Close
Faqja 0 prej 13 FillimFillim 1210 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 130
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    17-03-2005
    Postime
    359

    Ministri i jashtëm turk inaguron televizionin e ri turk "Epoka e Re" në Kosovë

    Turqia do të jetë pranë popullit të Kosovës dhe do të mbështesë vullnetin e popullit gjatë përcaktimit të statusit të saj, tha ministri i Shtetit i Turqisë për Zhvillime Ndërkombëtare, Beshir Atallaj pas takimit me Presidentin Fatmir Sejdiu. Ministri turk premtoi angazhimin më të madh të vendit të tij në Kosovë në të gjitha fushat e jetës.
    "E dimë se Kosova gjendet në një fazë shumë të rëndësishme të përcaktimit të statusit", theksoi Atallaj duke lënë të kuptohet se Turqia mbështet një Kosovë të pavarur.
    "Ajo që dëshiron populli i Kosovës atë e dëshiron edhe Turqia, pra Turqia e mbështet vullnetin e popullit të Kosovës", u shpreh ministri turk.
    Nga ana e tij Presidenti Sejdiu pas falënderoi mysafirin për mbështetjen që Turqia po i jep proceseve në Kosovë që do të çojnë drejt pavarësisë, kërkoi vazhdimin e përkrahjes së Turqisë në të gjitha sferat e jetës, sidomos në atë të bizneseve.
    "Duhet thelluar bashkëpunimin në të gjitha fushat e veçmas në ekonomi, duke pasur parasysh interesimet e Turqisë dhe bizneseve të dy vendeve, kulturë, shkencë e shëndetësi. Komuniteti turk në Kosovë është element shumë i rëndësishëm në thellimin bashkëpunimit drejt pavarësisë, që të ndihmohet Kosova në të gjitha aspektet", tha Presidenti Sejdiu.
    Në kuadër të bashkëpunimit ekonomik ndërmjet Kosovës dhe Turqisë, pas nënshkrimit të marrëveshjes për mbrojtjen e investimeve të dyanshme, më muajin maj në Kosovë do të vijë një delegacion i madh biznesmenësh të njohur të Turqisë.
    Ministri turk Atallaj është takuar edhe me kryeministrin Agim Çeku dhe me shefin e UNMIK ut, Soren Jesen Petersen.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,381
    Postimet në Bllog
    22
    Atalaj inaguron televizionin e ri turk në Kosovë

    PRIZREN - Ministri i jashtëm turk Beshir Atalaj inaguroi sot kanalin e vetëm televiziv turk në Kosovë "Jeni Donem" (Epoka e Re). "Shpresojmë se ky kanal i ri televiziv do të jetë një simbol i paqes dhe qetësisë në Kosovë", - tha Atalaj. "Jam shumë i lumtur që të ndaj me popullin e Kosovës këtë moment."

    Kanali "Jeni Donem" do të transmetoje programe jo vetëm në gjuhën turke por edhe në gjuhë të tjera lokale. Ky kanal është ngritur me kontributet e Agjensisë Ndërkombëtare Turke të Zhvillimit.

    Turkish Press
    http://www.turkishpress.com/news.asp?id=118854

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Labeati
    Anëtarësuar
    31-07-2003
    Vendndodhja
    North America
    Postime
    1,232
    Dikush prej ketyne "nacionalistave" kosovar me tha qe veq nji katund me turq paska ne Kosove....

    Atehere si ka mundesi qe po na hapet televizion turk per nji katund?

    Nejse e gezofshin televizionin e ri te vellaut turk...

  4. #4
    Krejtesisht i kote dhe i panevojshem ne Kosove.
    TVK ka nje program qe informon pakicen turke, ndersa sateliti digital eshte i mbushur me stacione turke.
    Baba dovleti po na risjell serish kohen e shkuar, kjo tregon se ne Kosove ka ende mendim haxhiqamilist.

  5. #5
    Warranted Maska e Qerim
    Anëtarësuar
    06-12-2003
    Vendndodhja
    Home
    Postime
    1,641
    Te gjoret kosovare !

    Do t`ju behet mendja dhalle.Duhet te dine shqip, serbisht dhe turqisht .

    Une mendoj se eshte lajm i mire.Turqit po rreken te ruajne grahmat e fundit te nje kohe qe ka vdekur tashme.

    Sa per premtimet ekonomike ,nuk duhet te shpresojme shume.Keshtu premtuan ata edhe ne fillim te hapjes se Shqiperise.Por koha tregoi se Turqia nuk beri ndonje gje ne Shqiperi.Turqia nuk e ka fuqine ekonomike te kryeje sende te medha.

    Rrofte Shqiperia etnike !

  6. #6
    Perjashtuar Maska e Lunesta
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Dove la..Vittoria.....
    Postime
    1,660
    Hmm kanal turk ne kosove. Lufte per influence eshte kjo. Greku blen telekomin shqiptar. Arabi sjell 50 xhami dhe nja 50000 ferexhe. Gjejne shesh e bejne pershesh. Per sa kohe ti kemi leqet e dobeta ne keshtu do na bejne per leshko te gjithe. Ai Enver Hoxha ja u vinte mire kufirin te thana ketyre fqinjeve te 'mire'.


    Eshte koha per shqiptarizem. Te mbushen librat librat e shkollave per historine e ilireve (Bato, Teuta, Genti). Te bucasin kanalet televizive per trimerine e arberve ne luften kunder osmanllinve. Te cahen gazetat me historite per Rilindjen Kombetare para se te na japin lajme per plazhet nudo. Vetem duke u bombarduar me keto ide koka e forte e shqiptarit do ti rizbulojme rrenjet shqiptare te dokumentuara qe nga Herodoti (ie. Albanopolis).

  7. #7
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anëtarësuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Nuk jemi ne shekullin e 20-te tani. Turqit jane diplomatikisht aleatet tane me te medhenje ne Ballkan. Kjo shihet ne perkrahjen qe i japin pavaresise se Kosoves dhe u pane edhe me 1997-te kur i thane Greqise qe kufijte e Shqiperise jane te shenjte per Turqine. Kjo nuk dtth. qe ne harrojme te kaluaren, por vetem duam te perdorim diplomacine tone tani.

    Ne Turqi ka shume shqiptare, e shumica prej tyre, kane investuar si ne Shqiperi ashtu edhe ne Kosove.

    Sa per kanalin, kur isha une atje ne dhjetor, pashe qe kishin edhe nje kanal radioje, por nuk e degjonte kush. E edhe kete televizion nuk do ta shikoj kush.
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  8. #8
    Perjashtuar Maska e Lunesta
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Dove la..Vittoria.....
    Postime
    1,660
    Meqe nuk jemi ne shek 20 atehere ta harrojme edhe luftes e kosoves se edhe ajo e atij shekulli qe apo jo? Ti ngele duke u ankuar per serbet, tani po na mbron turqit. Te dy armiq i kemi pasur. Se kutpon se turqit na perkrahin nga pozita e pronarit qe i perkedhel bishtin vasalit? Na duan vetem sepse na e ndryshuan gjuhen duke e mbushur me 'lleqe' dhe na ndryshuan edhe emrat, nga emri shqiptar Genti ne Gani, nga Teuta ne Kudrete?

  9. #9
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anëtarësuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Ne nuk kemi asnje rrezik territorial nga turqit. Rreziqe kemi nga serbet dhe greket. Nga keta duhet te ruhemi e jo nga turqit sepse midis nesh e turqve kemi bullgaret. Keshtu qe, turkun e kemi pasur armik por nuk e kemi me. Ne pse mbajme miqesi me turqit per interesa dypaleshe, nuk dtth. qe nderrojme emrat tone nga Genti ne Gani apo nga Teuta ne Kudrete. Perkundrazi, sot nuk ka asnje shqiptar qe i ven femijeve te tij emra te tille dhe as qe do kete me.
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  10. #10
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Hajt bre mos e merrni aq afer zemres, se nuk eshte asgje se eshte hapur nje kanal televiziv turk ne Kosove. Prej kohesh ka pasur dhe ka kanale serbe, por asgje nuk ndodhi apo eshte duke ndodhur.

    Sa impulsiv qe jemi ne shqiptaret, aman! Mjafton nje gje e vogel dhe kercejme perpjete, duhet t'i marrim gjerat me me gjakftohesi, jo aq temperamenta te jemi.

    Behet mire, besoni!
    My silence doesn't mean I am gone!

Faqja 0 prej 13 FillimFillim 1210 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. "Revolucioni vonuar" dhe Ahmet Krasniqi
    Nga Brari në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 214
    Postimi i Fundit: 20-09-2018, 13:55
  2. Mbulimi i krimeve te kryera gjate luftes ne Kosove
    Nga Eni në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 17-01-2009, 07:43
  3. Historia e Kishes Katolike shqiptare ne Kosove
    Nga NoName në forumin Komuniteti katolik
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 15-06-2006, 16:43

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •