Dje me ne fund, mora guximin te shoh nje film, pamjen e te cilit e shtyj prej kohesh. Per te pare filmat e nje "border-line" sic eshte Von Trier, duhet pak parapergatitje. Jam ndjere gjithmone shume keq pas vizionit te nje cfaredo filmi te tij, duke filluar nga Dogville, filmi i pare i ketij autori qe kam pare, e duke vazhduar me Dancer in the Dark, Europa, Idiots, Breaking the Waves, Epidemic, Manderlay (qe bashke me Dogville perben nje trilogji akoma te paperfunduar) Kingdom, ecc.
Kisha pare para nje muaji Medea-n e Pasolinit me nje Maria Kallas te shkelqueshme dhe mezi c'prisja te ndjehesha ne humorin e duhur per te pare punen e Lars Von Trier bazuar mbi tragjedine e Euripidit. Ne nje te shtune gushti (shume pak e pershtateshme ne te vertete per te pare nje tragjedi te tille nga nje moralist gjusem te cmendur) u ula ne kolltukun tim dhe ndoqa me vemendje kto 76 minuta terrori puro...
Kam qare.
Pershtatja mitologjike eshte teper e arritur edhe per faktin se eshte e ambientuar ne nje mesjete skandinave dhe per kete therret sagat e legjendat danese. Mund te interpretohet edhe si nje metafore kristologjike sidomos kalvari i gjate e i mundueshem i Medeas drejt pemes ku do te vare femijet e saj per tu hakmarre me Jasonin, burri i saj qe per pushtet trathon Medean me femije.
Te tmerrshme angolaturat e xhirimit dhe zerat. Sic mund ta dije kush ka pare filma te ketij autor, ai nuk perdor kurre muzike ne filmat e tij.
Filmi fillon me nje pamje makabre te Medeas qe pret me krahe te hapur vdekjen. Shpeton nga paraqitja e papritur e Egjeut, i cili i ofron mikepritje mbi anijen e tij. Medea kupton fatin e saj dhe, e pafuqishme, i dorezohet. Nderkohe Kreonti ne pallatin e tij ka vendosur mbi fatet e te gjitheve, do T'i jape per grua Jasonit bijen e tij Glaucen dhe te ekstradoje Medean me femije menjehere. Medea i kerkon nje dite per pergatitjen e udhetimit dhe Kreonti, per meshire, pranon. Ne keto 24 ore, ajo realizon planin e saj. Helmon Glaucen, me te cilen vdes edhe Kreonti, dhe var ne nje peme femijet per t'u hakmarre me Jasonin... Skena e varjes eshte me e tmerrshmja qe kam pare ndonjehere...
Jasoni vdes i cmendur larg ujit, qe eshte shtepia e tij kurse Medea Martohet me Egjeun, zoti i ujerave dhe kthehet mbretereshe ne atdheunt e vet qe kishte tradhetuar per dashurine e Jasonit. E bukur skena finale kur Medea mbi anije heq shamine nga floket, te mbajtur te fshehur per te gjithe filmin dhe ostenton nje kiome flokesh te kuqe.
Krijoni Kontakt