Polakët kampionë për krime
Londër. Publikohet raporti policor. Shqiptarët jo problematik
Nga Londra
Muhamed Veliu
http://www.youtube.com/watch?v=2DsOk7iWyXY
Niveli i krimeve të kryera nga emigrantët shqiptar në Londër është i papërfillshem krahasuar me ato të komuniteteve të tjera.
Ky është konkluzioni që mund të nxjerrësh nëse shikon raportin e publikuar sot 15-08-2007 nga policia Metropolitane londineze për krimet e kryera nga të huajt në kryeqytetin britanik.
Emigrantët shqiptarë nuk janë të përfshir në top listën e 20 nacionaliteve më problematik ku vëndin e parë e zënë polakët me 2,310 krime pasuar nga xhamaikianët me 1,750 krime ndërsa në vëndin e tretë qëndrojnë Irlandezët me me 1390 krime.
Shifrat e raportit janë nxjerrë nga statistikat policore për gjashtëmujorin e parë të 2007-tës.
Në të thuhet se më problematikët për rendin londinez janë qyterarët e vëndëve europiane si Polonia,Irlanda, Rumania, Lituani, Franca Portugalia dhe Italia të cilët janë të lirë të udhëtojn pa viza për në Angli.
“Të dhëna tronditëse që vinë si efekt i moskontrolit sa duhet të kufinjve tanë” kështu e ka komentuar raportin Damien Green i Partisë Konservatore në opozitë.
Këto statistika publikohen vetëm pak kohë nga deklarata e drejtorit të përgjithshëm të Agjencisë Speciale të Krimit të Organizuar SOCA Bill Huses për Top-Media, i cili deklarori se “Jo të gjitha krimet e kryera duhet tu faturohen shqiptarëve dhe se media britanike abuzon me ermin e tyre”.
Krijoni Kontakt