Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    02-08-2007
    Postime
    1

    si te pendohem

    po e hapi kete tem me arsye se po brengosem per kete veprim temin
    une shum i besoj zotit i besoj me gjith zemer por me duket se jam duke bere gabime shum te renda dhe po du me pas pergjigje se qka duhet bere per ta permisuar kete gabim

    kjo eshte brenga ime " un kurr nuk kam prek femra te huaja dhe nuk kam prish ndonje por gabimi im sipas meje eshte se kam shikuar filma qe nuk jan te mire ndoshta po me kuptoni " dhe tash dua te di a eshte gabim qe permisohet dhe si

    dhe tash po e bej nje pyetje a ban me shiku a jo ,ma perseri
    un jam djal i ri 18 vjeqar dhe si qdo i ri ne kete moshe ka deshire per keso gjera dhe deshta ta di a eshte mekat shum i madh

    ju lutem moderatoreve qe te ta lejojn kete tem sepse jam shum i brengosur rreth kesaj teme

  2. #2
    Sami Frasheri Maska e Arrnubi
    Anėtarėsuar
    19-07-2003
    Vendndodhja
    dynja
    Postime
    741

    Si tė pendohem

    Falėnderimi i takon Atij qė fal gjynahet, pranon pendimin, qė ėshtė ndėshkues i rreptė, i Cili i ka hapur dyert pėr tė penduarit dhe ka lehtėsuar shkaqe pėr ta. Paqja dhe bekimi i Allahut qoftė pėr tė dėrguarin mėshirė pėr njerėzimin, Muhamedin, familjen dhe shokėt e tij.

    Vėlla i dashur!

    Shumica e njerėzve nuk e dinė rėndėsinė dhe realitetin e pendimit dhe janė duke humbur kryerjen e tij. E nėse e dinė rėndėsinė e tij, ata nuk dinė rrugėn qė tė ēon tek ai. E nėse e dinė rrugėn ata nuk dinė se si ta fillojnė.

    Pra, eja me mua, vėlla i dashur, tė qėndrojmė nė realitetin e pendimit, rrugėn qė tė ēon tek ai, duke shpresuar qė tė mbėrrijmė sa mė parė.

    Tė gjithė ne gabojmė

    Vėlla i dashur!

    Tė gjithė ne jemi gjynahqarė, tė gjithė ne gabojmė. Ndonjėherė ne pranojmė nga Allahu edhe caktime tė tjera, por Allahu na ruan dhe na largon nga shkujdesja. Nuk mbetemi bosh pa mėkate dhe as mėkatet nuk largohen nga ne. As unė, as ti nuk jemi tė pagabueshėm.

    “Ēdo njeri ėshtė mėkatar. Mė i miri prej mėkatareve ėshtė ai qė pendohet.” Transmetoi Tirmidhiu, e bėri tė mirė shejh Albani.

    Shkujdesja dhe pakujdesia janė tė natyrės njerėzore. Nga mėshira e Allahut pėr njeriun, si krijesė e dobėt, ėshtė hapja e dyerve tė pendimit, ligjėruar pėr ne dhe pranuar nga ne. Sa e sa herė fitojmė gjynahe dhe bėjmė marrėzi... e pėrveē kėsaj, njeriu do tė ishte nė ēoroditje dhe siklet tė madh, me pėrcaktim tė kufizuar nė kėrkimin e afrimit tek Zoti i tij, duke i prerė shpresat pėr falje.

    Ku ėshtė rruga e shpėtimit?

    Ndoshta mė thua se unė po kėrkoj lumturinė e vetes sime dhe dėshiroj shpėtimin e shpresoj faljen e mėkateve, por rrugėn pėr nė pendim nuk e di dhe nuk di si tė filloj. Si i zhytur nė mėkate dua t'i braktis dhe me krenari tė gjej rrugėn dhe tė pres ndihmėn. Dua ngrohtėsi dhe dritė shprese, po ku ėshtė rruga?

    Rruga, vėlla i nderuar, ėshtė e qartė, sikurse dielli, ėshtė e vetme, nuk ka tjetėr. Ajo ėshtė rruga e pendimit, rruga e fitores, rruga e shpėtimit. Ajo ėshtė nga mė tė lehtat, e hapur para teje nė ēdo ēast, ndaj mos e braktis atė, pasi do tė gjesh pėrgjigjen: " Unė e fal atė qė ėshtė penduar, qė ka besuar, qė ka bėrė vepra tė mira dhe qė pėrqendrohet pėr nė rrugėn e drejtė." Ta Ha, 82.

    Allahu i Lartėsuar i ka ftuar tė gjithė njerėzit tė pendohen, besimtarė apo jo besimtarė qofshin ata, dhe i ka lajmėruar se Ai i fal tė gjitha gjynahet atyre qė pendohen sinqerisht, qė nuk i kthehen mė atyre mėkateve dhe qė i pėrmbahen udhėzimit e Tij, edhe nėse gjynahet janė sa shkuma e detit. Allahu i Lartėsuar thotė: "Thuaj: 'O robėrit e Mi, tė cilėt e keni ngarkuar me shumė gabime veten tuaj, mos e humbni shpresėn ndaj mėshirės sė Allahut, sepse, vėrtet, Allahu i falė tė gjitha mėkatet, Ai ėshtė qė shumė falė dhe ėshtė Mėshirues'." Zumer, 53.

    Por, ē'ėshtė pendimi?

    Pendimi, vėlla i nderuar, ėshtė kthimi sa mė shpejt nga ajo qė Allahu i Lartėsuar e urren, qoftė ajo gjė e dukshme apo e padukshme, nė atė qė Allahu i Lartėsuar e do, qoftė ajo gjė dukshme apo e padukshme. Ai ėshtė njė term i ligjit islam dhe vėrtetėsisė sė besimit. Ai ėshtė parandalim nga dėshpėrimi, pranverė e vazhdueshme pėr mirėsi dhe lumturi nė dynja dhe ahiret. Ai ėshtė personeli i ēėshtjeve, stimuli i jetės, i besuari i arritjeve. Pendimi ėshtė e para dhe e fundit shtėpi. Ai ėshtė fillimi dhe fundi i adhurimit. Ėshtė braktisja e mėkateve nga frika e Allahut dhe shėmtia e veprimit tė tyre. Ėshtė vendosmėri pėr tė mos u kthyer mė nė kryerjen e tyre, shqetėsim pėr atė qė ndodhi dhe kthim pėr tek Allahu pėr ato qė kanė mbetur. Pendimi ėshtė falje mėkatesh.

    Pėrse tė pendohemi

    Ndoshta mund tė mė pyesėsh, vėlla i nderuar:

    Pėrse ta lė cigaren, ndėrkohė qė me tė ndjej kėnaqėsi? Pėrse tė lė shikimin e filmave tė shthurur, me imoralitet, ndėrkohė qė kėshtu kėnaqem? Pėrse tė ndalem nga telefonatat provokuese, ndėrkohė qė ndjehem mirė? Pėrse tė mos shikoj femrat, ndėrkohė qė kjo mė pėlqen? Pėrse mė bėhet vėrejtje pėr namazin dhe agjėrimin tim, ndėrkohė qė unė nuk dua tė jem i lidhur? Pėrse... pėrse...? A nuk duhet qė njeriu tė veprojė ēdo gjė qė e kėnaq, e bėn tė lumturohet e tė ndjehet mirė? Tė gjitha ato qė mė kėnaqin quhen mėkate e, pėrse tė pendohem?

    Pėrpara se t'i pėrgjigjem pyetjeve tė tua, vėllai dashur, duhet tė dish se unė nuk kėrkoj dhe nuk dėshiroj asgjė tjetėr, pėrveē lumturisė dhe kėnaqėsisė sate e nuk kam pėr qėllim asgjė tjetėr, pėrveē qė ti tė jesh i lumtur dhe i suksesshėm nė tė dy botėt.

    Tani po i pėrgjigjem pyetjeve tė tua se pėrse duhet tė pendohesh, pasi pendimi ėshtė:

    1. Bindje e urdhrave tė Zotit tėnd, i Cili tė urdhėron duke thėnė: "O ju qė keni besuar, pendohuni tek Allahu me njė pendim tė sinqertė..." Tahrim, 8. Urdhri i Allahut duhet tė pranohet me bindje e dėgjueshmėri.

    2. Shkak i suksesit tėnd nė dynja dhe ahiret. Allahu i Lartėsuar thotė: "... Pendohuni tė gjithė te Allahu, o besimtarė, nė mėnyrė qė tė gjeni shpėtim." Nur, 31. Zemra nuk gėzohet, nuk lumturohet, nuk kėnaqet e qetėsohet, vetėm se adhurimin e Zotit dhe pendim tek Ai.

    3. Shkak i dashurisė sė Allahut pėr ty. Allahu i Lartėsuar thotė: "…Allahu i do ata qė pendohen dhe ata qė ruhen prej punėve tė ndyra e tė neveritshme." Bekare, 222. A ka kėnaqėsi dhe lumturi mė tė madhe qė mund tė ndjejė njeriu pas pendimit, pas fitimit tė dashurisė sė Zotit tė Tij?!

    4. Shkak i futjes tėnde nė xhenet dhe shpėtim nga zjarri. Allahu i Lartėsuar thotė: " E pas tyre (tė mirėve) erdhėn pasardhės tė kėqij, qė e lanė namazin e u dhanė pas kėnaqėsive (trupore), e mė vonė do tė hidhen nė ēdo tė keqe (ose nė Gaja). Me pėrjashtim tė atij qė pendohet dhe beson e bėn vepra tė mira, tė tillėt do tė hyjnė nė xhenet dhe atyre nuk u bėhet kurrfarė e padrejtė." Merjem, 59-60. A ka ndonjė gjė tjetėr qė duhet tė kėrkojė njeriu pėr tė qenė i lumtur sesa hyrja nė xhenet?!

    5. Shkak i zbritjes sė begatisė dhe furnizimit me pasuri dhe pasardhės. Allahu i Lartėsuar thotė: "O populli im, kėrkoni falje prej Zotit tuaj dhe kthehuni Atij! Ai ju lėshon shi me bollėk dhe fuqisė suaj i shton fuqi, e mos refuzoni e tė bėheni mėkatarė!" Hud, 52. Gjithashtu thotė: "Unė u thashė: 'Kėrkoni falje Zotit tuaj, se Ai vėrtet falė shumė; Ai ju lėshon nga qielli shi me bollėk, ju shumon pasurinė dhe fėmijėt, ju bėn tė keni kopshte dhe ju jep lumenj'." Nuh, 10-12.

    6. Shkak i faljes sė mėkateve dhe shndėrrimit tė tyre nė vepra tė mira. Allahu i Lartėsuar thotė: "O ju qė keni besuar, pendohuni tek All-llahu me njė pendim tė sinqertė nė mėnyrė qė Zoti juaj t’i largojė prej jush tė kėqijat, t’ju shpie nė xhenete nėn tė cilėt rrjedhin lumenj..." Tahrim, 8. Gjithashtu thotė: "Pėrveē atij qė ėshtė penduar dhe ka bėrė vepėr tė mirė, tė tillėve Allahu tė kėqijat ua shndėrron nė tė mira. Allahu ėshtė Mėshirues, ndaj Ai falė shumė." Furkan, 70.

    Vėlla i dashur!

    A nuk i meriton kėto mirėsi dhe tė tjera tė shumta pėrveē tyre qė tė pendohesh? Pėrse bėhesh koprrac pėr t'i dhuruar vetes sate lumturinė e vėrtetė? Pėrse i bėn padrejtėsi vetes sate me mėkate kundrejt Allahut dhe i mohon asaj fitoren dhe kėnaqėsinė? Ti je i meritueshėm pėr t'i pasur kėto mirėsi me kėto fryte tė mėdha.

    Ndihmoje veten tėnde nė pendimin e premtuar

    para vdekjes e para se shprehet gjithēka

    Fillo me tė para se tė mbyllėsh veten

    qė tė shndėrrohen tė kėqijat nė tė mira.


    Si tė pendohem?

    Vėlla i dashur!

    Sikur po mė thua: "Vetja ime dėshiron tė kthehet tek Krijuesi i saj, tek Shpikėsi i saj. Po kuptoj se lumturia e vėrtetė nuk ėshtė nė ndjekjen e epsheve, nė ecjen pas kėnaqėsive, kryerjen e tė ndaluarave...", por megjithėkėtė, nuk di se si tė pendohesh dhe as nga t'ia fillosh.

    Dua tė tė them se Allahu i Lartėsuar, nėse dėshiron tė mirėn robit tė Tij, ia lehtėson atij shkaqet qė tė ēojnė tek Ai, ndėrkohė qė unė do tė tė pėrmend disa ēėshtje tė cilat do tė tė ndihmojnė pėr nė pendim.

    1. Pastrimi i qėllimit pėr pendim tė sinqertė.

    Nėse njeriu e pastron nijetin pėr Zotin e tij dhe vendos kėrkimin e pendimit, Allahu do ta ndihmojė atė duke i dhėnė forcė dhe do ta lirojė nga epidemitė tė cilat i pengojnė rrugėn dhe e sprapsin nga pendimi i tij. Ai i cili nuk ėshtė i sinqertė me Allahun, zemrėn e tij e pushtojnė shejtanėt dhe ai do tė veprojė nga tė kėqijat dhe imoraliteti tė cilat nuk i di kush pėrveē Allahut. Pėr kėtė ka thėnė Allahu pėr Jusufin (alejhi selam): "Ashtu (e bėmė tė vendosur) qė ta largojmė nga ai tė keqen dhe tė ndytėn. Vėrtet, ai ishte nga robtė tanė tė zgjedhur." Jusuf, 24.

    2. Llogaritja e vetvetes.

    Llogaritja e vetvetes tė shtyn nė iniciativėn pėr tė mira dhe tė ndihmon nė largimin e tė kėqijave, nė rregullimin e atyre qė kanė kaluar. Ajo e bėn njeriun tė dallojė atė qė ėshtė nė tė mirė tė tij dhe atė qė nuk ėshtė nė favor tė tij dhe e ndihmon njeriun nė pendimin e tij, si dhe e mbron atė.

    3. Pėrkujtimi, predikimi, kėshillimi dhe frikėsimi i vetes.

    Thuaji vetes: O vetja ime, pendohu para se tė vdesėsh, sepse vdekja tė vjen papritur. Pėrkujtoji asaj vdekjen e filanit, filanit... A nuk e di se vdekja ėshtė e caktuar pėr ty?! Se varri do tė jetė shtėpia jote? Se dheu do tė jetė shtrati yt? Se krimbat do tė tė shoqėrojnė duke tė ngrėnė…? A nuk frikėsohesh se mos tė vjen engjėlli i vdekjes, ndėrkohė qė je duke kryer mėkate? A do tė tė bėjė dobi koha kur ajo tė afrohet? A do tė pranohen nė atė ēast tė qarėt dhe hidhėrimi yt? Tė them ty, o vetja ime, synoje ahiretin qė ai tė tė pranojė. Pranoje atė nė dynja qė ai tė tė pranojė. Kėshtu vazhdo tė pėrkujtosh e tė kėshillosh veten, derisa t'i frikėsohesh Allahut e tė mundėsohet ty pendimi dhe tė pendohesh.

    4. Largimi i vetes nga banesa e mėkateve.
    Largohu nga vendi qė ishe duke i bėrė gjynah Allahut qė tė ndihmohesh pėr pendim. Tė kujtoj historinė e atij personi qė kishte vrarė nėntėdhjetė e nėntė persona, kur i thanė atij: "Populli yt ėshtė popull i keq, por nė tokėn e Allahut ka popuj tė tjerė qė e adhurojnė e i binden plotėsisht Allahut, prandaj shko e bashkohu me ta e adhuro Allahun."

    5. Largimi nga miqėsia e mėkatarėve.
    Vetja jote do tė ndikohet prej tyre. Dije se ata nuk duan tė tė braktisin ty, veēanėrisht kur mendimet e tyre janė tė dirigjuara nga shejtanėt pėr tė tė shpėnė nė mėkate. Prandaj largohu prej tyre sa mė parė, shmangu takimeve me ta, e, mundėsisht, ndėrro adresėn e banimit, nėse jeton nė mesin e tyre. Pėr kėtė arsye i Dėrguari i fundit i Allahut, Muhamedi (alejhi selam) ka thėnė: "Njeriu ėshtė nė fenė e shokut tė tij. Prandaj le tė shikojė secili prej jush se me kė shoqėrohet." Transmetuan Ebu Daudi dhe Trimidhiu, ndėrsa shejh Albani e ka quajtur hadith tė mirė.

    6. Dhėnia fund e mėkateve.

    Nėse njeriu e kupton se gjynahet janė tė shėmtuara dhe se prej tyre vjen ndėshkimi, apo se pėr shpėrblim ėshtė lutja dhe shpresa e tij, sė pari i braktis gjynahet dhe mė pas pendohet sinqerisht tek Allahu.

    7. Pėrfytyrimi i xhenetit dhe zjarrit.

    Pėrkujtoje veten me madhėshtinė e xhenetit dhe se Allahu ia ka premtuar atė atyre qė i binden urdhrave tė Tij dhe atyre qė ruhen. Frikėsoje veten me zjarr tė cilin Allahu ia ka premtuar atyre qė mėkatojnė.

    8. Angazhimi i vetes nė kohėn e lirė me gjera qė tė bėjnė dobi.

    Nėse njeriu nuk angazhohet me tė vėrtetėn do tė angazhohet me tė kotėn. Sepse koha e lirė nėse nuk shfrytėzohet pėr tė mirė do tė drejtojė nė tė ndaluara dhe tė kėqija.

    9. Kundėrshtimi i epsheve.

    Nuk ka gjė mė tė rrezikshme pėr njeriun sesa epshet e tij. Pėr kėtė Allahu i Lartėsuar thotė: "A e ke parė ti atė, qė pėr zot e ēmon epshin e vet...?" Furkan, 43. Duhet patjetėr qė ai i cili dėshiron pendim tė sinqertė, tė shkėpusė ēdo lidhje me gjynahet e kaluara dhe tė largohet nga ndjekja e epsheve tė tij.

    10. Shkaqe tė tjera qė tė ndihmojnė pėr t'u penduar.
    Duaja drejtuar Allahut qė tė mundėsojė pendimin e sinqertė.

    Pėrmendja e Allahut dhe kėrkimi i faljes prej Tij.

    Mostejkalimi nė tė shpresuarit e shumtė, si dhe pėrkujtimi i ahiretit.

    Tė reflektuarit nė mėsimet e Kuranit.

    Shtimi i durimit, sidomos nė fillim, si dhe shkaqe tė tjera tė shumta qė tė ndihmojnė pėr t'u penduar sinqerisht tek Allahu.


    Kushtet e pendimit tė vėrtetė
    Vėlla i dashur!

    Pendimi i vėrtetė ka disa kushte tė cilat duhen vepruar, nė mėnyrė qė pendimi tė jetė i saktė dhe i pranuar.

    Sė pari: Sinqeriteti tek Allahu i Lartėsuar.
    Tė jetė nxitje pėr pendim dashuria pėr Allahun, madhėrimi i Tij, shpresa dhe lakmia pėr shpėrblimin e Tij, frika nga ndėshkimi. Pėr kėtė arsye Allahu i Lartėsuar ka thėnė: "Pėrveē atyre qė u penduan, u pėrmirėsuan, iu pėrmbajtėn Allahut (mėsimeve tė Tij) dhe praktikojnė sinqerisht fenė e tyre pėr Allahun. Tė tillėt do tė jenė bashkė me besimtarėt, e Allahu ka pėr t’iu dhėnė besimtarėve shpėrblim tė madh." Nisa, 146.

    Sė dyti: Largimi nga mėkatet.
    Mos e imagjino saktėsinė e pendimit nė vazhdimin e mėkateve. Pėr sa i pėrket kthimit nė gjynahe pas pendimit tė sinqertė, mos pėrto pėr njė pendim vijues, pasi nė kėtė rast nevojitet njė pendim i ri i sinqertė.

    Sė treti: Njohja e mėkateve.

    Nėse dikush nuk mund tė pendohet pėr diēka, atėherė ai nuk e njeh apo nuk e llogarit atė pėr mėkat.

    Sė katėrti: Keqardhja pėr gjynahet e kaluara.

    Mos e pėrfytyro pendimin vetėm se duke ndjerė mėrzitje, keqardhje dhe dėshpėrim pėr veprimin e gjynaheve tė kaluara. Pėr kėtė arsye keqardhja kthehet sa herė qė flitet dhe kujtohen gjynahet e kaluara, ndaj ėshtė thėnė nė njė hadith: "Keqardhja ėshtė pendim." Transmetoi Ahmedi dhe Ibn Maxhe, saktėsuar nga shejh Albani.

    Sė pesti: Vendimi pėr tė mos u kthyer nė gjynahe.

    Nuk ka vlefshmėri pendimi i njė personi i cili shpreson tė kthehet pėrsėri nė mėkate pas pendimit. Pėr tė duhet tė pendohet me sinqeritet e vendosshmėri dhe jo t'i japė vetes shpresė qė tė kthehet pėrsėri nė gjynahe nė njė tė ardhme.

    Sė gjashti: Kthimi i tė drejtės personit qė i ėshtė marrė.

    Nėse gjynahu ėshtė i lidhur me ndonjė tė drejtė njerėzore, nė shenjė dashurie pėr personin, duhet qė t'i kthehet ajo e drejtė, nė mėnyrė qė pendimi tė jetė i saktė dhe i pranuar. Pėr kėtė profeti (alejhi selam) ka thėnė: "Kush i ka bėrė njė pa*drejtėsi (zullum) vėllait tė vet nė nderin e tij apo nė diēka tjetėr, le t’i kėrkojė falje atij po atė ditė, para se mos tė bėhet ēėshtja pėr dinarė e dėrhemė (para se tė vihen veprat nė llogari). Nėse e ka njė vepėr tė mirė, do t’i paguhet me tė padre*jtėsia; por nėse nuk do tė ketė vepra tė mira, atėherė do t’i me*rren mėkatet e tė dėmtuarit dhe do t’i jepen atij (qė ka bėrė zullum)”. Transmetoi Buhariu.

    Sė shtati: Paraprirja e pendimit para kohės qė nuk pranohet.

    Kjo kohė ėshtė koha e ardhjes sė exhelit dhe koha e lindjes sė Diellit nga Perėndimi. Nė njė hadith thuhet: "Allahu e pranon pendi*min e robit tė vet, deri para gargarės sė tij (frymės sė tij tė fundit).” Transmetoi Ahmedi dhe Tirmidhiu, saktėsuar nga Neveviu. Gjithashtu nė njė hadith tjetėr thuhet: " Allahu gjatė natės e mban tė shtrirė Dorėn pėr tė pranuar pendimin e mėkatarėve tė ditės dhe e shtrin Dorėn gjatė ditės pėr tė pranuar pendimin e mėkatarėve tė natės, derisa tė lindė Dielli nga Perėndimi.” Transmetoi Muslimi.


    Shenjat e pranimit tė pendimit

    Vėlla i dashur!

    Pendimi ka disa shenja tė cilat tregojnė pėr saktėsinė dhe pranimin e tij, prej tyre pėrmendim:

    1. Pas pendimit e ndien veten mė mirė se mė parė. Ēdo person e ndien kėtė nė veten e tij. Kush e ka drejtuar pendimin pėr t’u pranuar tek Allahu dhe vendimin e vendosmėrinė e tij e ka tė lartė, kjo tregon pėr pendimin e sinqertė dhe saktėsinė e pranimit.

    2. Nuk vazhdon frika pėr t’u kthyer nė gjynahet tė cilat tė kanė shoqėruar. I logjikshmi ėshtė i sigurt se shkathtėsia e shpejtėsisė sė Allahut ėshtė mė e shpejtė se sa hapja e mbyllja e syve. Frika vazhdon tė mbetet derisa engjėjt e autorizuar tė sjellin qetėsinė: “... Mos u frikėsoni, mos u pikėlloni, keni myzhde xhenetin qė u premtohej.” Fusilet, 30. Nė kėtė rast mėnjanohet frika dhe largohet meraku.

    3. Kujdesi i madh pėr gjynahet edhe nėse je penduar pėr to. Ibn Mesudi (Allahu qoftė i kėnaqur me tė!) thotė: “Besimtari e shikon gjynahun e tij sikur tė jetė i ulur poshtė njė shkėmbi dhe frikėsohet se mos shkėmbi bie mbi tė, ndėrsa i prishuri e shikon gjynahun e tij si njė mizė qė kalon majė njė mali.” Tė parėt tanė tė mirė thoshin: “Mos shiko nė vogėlsinė e mėkatit qė ke bėrė, por shiko se kujt i ke mėkatuar.”

    4. Shfaqja e gjynahut tė kėpusė zemrėn duke u shfaqur i pėrulur para Zotit. Nuk ka gjė mė tė dashur tek Allahu se sa t’i vijė robi i tij me zemėr tė kėputur pėr mėkatet e bėra, i pėrulur, i bindur, i nėnshtruar, i penduar me zemėr tė pėrlotur tek Allahu, pa mashtruar, pa u mburrur dhe pa pėrbuzur tė tjerėt pėr gjynahet e tyre. Kush nuk i gjen kėto nė veten e tij, le t’i kthehet pėrsėri pendimit dhe saktėsisė sė tij.

    5. Kujdesja nė urdhėrimin e gjymtyrėve. Pasja kujdes nė urdhėrimin e gjuhės pėr ta mbrojtur nga gėnjeshtra, pėrgojimi, thashethemet dhe bartja e fjalėve. Angazhimi i saj nė pėrmendjen e Allahut, leximin e librit tė Tij.

    Kujdesja pėr barkun; nuk ha vetėm se hallall.

    Kujdesja pėr shikim; nuk shikon vetėm se hallall.

    Kujdesja pėr dėgjimin; nuk dėgjon vetėm se hallall, i ruhet dėgjimit tė muzikės, gėnjeshtrės, tė fshehtave.

    Kujdesja pėr duart; nuk i angazhon ato nė harram.

    Ruajtja e kėmbėve; nuk ecėn me to nė drejtim tė mėkateve.

    Kujdesja pėr zemrėn; e pastron atė nga smira, urrejtja, sulmet.

    Kujdesja nė dėgjueshmėri e bindje; e bėn atė tė sinqertė vetėm pėr hir tė Allahut dhe largohet nga syefaqėsia dhe fama.


    Kujdes nga neglizhenca nė pendim
    Vėlla i dashur!

    Njeriu nuk e di se kur i vjen momenti i vdekjes, as se sa ka mbetur nga jeta e tij. Kėshtu qė gjen njerėz qė neglizhojnė nė pendim duke thėnė se nuk ėshtė tani koha e pendimit, le tė shijojmė kėnaqėsitė e jetės dhe kur tė arrijmė nė moshėn e pleqėrisė, atėherė tė pendohemi. Pikėrisht, ky mendim i tyre ėshtė ndjekje e pėshpėritjeve tė shejtanit dhe joshje e dynjasė kalimtare. Shejtani e mashtroi njeriun se do ta bėnte atė tė pavdekshėm, por ai nuk e ka kėtė mundėsi.

    Neglizhenca ėshtė mospėrfillje e kujdesi ėshtė tė jesh i vėmendshėm nga shkujdesja e neglizhencės dhe tė shpresuarit e tepruar. Nėse nuk do tė teprojmė nė tė shpresuar nuk do tė ishte pakujdesia nė jetė.

    Vrapo, vėllai i dashur, nė pendim dhe kujdesu qė tė mos neglizhosh, sepse ajo ėshtė njė gjynah tjetėr qė ka nevojė pėr pendim!

    Jepi pendimit kujdesin qė i jep njė vakti ngrėnieje!

    Pendohu para se tė tė vijė exheli e tė ndėrpritet puna e aktiviteti yt nė kėtė botė!

    Pendohu sepse ti nuk e di se kur do tė pėrfundojnė ditėt, netėt dhe frymėmarrja jote!

    Pendohu para se tė mbetesh i padrejtė me veten tėnde dhe pastroje zemrėn nga njollosja e mėkateve, nė mėnyrė qė ajo tė mbetet e pastėr!

    Pendohu para se tė parakalojė ndonjė sėmundje e tė shkaktojė vdekjen e tė mos gjesh kohė pėr pendim!



    Mos pėrfito se nuk e shikon Allahun dhe tė keqadministrosh mirėsitė e Tij

    Vėlla i dashur!

    Disa njerėz e ngarkojnė veten e tyre me gjynahe dhe kur kėshillohen tė kenė kujdes pėr ndėshkimin qė vjen prej tyre, thonė: “Ne nuk jemi prej atyre qė janė nė dyluftim me Allahun nė gjynahe ditė e natė dhe qė kanė mbushur tokėn me gjynahe.” E megjithėkėtė e kalojnė jetėn nė shkujdesje, vetėm pėr tė jetuar e u furnizuar nė kėtė botė. Nėse shikon qė Allahu i jep nė kėtė botė edhe atij qė bėn gjynahe, kjo nuk do tė thotė se ajo ėshtė nė favor tė tij; pra edhe pse mėkaton, ai pėrsėri furnizohet, por mos harro se Allahu ia jep kėtė botė atij qė e do dhe atij qė nuk e do. Allahu i Lartėsuar thotė: “Meqė lanė pas dore atė me ēka u kėshilluan (t’i drejtohen Zotit), Ne ua hapėm dyert e ēdo gjėje (begatie), derisa kur u gėzuan pėr atė qė ju kishte dhėnė, i kapėm befas, e ata mbetėn tė zhgėnjyer. Ndaj u zhduk mbeturina e fundit e popullit mizor, pra falėnderim i qoftė Zotit tė botėve!” Enam, 44-45.



    Sė fundi
    Vėlla i nderuar!

    Shpejto tek Allahu me pendim, shpejto nė braktisjen e epsheve, shpejto nė lėnien e mėkateve, shpejto tė mos pėrqendrohesh nė kėtė dynja, shpejto tė pranohesh tek Allahu si i penduar, shpejto tė trokasėsh sa mė shpejt nė derėn e pendimit, sepse gjynahet e tua pėrbėjnė njė rrezik jashtėzakonisht tė madh!

    Tė kujtoj se Allahu gjatė natės e mban tė shtrirė Dorėn pėr tė pranuar pendimin e mėkatarėve tė ditės dhe e shtrin Dorėn gjatė ditės pėr tė pranuar pendimin e mėkatarėve tė natės, derisa tė lindė Dielli nga Perėndimi.

    Eja, vėlla i dashur, nė mėshirėn e Allahut, faljen dhe pranimin e Tij, para se tė pėrfundojė koha!

    E lus Allahun e Lartėsuar qė tė mė bėj mua dhe ty, si dhe tė gjithė muslimanėt, prej tė penduarve tė sinqertė! Paqja dhe bekimet qofshin mbi tė dėrguarin tonė, Muhamedin (alejhi selam)!

    Pėrktheu: Erion Sula
    Marre nga Burimi i Jetes
    Sa budalla eshte "Odisea"

Tema tė Ngjashme

  1. A jeni penduar ndonjėherė nė jetė?
    Nga ALBA nė forumin Grupmoshat e komunitetit
    Pėrgjigje: 160
    Postimi i Fundit: 15-03-2024, 05:04
  2. Pendimi!!!!!!
    Nga MISTRECE22 nė forumin Tema shoqėrore
    Pėrgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 10-11-2002, 21:12

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •