"I paguajmė tė gjitha taksat dhe gjobat, ndėrsa policia na dėbon pa asnjė shkak"

Emigrantėt nė Greqi akuzojnė qeverinė vendase se "po u vjel paratė, ndėrsa u jep dokumente qė nuk kanė asnjė vlerė". Sipas tyre, vendimi i fundit i qeverisė greke pėr ligjėrimin e emigrantėve tė paligjshėm, ėshtė bėrė me nxitim dhe pa strategji tė saktė. Kėtė, thonė emigrantėt nė Greqi, ndėr ta edhe shqiptarėt, e vėrteton edhe konfuzioni midis organeve tė ndryshme, lidhur me metodikėn qė duhet ndjekur pėr ligjėrimin e tė paktėn 150 mijė emigrantėve klandestinė, qė jetojnė nė kėtė vend. Sikurse denoncojnė vetė emigrantėt, procesi i legalizimit tė tyre ėshtė kthyer vetėm nė njė procedurė vjelėse pėr mbushjen e arkės sė shtetit grek.

Taksat dhe gjobat

Ata paguajnė taksat dhe gjobat e vendosura prej Ministrisė sė Brendshme greke, por dokumentet qė marrin prej zyrave shtetėrore nuk kanė asnjė vlerė. Gjithnjė, sipas emigrantėve, nėse policia greke i ndalon nė rrugė me vėrtetimet e lėshuara prej zyrave tė emigracionit, nuk e merr pėr bazė aspak kėtė dokument dhe i dėbon pėr nė vendet e origjinės. Emigrantėt kanė denoncuar gjithashtu edhe sjellje raciste ndaj tyre. Ata thonė se mbahen pėr ditė tė tėra prej policisė nėpėr rajone, nė kushte ēnjerėzore. Pėr kėtė qėllim, drejtues tė Shoqatės sė Emigrantėve Shqiptarė zhvilluan takime me krerė tė Drejtorisė sė Policisė nė Athinė. Autoritetet policore pretenduan se nuk ishin tė informuar nė rrugė zyrtare pėr fillimin e procedurave tė legalizimit tė emigrantėve, ndaj policia nuk i konsideron si tė vlefshme dokumentet e lėshuara nga strukturat shtetėrore pėrgjegjėse pėr emigracionin. Drejtuesit e Shoqatės sė Emigrantėve Shqiptarė u bėnė thirrje bashkatdhetarėve tė tyre tė jenė tepėr tė kujdesshėm gjatė pajisjes me dokumentet e legalizimeve. Gazeta "Shqip" u interesua pranė Ministrisė sė Brendshme tė Greqisė pėr situatėn e krijuar.

Kaosi institucional

Pas kėsaj, pėrmes njė deklarate shtypi, kjo ministri shpjegoi se "procedura e legalizimeve bėhet nė kuadėr tė strategjisė qeveritare pėr ligjėrimin e tė gjithė klandestinėve, tė cilėt jetojnė nė kėtė vend". Por Ministria e Brendshme greke nuk dha shpjegime pėr kaosin e krijuar lidhur me kompetencat e kontrollit, verifikimit dhe deportimit tė emigrantėve. Kjo ministri sqaroi se nuk ka kompetenca pėr tė ndaluar depėrtimin e emigrantėve. Burime tė kėsaj ministrie bėnė tė ditur pėr "Shqip" se, shkresa pėr pezullimin e deportimeve i ėshtė dėrguar Ministrisė sė Rendit qė nė fillim tė muajit gusht tė kėtij viti, "por nuk jemi nė dijeni pėrse kjo shkresė ende nuk ka arritur nė destinacion". Nė kėtė kaos, ata qė e paguajnė rėndė me para, por edhe qėndrim nėpėr birucat e rajoneve policore greke, janė pikėrisht emigrantėt. Ata, tė pashpresė, tė vjedhur e tė demoralizuar, enden nėpėr zyrat e bashkive dhe prefekturave.




STUDIMI


Mė shumė probleme?

Emigrantėt nė Greqi

Nė njė studim tė kohėve tė fundit, tė kryer nga Instituti Kėrkimor Shqiptar pėr Emigracionin, thuhet se emigrantėt shqiptarėt nė Greqi pėrbėjnė numrin mė tė madhe tė emigrantėve tanė kudo nė botė, rreth 700 mijė. Sipas studimit, problemi mė i madh ėshtė legalizimi i tyre, ku asnjėherė politikat qeveritare emigratore greke nuk janė ngritur nė nivelin e vendeve tė tjera tė Evropės. Shembulli mė i mirė pėr qeverinė greke duhet tė jetė ajo italiane, e cila konsiderohet promotor i politikave liberalizuese nė interes tė emigrantėve tė palegalizuar. Nė kėtė proces, "thembra e Akilit" pėr Greqinė mbeten gjithmonė sigurimet shoqėrore (ensimat) tė emigrantėve, qė vendet e tjera nuk e kanė si kusht. Numrin e blerjes sė tyre, pra tė siguracioneve shoqėrore, autoritetet greke e kanė ligjėruar pėr tė mbushur arkėn e shtetit.



Gazeta Shqip