Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 16
  1. #1
    Erzeni Maska e Shijaksi-London
    Anëtarësuar
    10-11-2002
    Vendndodhja
    ke kodra kuqe
    Postime
    778

    Policët e Rinasit hetuesi emigrantëve nga Anglia

    Presion përmes kontrollit për tu dhënë ryshfet.

    Policët e Rinasit hetuesi emigrantëve nga Anglia

    Vonesa të qëllimshme në kontrollin e pasaportave britanike.

    Nga Londra
    Muhamed Veliu


    http://www.youtube.com/watch?v=_kcMObihySU

    Vinë për tu çmalluar me të afërmit, stresohen nga kushtet në të cilat i gjejnë ata por u duhet të stresohen akoma më shumë, kur janë duke i dhënë lamtumirën e fundit Shqipërisë për këtë sezon pushimesh.
    Gazeta Shqip ka konstatuar se emigrantët shqiptar të cilët kthehen nga pushimet për në drejtim të Londrës, po ndeshen me probleme gjatë proçedurave të kontrollit të pasaportave në aeroportin Nënë Tereza.
    Duket se këtij aeroporti me një ndërtesë të re, i janë rikthyer ditët e errëta kur policët implikoheshin në trafiqe apo në aktivitete të tjera të paligjëshme, brënda mure të vjetra të tij.
    Por ta, tani pre e radhës për të nxjerrë ndonjë euro apo paund janë emigrantët shqiptar që lënë Anglinë për të kaluar pushimet në vendlindje.
    Disa prej tyre që kanë përjetuar një eksperiencë të tillë i thanë Shqip se
    policët në pikët kufitare të Rinasit ushtrojnë presion duke u thën se detajet tuaja në pasaportat britanike si qytetar kosovar janë të rreme.
    Kjo sipas emigrantëve për arsye se kërkojnë ti japësh para që të lënë të kalosh pa probleme.
    ”Mu duk vetja si në hetuesi kur një polic në Rinas më pyeti përse kam mashtruar duke përfituar padrejtësisht pasaportën britanike.” u shpreh Lali Thomai.
    E njëjtën histori është përsëritur kur e motra po udhëtonte drejt Londrës.
    Ai nuk e fsheh nervozizmin ndaj një dukurie të tillë.
    Ndërsa Alban Bytyci një tjetër emigrant që ka udhëtuar nga Rinasi për në Londër në 2 Qershor 2007 tregon se atij ju drejtuan pyetje të pakuptimta për më shumë se 6 minuta. Madje ju kërkua të fliste serbisht.
    “Përmes këtyre pytje policët e Rinasit duan të demostrojnë se po bëjnë detyrën, por kjo sjellje e tyre është presion i pastër ndaj nesh për tu ofruar para.” thotë ai.
    Një tjetër shqiptar i cili nuk deshi ti bëhet emri publik tha se ai sëbashku me 20 udhtëtar të tjerë që udhëtonin nga Londra për në Tiranë me kompaninë Alitalia u mbajtën më shumë se 30 minuta në pikën e kontrollit.
    Sipas tij arsyeja e vonesës nga policia ishte kontrolli i imtësishëm i pasaportave britanike.
    Po ashtu e njëjta situatë është edhe gjatë proçedurave check in ,me kompaninë British Airways. “Punonjesit shqiptarë në sportelin e kontrollit të bagazheve të kësaj kompanije ushtrojne të njëjtën metodë presioni.” janë shprehur disa emigrantë.

    Deshmia Gentit

    Genti eshte nje tjeter emigrant qe ka patur fatin e keq te jete subjekt i te tilla kontrolleve. Ja si e pershkruan ai ate qe i ka ndodhur ne Rinas.
    “Une studjoj ne Oxford te Anglise Juridikun dhe Politik, dhe jam shum i vetedishem jo vetem me ligjet e Anglise por edhe me ligjet e bashkimit Evropjan. Mua ma kan hequr trurin ne Rinas kur u ktheva me 7 Qershor te 2007. Oficeri i doganes qe me kontrolloj pashaporten, jo vete qe me ka bere shum pyetje, por ma ka kercenuar me heqjen e nenshtetsis Britanike. Dhe u habita me reagimin e tij, dhe jam kundra pergjigjur ne menyre ligjore, dhe pa kaluar kufirin e pasagjerit, dhe i thashe, se po te duash me me hequr pashaporten Britanike duhet te me padisish ne gjygj dhe te vertetosh se une jam X dhe Y, dhe vetem gjykata Britanike ka te drejt ligjore qe ta bej kete, se kjo pashaporte nuk eshte thjesh nje cape leter por eshte prone e Mretereshes se Britanis se Madhe. Dhe ka ngelur si i habitur qe nuk e mori me mend se do i pergjigjesha ashtu. Edhe nje kolege e tij me flok te zeza, si me e zgjuar se ai oficeri mudohej qe te me mohoje indentitetin. Por kam vuajtur psikologjikish shume nga ajo. Jam munduar qe te kontaktoj nje kanal televiziv qe edhe une te jap nje interviste ne Top-Channel. Officeret e Rinas Jan te cmendur qe te bejne sa me shum budalliqe, dhe shpresoj qe te permisohet sa me shpejt tratimi i pasagjerve ne pergjithsi, dhe te ndalohet tratimi terrorist ndaj qytetarve.


    Reagimi

    Ministri i Brendshëm zoti Bujar Nishani pasi u kontaktua nga ne për këtë problem në përgjigjen e tij përmes zëdhënësit Fatmir Konja tha se Ministria e Brendshme ka angazhimin e plotë për tw verifikuar nëse janë tejkaluar kompetencat nga ana e punonjësve të policisë në aeroportin e Rinasit,gjatë procesit të kontrollit të dokumentacionit të qytetarëve,vendas apo te huaj.
    Zonja Helen Flynn zëdhënëse e British Airways në prononcimin e saj tha se “ kontrolli pasagjerëve nga Tirana për në Londër i është besuar kompanisë së kontraktuar ICTS, e cila ka thënë se pyetje të tilla të detajuara janë të panevojshme.
    Më tej ajo sqaroi se në bazë të manualit CS-TIA përpara check in, pasagjerëve u bëhen disa pyetje si statusi emigracionit, intenerari apo se ku do të qëndrojë.
    Të tilla pyetje duket se bëhen vetëm në check in, e kësaj kompanije në Rinas pasi në vënde te tjera pasagjerët pyetetën vetëm për bagazhet.
    Në pikat e kontrollit check in të BA pyetet vetëm nëse dikushi tjetër të ka rregulluar valixhen dhe asgjë më shumë.
    Një situatë e tillë krijuar nga policët e kontrollit në Rinas sëbashku me disa punonjës të papërgjegjshëm të BA, do ti bëjë shqiptarët e Anglisë të mendojnë dy herë nëse për Krishtlindje apo sezonin tjetër veror destinacioni i tyre të jëtë Shqipëria.

  2. #2
    i/e larguar Maska e Homza
    Anëtarësuar
    24-02-2006
    Vendndodhja
    Ne kat te siperm!
    Postime
    3,092
    Une kam vajt ne Shqiperi disa her, me pasaporte British edhe sme ka bo vaki te me dnodhi dicka e tille, sidomos tani qe punetoret jan ne survejim te plot me kamera me te sakta se top xhungla.

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-09-2003
    Vendndodhja
    varavingo
    Postime
    1,084
    Citim Postuar më parë nga Shijaksi-London
    Një situatë e tillë krijuar nga policët e kontrollit në Rinas sëbashku me disa punonjës të papërgjegjshëm të BA, do ti bëjë shqiptarët e Anglisë të mendojnë dy herë nëse për Krishtlindje apo sezonin tjetër veror destinacioni i tyre të jëtë Shqipëria.

    Ti para ca ditesh testove forumin per kete artikull dhe e pe qe gjithe ishin kunder ksaj ideje per te bere nje investigim rreth emigranteve.

    Tani ajo qe une kam cituar me bene te mendoj se ti nuk jeton me realitetin shqiptar. Jo ti ndalojne dhe bejne pyteje emigranteve shqiptar por dhe zvarr ti marrin prape ato do ikin ne shqiperi.

    Mos shkruaj pallavra

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Anisela
    Anëtarësuar
    20-01-2004
    Postime
    764
    Edhe une isha ne Rinas me dt 30 Qershor dhe me bene ca pyetje te cuditshme.
    Kur e ke bo pashaporten e re?Sa vjet ke qe jeton atje?Kur ke qene heren e fundit ne Shqiperi?Ku do rrish?
    Dhe keshtu ne rruge te madhe eshitme zemren tone, njerzve qe vetem nje te perqeshun dhane per te e shkuen te kenaqun e tu u gezue- pse pane mfshetsinat intime te kesaj jetes tone.

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-07-2007
    Postime
    15
    Deri me sot sa kam lexuar neper forume kaq kohe nuk kam pare ndonje gazetar tjeter t'i bej reklam vetes.

    Urime M.Velia je i madh.

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e lojaxhiu
    Anëtarësuar
    27-01-2004
    Vendndodhja
    Londer
    Postime
    409
    Ore kur njerezit thone mos e bej se me shume prish pune se sa ndreq... a i merr parasysh ndonje cik ti? A ndjen ndo pak pergjegjesi per ankthin qe i shkakton njerezve?

    Ti a ndjen ndonje fare ndergjegje per keto gjera... apo vazhdon sikur je akoma ne atobuz... sic i thone.

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-09-2003
    Vendndodhja
    varavingo
    Postime
    1,084
    Citim Postuar më parë nga Anisela
    Edhe une isha ne Rinas me dt 30 Qershor dhe me bene ca pyetje te cuditshme.
    Kur e ke bo pashaporten e re?Sa vjet ke qe jeton atje?Kur ke qene heren e fundit ne Shqiperi?Ku do rrish?
    Goce airporti nuk eshte han pa porta. Kur nje suedez shko ne norvegji e pysin ne airport dhe jo me tek ne qe hajdutlliku dhe fallcifiteti jane ne mase. Ndersa shkalla e dyshimit eshte aq e modhe sa qe kur i japim doren njeri tjetrit numrojme gishtat e dores nese i kemi prape 5 .

  8. #8
    Erzeni Maska e Shijaksi-London
    Anëtarësuar
    10-11-2002
    Vendndodhja
    ke kodra kuqe
    Postime
    778
    Citim Postuar më parë nga lojaxhiu
    Ore kur njerezit thone mos e bej se me shume prish pune se sa ndreq... a i merr parasysh ndonje cik ti? A ndjen ndo pak pergjegjesi per ankthin qe i shkakton njerezve?

    Ti a ndjen ndonje fare ndergjegje per keto gjera... apo vazhdon sikur je akoma ne atobuz... sic i thone.
    o lojnaxhi, avash robo se po na bohesh sikur me qene krye-koka e shqiptareve ne Angli,me nja tre kater diplloma nga Oxfordi apo Kembrixhi.
    Kush je ti njehere qe te marr urdhera une ta bej apo mos ta bej lajm? Askushi.
    Une marr parasysh problemin e atyre te cileve moren mundimin dhe me kontaktuam per problemin, ndersa sygjerimet e tua prej nje njeriu me sy te lodhur nga lojnat elektronike i shumezoj me ZERRO.
    Hik robo hudhi nje grusht uje syve se me dukesh shume shume shume i lodh.
    Tung

  9. #9
    ...dhe jeta ime u fal Maska e Peniel
    Anëtarësuar
    10-03-2003
    Vendndodhja
    -|- Atje ku njeriu takohet me Perëndinë
    Postime
    1,257
    Besoj se kjo ka një arsye të fortë për shkak të publikimeve të mashtrimeve me pasaportë kosovare. Nuk ka pse shihet me sy të keq nga ana juaj, e të gjithë atyre që jetojnë dhe punojnë në Angli. Për më tepër ky lajm mund të shërbejë edhe si paralajmërim për të gjithë.

    Nuk janë vetëm policat në Rinas që ushtrojnë kontrrolle të tilla. Në çdo pikë doganore bëhen kontrrolle të këtij lloji. Ata që janë emigrantë e dinë shumë mirë këtë gjë.


    Do t'ju lutesha të mos e degjeneronit temën ashtu siç bëtë me temën e parë. Nëse dikush ka diçka personale me hapësin e temës, të komunikojë në privat. Çdo postim që nuk do jetë brenda temës do fshihet.





    ns
    קָדֹושׁ קָדֹושׁ קָדֹושׁ יְהוָה צְבָאֹ


    I Shenjtë I Shenjtë...

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e lojaxhiu
    Anëtarësuar
    27-01-2004
    Vendndodhja
    Londer
    Postime
    409
    Po pra, ngaqe eshte me se normale qe te kete keshtu lloj kontrollesh ne disa rastesh nuk me duket ndonje lajm kaq i mireqene.

    Per punen e degjenerimit te temes mos ki merak se ky gazetari i mirefillte ketu e kontrollon veten shume dhe nuk di si te shaje.

    Muhamed, une nuk te bera sygjerim qe mos ta shkruaje. Do te ishte e kote. Une te thash futja kot (nuk ke nevoj per njerez) dhe e ndoqe sygjerimin.

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 43
    Postimi i Fundit: 22-05-2013, 16:04
  2. Policët Grekë Marrin Jetën E Një Shqiptari
    Nga Zemrushja në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 24
    Postimi i Fundit: 24-05-2007, 05:31
  3. Pushohen nga detyra oficeret e policise se Rinasit
    Nga Genti^Itali në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 05-07-2004, 23:46
  4. Unë e pashë se si policët masakruan Tahirllarin
    Nga ganoid në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 07-03-2003, 09:20

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •