“Ylli Pangos, pendėshkruesit tė hershėm”
Prof. dr. Apollon BAĒE
Shkrimi i gazetės “Panorama”, “Letėr nga Ylli Pango, pendėshkrues i hershėm”, ėshtė shkrimi mė vulgar qė njoh nga media shqiptare. Mjerimi ėshtė se ky shkrim i pėrket ministrit tė Kulturės, Ylli Pango. Dhe nėse njė ministėr Kulture nis e shkruan me zhargonin e rrugės, mjerė kultura e kombit.
Dikur, kryetari i partisė suaj, Skėnder Gjinushi, ju hapi rrugė me fjalėt “mė mbetet qė tė tė jap emrin e nėnės, qė tė mė shash edhe nga ajo dhe tė biesh rehat”. Emri i nėnės sime ėshtė Meli.
Nuk mund t’jua kthej reston me tė njėjtėn monedhė. Pėr kėtė nuk nisem nga frika e pėrballjes me dikė qė mbahet si ndėr specialistėt mė tė shquar tė sharjeve, as nga dėshira pėr tė treguar se ju i pėrksni njė kategorie krejt tė ndryshme nga e imja. Thjesht ngaqė edukata familiare dhe respekti ndaj normave elementare tė etikės qytetare nuk mė lejojnė tė zhytem nė batakun e gjuhės suaj. Mė mbetet veē qė kėtyre sharjeve, tė cilat amerikanėt i quajnė “mudslinging”, gjuhė e fėlliqur, t’u kthej shpinėn. Siē u kthehet shpina dhe shpėrfillen sharjet e tė pirėve a personave me probleme psikike. Bishėzės “qelbės” tė pyllit, armė mbrojtėse e sė cilės ėshtė kutėrbimi, i largohen tė tėrė.
Pėrveē “mudslinging”-ut, gjuhės sė fėlliqur, shkrimi i mėsipėrm shquan pėr rrebeshin e thashethemeve, shpifjeve, mburrjeve. Pėr nga tekstura e pazakontė, si ajo e ekspozitave tė pakushtėzuara tė fėmijėve dhe tė sėmurėve psikikė. Pėr njė miksturė ku ofeza dhe kėrcėnimi i shėmtuar pėrzihen ēuditshėm me autolėvdatėn e skajshme, ku ligėsia e skajshme pėrzihet habitshėm me paditurinė primitive dhe infantilizmin. Tė replikosh me njė shkrim tė tillė, ėshtė njėsoj sikur tė replikosh me hiēin.
A ia vlen t’ju sqaroj se mosha nuk ėshtė virtyt, por proces fiziologjik dhe se pas njė dekade (me kusht qė tė mos i rivini tritol vetes) do tė arrini moshėn time dhe tė eprorit tuaj?
A ia vlen t’ju sqaroj se Don Kishoti i Manēės (jo i Tobozės, siē e quani ju) nuk ėshtė simbol i korrupsionit, por qesėnditė pėr moshėn janė tė pashije pasi lufton pa sukses kundėr “zuzarėve”: kusarėve, shpifėsve dhe mashtruesve.
A ia vlen qė t’i shtoj pėr “hakmarrje” ndaj deformimit tė mbiemrit tim njė “s” mbiemrit tuaj dhe tė zihemi e grihemi si kalamajtė e kopshtit qė gėrnjarje tė preferuar kanė shprishjen e emrit a mbiemrit? Dhe, sė fundi, desha t’ju pyes: Ēfarė kanė tė bėjnė tė tėra kėto me ruajtjen e monumenteve tė Durrėsit?
2. Jo rrallė pėrgojimet tuaja mbartin njė dozė helmi. Sipas jush, “partia ėshtė treguar zemėrgjerė me plangprishėsin, i cili nė 2005-n i solli humbjen e radhės”. Po, z. Pango, jemi jek e jek. Nė 2005-n, unė humba si kandidat i PD-sė nė zonėn mė tė vėshtirė tė Tiranės; nė vitin 1997, ju humbėt si kandidat i PS/PSD-sė nė zonėn mė tė lehtė tė Durrėsit. Por ju gaboni kur thoni “partia ime”. Nė ’92-shin ndėrpreva bursėn shkencore nė RFGJ pėr tė qenė ndėr mė aktivėt nė fushatėn e PD-sė, ndėrkohė qė ju ju cilėsonin si kundėrshtarin mė tė egėr tė PD-sė nė Komitetin Drejtues tė PSD-sė. Nė ’97-n, kur transmetoja me neutralitet nė DW kronikat e revoltave tė Jugut, ju ishit njė ndėr eksponentėt e kėtyre revoltave. Nė 2001-shin, kur lashė mėsimdhėnien nė RFGJ pėr tė mbėshtetur fushatėn e PD-sė, ju merreshit me “kėnaqėsinė hyjnore tė rekreacionit”, dmth me plagjiaturė. Nė 2004-n lashė familjen nė Kanada pėr tė mbėshtetur PD-nė, u kėrcėnova me vrasje pėr shkrimet dhe i solla PD-sė BGR-in bashkė me fondet pėrkatėse. Ku ishit nė kėtė kohė ju, z. Pango? Cilėn parti quani ju partia ime? PSD-nė, apo PD-nė?
Ne nuk kemi qėndruar asnjėherė nė tė njėjtėn llogore, madje as tani. Lojėn e kujt bėtė kur shkarkuat “pėr paaftėsi”, nė pikun e fushatės sė zgjedhjeve tė parakohshme nė Pogradec, kandidatin e PD-sė, anėtarin e KOP-it, Enis Hoxhėn, duke rrezikuar fitoren e PD-sė nė njė zonė tė sajėn, me pasoja tė paparashikueshme pėr zgjedhjen e presidentit? Kjo mė bėn tė pyes se cila forcė ju flaku nė orbitė dhe cila forcė vazhdon t’ju mbajė nė orbitė?
3. Nė shkrimin tuaj, ju ravijėzoni me modesti portretin e “Pendėshkruesit tė hershėm”, dmth. autoportretin tuaj: “Hershėm shkrues dhe jo fort i keq... me joshje sipėrane tė krijimit... qė shkruaj ėmbėl dhe me dashuri... me kėnaqėsinė hyjnore tė kreacionit dhe rekreacionit fort pėr zemėr”. Krahas kėsaj drite hyjnore, ju pikturoni me penelata tė hirta vorbat e nxira dhe ēalamane tė “subkulturės” sime, tė “shkrimeve prolikse me dokumente dhe referenca ligjore... tė mėrzitshme dhe lodhėse pa hak tė lexuesit”.
Por, z. “Pendėshkrues”, unė nuk e kam nisur polemikėn me ju pėr tė fituar ēmimin “Pulicer” a “Puplėn e Artė”. Shteti ligjor dhe drejtėsia e tij nuk bazohen nė “kėnaqėsitė kreative dhe rekreative”, qofshin ato dhe “hyjnore”, por nė “dokumente dhe referenca ligjore”. Tė hirta dhe aspak poetike.
Oscar Wild nuk pranoi avokat, foli nė gjyq pėr “kėnaqėsi hyjnore” dhe mori dėnimin maksimal. Provojeni dhe ju qė nė shtator t’i flisni trupit gjykues pėr “palloj pendėshkruar dhe drerė tė shpejtė, pėr kreacion dhe rekreacion” dhe tė mos mbėshteteni nė atė materialin e “hirtė dhe proliks tė dokumenteve dhe referencave ligjore”. Ripėrsėriteni edhe njė herė atė brilantecėn juridike se “aktet nėnligjorė tė ministrave tė kohės sė qoftėlargut” nuk kanė vlerė.
3. Megjithėse ekspertiza e kėrkuar nga Kryeministri kėrkon anulimin e urdhrit tė shkarkimit tim dhe marrjen e masave ndaj hartuesve tė saj, ju vazhdoni me kėmbėngulje disku tė prishur gramafoni motivin: “Ai i ka lejuar tė pafreve nė Durrės e kudo t’i shkatėrrojnė monumentet e kulurės... t’i ngulin thikėn nė gėrmaz a nė kurriz... duke e ēuar nė mbi 700 numrin e monumenteve tė dėmtuar”. Qė do tė thotė se unė kam therur nga njė monument pėr ēdo ditė jave dhe nga dy weekend-eve. Me ju nuk ia vlen tė harxhosh frymėn. Pavarėsisht se jua kam shpjeguar se nė 12 vjetėt e shkuar janė dėmtuar 846 monumente, se nė dy vjetėt e fundit janė dėmtuar vetėm tre monumente, se ka filluar rikthimi nė gjendjen e parė, ju s’doni qė s’doni tė kuptoni. “Nuk ka vesh mė tė shurdhėr se veshi i atij qė s’do tė dėgjojė”, mėson proverbi arab. “Lavare la testa all azino”, thonė italianėt pėr raste tė tilla.
Kėshtu ne do tė vazhdonim nė infinit. Ti je kasapi qė ther monumentet, ju jeni shpifės, ti je “Thani i korruptės”, ju abuzoni me pushtetin dhe shkelni ēdo normė tė shtetit dhe kėshtu me radhė. Besoj se tani e dini se kėtė do ta pėrcaktojė gjykata. “Nėse koka e serbit nuk ėshtė pjekur pėr logjikė, ajo ėshtė plotėsisht e pjekur pėr dru”, - shkruante Frederik Momseni.
4. Ju sprovoni tė fusni tentakulat tuaja nė jetėn time private. Ju autorizoni veten tė flisni pėr mua nė emėr tė Kryeministrit: “Natyrisht, dera e madhe e Kryeministrit qė e njeh prej vitesh nuk iu hap”. Ju mburreni se e dini se ēfarė kam biseduar prapa portave tė mbyllura nė Kryeministri: “Ka qarė, ėshtė ankuar, ka kėrkuar falje, ka kėrkuar mėshirė”. Shkurt, ju dini pėr mua edhe ato gjėra qė unė nuk mund t’i di, pasi nuk i kam bėrė kurrė.
Me kė mė ngatėrroni, o zotėri? Me veten? Natyra nuk mė ka pajisur me lot dhe nuk kam qarė as nė dhimbjet mė tė mėdha tė jetės sime. Nuk kam kėrkuar mėshirė as nė ’67-n, kur mė priste gjyqi ushtarak; as nė ’85-n, kur provova qelitė komuniste; as nė ’94-n kur kalova hetuesinė e UDB-sė. I kam kėrkuar tė falur djalit 6 vjeē, por kurrė nuk kam kėrkuar falje pa pasur faj. Nuk jam grifon gjysmė lepur gjysmė luan, nuk kam qenė kurrė luan me vartėsit dhe lepur me shefat, siē thonė pėr ju dhe kėtė e dini fort mirė.
Ku bazoheni, z. Pango, qė mė quani “Than i Korruptės, Apollon i Bahēesė sė parasė sė vjedhur trimėrisht, Vrastar jo i njė e dy por i qindra monumenteve”? Kush jua jep juve forcėn qė brenda kuadrit tė shtetit ligjor tė shpifni lirshėm si operativ Sigurimi dhe tė mos ju hyjė gjemb nė kėmbė? Kush ju lejon tė fusni tentakulat tuaja nė jetėn time private? Kush ju autorizon tė mė flisni nė emėr tė Kryeministrit?
5. Por jo vetėm kaq. Me lugėn e madhe tė shtrigės pėrzini me vrull kazanin e thashethemnajės, shpifjes dhe ofezės pėr kolegėt tuaj dhe pėr ata qė qėndrojnė mbi ju, brenda a jashtė Kryeministrisė pak ka tė bėjė.
Ju shkruani: “Nga e gjen ai kėtė guxim pas ndoca javė heshtjeje tė pėrunjur?... Sėmundjes sė butė, e cila e ka njohur mirė, i ka leverdisur ta yshtė mė tej”, duke i nxjerrė kėta persona yshtės realė tė shkrimeve tė mia tė pėrzier me afera tė dyshimta.
I nxirrni komplotistė, ndonėse tė pakrahasueshėm me ju pėr nga superkultura qė keni: “Sėmundja e butė dhe mbrojtės tė tjerė jo fort tė ditur nė lėmin e penės, aq mė pak tė monumenteve tė kulturės, kanė menduar tė mė luftojnė me ndoca metoda qė nuk janė tė panjohura pėr mua”.
I kėrcėnoni me forcėn e tmerrshme pendėshkruese qė posedoni “Sėmundja e butė e ēdokush tjetėr qė e mbėshtet do tė hyjė nė kujtimet e mia tė mėvonshme”.
I tallni mirė e bukur me shprehjen “Sinqerisht ju dua shumė”. Si ai shoferi i kamionit, qė i tha vargut tė rosave: “Ju dua shumė. Me pilaf”.
A ju ka mbetur ndonjė grimcė morali politik kur i bėtė tė ditur publikut pėrēmimin pėr kolegėt dhe eprorėt tuaj? Kush jua jep fuqinė qė t’i kėrcėnoni me linēim, qoftė letrar? Si ia lejoni vetes tė aludoni publikisht pėr afera tė dyshimta tė kolegėve tuaj?
Nėse jeni vėrtet psikolog dhe parapsikolog, siē pretendoni, pacienti i parė qė duhet tė kuroni jeni ju vetė. Egėrsia e karakterit shizoid dhe deliri i madhėshtisė po ju shtyjnė drejt skizofrenisė akute, drejt “delirium tremens-it”. Dhe kėtė nuk jam unė i pari qė jua them.
6. Nė fund tė shkrimit mė kėrcėnoni si nė ritualet Vudu, me jehonė shpirtrash tė liq nga bota e pėrtejme, “nuk do ta gjesh nga zjarri pėrvėlues i ferrit, Apollon,... as nga dheu tretės, Apollon... do ta gjesh nga frika jote, o Apollon... frika jote o Apollon”. Frikė nga kush, “o Yll ministror”? Nga “largimi i afėrm i Sollakut”, siē shkruani? Dmth nga gjyqi? Por nė gjyq, krejt nė tė kundėrt me kanosjen “po nuk e dhe dorėheqjen do tė pėrfundosh nė gjyq”, ju kam thirrur unė ju dhe jo ju mua. Pėrse nuk mė paditėt z. Ministėr? Pėr shkak tė shpirtgjerėsisė? Sikur ju tė kishit pasur nė dorė qoftė edhe njė shkelje a abuzim minimal, duart e mia do t’i kishit zbukuruar me byzylykėt e prangave. Kėrkesės suaj “mė jepni qoftė edhe njė shkelje tė vetme”, drejtorėt e Degėve Rajonale tė Monumenteve iu pėrgjigjėn: “Nuk ka as edhe njė shkelje tė vetme”. Atėherė, nga se duhet tė kem frikė, z. Pango? Nga ndonjė delinkuent i paguar, apo nga ndonjė ekspert tritoli?
Z. Pango, ju e keni mbaruar tėrė arsenalin. Thatė ē\mund tė thoshit, shpifėt ē’mund tė shpifnit, ofenduat pėr ē’mund tė ofendonit. Tashmė nė karikator nuk keni asnjė fishek. Tė gjitha shashkat e tymit, tė gazit lotues dhe tė gazit helmues ju janė mbaruar. Tani ėshtė radha e ime.
Ju thyet ēdo normė etike dhe pėrdhosėt ēdo tabu morale dhe kjo mė jep tė drejtėn tė shkruaj pėr gjithēka di rreth jush, qė nga lista e dėgjueseve tė thėnies standard: “Pėr tė marrė provimin, duhet tė dish ngjyrėn e tavanit tim”. Por nėse do tė shkruaja pėr intimitetet tuaja ekstravagante, do tė bija nė nivelin tuaj, do tė zhyhesha dhe do tė bėhesha si ju, ndėrkohė qė unė kurrsesi nuk jam ju.
Nė tė kundėrt, nė shkrimin e radhės (Kush jeni ju, z. Pango? 2) do tė ndalem nė teknologjinė e endjes tė “spider-web”-it tuaj dhe pėrcaktimin e ekipit endės tė “spider-web”-it. Do tė sprovoj t’ju sjell nė faksimile qė nga plagjiaturat e “Social Psychology”-sė deri te lista e personave tė cilėve u ėshtė kėrkuar mita standarde 50 mijė euro. Qė nga deviacioni i fondeve ndėrkombėtare pėr Shqipėrinė drejt fondacioneve okulte te lista e personave qė keni pushuar ose keni dashur tė pushoni te lista e atyre qė keni sjellė. Plotėsuar kjo me nivelin profesional dhe pėrkatėsinė partiake tė kėtyre personave.
Pėrse? Pėr shpagim pėr banalitetet dhe kolanėn “Than i Korruptės, Apollon i Bahēesė sė parasė sė vjedhur trimėrisht, vrastar jo i njė e dy, por i qindra monumenteve etj?”
Kurrsesi, shpagimin pėr fyerjet dhe mashtrimet e shkrimit tuaj i ka marrė shkrimi juaj. “Perėndia ia merr mendtė dikujt dhe ai bėn turli marrėzirash”, thotė proverbi arab. “Pastaj ia kthen atij qė tė shohė se marrėzitė e bėra nuk ndreqen mė”.
Ju kam thėnė, z. Pango, se kėnaqėsia e egėr e shpagimit ėshtė e huaj pėr mua dhe se nėpėrmjet jush unė nuk luftoj personin Pango, por “Fenomenin Pango”, tė bezdisshėm pėr intelektualin, tė dėmshėm pėr PD-nė, tė rrezikshėm pėr vendin.
Nė kėto kushte, jetėgjatėsinė e karrierės suaj e shoh sa tė njė meteori, i cili merr flakė sapo hyn nė atmosferė. Duke tėrhequr nga pas njė bisht tymi e zjarri, si bisht palloi puplashkruar, derisa pėrplaset me tokėn duke shkaktuar dėme, por sė pari duke copėtuar veten.
Albania
Krijoni Kontakt