe i eshte bere ne gazeten
    "Albania" si spiun i sherbimit sekret grek. Ne te vertete
    kurre nuk eshte folur pėr mosmarrjen e pastertise se figures
    se Ēupit ne zgjedhjet e 26 majit. Ja ē'thote Albania 17
    shkurt 1998:"Redaksia ka disa fakte konfidenciale te cilat
    deshmojne se Besnik Hidri, i vrare me 28 shkurt 1997 ne
    ndertesen e SHIK-ut, ka qene mbrojtesi i akzues se SHIK-ut se
    Frrok Ēupi ka qene agjent i Sherbimit Sekret Grek, gje qe a
    ka provar me filmime. Gjate seances se mbyllur gjyqesore
    Besniku ka marre kercenime pėr Ēupit duke shenuar emrin ne
    menyre demostrative ne bllok. Me 28 shkurt ne nje reportazh
    te Ēupit, me titull "kapeni shikasin" behet fjale pėr te
    njejten njeri te pare ne Vlore ate dite, ne mbremje Shikasi u
    vra..."
    Kesaj akuze Ēupi nuk i eshte pėrgjigjur asnjehere. Pėr
    ndonje qe nuk u beson ketyre fjaleve le te jete pėrgjigje
    veprimtaria e Frrok Ēupit nga futja ne PD e deri tek
    demostrimi me 3 gishta ne Vlore. Edhe pritja me e fundit ne
    ambasaden greke e tregoi me se miri kete. Riciklimi i
    profesorit te Ēupit Ramiz Alise ne politike u be pikerisht
    nepėrmjet ambasades greke. Natyrisht ky eshte riciklimi
    publik, i cili sherbeu edhe si deshmi pėr ti thene PD-se se
    kujt ia pat besuar RD-ne ne fillimviti 1991. Mos ardhte dita
    kurre qe spiune qe punojne pėr Greqine e Serbine te lavderojne
    Mbretin. Kolaboracionizmi i sotem nuk mund te jetoje apo
    bashkejetoje me monarkine. Do jete nje pėrplasje e madhe ku
    vetem njeri do te fitoje. Dhe natyrisht, vetem ne Shqipėri
    ndodh qe spiune te agjensive te huaja qe njihen publikisht,
    drejtojne institucione, kane ne dore ēelsat e shtetit dhe jo
    vetem qe nuk penalizon por kjo njihet si merita me e madhe.

    Dhe pastaj bertasin:"Rrofte Republika parlamentare" - qoshja
    e shemtuar e ketyre minjve pa bisht.

    Botuar ne vitin 2000

    http://listserv.acsu.buffalo.edu/cgi-bin/wa?A2=ind0002a&L=albanews&T=0&P=13618
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga DYDRINAS : 08-08-2007 mė 16:03

  3. #13
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Poēi: Ministrat socialistė, tė pėrfshirė nė krimet e ‘97

    10 August 2007

    Ish-Ministri i Rendit, Spartak Poēi deklaroi dje se ka qenė qeveria socialiste ajo qė i ka mbyllur hetimet pėr ngjarjet kriminale tė vitit 97. Gjatė njė prononcimi pėr mediat Poēi ka bėrė tė ditur se arsyeja e mbylljes sė dosjeve tė 97 dhe 98 ka qenė pėrfshirja e disa ministrave socialistė nė krimet e ndodhur nė kėto vite. Sipas tij rihapja e dosjeve nga ana e mazhorancės do tė zbulojė lidhjet e politikės me trazirat qė faktojnė nė dosjet e policisė. Por pėr mbylljen e hetimeve Poēi ka akuzuar drejtpėrdrejtė edhe Prokurorin e Pėrgjithshėm qė sipas tij ka qenė shkaktari kryesor i mbylljes sė dosjeve duke i lėnė hetimet pėrgjysmė.Ai ka bėrė tė ditur se ministria e rendit nė atė kohė i ka kopsitur tė gjithė ngjarjet kriminale dhe ia ka dėrguar prokurorisė ku dhe nuk morėn kurrė njė pėrgjigje. Mė tej ai i ka bėrė thirrje organeve kompetente qė tė rihapin dosjet dhe tė zbulojnė lidhjet e politikanėve me krimin qė nė atė kohė u mbyllė nga vet ata pėr shkak tė lidhjeve qė kanė pasur. "Kur kam qenė ministėr Rendi tė gjitha dosjet qė kanė qenė nė kėtė periudhė janė kopsitur, pėrfshi dhe ngjarjet e 98 mes tė cilave edhe vrasjen e deputetit Azem Hajdari. Mė pas kėto janė pėrcjellė nga organet e drejtėsisė, por atje ato janė bllokuar dhe nuk e di pse janė bllokuar dhe nuk janė evaduar, ose mė saktė nuk janė konkluduar", ėshtė shprehur ish-ministri i Rendit, Spartak Poēi. Si ish-ministėr i Rendit ai i ka kėrkuar drejtėsisė qė ti shkoj deri nė fund kėtyre ngjarjeve duke i cilėsuar ato katastrofė nacionale. Ndėrsa theksoi se kundėr hapjes sė dosjeve tė 97 janė vetėm ata deputet qė kanė lidhje me krimet e ndodhura nė atė kohė. "Ajo qė duhet tė ndodhte ėshtė qė drejtėsia duhet ti shkoj deri nė fund kėtyre ēėshtjeve. Njė politikan qė nuk ka lidhje me kėtė ngjarje nuk ka pse reagon", vijoj mė tej ku u shpreh i sigurt se nėse rihapja e dosjeve merret seriozisht nga drejtėsia e sotme do tė zbardhen tė gjithė krimet dhe ekzekutorėt e kėtyre ngjarjeve. Madje ai theksoi se me zbardhjen e ngjarjeve do zbulohen edhe lidhjet e politikės socialiste me krimin qė sipas tij ėshtė edhe gjėja mė e rėndėsishme. Gjithashtu Poēi ka bėrė tė ditur se i di tė gjithė emrat e politikanėve qė janė pėrfshirė me krimin por nuk do qė tė prononcohet pėr to. Ndėrkohė qė ėshtė shprehur i sigurt se emrat e tyre dhe lidhjet e tyre janė nė dosjet e policisė tė cilat nuk janė zbardhur asnjėherė nga qeveria e asaj kohe. "Nė qoftė se i shkohet deri nė fund do tė gjendet edhe kush ka qenė ekzekutuesit edhe ata qė kanė qenė nga prapa duke drejtuar dorėn e ekzekutuesit, tė kėsaj katastrofe. E pėrsėrisė disa herė qė ka qenė katastrofė nacionale. Ka pasur ekzekutorė, njerėz qė ekzekutonin ,ka pasur edhe urdhra ka pasur edhe nga ata qė jepnin urdhra. Unė nuk mund tė prononcohem pėr persona tė veēantė as pėr grup personash. Ato dihen janė tė dokumentuara tė gjithė, askush nuk mund ti shmang, askush nuk mund tė bėjė hedhjen e patates nga njė dorė nė dorėn tjetėr. Por siē thashė edhe nė fillim me kėtė ēėshtje do tė merret prokuroria, gjykata sepse materialet janė tė bollshme", shtoi mė tej Poēi duke e cilėsuar situatėn e krijuar nė vitin 1997 katastrofė nacionale. Sė fundi Poēi ka hedhur poshtė edhe deklaratat e bėrė nga opozita cila nuk e ka pritur mirė rihapjen e dosjeve tė ngjarjeve 97 dhe 98 duke e arsyetuar me mendimin se njė gjė e tillė synon shmangien e opinioni publik nga krizat nė vend. "Unė theksova qė nė fillim pa pėrmendur emra tė veēantė se pėrgjegjėse pėr krizėn nė vend ėshtė politika. Pra politikanėt e kanė luajtur politikėn por kjo pėrgjegjėsi kalon tek drejtėsia. "Nė qoftė se i shkohet deri nė fund do tė gjendet edhe kush ka qenė ekzekutuesit edhe ata qė kanė qenė nga prapa duke drejtuar dorėn e ekzekutuesit, tė kėsaj katastrofe. E pėrsėrisė disa herė qė ka qenė katastrofė nacionale. Ka pasur ekzekutorė, njerėz qė ekzekutonin, ka pasur edhe nga ata qė jepnin urdhra. Unė nuk mund tė prononcohem pėr persona tė veēantė. Ato dihen se kush janė, janė tė dokumentuara dhe askush nuk mund ti shmang", ėshtė shprehur Poēi.

    SOT

  4. #14
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Poēi: Ministrat socialistė, tė pėrfshirė nė krimet e ‘97

    10 August 2007

    Ish-Ministri i Rendit, Spartak Poēi deklaroi dje se ka qenė qeveria socialiste ajo qė i ka mbyllur hetimet pėr ngjarjet kriminale tė vitit 97. Gjatė njė prononcimi pėr mediat Poēi ka bėrė tė ditur se arsyeja e mbylljes sė dosjeve tė 97 dhe 98 ka qenė pėrfshirja e disa ministrave socialistė nė krimet e ndodhur nė kėto vite. Sipas tij rihapja e dosjeve nga ana e mazhorancės do tė zbulojė lidhjet e politikės me trazirat qė faktojnė nė dosjet e policisė. Por pėr mbylljen e hetimeve Poēi ka akuzuar drejtpėrdrejtė edhe Prokurorin e Pėrgjithshėm qė sipas tij ka qenė shkaktari kryesor i mbylljes sė dosjeve duke i lėnė hetimet pėrgjysmė.Ai ka bėrė tė ditur se ministria e rendit nė atė kohė i ka kopsitur tė gjithė ngjarjet kriminale dhe ia ka dėrguar prokurorisė ku dhe nuk morėn kurrė njė pėrgjigje. Mė tej ai i ka bėrė thirrje organeve kompetente qė tė rihapin dosjet dhe tė zbulojnė lidhjet e politikanėve me krimin qė nė atė kohė u mbyllė nga vet ata pėr shkak tė lidhjeve qė kanė pasur. "Kur kam qenė ministėr Rendi tė gjitha dosjet qė kanė qenė nė kėtė periudhė janė kopsitur, pėrfshi dhe ngjarjet e 98 mes tė cilave edhe vrasjen e deputetit Azem Hajdari. Mė pas kėto janė pėrcjellė nga organet e drejtėsisė, por atje ato janė bllokuar dhe nuk e di pse janė bllokuar dhe nuk janė evaduar, ose mė saktė nuk janė konkluduar", ėshtė shprehur ish-ministri i Rendit, Spartak Poēi. Si ish-ministėr i Rendit ai i ka kėrkuar drejtėsisė qė ti shkoj deri nė fund kėtyre ngjarjeve duke i cilėsuar ato katastrofė nacionale. Ndėrsa theksoi se kundėr hapjes sė dosjeve tė 97 janė vetėm ata deputet qė kanė lidhje me krimet e ndodhura nė atė kohė. "Ajo qė duhet tė ndodhte ėshtė qė drejtėsia duhet ti shkoj deri nė fund kėtyre ēėshtjeve. Njė politikan qė nuk ka lidhje me kėtė ngjarje nuk ka pse reagon", vijoj mė tej ku u shpreh i sigurt se nėse rihapja e dosjeve merret seriozisht nga drejtėsia e sotme do tė zbardhen tė gjithė krimet dhe ekzekutorėt e kėtyre ngjarjeve. Madje ai theksoi se me zbardhjen e ngjarjeve do zbulohen edhe lidhjet e politikės socialiste me krimin qė sipas tij ėshtė edhe gjėja mė e rėndėsishme. Gjithashtu Poēi ka bėrė tė ditur se i di tė gjithė emrat e politikanėve qė janė pėrfshirė me krimin por nuk do qė tė prononcohet pėr to. Ndėrkohė qė ėshtė shprehur i sigurt se emrat e tyre dhe lidhjet e tyre janė nė dosjet e policisė tė cilat nuk janė zbardhur asnjėherė nga qeveria e asaj kohe. "Nė qoftė se i shkohet deri nė fund do tė gjendet edhe kush ka qenė ekzekutuesit edhe ata qė kanė qenė nga prapa duke drejtuar dorėn e ekzekutuesit, tė kėsaj katastrofe. E pėrsėrisė disa herė qė ka qenė katastrofė nacionale. Ka pasur ekzekutorė, njerėz qė ekzekutonin ,ka pasur edhe urdhra ka pasur edhe nga ata qė jepnin urdhra. Unė nuk mund tė prononcohem pėr persona tė veēantė as pėr grup personash. Ato dihen janė tė dokumentuara tė gjithė, askush nuk mund ti shmang, askush nuk mund tė bėjė hedhjen e patates nga njė dorė nė dorėn tjetėr. Por siē thashė edhe nė fillim me kėtė ēėshtje do tė merret prokuroria, gjykata sepse materialet janė tė bollshme", shtoi mė tej Poēi duke e cilėsuar situatėn e krijuar nė vitin 1997 katastrofė nacionale. Sė fundi Poēi ka hedhur poshtė edhe deklaratat e bėrė nga opozita cila nuk e ka pritur mirė rihapjen e dosjeve tė ngjarjeve 97 dhe 98 duke e arsyetuar me mendimin se njė gjė e tillė synon shmangien e opinioni publik nga krizat nė vend. "Unė theksova qė nė fillim pa pėrmendur emra tė veēantė se pėrgjegjėse pėr krizėn nė vend ėshtė politika. Pra politikanėt e kanė luajtur politikėn por kjo pėrgjegjėsi kalon tek drejtėsia. "Nė qoftė se i shkohet deri nė fund do tė gjendet edhe kush ka qenė ekzekutuesit edhe ata qė kanė qenė nga prapa duke drejtuar dorėn e ekzekutuesit, tė kėsaj katastrofe. E pėrsėrisė disa herė qė ka qenė katastrofė nacionale. Ka pasur ekzekutorė, njerėz qė ekzekutonin, ka pasur edhe nga ata qė jepnin urdhra. Unė nuk mund tė prononcohem pėr persona tė veēantė. Ato dihen se kush janė, janė tė dokumentuara dhe askush nuk mund ti shmang", ėshtė shprehur Poēi.

    SOT

  5. #15
    Hapen dosjet e bujshme ‘97-‘99

    Rihetim pėr 10 vrasjet e mėdha qė tronditėn Tiranėn gjatė dy viteve. Ja lista


    Rikthimi nė vėmendje tė dosjeve tė bujshme kriminale ka pėrfshirė edhe sektorin e vrasjeve nė policinė e Tiranės, i cili kohėt e fundit ka marrė nė dorė rishqyrtimin e dhjetė vrasjeve mė misterioze nė vitet 1997-1999. Qė nga vrasja e ish-ministrit tė Mbrojtjes sė Kosovės, Ahmet Krasniqi, e deri te vrasja e disa biznesmenėve, apo edhe e studentes Kozeta Hyseni. Burimet nga prokuroria bėnė tė ditur se dhjetė dosje i janė kthyer policisė sė Tiranės, dhe skuadra e vrasjeve po i rishikon tė gjitha pėr tė gjetur autorėt, si dhe pėr dokumentimin e plotė tė tyre. Njė nga dosjet e para qė ėshtė hapur i pėrket vrasjes sė Eduart Mirit, mė 27 qershor tė vitit 1997. 26-vjeēari Miri, nė atė kohė ishte pėrfaqėsues i PLL-sė nė komisionin e zonės elektorale nr. 21, nė Laē. Vrasja e tij u krye nga persona tė paidentifikuar, teksa qėndronte para njė lokali nė pronėsi tė tij. Ndėrkohė, njė dosje tjetėr e rihapur i pėrket vrasjes anėtarit tė Partisė Demokratike, Agim Gjipali, ngjarje e ndodhur po nė vitin 1997. Po pėr kėtė vit, sektori i vrasjeve ka marrė nė dorė vrasjen e Ylli Miftarit. Ky i fundit, me profesion kambist, ėshtė qėlluar pėr vdekje. Dyshohej se ai ishte ekzekutuar nga banda e Laprakės. Gjithashtu, policia ka hapur edhe dosjen e vrasjes sė biznesmenit Stefano Rosi. Kjo vrasje daton mė 26 janar tė vitit 1998. Biznesmeni italian u qėllua pėrballė fabrikės sė qelqit, nė zonėn e Kombinatit. Ai kishte nė pronėsi njė fabrikė kėpucėsh dhe u qėllua nė momentin qė po lėvizte me mjetin e tij dhe po shkonte tė paguante punėtorėt. Njė tjetėr vrasje makabre ėshtė rikthyer nė duart e policisė. Pedagogu i Inxhinierisė sė Ndėrtimit, Miriam Bubsi, u gjet i vrarė nė 15 mars 1998, nė Qafė-Priskė, nė Tiranė. Nė dosje thuhet se makina e 42-vjeēarit Bubsi ishte djegur dhe nė krah tė saj ndodhej trupi i pajetė i tij. Kufoma ishte dhunuar, pasi e kishin vrarė autorėt krimit kanė bėrė edhe djegien e saj, si dhe i kanė futur pambuk nė grykė. Pėr vrasjen e pedagogut tė Inxhinierisė sė Ndėrtimit u dyshuan dy persona. Por nė fund tė vitit 1998, dy tė dyshuarit janė vrarė, duke lėnė enigmė edhe vrasjen e Miriam Bubsit. Mes vrasjeve tė njėpasnjėshme tė atyre viteve ėshtė vėnė nė listė edhe dosja e Koēo Dados, ku mė 8 qershor tė vitit 1998, ai u mor peng nga katėr persona dhe asnjėherė nuk u dokumentua motivi apo autorėsia e kėsaj ngjarjeje. Dado, qė nė atė kohė ishte biznesmen dhe kryetar shoqate, u mor peng pranė banesės sė tij dhe asnjėherė nuk u gjet. Gjithashtu, vrasja e Ahmet Krasniqit, mė 21 shtator tė vitit 1998, mbetet gjithashtu enigmė. Ministri i Mbrojtjes sė Kosovės, sapo kishte zbritur nga makina dhe po hynte nė banesė, kur ėshtė qėlluar tri herė, duke gjetur vdekjen e menjėhershme. Policia e Tiranės ka rihapur edhe dosjen hetimore pėr vrasjen e studentes vlonjate Kozeta Hyseni, mė 18 shkurt 1999. Hetimi ėshtė rihapur, bazuar nė informacione tė reja operative tė siguruara nga policia kriminale qė ka ndjekur ēėshtjen. Dyshohet se tė paktėn tre persona, tė cilėt kanė pasur njohje me Kozetėn, kanė dijeni pėr vrasjen. Gjithashtu, dosja pėr vrasjen e Kleanthi Koēit ėshtė rikthyer nė polici. Sipas tė dhėnave, avokati u qėllua nė vitin 1998 dhe vdiq disa ditė mė vonė, kur po transportohej pėr nė Itali. Ai i kishte njohur vrasėsit, por do tė fliste me policinė, pasi tė dilte nga spitali. Nė atė kohė, Koēi kishte mbrojtur ēėshtjen e Ramiz Alisė dhe Leka Zogut. Dosja e fundit qė ėshtė marrė nė dorė nga policia ėshtė ajo e Enkeled Agos, i vrarė mė 9 janar tė vitit 1999. Dyshohet se motivi i krimit ka qenė hakmarrja. Me kėtė, policia arrin nė numrin dhjetė tė dosjeve pėr vrasjet mė tė bujshme.



    Dosjet e hapura

    Vrasja e Eduart Mirit, 16 qershor 1997

    Vrasja e Agim Gjipalit, 30 dhjetor 1997

    Vrasja e Ylli Miftarit, 31 dhjetor 1997

    Vrasja e Stefano Rosit, 26 janar 1998

    Vrasja e Miriam Bubsit, 8 qershor 1998

    Vrasja e Koēo Dados, 8 qershor 1998

    Vrasja e Ahmet Krasniqit, 21 shtator 1998

    Vrasja e Kozeta Hysenit, 18 shkurt 1999

    Vrasja e Kleanthi Koēit, 21 shkurt 1999

    Vrasja e Enkeled Agos, 9 janar 1999

    Gazeta Shqip

  6. #16
    I come back
    Anėtarėsuar
    01-10-2005
    Postime
    345
    Sipas meje kjo qeveri qe eshte ne pushtet nuk i kap dot kriminelet e 97-es. Se kjo qeveri i ka mbush burgjet me hajdute domatesh ndersa ata qe kane vrare nuk kapen. Sot ne Shqiperi ka te beje vetem leku. Ai qe ka leke del nga burgu, ai qe s'ka rri aty edhe pse mund te jete i pafajshem. Duhet bere reforma ne drejtesi qe te kapen kriminelet e vertete. Me gjykatesit e Enver Hoxhes s'do kete kurre drejtesi ne Shqiperi, sepse ata e kane mendjen vetem te vjedhin, ata jane te pamoralshem.

  7. #17
    Krimet makabre tė bandės sė Cėrrikut

    Rrėfehet i arrestuari: "Njė grua shtatzėnė e detyruan tė lindte nė rrugė, nė sytė e shumė njerėzve". Nis mbledhja e provave

    Banda e Cėrrikut dyshohet se ka kryer me dhjetėra krime. Krahas vrasjeve tė gardistėve, Prokuroria e Krimeve tė Rėnda po mbledh prova pėr ngjarjet monstruoze qė ka kryer organizata, gjatė viteve 1997 nė Cėrrik. Hetuesit kanė mbledhur informacione se njė prej tė arrestuarve, Roland Xhapaxhiu, ka detyruar njė grua shtatzanė tė lindė para syve tė tij, nė mes tė qytetit. Faktet tronditėse janė treguar pėr hetuesit nga njėri prej tė arrestuarve. Ai ka thėnė se Xhepaxhiu, i cili qėndronte "roja" i postbllokut tė ngritur nė hyrje tė qytetit, nė njė prej muajve tė vitit tė tmerrshėm ‘97 ka pikasur njė grua shtatzėne. E ka ndaluar, duke i drejtuar armėn. Pas disa ēastesh e ka detyruar tė lindė.

    Dėshmia tronditėse

    Faktet janė bėrė publike gjatė marrjes nė pyetje tė njė prej tė arrestuarve. Sipas tij, nė vitin 1997, disa javė para masakrės ku humbėn jetėn pesė gardistė, Xhepaxhiu ka pikasur afėr "postbllokut" nė hyrje tė qytetit njė grua shtatzėne. E ndalon, duke e detyruar qė tė lindė para syve tė tij. Informatori i prokurorisė ka deklaruar se Xhapaxhjiu ka marrė disa masa paraprake tė lindjes nė rrugė. Arsyetimi i tij ishte i thjeshtė: nuk kishte parė asnjė grua teksa lindte. Pas mė shumė se 30 minutash, teksa gruaja kishte lindur nė mėnyrė ēnjerėzore, Xhapaxhiu urdhėron njė shofer ta dėrgojė nė spital. Tashmė kishte hequr kuriozitetin. Hetuesit e prokurorisė dyshojnė se akte tė tilla ēnjerėzore mund tė kenė ndodhur nė qytetin e vogėl tė Cėrrikut. Pėr kėtė arsye i bėjnė thirrje qytetarėve tė dėnoncojnė ngjarjet kriminale. Dyshohet se banda ka realizuar vjedhje, plagosje, pėrdhunim e pėrēundime. Njė tjetėr burim informacioni pėr hetuesit janė edhe bashkėpunėtorėt e drejtėsisė, tashmė tė ndaluar, tė cilėt nė kėmbim tė uljes sė dėnimit kanė pranuar tė japin detaje makabre nga jeta e pėrditshme nė qytetin e vogėl. Pikėrisht shtrirja e vogėl gjeografike, si dhe njohja e banorėve me njėri-tjetrin, mund tė jetė njė burim i mirė informacioni pėr tė zbuluar aktet kriminale. Gjithsesi koha e gjatė e kėtyre krimeve mund tė jetė njė pengesė e drejtėsisė pėr moszbulimin e ngjarjeve.

    Hetimet e prokurorisė

    Prokuroria e Krimeve tė Rėnda vazhdon me intensitet hetimet pėr njė nga ngjarjet mė tė rėnda nė vitin 1997. Dosja ėshtė nė verifikim e sipėr dhe po mblidhen prova pėr tė dyshuarit e tjerė, pėr tė cilėt flitet se janė rreth 25. Nga tė dhėnat operative tė policisė mėsohet se ata kanė qenė me funksione tė larta nė qytetin e Cėrrikut, ndėrsa njė pjesė tjetėr ka qenė elementė kriminalė nė kėtė qytet. Burimet thanė se pikėrisht ndėrthurja e kėtyre elementėve ka sjellė edhe organizimin me detaje tė vrasjes sė gardistėve, si dhe shumė ngjarjeve tė tjera kriminale. Mėsohet se pikėrisht dėshmitė e qytetarėve dhe tė vetė tė dyshuarve sollėn edhe rihapjen e hetimeve pėr masakrėn, e cila duket se ėshtė prova mė e fortė e organit tė akuzės. Disa javė mė parė, Drejtoria e Policisė sė Elbasanit dėrgoi nė Prokurorinė e Krimeve tė Rėnda njė informacion pėr prova tė reja pėr masakrėn e Cėrrikut. Menjėherė filloi procedimi penal. Ekzekutimi me antitank i 6 gardistėve mbetet pėr qytetin e Cėrrikut njė nga ngjarjet mė tragjike dhe mė tė pėrgjakshme tė trazirave. Ekzekutimi i tyre u krye me antitank nga taraca e njė pallati nė qendėr tė qytetit. Dy nga tė dyshuarit si autorė tė krimeve tė kryera nė qytetin e Cėrrikut gjatė kohės sė trazirave tė mars-qershorit 1997 atėherė ishin anėtarė tė komitetit tė shpėtimit dhe kanė qenė nga mė aktivėt nė pėrpjekjet e bėra nga qytetarėt nė rivendosjen e rendit e tė qetėsisė publike. Ndėrsa nga hetimet intensive tė kryera ka rezultuar se jo rrallė ata dyshohet se janė implikuar edhe nė krime.



    Precedenti

    Basti, Altin Dardha masakroi nė Berat njė grua shtatzėne


    Pėrēundimi nė mes tė qytetit tė Cėrrikut tė njė gruaje shtatzėne nga anėtarėt e njė bande nuk ėshtė i vetmi rast nė arkivat e drejtėsisė shqiptare. Prokuroria dhe policia e Beratit kanė hetuar njė rast tė ngjashėm nė vitin 1997 nė mes tė qytetit, kur njė grua shtatzėne u masakrua nga dy persona. Sipsa dėshmive, tė cilat janė nė formėn e gojėdhėnave, Altin Dardha sėbashku me njė anėtar tė bandės sė tij qėndronte nė njė lokal nė lulishten e Beratit. Nė rrugė kalonte njė grua shtatzėnė. Dardha sėbashku me mikun e tij vendosin njė bast, nėse ishte vajzė apo djalė fėmija nė barkun e nėnės. Siē mėsohet nga dėshmitarėt basti ishte rreth 3 milion lekė tė vjetra. Me ndihmėn e njė personi tjetėr, gruaja ėshtė masakruar nė mes tė qytetit, vetėm nga njė kapriēo e krerėve tė bandės, tė cilėt bėnin "ligjin" nė 97-ėn nė Berat.



    Ngjarja


    MAJ 1997/ Si u ekzekutuan me antitank nė Cėrrik pesė gardistė


    Prokuroria e Policia, tė implikuar edhe VIP-a


    Hetimet e prokurorisė dhe verifikimet e policisė mund tė zbardhin edhe implikimin e strukturave tė larta tė drejtimit tė qytetit nė masakrėn e cėrrikut. Vetė Ministri i Brendshėm, Bujar Nishani, deklaroi disa ditė mė parė se priten tė tjera arrestime "Vip" pėr masakrėn. Ai sqaroi me detaje ngjarjen e ndodhur mė 22 dhe 23 maj tė viti 1997 nė Cėrrik, duke ju referuar edhe hetimeve tė bėra nga Prokuroria pėr Krime tė Rėnda. Sipas hetimeve tė cilave iu referuar Nishani, shtetasit Llazar Bicja dhe Met Bozi kanė qenė personat qė kanė kėrkuar edhe ndihmėn e bandės sė romėve pėr tė goditur gardistėt. Por ministri bėnte pėrgjegjės paraardhėsit e tij, nė lidhje me hetimet, por duket vėnė gishtin mbi segmente tė policisė por jo nė emra konkretė. Disa tė dyshuar, tė akuzuar pėr ngjarjen, aktualisht vuajnė dėnimet nė burgjet shqiptare dhe grekė pėr tė tjera vepra penale. Ministri la tė nėnkuptohej se gjatė hetimeve tė prokurorisė ka fituar statusin e bashkėpunėtorit tė drejtėsisė njė person. Ndėrsa sipas prokurorisė, ai ka treguar me detaje ngjarjen, qė nga momenti qė nė qytet janė futur forcat e para tė policisė. Personi mė frytdhėnės pėr prokurorinė ka qenė Bujar Buzani. Nga tė dhėnat e prokurorisė ka shkuar nė 10 numri i tė dyshuarve pėr masakrėn e Cėrrikut. Ministria e brendshme konfirmon se rihapja e hetimeve pėr vrasjen e gjashtė gardistėve dhe plagosjen e disa punonjėsve tė policisė mė 23 maj tė vitit 1997, solli provat e mjaftueshme pėr vėnien para drejtėsisė tė autorėve tė atij krimi monstruoz. Nga procedimi penal numėr 45 i Prokurorisė sė Krimeve tė Rėnda rezulton se me date 23 maj 1997, rreth orės 8.30 nė qytetin e Cėrrikut janė goditur me armė zjarri punonjėsit e Gardės sė Republikės dhe forcat e policisė lokale nga disa persona ku nga kėto goditje kanė gjetur vdekjen Besnik Sula, Halit Haxhia, Bashkim Mnella, Qemal Mehmeti, Sali Martini dhe Petrit Ndoi. Nga hetimet e kryera rezulton se mė datė 22 maj 1997 ėshtė sulmuar Posta e Policisė sė qytetit Cėrrik dhe janė larguar me force punonjėsit e saj. Tė nesėrmen Garda e Republikės dhe policė nga Elbasani kanė shkuar nė Cėrrik pėr tė rivendosur rendin. Personat nėn hetim Llazar Bicja dhe Meti Bozi tė informuar mbi kėtė lėvizje, nė datėn 23 organizuan nė qytetin e Cėrrikut njė grup personash tė armatosur me qėllim goditjen e forcave policore. Nė mėngjes nė lagjen Nr.3 tė qytetit Cerrik, Bicja dhe Bozi kanė takuar shtetasit Arjan Toska, Luftar Toska, Besnik Toska, Alban Toska, Sokol Buzani, Bujar Buzani, Tomor Buzani, Bashkim Buzani tė cilėt i kanė nxitur pėr tė goditur forcat e policisė qė do tė lėviznin nėpėr qytet. Pėr masakrėn e Cėrrikut pėrfundimisht si autorė tė dyshuar tashmė nė duart e drejtėsisė janė 9 persona.

    Gazeta Shqip

  8. #18
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    20-02-2007
    Postime
    389
    per ngjarjet e 1991 dhe 1997 fajtori kryesor eshte zoti qe na ka denu me hjeke dhe enver hoxha e sali berisha,per mu ngjarjet e 1991 dhe 1997 po vazhdojne prape si ne Shqiperi si ne Kosove,sa armet jane ne duart e shqiptareve pas ngjarjeve 97 dhe 99 do te vazhdojne keto ngjarje edhe per 15 vite tjera,fajtori kryesor zoti i madh skem qka ti bajme po ne Shqiperi si se del ni trim e me ja fut 6 plumba ne ball sali M,ngjarjet e 1991 te 1997 te 1998 dhe 1999 po me duken sikur para nje jave kane ndodhur ndoshta qe ende jane duke vazhduar se kerkund ne bote ska pos te shqiptaret qe per dy llafe goje e vrasin njeri tjetrin

  9. #19
    Banda e Cėrrikut, anėtarėt me viza nė xhep

    Met Bozi u premtoi anėtarėve mbėshtetje nga administrata shtetėrore

    Anėtarėt e Bandės sė Cėrrikut, tė cilėt akuzohen pėr vrasjen e pesė gardistėve dhe dhjetėra krime tė tjera, kishin mbėshtetje nga instancat shtetėrore gjatė vitit 1997. Madje, atyre u ėshtė premtuar mbėshtetje, edhe nėse ndėrmerrnin sulme ndaj forcave policore. Prokuroria e Krimeve tė Rėnda, e cila po heton kėtė grup, ka vėrtetuar se tė dyshuarit pėr njėrėn nga masakrat mė ēnjerėzore tė vitit tė mbrapshtė, do tė largoheshin nė vendet perėndimore. Gjatė marrjes nė pyetje, vetė tė arrestuarit kanė deklaruar edhe personin qė bėnte kontaktet midis zyrtarėve tė administratės shtetėrore dhe elementėve kriminalė. Nė atė pozicion qėndronte Met Bozi, anėtar i komitetit tė shpėtimit, i cili organizonte bandėn. Dėshmitė e tė arrestuarve po verifikohen nga prokuroria, e cila pritet tė nxjerrė skemėn e funksionimit tė organizatės kriminale.

    Largimi nga Shqipėria

    Nga hetimet e deritanishme prokuroria ka vėrtetuar se anėtarėve tė Bandės sė Cėrrikut u ishin premtuar viza nė vendet perėndimore. Madje, njėri nga informatorėt e akuzės ka deklaruar se Met Bozi, njė nga tė arrestuarit, i cili dyshohet si njė ndėr organizatorėt e vrasjes sė pesė gardistėve, ishte personi qė bėnte premtimet. Disa muaj para masakrės, pikėrisht nė fillim tė vitit 1997, Bozi i ka mbledhur anėtarėt nė njė godinė nė Cėrrik, dhe u ka dhėnė "urdhra" tė prerė. Sipas dėshmive, ai u ka thėnė se kishin mbėshtetje nga instancat shtetėrore pėr tė gjitha veprimet qė do tė kryenin, dhe se nuk do tė ndaloheshin ose tė arrestoheshin. Madje, premtimet kanė vijuar se mund tė pėrdornin armė nė qytet dhe ishin tė lirė "tė luftonin" me policinė, nėse do tė kryhej ndonjė operacion. Burimet saktėsojnė qė nėse anėtarėt e bandės do tė gjendeshin nė situata tė vėshtira gjatė pėrballjes me policinė, ose nė qoftė se do tė kėrkoheshin nga drejtėsia, do tė merrnin viza dhe mund tė largoheshin nga Shqipėria. Premtimi ishin vendet perėndimore dhe SHBA-ja. Megjithatė, kushtet nė tė cilat u gjendėn pas masakrės dhe mosarrestimi i tyre ose ndjekja e policisė, nuk bėnė tė mundur largimin e tyre nga Cėrriku. Organet hetimore nė vitin 1998, vit nė tė cilin u verifikua pėr herė tė parė masakrimi i 6 efektivėve tė Gardės sė Republikės, hetuan personat qė urdhėruan gardistėt pėr tė shkuar nė Cėrrik. Pas disa muajsh dosja ėshtė mbyllur pėr mungesė autorėsh.

    Heshtja e Bozit

    Gjatė marrjes nė pyetje nga hetuesit e ēėshtjes Met Bozi, i konsideruar edhe si njė nga organizatorėt e masakrės, nuk ka pranuar tė japė shpjegime. Ndryshe nga anėtarėt e tjerė tė bandės sė Cėrrikut, tė cilėt ia kanė hedhur fajin njėri-tjetrit, ish-anėtari i komitetit tė shpėtimit ka thėnė prerė sė nuk ka gisht nė asnjė ngjarje kriminale. Veprimet e tij, sipas prokurorisė, tė lėnė tė dyshosh se pas tij mund tė fshihen tė tjerė persona qė kanė pasur poste tė larta nė administratėn shtetėrore nė vitin 1997. Hetuesit dyshojnė se Bozi mund tė ketė qenė vetėm njė ndėrlidhės midis VIP-ave dhe elementėve kriminale. Pikėrisht ndėrthurja e tyre solli edhe njė sėrė ngjarjesh kriminale nė qytetin e vogėl tė Cėrrikut. Mė 23 maj janė goditur me armė zjarri punonjėsit e Gardės sė Republikės dhe forcat e policisė lokale nga disa persona. Nga kjo kanė gjetur vdekjen Besnik Sula, Halit Haxhia, Bashkim Mnella, Qemal Mehmeti, Sali Martini dhe Petrit Ndoi.

    Gazeta Shqip

  10. #20
    Sekuestro pamjeve tė TV pėr ngjarjet e ‘97-ės


    • Klodiana Lala

    Pamjet filmike tė realizuara gjatė trazirave tė vitit 1997, do tė sekuestrohen nga Prokuroria, e cila ka rinisur hetimin e dosjeve tė vjetra. Burime pranė organit tė akuzės pohuan se nėpėrmjet pamjeve mund tė identifikohen pjesėmarrėsit e mundshėm nė ngjarjet kriminale dhe mė pas do tė hetohet pėr rolin e gjithsecilit. Kasetat filmike si dhe fotot e ndryshme, qė ekzistojnė pėr disa prej ngjarjeve mė tė tmerrshme tė vitit tė mbrapshtė, do tė sekuestrohen nga arkivat e televizioneve, apo ndonjė xhirim i bėrė nga amatorė tė ndryshėm. Duhet theksuar se filmime janė bėrė dhe nga televizionet e huaja. E pikėrisht, pamjet e marra me satelit nga njė televizion i huaj, janė njė nga provat kryesore qė prokuroria mundi tė ketė nė dorė dhe nėpėrmjet saj, zbardhi masakrėn e 23 majit tė vitit 1997, nė hyrje tė qytezės sė Cėrrikut, ku pas njė sulmi mbi autoblindin e Gardės sė Republikės, mbetėn tė vrarė gjashtė gardistė dhe u plagosėn disa tė tjerė. Tė gjitha kasetat filmike do tė pėrdoren si prova dhe nė proceset gjyqėsore ndaj tė pandehurve nė proces.
    Hetimet
    Pas rihapjes sė dosjeve, prokuroria ka nisur punėn pėr sigurimin e provave tė pakundėrshtueshme, me qėllim qė tė vėrtetojė implikimin nė krim tė tė dyshuarve si autorė tė ngjarjeve tė vitit 1997. Pėrveē dėshmive tė personave qė kanė parė me sytė e tyre krimet monstruoze, apo atyre qė kanė pasur dijeni pėr ngjarjet makabre, pamjet filmike tė realizuara nga operatorėt e televizioneve tė ndryshme apo kamera amatore, do tė jenė provė kyēe pėr prokurorinė. Kėshtu, organi i akuzės ka vendosur tė sekuestrojė tė gjitha filmimet e bėra nė ngjarje tė ndryshme tė vitit tė mbrapshtė, nėpėrmjet tė cilave synohet tė arrihet tek tė dyshuarit si organizatorė tė ngjarjeve kriminale. Sigurimi i pamjeve filmike do tė ishte njė provė e fortė, ku prokuroria do tė mbėshtetej pėr thellimin e hetimeve.
    Dosjet
    Javėt e fundit janė shpluhurosur thuajse tė gjitha dosjet e vitit 1997 dhe po punohet pėr zbardhjen e tyre e vėnien para drejtėsisė tė pėrgjegjėsve tė masakrave tė ndryshme. Masakra ndaj efektivave tė Gardės sė Republikės nė hyrje tė qytetit tė Cėrrikut, mė 23 maj 1997, konsiderohet e zbardhur. Gjithashtu, prokuroria pohon se ėshtė nė rrugė tė mbarė pėr identifikimin e autorėve tė ngjarjes sė Urės Vajgurore, si dhe vrasjes sė dy ish-shikasve nė Vlorė mė 28 shkurt 1997. Pėr ngjarjen e fundit, pėrveē dėshmive tė fundit, ekzistojnė pamje tė shumta filmike si dhe fotografi tė realizuara nga njė fotograf i huaj qė ndodhej nė Shqipėri. Madje, mbi bazėn e kėtyre provave synohet tė arrihet tek autorėt e vėrtetė tė krimit makabėr, ku viktima mbetėn Lekė Qoku e Besnik Hidri, tė cilėt ndodheshin brenda nė godinėn e SHIK-ut, nė dalje tė Vlorės, kur u sulmuan nga demonstruesit.

    Gazeta Shqiptare

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Tema tė Ngjashme

  1. Dosja e krimit politik në Kosovë
    Nga kosovar nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 295
    Postimi i Fundit: 09-10-2012, 15:05
  2. Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 21-04-2009, 15:49
  3. Moisiu: Nuk nėnshkruaj shkarkimin e kryeprokurorit Sollaku
    Nga Antimafia nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 192
    Postimi i Fundit: 30-09-2007, 18:11

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •