Close
Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 22
  1. #11
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,459
    Postimet nė Bllog
    23
    “Ylli Pangos, pendėshkruesit tė hershėm”

    Prof. dr. Apollon BAĒE

    Shkrimi i gazetės “Panorama”, “Letėr nga Ylli Pango, pendėshkrues i hershėm”, ėshtė shkrimi mė vulgar qė njoh nga media shqiptare. Mjerimi ėshtė se ky shkrim i pėrket ministrit tė Kulturės, Ylli Pango. Dhe nėse njė ministėr Kulture nis e shkruan me zhargonin e rrugės, mjerė kultura e kombit.
    Dikur, kryetari i partisė suaj, Skėnder Gjinushi, ju hapi rrugė me fjalėt “mė mbetet qė tė tė jap emrin e nėnės, qė tė mė shash edhe nga ajo dhe tė biesh rehat”. Emri i nėnės sime ėshtė Meli.
    Nuk mund t’jua kthej reston me tė njėjtėn monedhė. Pėr kėtė nuk nisem nga frika e pėrballjes me dikė qė mbahet si ndėr specialistėt mė tė shquar tė sharjeve, as nga dėshira pėr tė treguar se ju i pėrksni njė kategorie krejt tė ndryshme nga e imja. Thjesht ngaqė edukata familiare dhe respekti ndaj normave elementare tė etikės qytetare nuk mė lejojnė tė zhytem nė batakun e gjuhės suaj. Mė mbetet veē qė kėtyre sharjeve, tė cilat amerikanėt i quajnė “mudslinging”, gjuhė e fėlliqur, t’u kthej shpinėn. Siē u kthehet shpina dhe shpėrfillen sharjet e tė pirėve a personave me probleme psikike. Bishėzės “qelbės” tė pyllit, armė mbrojtėse e sė cilės ėshtė kutėrbimi, i largohen tė tėrė.
    Pėrveē “mudslinging”-ut, gjuhės sė fėlliqur, shkrimi i mėsipėrm shquan pėr rrebeshin e thashethemeve, shpifjeve, mburrjeve. Pėr nga tekstura e pazakontė, si ajo e ekspozitave tė pakushtėzuara tė fėmijėve dhe tė sėmurėve psikikė. Pėr njė miksturė ku ofeza dhe kėrcėnimi i shėmtuar pėrzihen ēuditshėm me autolėvdatėn e skajshme, ku ligėsia e skajshme pėrzihet habitshėm me paditurinė primitive dhe infantilizmin. Tė replikosh me njė shkrim tė tillė, ėshtė njėsoj sikur tė replikosh me hiēin.
    A ia vlen t’ju sqaroj se mosha nuk ėshtė virtyt, por proces fiziologjik dhe se pas njė dekade (me kusht qė tė mos i rivini tritol vetes) do tė arrini moshėn time dhe tė eprorit tuaj?
    A ia vlen t’ju sqaroj se Don Kishoti i Manēės (jo i Tobozės, siē e quani ju) nuk ėshtė simbol i korrupsionit, por qesėnditė pėr moshėn janė tė pashije pasi lufton pa sukses kundėr “zuzarėve”: kusarėve, shpifėsve dhe mashtruesve.
    A ia vlen qė t’i shtoj pėr “hakmarrje” ndaj deformimit tė mbiemrit tim njė “s” mbiemrit tuaj dhe tė zihemi e grihemi si kalamajtė e kopshtit qė gėrnjarje tė preferuar kanė shprishjen e emrit a mbiemrit? Dhe, sė fundi, desha t’ju pyes: Ēfarė kanė tė bėjnė tė tėra kėto me ruajtjen e monumenteve tė Durrėsit?
    2. Jo rrallė pėrgojimet tuaja mbartin njė dozė helmi. Sipas jush, “partia ėshtė treguar zemėrgjerė me plangprishėsin, i cili nė 2005-n i solli humbjen e radhės”. Po, z. Pango, jemi jek e jek. Nė 2005-n, unė humba si kandidat i PD-sė nė zonėn mė tė vėshtirė tė Tiranės; nė vitin 1997, ju humbėt si kandidat i PS/PSD-sė nė zonėn mė tė lehtė tė Durrėsit. Por ju gaboni kur thoni “partia ime”. Nė ’92-shin ndėrpreva bursėn shkencore nė RFGJ pėr tė qenė ndėr mė aktivėt nė fushatėn e PD-sė, ndėrkohė qė ju ju cilėsonin si kundėrshtarin mė tė egėr tė PD-sė nė Komitetin Drejtues tė PSD-sė. Nė ’97-n, kur transmetoja me neutralitet nė DW kronikat e revoltave tė Jugut, ju ishit njė ndėr eksponentėt e kėtyre revoltave. Nė 2001-shin, kur lashė mėsimdhėnien nė RFGJ pėr tė mbėshtetur fushatėn e PD-sė, ju merreshit me “kėnaqėsinė hyjnore tė rekreacionit”, dmth me plagjiaturė. Nė 2004-n lashė familjen nė Kanada pėr tė mbėshtetur PD-nė, u kėrcėnova me vrasje pėr shkrimet dhe i solla PD-sė BGR-in bashkė me fondet pėrkatėse. Ku ishit nė kėtė kohė ju, z. Pango? Cilėn parti quani ju partia ime? PSD-nė, apo PD-nė?
    Ne nuk kemi qėndruar asnjėherė nė tė njėjtėn llogore, madje as tani. Lojėn e kujt bėtė kur shkarkuat “pėr paaftėsi”, nė pikun e fushatės sė zgjedhjeve tė parakohshme nė Pogradec, kandidatin e PD-sė, anėtarin e KOP-it, Enis Hoxhėn, duke rrezikuar fitoren e PD-sė nė njė zonė tė sajėn, me pasoja tė paparashikueshme pėr zgjedhjen e presidentit? Kjo mė bėn tė pyes se cila forcė ju flaku nė orbitė dhe cila forcė vazhdon t’ju mbajė nė orbitė?
    3. Nė shkrimin tuaj, ju ravijėzoni me modesti portretin e “Pendėshkruesit tė hershėm”, dmth. autoportretin tuaj: “Hershėm shkrues dhe jo fort i keq... me joshje sipėrane tė krijimit... qė shkruaj ėmbėl dhe me dashuri... me kėnaqėsinė hyjnore tė kreacionit dhe rekreacionit fort pėr zemėr”. Krahas kėsaj drite hyjnore, ju pikturoni me penelata tė hirta vorbat e nxira dhe ēalamane tė “subkulturės” sime, tė “shkrimeve prolikse me dokumente dhe referenca ligjore... tė mėrzitshme dhe lodhėse pa hak tė lexuesit”.
    Por, z. “Pendėshkrues”, unė nuk e kam nisur polemikėn me ju pėr tė fituar ēmimin “Pulicer” a “Puplėn e Artė”. Shteti ligjor dhe drejtėsia e tij nuk bazohen nė “kėnaqėsitė kreative dhe rekreative”, qofshin ato dhe “hyjnore”, por nė “dokumente dhe referenca ligjore”. Tė hirta dhe aspak poetike.
    Oscar Wild nuk pranoi avokat, foli nė gjyq pėr “kėnaqėsi hyjnore” dhe mori dėnimin maksimal. Provojeni dhe ju qė nė shtator t’i flisni trupit gjykues pėr “palloj pendėshkruar dhe drerė tė shpejtė, pėr kreacion dhe rekreacion” dhe tė mos mbėshteteni nė atė materialin e “hirtė dhe proliks tė dokumenteve dhe referencave ligjore”. Ripėrsėriteni edhe njė herė atė brilantecėn juridike se “aktet nėnligjorė tė ministrave tė kohės sė qoftėlargut” nuk kanė vlerė.
    3. Megjithėse ekspertiza e kėrkuar nga Kryeministri kėrkon anulimin e urdhrit tė shkarkimit tim dhe marrjen e masave ndaj hartuesve tė saj, ju vazhdoni me kėmbėngulje disku tė prishur gramafoni motivin: “Ai i ka lejuar tė pafreve nė Durrės e kudo t’i shkatėrrojnė monumentet e kulurės... t’i ngulin thikėn nė gėrmaz a nė kurriz... duke e ēuar nė mbi 700 numrin e monumenteve tė dėmtuar”. Qė do tė thotė se unė kam therur nga njė monument pėr ēdo ditė jave dhe nga dy weekend-eve. Me ju nuk ia vlen tė harxhosh frymėn. Pavarėsisht se jua kam shpjeguar se nė 12 vjetėt e shkuar janė dėmtuar 846 monumente, se nė dy vjetėt e fundit janė dėmtuar vetėm tre monumente, se ka filluar rikthimi nė gjendjen e parė, ju s’doni qė s’doni tė kuptoni. “Nuk ka vesh mė tė shurdhėr se veshi i atij qė s’do tė dėgjojė”, mėson proverbi arab. “Lavare la testa all azino”, thonė italianėt pėr raste tė tilla.
    Kėshtu ne do tė vazhdonim nė infinit. Ti je kasapi qė ther monumentet, ju jeni shpifės, ti je “Thani i korruptės”, ju abuzoni me pushtetin dhe shkelni ēdo normė tė shtetit dhe kėshtu me radhė. Besoj se tani e dini se kėtė do ta pėrcaktojė gjykata. “Nėse koka e serbit nuk ėshtė pjekur pėr logjikė, ajo ėshtė plotėsisht e pjekur pėr dru”, - shkruante Frederik Momseni.
    4. Ju sprovoni tė fusni tentakulat tuaja nė jetėn time private. Ju autorizoni veten tė flisni pėr mua nė emėr tė Kryeministrit: “Natyrisht, dera e madhe e Kryeministrit qė e njeh prej vitesh nuk iu hap”. Ju mburreni se e dini se ēfarė kam biseduar prapa portave tė mbyllura nė Kryeministri: “Ka qarė, ėshtė ankuar, ka kėrkuar falje, ka kėrkuar mėshirė”. Shkurt, ju dini pėr mua edhe ato gjėra qė unė nuk mund t’i di, pasi nuk i kam bėrė kurrė.
    Me kė mė ngatėrroni, o zotėri? Me veten? Natyra nuk mė ka pajisur me lot dhe nuk kam qarė as nė dhimbjet mė tė mėdha tė jetės sime. Nuk kam kėrkuar mėshirė as nė ’67-n, kur mė priste gjyqi ushtarak; as nė ’85-n, kur provova qelitė komuniste; as nė ’94-n kur kalova hetuesinė e UDB-sė. I kam kėrkuar tė falur djalit 6 vjeē, por kurrė nuk kam kėrkuar falje pa pasur faj. Nuk jam grifon gjysmė lepur gjysmė luan, nuk kam qenė kurrė luan me vartėsit dhe lepur me shefat, siē thonė pėr ju dhe kėtė e dini fort mirė.
    Ku bazoheni, z. Pango, qė mė quani “Than i Korruptės, Apollon i Bahēesė sė parasė sė vjedhur trimėrisht, Vrastar jo i njė e dy por i qindra monumenteve”? Kush jua jep juve forcėn qė brenda kuadrit tė shtetit ligjor tė shpifni lirshėm si operativ Sigurimi dhe tė mos ju hyjė gjemb nė kėmbė? Kush ju lejon tė fusni tentakulat tuaja nė jetėn time private? Kush ju autorizon tė mė flisni nė emėr tė Kryeministrit?
    5. Por jo vetėm kaq. Me lugėn e madhe tė shtrigės pėrzini me vrull kazanin e thashethemnajės, shpifjes dhe ofezės pėr kolegėt tuaj dhe pėr ata qė qėndrojnė mbi ju, brenda a jashtė Kryeministrisė pak ka tė bėjė.
    Ju shkruani: “Nga e gjen ai kėtė guxim pas ndoca javė heshtjeje tė pėrunjur?... Sėmundjes sė butė, e cila e ka njohur mirė, i ka leverdisur ta yshtė mė tej”, duke i nxjerrė kėta persona yshtės realė tė shkrimeve tė mia tė pėrzier me afera tė dyshimta.
    I nxirrni komplotistė, ndonėse tė pakrahasueshėm me ju pėr nga superkultura qė keni: “Sėmundja e butė dhe mbrojtės tė tjerė jo fort tė ditur nė lėmin e penės, aq mė pak tė monumenteve tė kulturės, kanė menduar tė mė luftojnė me ndoca metoda qė nuk janė tė panjohura pėr mua”.
    I kėrcėnoni me forcėn e tmerrshme pendėshkruese qė posedoni “Sėmundja e butė e ēdokush tjetėr qė e mbėshtet do tė hyjė nė kujtimet e mia tė mėvonshme”.
    I tallni mirė e bukur me shprehjen “Sinqerisht ju dua shumė”. Si ai shoferi i kamionit, qė i tha vargut tė rosave: “Ju dua shumė. Me pilaf”.
    A ju ka mbetur ndonjė grimcė morali politik kur i bėtė tė ditur publikut pėrēmimin pėr kolegėt dhe eprorėt tuaj? Kush jua jep fuqinė qė t’i kėrcėnoni me linēim, qoftė letrar? Si ia lejoni vetes tė aludoni publikisht pėr afera tė dyshimta tė kolegėve tuaj?
    Nėse jeni vėrtet psikolog dhe parapsikolog, siē pretendoni, pacienti i parė qė duhet tė kuroni jeni ju vetė. Egėrsia e karakterit shizoid dhe deliri i madhėshtisė po ju shtyjnė drejt skizofrenisė akute, drejt “delirium tremens-it”. Dhe kėtė nuk jam unė i pari qė jua them.
    6. Nė fund tė shkrimit mė kėrcėnoni si nė ritualet Vudu, me jehonė shpirtrash tė liq nga bota e pėrtejme, “nuk do ta gjesh nga zjarri pėrvėlues i ferrit, Apollon,... as nga dheu tretės, Apollon... do ta gjesh nga frika jote, o Apollon... frika jote o Apollon”. Frikė nga kush, “o Yll ministror”? Nga “largimi i afėrm i Sollakut”, siē shkruani? Dmth nga gjyqi? Por nė gjyq, krejt nė tė kundėrt me kanosjen “po nuk e dhe dorėheqjen do tė pėrfundosh nė gjyq”, ju kam thirrur unė ju dhe jo ju mua. Pėrse nuk mė paditėt z. Ministėr? Pėr shkak tė shpirtgjerėsisė? Sikur ju tė kishit pasur nė dorė qoftė edhe njė shkelje a abuzim minimal, duart e mia do t’i kishit zbukuruar me byzylykėt e prangave. Kėrkesės suaj “mė jepni qoftė edhe njė shkelje tė vetme”, drejtorėt e Degėve Rajonale tė Monumenteve iu pėrgjigjėn: “Nuk ka as edhe njė shkelje tė vetme”. Atėherė, nga se duhet tė kem frikė, z. Pango? Nga ndonjė delinkuent i paguar, apo nga ndonjė ekspert tritoli?


    Z. Pango, ju e keni mbaruar tėrė arsenalin. Thatė ē\mund tė thoshit, shpifėt ē’mund tė shpifnit, ofenduat pėr ē’mund tė ofendonit. Tashmė nė karikator nuk keni asnjė fishek. Tė gjitha shashkat e tymit, tė gazit lotues dhe tė gazit helmues ju janė mbaruar. Tani ėshtė radha e ime.
    Ju thyet ēdo normė etike dhe pėrdhosėt ēdo tabu morale dhe kjo mė jep tė drejtėn tė shkruaj pėr gjithēka di rreth jush, qė nga lista e dėgjueseve tė thėnies standard: “Pėr tė marrė provimin, duhet tė dish ngjyrėn e tavanit tim”. Por nėse do tė shkruaja pėr intimitetet tuaja ekstravagante, do tė bija nė nivelin tuaj, do tė zhyhesha dhe do tė bėhesha si ju, ndėrkohė qė unė kurrsesi nuk jam ju.
    Nė tė kundėrt, nė shkrimin e radhės (Kush jeni ju, z. Pango? 2) do tė ndalem nė teknologjinė e endjes tė “spider-web”-it tuaj dhe pėrcaktimin e ekipit endės tė “spider-web”-it. Do tė sprovoj t’ju sjell nė faksimile qė nga plagjiaturat e “Social Psychology”-sė deri te lista e personave tė cilėve u ėshtė kėrkuar mita standarde 50 mijė euro. Qė nga deviacioni i fondeve ndėrkombėtare pėr Shqipėrinė drejt fondacioneve okulte te lista e personave qė keni pushuar ose keni dashur tė pushoni te lista e atyre qė keni sjellė. Plotėsuar kjo me nivelin profesional dhe pėrkatėsinė partiake tė kėtyre personave.
    Pėrse? Pėr shpagim pėr banalitetet dhe kolanėn “Than i Korruptės, Apollon i Bahēesė sė parasė sė vjedhur trimėrisht, vrastar jo i njė e dy, por i qindra monumenteve etj?”
    Kurrsesi, shpagimin pėr fyerjet dhe mashtrimet e shkrimit tuaj i ka marrė shkrimi juaj. “Perėndia ia merr mendtė dikujt dhe ai bėn turli marrėzirash”, thotė proverbi arab. “Pastaj ia kthen atij qė tė shohė se marrėzitė e bėra nuk ndreqen mė”.
    Ju kam thėnė, z. Pango, se kėnaqėsia e egėr e shpagimit ėshtė e huaj pėr mua dhe se nėpėrmjet jush unė nuk luftoj personin Pango, por “Fenomenin Pango”, tė bezdisshėm pėr intelektualin, tė dėmshėm pėr PD-nė, tė rrezikshėm pėr vendin.
    Nė kėto kushte, jetėgjatėsinė e karrierės suaj e shoh sa tė njė meteori, i cili merr flakė sapo hyn nė atmosferė. Duke tėrhequr nga pas njė bisht tymi e zjarri, si bisht palloi puplashkruar, derisa pėrplaset me tokėn duke shkaktuar dėme, por sė pari duke copėtuar veten.

    Albania

  2. #12
    Genesis besoj se ne Shqiperi ka plot politikane qe jane te mire arsimuar qe ne kohen
    e xhaxhit e me ndonje master ne vitet e "demokracise" kane ditur te pershtaten mire
    me kohen.Problemi me keta politikanet tane eshte se u ka zene truri dhjam dhe jane
    bere te gjithe si profetet kush e kush te yshti me pare.Mjafton te jene pas kolltuqeve dhe zyrave qeveritare se s'ka
    asnje problem, te drejtosh ekonomine e nje vendi eshte njesoj si te ujitesh lulishtet qe kane ne vilat e tyre apo te lozim sylla mbylla.
    Per te bere vizita ne shtetet perendimore asnjhere nuk u ka munguar e drejta (dikush ka dhe jetuar jashte vendit) me cfare fytyre prezantohen perpara homologeve te tyre e per cfare i mbajne me vete ato
    blloqe ku kane shkruajtur nje tufe me brockulla mbetem duke kerkuar ndihme gjithe andej se po mbytemi qe ne 1991. Jam kurjoz te di cfare tip te bardhi marrin keta dreq ??
    Ne ketu flasim per Pangon, Bacen e Dhimon keta si persona produktivitetin e kane zero le te kene mbrojtur titull mbi titull jane te vjeter jane pompoze e te rende dhe kete menyre te sielluri ua trasmtojne dhe vartesve te vet kudo i ke keta virusa te administrates "publike"
    Vendi po shkon drejt krizes energjitike e ky diskutim ketu ne forum me kujtohen ate humorin me Ceken e shokun Sillo "ore po partizanet ishin te gjithe shpatull gjere e sy petrit"

    Deri sa do te vazhdoj kjo odise e vendit tone ???

    Respekt Genesis
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga andiOS : 03-08-2007 mė 20:32

  3. #13
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    shum keq qe pango merret me bace-n.

    shkallmimi i vendeve me permbajtje vlerash te antikitetit eshte nje nga faqet e zeza te viteve pas 90-te..

    deri ne vitet 90 shteti enverist prishte cte donte e ruante cte donte..
    instituti i mbrojtjes ishte si nje haxhi llesh pa fuqi..ose si nje loro boric qe ishte trajner po ndrrimet i benin generallet nga tribuna..

    mbas 90 mafia e sapo krijuar..kuptonet ..mafie e partis punes.. filloj ndertimet..

    dhe ja hyri fshatce vendeve antike..
    dhe instituti perseri ishte i pafuqishem sikurse ishin te pafuqishme plakat e vlores per te ndalur hordhite zabiti-ste ne 97-ten..

    dhe sot apoloni i institutit ska fuqi te ndale mafien..
    kete e di pango..por pangua nuku do te ndeshet vet me mafien dhe ja rras apolonit.. te luftoj me mafien..
    jo pangush.. je ti qe e ke kte detyre.. ti me berishen.. e jo apoloni i ngrate..

    pra bie ere m.ut veprimi i pangos..
    qe do te thote.. o mafi un spo ju ngacmoj..

    po ja qy polua don tju ndale.. se un jam i urte..

    iii..

  4. #14
    Perjashtuar Maska e thorgal
    Anėtarėsuar
    20-05-2002
    Vendndodhja
    me zemer ne Shqiperi
    Postime
    296
    Qe Ylli Pango eshte nuk eshte i paster e as engjell kete e dine te gjithe, sidomos ne Tirane ku thuhen njemije te zeza per te, por eshte e pamundur qe ai te akuzoje A. Bacen pa asnje baze. Ne masakren qe eshte bere me zonat arkeologjike edhe Bacja ka pjesen e vet te fajit pa asnje dyshim.

  5. #15
    i/e regjistruar Maska e janulla
    Anėtarėsuar
    17-06-2003
    Vendndodhja
    New York
    Postime
    50
    Shqipni tavolinash

    Artan Lame

    Mė tė shumtit e njerėzisė ua kanė mbathur plazheve e maleve tė Shqipėrisė, ndėrsa ca mė tė paktė qė ua mban xhepi, edhe atyre tė Antalisė e Tarabulluzit, duke premtuar, secili sipas tė vetės, se do tė kthehet nė shtator pėr t‘iu pėrveshur reformave. Nė kėto kushte, tė vazhdoj unė tė shkruaj pėr gjėra qė tė gjithė i kanė lėnė nė shtator, i bie tė jem para kohe dhe tė mbaj konferencė nė shkretėtirė. Pėr kėtė, tė mė ndjeni o lexonjės qė do t‘i shtyj ditėt e nxehta tė gushtit me tema jo tė nxehta e ndonjėherė edhe thjesht me meditim me veten.

    PRINA PARTI!
    Pasi e pėrjetuam njė herė nė vitet ‘80 zbulimin e komplotit tė poliagjentit dhe shokėve tė tij, pasi na e rikujtuan gazetat kaq e kaq herė nė kėto vite, ditėt e fundit sėrish njė gazetė po i riboton tė plota procesverbalet e atyre gjyqeve politike. Njė nga akuzat qė mė ka mbetur mė thellė nė vesh qė atėherė dhe qė vetė Shoku Enver e pėrsėriste orė e pakohė, qe se "tė gjitha komplotet nė tė gjitha kohėrat i kishte zbuluar partia (domethėnė vetė ai) dhe asnjėherė Sigurimi i Shtetit qė e kishte pėr detyrė". Zor tė ketė shqiptar qė tė mos e kujtojė kėtė refren tė atėhershėm, siē edhe zor tė ketė shqiptar qė tė mos e ketė fiksuar refrenin e Shokut tė sotėm, sipas tė cilit "tė gjithė korrupsionin po e zbulon ai dhe partia e tij dhe jo prokuroria qė e ka pėr detyrė". Nuk ėshtė e nevojshme tė shkruaj unė pėr t‘i kujtuar njerėzisė kėto dy akuza tė partive nė kohė tė ndryshme kundėr shtetit, por them se ia vlen ta ēoj mendjen tek ngjashmėria gati identike e akuzės dhe tek marrėzia qė rrjedh prej saj.

    Me ē‘po them, nuk dua t‘i zbardh faqen as Sigurimit dje, e as Prokurorisė sot, por tė them se sa herė qė politika ka ndėrhyrė tek shteti, aq herė shteti ėshtė kthyer nė skllav i cave kundėr cave. Tjetra gjė qė mė bie nė sy, ėshtė paaftėsia e Shokut tė sotėm pėr tė shpikur rrugė tė reja dhe pėr rrjedhojė ecja e tij deri edhe nė frazė mė frazė nė rrugėn e Shokut tė dikurshėm. Na mbetet neve tė tregojmė nė se do shpėtojmė prej tij siē shpėtuam prej tė parit kur e qamė me kujė, apo kemi vėnė ndopak mend nė kėta 30 vjet.

    "4 SHKURTI"
    Rruga "4 Shkurti" (mė saktė "Dėshmorėt e 4 Shkurtit") ėshtė njė nga rrugėt mė tė rrahura tė qytetit tim. Fillon diku nė krah tė godinės sė bankės dhe vazhdon drejt deri sa arrin tė kapėrcejė Lanėn, tek ajo ura e vogėl kėmbėsore qė nuk u bė dot asnjėherė urė e madhe makinash. Nėse bėn nja 500 hapa nė njėrin krah tė kėsaj rruge, do tė tė kalojnė nė krah radhazi: Banka e Shtetit, Partia Socialiste, Katedralja Ortodokse dhe Kazinoja e Tajvanit. Nė kaq pak hapa, 4 tė kundėrta tė papajtueshme jo vetėm nė kohė, por ca mė shumė nė qėllime. Banka, si simbol i triumfit tė materies kapitaliste mbi moralin kristian dhe mė pas atė ideologjik; Partia Socialiste me trashėgiminė e saj tė re e tė vjetėr, si armike e kapitalizmit nga njėra anė dhe e fesė nga ana tjetėr; Katedralja Ortodokse, me kundėrshtinė e saj tė lindur, si pėr kapitalin ashtu edhe pėr socializmėn dhe sė fundi, ca hapa mė tej, Kazinoja, ku kush hyn atje nuk mund tė hyjė nė Kishė. Mė rrėmujė se kaq nuk mund tė bėhet dhe zor tė mė gjeni vend tjetėr nė botė, ku njerėzit tė kenė qenė aq mendjeprishur sa t‘i ndėrtojnė ngjitur njėra-tjetrės si kėtu. Si pėr t‘i vėnė kapak, qėndron tabela me emrin e rrugės, qė kujton datėn kur ca njerėz u vranė pėr ideale, qė veē me idealet e kėsaj rruge nuk kanė tė bėjnė.

    Nė njė kaos tė tillė idesh dhe ideologjish, vetėm pėr vlera tė konsoliduara nuk mund tė flitet, se vlerat nuk krijohen nga godinat, por lindin, forcohen e zėnė rrėnjė dhe veē nė fund kanė nevojėn e tyre pėr t‘u formėsuar nė ndėrtesa. Si nė tė tėra, edhe nė kėtė punė jemi pa busull dhe, paēka se i njėjti shqiptar mund tė shkojė nė tė katra kėto vende, nuk i do zėnė besė aspak se mos e ka me tėrė mend.

    KONAKE SHQIPTARE
    Dolėn njė grup artistėsh nė konferencė e thanė se do tė xhirojnė film "Vitin e mbrapshtė" tė Kadaresė, ndėr mė tė arrirat vepra tė tijat. Shqipėria e vjetėr, ajo origjinalja, mes dhimbjeve tė lindjes sė shtetit tė saj, e mė the tė thashė. Ajo qė ma bėri tė mbrapshtė edhe vitin ku jemi, veē atij tė Kadaresė, qe njė frazė e thėnė, ashtu si gjė normale, nga ekipi i filmit nė fund tė konferencės: Nga 38 skena tė filmit, vetėm 4 do tė xhirohen nė Shqipėri, ndėrsa 34 tė tjerat nė Maqedoni. Pra, njė film pėr Shqipėrinė, nuk do tė xhirohet nė Shqipėri, por nė Maqedoni. Arsyeja ėshtė e thjeshtė: Shqipėria ėshtė e pafilmueshme. Askund nuk mund tė krijosh mė nė Shqipėri pamje natyrale, pamje historike, pamje tė njė vendi qė pretendon se ka tė shkuar tė pasur, por qė kur i duhet ta filmojė atė shkon e filmon nė Maqedoni. Askund nė Shqipėri nuk bėn dot mė foto (e jo mė filma) pa tela qė varen gjithandej, plehra, shtylla e kolona betoni, tarraca betonarmeje, depozita uji nė tarraca, ndėrtime legale e ilegale ngado, gėrmadha socialiste fabrikash tė grabitura dhe rrėnoja demokrate ndėrtimesh tė prishura, plehra, rrangalla, varreza makinash, cungje ish-pemėsh, e ē‘t‘u them tjetėr. Zgjidhja? Shkojmė nė Maqedoni.

    Ju kujtohet nė fillim tė sezonit, kur ministri i Turizmit tha se meqenėse Shqipėria ngjan me Portugalinė(!) (por kjo nuk ka plehra dhe gėrmadha), sivjet nuk do tė bėjmė spot pėr turizmin, por do tė transmetojmė spotin e Portugalisė dhe nė fund do tė shtojmė: kėshtu ėshtė dhe Shqipėria). Ky i ministrit ėshtė thjesht varianti qeveritar i hallit tė atyre qė do xhirojnė Shqipėrinė nė Maqedoni.

    Kur tė kaloni nė Llogara, nė s‘jeni ndalur do tė ndaleni, nė njė goxha fshat turistik sa pėr tė marrė njė kafe. Mes tavolinave vijnė vėrdallė ca kaproj tė kėndshėm, qė nė momentin e parė mė shkoi mendja se do t‘i kishin gjetur nė pyll tė braktisur dhe i kishin rritur tė zbutur. - Jo mor zot, mė thotė "pronari", ku kan lėnė gjė gjallė pyjeve gjahtarėt, me ēifte, me pushkė, me kallash, me kobure e me bomba. Kėta i kam blerė dhe sjellė nga Mali i Zi!!!

    Kush ka shkuar nė Krujė kėta dy-tre vjetėt e fundit, pasi ka kaluar mjegullėn e furrave tė gėlqeres dhe gomave qė nxjerrin tym tė zi, ēudinė e fundit dhe mė tė madhen e ka parė nė Pazarin Tradicional-Mesjetar-Historik-Komik tė Krujės. Nė tė gjitha dyqanet e kėtij Pazari, shiten tashmė vetėm xhingla-mingla kineze prej plastike dhe skulptura indiane me cica jashtė, ndėrsa krutanėt duarartė dhe punėtorė, rrinė e vrasin miza nė dyer tė dyqaneve, duke psherėtirė pse nuk vijnė turistė nga bota tė blejnė idiotėsira plastike kineze nė pazarin e Krujės.

    Nė Llogara kaproj importi nga Mali i Zi; filmi pėr Shqipėrinė do xhirohet nė Maqedoni; nė Krujė shiten suvenire kineze; spoti turistik i Shqipėrisė do tė jepet ai i Portugalisė! Po Shqipėria do bėjė ndonjėherė ndonjė gjė shqiptare? Mė 1908-ėn, Noli thosh gjithė duf pėr shqiptarėt e Amerikės: "M‘u duk sikur trokisnja nė konakė qinezėsh". Pas njėqind vjetėsh, nė Shqipėri mė bėhet se trokas nė konakė tė dreqit e tė birit, po veē si konakė shqiptarėsh nuk duken mė.





    © Gazeta Shqip - 2006-2007

    --------------------------------------------
    Disa antare te forumit u zhgenjyen me kete demokraci por nuk e kuptoje pse fshihen mezazhet kur shkruan nje te vertete dhe pa ofenduar njeri????

    Pershendetje

  6. #16
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    janulla.. a nuk te cudit ki hipokriti lame tyjan..
    a thua se ai ka ikur ne 89 -ten nga shqiperia e vjen tani.. e po shikon gjera jo te hijshme..

    lame eshte vet mafia.. vet nje nga firmetaret e masakres turistiko urbano ekologjike..

    prandaj janull.. mo i posto shkrimet e dallkaukve si ilace..

    jan tjere ata qe u ka hije te shkruajn kunder masakres betonuse..

    psh tos lubonja qe nuk eshte i perzier ne mafie.. e as ka pas pushtet ne keto dekada.. a ndonje tjater..
    shkruante nje dizaj kinse i alarmuar per bregoret e jeshilleqet bukuroshe te dikurshme te tiranes.. ekologjisti klos ardiani.. qe sipas tij po masakrohen..dhe ashtu eshte ne fakt..por qe sipas klos ardianit..fajtori kryesor..na qenkish kryekomunari i farkes..

    mirpo gjith populli e di se kryefajtoret per keto pune jan kryeministrat me ministrat perkates si dhe kryetaret e bashkive te tiranes.. e sidomos ki i plotfuqishmi edvin..
    mirpo klos ardiani nuk e zinte fare ne goj mikun e tij te vjeter e asnje sacme kunder tije.. por me artileri te rende shpartallonte kte katnarin e shkoz farkes..se ai na i paska bere gjemen natyres se tiranes..

    ska turp..

    dhe pangua kapet me apollonin.. a thua se nashti qe u beti direktor monumentesh apolloni u sulmuan.. vlerat antike kulturore historike e polua nuku i dolli zot..

    ka dekada qe shkallmohet vlera historike ne trojet tona..

    pra pangua nuku guxon te vej gisht aty ku duhet e ja fut ketij polos se baces..


    dihet se eshte apo nevojitet guxim i madh te ndalesh industrine mafioze te betonimit.. por ne se pranon te benesh minister do te thote se e ke ditur se do te duhet te guxosh..

    e te guxosh do te thote te tregosh me gisht kryebetonuesit..
    e nga kjo te vjen dhe plumbi altino arapist..
    por ama kete ka detyra shteterore.. o benu trim e guxo.. o ik ne kafene bej politik me brarin.. a me rapsolin..

    pra sna tha gje pangua..ashtu si nuku thot gje ardian klosollaraj.. apo ki legeni lame..

  7. #17
    i/e regjistruar Maska e janulla
    Anėtarėsuar
    17-06-2003
    Vendndodhja
    New York
    Postime
    50
    O brari me thuaj kush nuk eshte dallkauk ne Shqiperi, po thuaj se shumica jane te perlyer e qe mbajn ere hajutesh. Isha ne Shqiperi 3 muaj, pashe shume gjera, si ka mundesi kjo lloje demokracie ashiqare dhe me dy fytyra e katandisen popullin ne ate fare feje. Si te majte e te djathte nje fytyre kane dhe duhen besoj dy dekada qe populli te marre fryme lirishte.Shume te pasur dhe shume te varfer pashe, shume familje qe jetonin vetem me pension s`arrinin te blenin 1 kile mish, te tjere hanin ne restorantet lluksoze.Sa per kryetaret e bashkive jane bere bilionera. Ai i Sarandes kishte vila ne Greqi,pallat 9 katsh ne Sarande , shtepi ne Tirane dhe ne kete kohe krize ja kecet me pushime ne Spanje. Shume pushtetar jane si ky (perfshi dhe edin ne Tirane) Femijet e tyre studjojne jashte njesoje si ne ate kohen e Dulles.Me thuaj o Brari ka ligje ne Shqiperi? JOOOooooooooo
    Po do me fakte do shkruaj prap
    Te pershendes Janulla

  8. #18
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    14-07-2007
    Vendndodhja
    london
    Postime
    19
    Vendosa te shkruaj se spo duroja dot

    une vije nga nje vend i ashtuquajtur Lure ku mbahet si park kombetar
    por aktualisht eshte veq se nje germadhe e pafund qe e kane katandisur banoret qe jetojne atje ,dhe a e dine se pse

    Se ajo eshte e vetmja menyre jetese pasi as ndihme sociale as pune nuk ka ne ato vende
    Dhe Zt Pango na flet per monumentet kulturale ku jane keto qeveri qe si njera edhe tjetra bejne te njejten loje pse keta nuk mbajne dot as edhe pergjegjesite e tyre pse duhet ne populli i shkrete te paguajme per kete pse

    Keto jane thjeshte propoganda qe te duken sikur po punojne se erdha une ne pushtet dhe te bej dicka dhe ca eshte ajo te pushoje disa drejtuse aktual
    pse zoteri nuk shikoni anen pozitive dhe te mendoni se si mund te rregullohen gjerat po mundoheni se si e si te theloni korrupsionin duke vene ne detyre njerez te besuar tuajt qe tu mbulojne vjedhjet dhe demtimet qe beni ne kete popull

    Any way cfare do ce te themi ne asgje ska per te ndryshuar

    Urojme te zene mend keta qeveritare dhe te ecim nje here perpara se ngelem duke ecur mbrapa

    shihemi ne shtator te nderuar anetar te forumit

  9. #19
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    26-01-2006
    Postime
    24
    Zoti Pango ka qene dekan i fakulteti te Psikolgjise... a e dini cfare ka mbaruar zoti Pango?

    nqs ne shqiperi intelektualet perzgjidhen ne baze te ofertave qe ju bejne studenteve per te pare tavanin es htepise se tyre, lum si ne...

  10. #20
    i/e regjistruar Maska e Borix
    Anėtarėsuar
    17-01-2003
    Postime
    2,316
    Zoti Pango ka qene dekan i fakulteti te Psikolgjise... a e dini cfare ka mbaruar zoti Pango?
    Sigurisht, nuk ia thekte ne matematike, tek e cila kaloi me berryla. Por gjithesesi, eshte e drejta e njeriut te zgjedhe ate arsimim qe i pershtatet. Megjithate, une nuk harroj se cfare i tha shoqes sime ne prezence: "Psikologjia eshte edhe Matematike", duke ferkuar gishtat e dores per te nenkuptuar para. Disa ketu e quajne intelektual. Per mua, nga menyra se si shprehet e se si shkruan jo vetem qe nuk eshte intelektual, por "i ndyre" ne kuptimin e perditshem te fjales!
    "The rule is perfect: in all matters of opinion our adversaries are insane." (M. Twain)

Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Pėr mėsuesit e matematikės
    Nga abdurrahman_tir nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 02-02-2009, 10:22
  2. Dosja antishqiptare e Greqisė, 1912-2007
    Nga BARAT nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 645
    Postimi i Fundit: 15-10-2007, 19:27
  3. Aldo Bare: Dokumentat do t’i bėjmė nėpėrmjet Gjermenit
    Nga Brari nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 75
    Postimi i Fundit: 21-05-2007, 00:58
  4. Qeveria shkarkon nga detyra rektorin e Universitetit tė Prishtinės
    Nga mani nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 16-08-2005, 03:47

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •