Aksident i pesfishte ne autostraden Tirane-Durres
Nje aksident i pesefishte ka ndodhur sot rreth ores 14.00. Pese makina jane perplasur njera pas tjetres ne autostraden Tirane-Durres me drejtim vajtje.
Te dhenat paraprake nga policia e qarkullimit rrugor bejne te ditur se deme ne njerez me pasoje vdekjen apo plagosjen nuk ka, ndersa shkak per perplasjen e 5 automjeteve eshte bere nje autoveture tip Lancia me targa greke, drejtuesi i se ciles ka frenuar papritur ne autostrade ne krahun e shpejtesise. Me pas drejtuesi i mjetit me targa te Greqise eshte larguar nga vendi i ngjarjes, por pas tij jane perplasur edhe 5 makina te tjera te cilat kane gjetur veten njera siper tjetres. Nderkaq trafiku ne aksin rrugor te autostrades Tirane-Durres ne vendin ku ndodhi edhe aksidenti u bllokua per rreth 30 minuta duke qarkulluar vetem ne nje korsi. Ekspertet e Policise Rrugore po punojne per nxjerrjen e shkakut te vertete te aksidentit te pesefishte.
Krijoni Kontakt