Nga Hajdin ISLAMI
Menjėherė pas pėrfundimit tė luftės nė Kosovė, gati tė gjitha komunitetet pakicė, me pėrjashtim tė atij serb, qė ėshtė i dirigjuar nga Beogradi, kanė pranuar realitetet e pasluftės dhe janė inkuadruar nė institucionet e Kosovės. Por mė sė miri nė gjithė kėtė janė gjetur komuniteti turk, tė vendosur kryesisht nėpėr qendrat urbane tė Kosovės: Prizren, Prishtinė, Vushtrri, Gjilan, Mitrovicė, si dhe nė disa zona tjera mė pak tė zhvilluara, si ajo e Mamushės, Dobėrēanit, Janjevės e ndonjė lokalitet tjetėr.
Vitin e kaluar Qeveria e Kosovės, ka miratuar ligjin pėr pėrdorimin zyrtar tė gjuhėve nga komunitetet qė pėrbėjnė 5 % tė popullsisė nė komunat ku jetojnė, ku edhe kėtu turqit kanė pėrfituar, duke zyrtarizuar gjuhėn turke si gjuhė e tretė, pas asaj shqipe dhe serbe, nė qytetin e Prizrenit apo siē quhet nga prizrenasit ”Stambolli i vogėl”.
Nė kėtė qytet nga paslufta e kėndej tė gjitha sheshet, rrugėt dhe institucionet lokale, mbishkrimet i kanė nė tri gjuhė: shqipe, turke dhe serbe gjė qė nuk ndodhė edhe nė qytetet tjera tė populluara me turq. Pas zyrtarizimit tė gjuhės turke nė Prizren kanė qenė turqit mitrovicas qė kanė kėrkuar nga komuna e tyre qė edhe kėtu gjuha turke tė jetė zyrtare gjė qė edhe ndodhi pasi komuna e Mitrovicės i tha po dhe tashmė ka miratuar kėrkesėn e turqve. Veprime tė kėtilla janė bėrė edhe nė Gjilan, ku edhe kėtu turqit kanė hasur nė pėrkrahje tė plotė nga komuna e Gjilanit.
Deri mė tani kanė mbetur komuna e Vushtrrisė dhe Prishtinės pėr tu vėnė gjuha turke nė pėrdorim zyrtar, nė Vushtrri, turqit ju janė drejtuar komunės qė edhe ata ta gėzojnė tė drejtėn e tyre, qė edhe nė kėtė qytet tė filet gjuha turke por, deri mė tani as gjė nuk ka lėvizur dhe pritet njė pėrgjigje definitive me fatin e turqishten nė qytetin mė tė vjetėr tė Kosovės Vushtrrinė, ku kryetari i kėtushėm i komunės Muharrem Shabani, ėshtė shprehur i gatshėm tė bashkėpunojė.
Por sido qė tė jetė, ndėr komunitetet qė mė sė shumti kanė shėnuar progres pa dyshim se janė turqit, tė cilėt sot janė tė pėrfaqėsuar edhe nė institucionin mė tė lartė ligjvėnės tė Kosovės, nga udhėheqėsi i tyre Mahir Jagēilar, i cili njėherit ėshtė edhe kryetar i Partisė Demokratike Turke tė Kosovės (KDTP), dhe disa deputet tjerė turk tė parlamentit tė Kosovės, tė cilėt pėrkujdesen pėr tė drejtat e komunitetit tė tyre.
Po ashtu turqit kanė tė rregulluar me ligj edukimin fillor, tė mesėm dhe atė universitar, ku rol tė rėndėsishėm nė pėrgatitjen superiore tė kuadrove turke ka dhėnė dhe po jap Katedra e Gjuhės dhe Letėrsisė Turke e Universitetit tė Prishtinės.
Kurse gėzon fakti se interesi i tė rinjve pėr tė studiuar ėshtė tejet i madh e qė kėtu vlen tė pėrmenden tė rinjtė turk tė Vushtrrisė, por edhe ata tė Prizrenit, Prishtinės, Gjilanit, Mitrovicės, Mamushės etj, tė cilėt, nė numėr si asnjėherė mė parė, po studiojnė turqishten nė Universitetin e Prishtinės, por edhe nė Universitetet e tjera tė Turqisė.
Edhe pse kjo gjė meriton ēdo lėvdatė, megjithatė ka mbetur pėr tu punuar edhe mė tej pėr pėrmirėsimin e jetės, qoftė asaj sociale, kulturore apo edhe edukative. Kohė mė parė qyteti i Vushtrrisė dhe qyteti Mamak i Ankarasė nga Turqia janė binjakėzuar dhe shumė shpejtė priten edhe frytet e kėtij bashkėpunimi.
Binjakėzime tė tilla ka pasur edhe nga komuna e tjera si: Prishtina, Prizreni Gjilani, Mamusha, Gjakova etj.
Edhe mediat qė transmetojnė programe nė gjuhėn turke nuk kanė ngelur mbrapa, por kanė shėnuar trende pozitive vlen tė pėrmendet TV “Yeni Donem” (Rikthimi) dhe gazeta “Kosova Haber” nga Prizreni. Pastaj edhe mediat shqiptare tė Kosovės kanė dhėnė njė kontribut tė madh, si Mozaiku javor i RTK-sė si dhe radio Blue Sky nga Prishtina, Radio Vicianum nga Vushtrria, RTV Mitrovica nga Mitrovica si dhe radiot dhe televizionet lokale nga Gjilani dhe komuna tjera tė populluara me turq.
Krijoni Kontakt