Close
Faqja 3 prej 6 FillimFillim 12345 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 53
  1. #21
    i/e regjistruar Maska e Agim Doēi
    Anėtarėsuar
    23-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranė, Ministria e Mbrojtjes
    Postime
    2,799
    Xhulia,
    Je tepėr e fuqishme nė varg! Unė tė kam zili me shumė respekt!Nėse ti ke mesazhin filozofik, unė kėtė e them me zė tė lartė. Shkruaj se vetėm kėshtu kemi nevojė pėr ty.
    Agimi

  2. #22
    e kesthe Maska e xhulia
    Anėtarėsuar
    30-10-2002
    Vendndodhja
    mbi nje dallge...
    Postime
    194
    Faleminderit per vleresimin Agim por une:

    C'qenie e cuditcme jam!
    para vlersimeve te mira
    ngelem gjithmone pa fjale
    me pelqen me teper kur me shajne....
    Jam e lindur
    "avokat i djallit"
    per te mbrojtur dobesite e mia....
    Me tremb nje buzqeshje
    me teper se nje shikim i eger
    Gjysma e gjerave qe them nuk ka kuptim, por ti them, qe gjysma tjeter te te arrije...
    K.G

  3. #23
    i/e regjistruar Maska e Agim Doēi
    Anėtarėsuar
    23-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranė, Ministria e Mbrojtjes
    Postime
    2,799

    Xhulias "vetėngrėnėse"...

    Xhulia!
    Nėse ke dėshirė tė "merremi vesht" duke shpalosur stilet, mendimet dhe karakteret poetike, unė e pranoj me kėnaqėsi kėtė SHOW EXSCEPTIONAL midis teje dhe meje!
    OK Xhulia po filloj:

    Nga zmalti i dhčmbėve deri tek buzqeshja
    qėndrojnė dy buzė plot mish e gjak!
    Nė ēdo portret ku flė ngėrdheshja
    Unė zgjuar rri, bile marr hak!...

    Kur fjalė e ngrohtė mė vjen pėrballė
    o Zot i madh, mė vjen tė qaj...
    Pas krahėve kurrė s'erdha vėrdallė
    se shpifjen kurrė nė gojė s'e mbaj!...

    Ndaj mė pėlqen tė flas pėr ty
    Bile njė natė dhe tė flirtoj!
    Dhe fjalės "kurrė" t'i flas nė sy
    t'a bėj me barrė, t'a pėrdhunoj!

    Se koha shkon dhe rasti humb
    ndaj kosėn flak nga ky Oborr!
    Tė ngré njė Urė, tė shemb njė murė
    dhe njė buzqeshje juve t'u korr'!...

    Se mjaft jam lodhė me egėrsinė
    dhe me dyshimin qė njerzit kanė.
    Mė mirė i vetėm me poezinė
    sesa me zemrat qė vehten hanė!...

    Ngrihu nga vendi dhe udhėn merr
    Eja tė lutem dhe mė tako!
    Grise nga shpirti perden me terr
    Nė dritė tė diellit, ec mė kafsho!

    Nė mijra copra, si mish i grirė
    bėji ti "qoftet" me mishin tim!
    Coptomė tė tėrin se me vjen mirė
    Pastaj ankohu pėr fatin tim...

    Agim

  4. #24
    e kesthe Maska e xhulia
    Anėtarėsuar
    30-10-2002
    Vendndodhja
    mbi nje dallge...
    Postime
    194
    E din qe ke te drejte Agim kur me thua qe jam "vetengrenese"?
    nje nate... para nje ujku te uritur...
    pak nga krenaria pak nga frika fillova te ha veten ngadale....
    me mire ne barkun tim copa copa se sa ne te tijin e shqyer krejtesisht....

    Une Ndryshe nga ti....
    genjeshtren e njoh
    me te jam dehur nete me rradhe...
    kur e verteta
    per krahet e nje tjetri
    me braktiste ne merzi
    Sa here me kusuret e saj
    kam blere nje liri!

    Une ndryshe nga ti
    me poezine nuk thur magji
    e perdor thjesht
    per te mbajtur dhimbjen time
    se vete jam e lodhur e s'kam fuqi

    Me erresiren luaj se kam frike
    pas drites fshihen hijet e mia....
    Gjysma e gjerave qe them nuk ka kuptim, por ti them, qe gjysma tjeter te te arrije...
    K.G

  5. #25
    i/e regjistruar Maska e Agim Doēi
    Anėtarėsuar
    23-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranė, Ministria e Mbrojtjes
    Postime
    2,799

    SHOW EXCEPTIONAL!.....

    Xhulia,


    Mė rrahėn sot nė mes tė udhės
    Tre tė vėrteta pa pikė mėshire.
    rigonte gjaku nga cepi i buzės
    i njė gėnjeshtre veshur me hire...

    Unė s'e kuptoja kėt' lloj linēimi
    Tre tė vėrtetat ma thanė nė sy:
    "Je gėnjeshtar, mister Agimi
    Ne duam terr! Nuk duam ty!..."

    - Mė ndjeni pra!,- lermėni tė shkoj
    Atje ku terri ka mbretėrinė!
    Atje gėnjeshtrėn do e takoj
    Pra mjaft mė rrahėt me shpifėrinė!...

    Dhe morra udhėt e kurbetit
    Ku zogjt kėndojnė me play back (plei bek)
    Ku thonjtė i kanė me manikyrė
    tė ējerrin maskėn e vėrtetė!...

  6. #26
    Jeni dy njerez te fuqishem qe me bukurine e artit tuaj na beni qe dhe ne te shohim veten tone aty,ne puntoret,te thjeshtet..
    ju falemi nderit
    Zani

  7. #27
    e kesthe Maska e xhulia
    Anėtarėsuar
    30-10-2002
    Vendndodhja
    mbi nje dallge...
    Postime
    194
    Zani ju te thjeshtet ju punetoret.... jeni poetet e vertete kurse ne ....ne jemi Don Kishotet e shekullit te ri...

    Agim.....

    Te verteten t'a degjoje
    askush s'mundi
    fjalet e saj te kristalta
    ne heshtjen e mosperfilljes
    u thyen ngadale....

    Te verteten t'a lexoje
    gjithkush mundi
    gjakut rebel
    qe rrodhi nga buzet e brishta
    ajo i besoi segretin e saj
    t'a shkruante mbi dhe....









    Ika
    dhe koken pas e ktheva...
    mbi nje shpend metali
    hipa siper reve
    prape poshte qiellit
    dhe larg teje
    mbeta....
    Gjysma e gjerave qe them nuk ka kuptim, por ti them, qe gjysma tjeter te te arrije...
    K.G

  8. #28

    Perseri asaj

    Kur te me flakesh perposhe
    Si krahu i pulebardhes
    Qe ēlirohet nga pikat e ujit
    Nuk do me merren mendte
    Dhe s'do verej ku rashe
    Une ty dashurine
    Ta harxhova te teren
    Dhe borxh per gjithe jeten
    Merr timen te thashe
    Dhe per gjithe vdekjen
    Po ti ta dish!
    Une ligjit te qarkullimit do ti bindem
    Dhe si pika do avulloj ngadale
    Dhe pjese te mijat aty larg do te ti nis
    Qe te mos thuash jam vetem...merzitem
    Per vete per pak kohe sa jam
    pa ty
    po mbaj kripen
    ate te lotit,ate te detit
    dhe te gjakut gjithashtu
    E ti mos u cudit kur te treja keto
    Te embla te te duken
    Se gjithe hidherimin
    Do t'ua kem pire une
    per ty!

    b.l.


    He I.. tani qe me vure si prifti ne kembe te ures qe te shkruaj zhgarravina do ma falesh nje buzeqeshje te pakufizuar nga asgje?Si thua?Nje si kjo dua.Spo te kerkoj shume me duket

  9. #29
    e kesthe Maska e xhulia
    Anėtarėsuar
    30-10-2002
    Vendndodhja
    mbi nje dallge...
    Postime
    194
    Te dhuroj nje buzqeshje thua? nje.... dy.... tre....pafund nga me te emblat dhe me te sinqertat qe kam
    mund te them me teper se faleminderit?
    Gjysma e gjerave qe them nuk ka kuptim, por ti them, qe gjysma tjeter te te arrije...
    K.G

  10. #30

    Gezuar ditelindjen

    Te lutem mos qaj sot,
    Harroi te gjitha!
    Harro dhe vajtimin e eres ne deget e shpirtit.
    Mos thith as tymin besnik te cigares
    Nuk na shef?
    Ne dy miq qe dje
    po te bejme shoqeri
    Prandaj na fal nje buzeqeshje
    nga ato qe ke vetem ti
    Te shofesh pastaj se cdo te te sjellim
    Dhurate per ditelindje
    nje det blu dashurije te paster
    Vetem sot….te lutem mos qaj
    Mos qaj,
    He shpirt!

    F & B per I.

    Nga zemra te urojme Gezuar Ditelindjen e dashur Xhulia!

Faqja 3 prej 6 FillimFillim 12345 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Pėrgjigje: 120
    Postimi i Fundit: 29-06-2007, 09:52
  2. TraDheTia..!!
    Nga Dj-GabrieL nė forumin Votime dhe sondazhe
    Pėrgjigje: 66
    Postimi i Fundit: 27-04-2006, 07:18
  3. Sinqeriteti dhe tradhėtia (nė dashuri)
    Nga Ēufo_ Ēufo nė forumin Nė kėrkim tė romancės
    Pėrgjigje: 37
    Postimi i Fundit: 22-11-2004, 09:55
  4. Bashkim Shehu ne debat me N. Hoxhen
    Nga Brari nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 13-04-2004, 19:59

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •