Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    26-10-2006
    Postime
    992

    Vendimi i fese mbi mjekrrėn

    1. Definicioni i mjekrres: Thote Fejruz Abadij nė “ el-kamus el-muhit”: “Mjekrra eshte: qimet e dy faqeve dhe te mjekrres (nofulles)”.

    2. Hadithet e transmetuara nė leshimin e mjekrres:

    a) Transmetohet nga Ibėn Omeri se Pejgamberi alejhis-selam ka thene:”Kundershtoni mushriket, shkurtoni mustaqet dhe leshoni mjekrrat”.Tra.Buhariu dhe Muslimi.

    b) Transmetohet nga Ebu Hurejra se Pejgamberi alejhis-selam ka thene:” Shkurtoni musatqet dhe leshoni mjekrrat; (e me kete) kundershtoni zjarrputistat”. Tra. Muslimi, Bejhekiu, Ahmedi dhe te tjeret.

    c) Transmetohet nga Ebu Umameh se Pejgamberi alejhis-selam ka thene:” Shkurtoni mustaqet dhe leshoni mjekrrat; (e me kete) kundershtoni ehlu-kitabin (hebrejet dhe krishteret).Tra .Muslimi dhe kater sunenet.

    d) Transmetohet nga Aisheja se Pejgamberi alejhis-selam ka thene: ”Dhjete gjera jane prej natyrshmerise: shkurtimi i mustaqeve, leshuarja e mjekrres…”.Tra .Muslimi dhe te tjeret.

    3. Argumentet mbi ndalimin e rruarjes se mjekrres:

    1- Ndryshimi i asaj qė ka krijuar All-llahu:

    All-llahu i Lartesuar kur flet pėr shejtanin nė Kur’an thote:”Dhe All-llahu e mallkoi ate, ndersa ai tha:”Do te te marr nga robet e Tu nje pjese te percaktuar prej tyre.Vertete qe une do t’i ngaterroj dhe sigurisht qe do t’u ngjall deshira te rreme, do t’i urdheroj ti presin veshte e begative dhe gjithashtu do t’i urdheroj te ndryshojne ate qe ka krijuar All-llahu “.Dhe kushdo qe zgjedh shejtanin si mbrojtes e si mik nė vend te All-llahut , padushim qe ai ka pesuar humbje te qarte”.en-Nisa:118/119.

    E ky ėshtė nje tekst i qarte se ndryshimi i krijatures se All-llahut pa lejen e Tij, ėshtė nėnshtrim ndaj shejtanit te mallkuar, dhe mosrespekt i urdhėrave te All-llahut. Dhe padyshim se edhe vet Pejgamberi alejhis-selam i ka mallkuar ata qė e ndryshojne kriijaturen e All-llahut pėr hir te bukurise, ku edhe thote:”All-llahu ka mallkuar ato qe bejne tatuazh, dhe ato qe kerkojne te behen tatuazh, dhe ato te cilat i nukin vetullat, dhe ato te cilat lene zbrastesire nė mes te dy dhembeve te pare pėr shkak te bukurise, te cilat ( me kete ) e ndryshojne krijaturen e All-llahu”.Tran.Buhariu dhe Muslimi.

    Prej ketij hadithi kuptojme se qdo gje qe ndryshohet prej krijatures se All-llahut pėr hir te bukurise, hyn nen kete mallkim, e rruajta e mjekrres nuk ka dyshim se behet pėr shkak te bukurise, atehere edhe ata qe e rruajne mjekrren hyjne nen kete mallkim.

    Shejh et-Tehanevij nė tefsirin e tij “Bejanul-Kur’an” thote se rruarja e mjekrres hyn nen kete shprehje ( te Pejgamberit nė hadith).

    Kurse ed-Dehlevij nė librin e tij ”Huxhxhetull-llahi el –Baligah” thote:”dhe shkurtimi i mjekrres ėshtė prej tradites se zjarrputistave, dhe kjo ėshtė prej ndryshimit te krijatures se All-llahut”.

    2-Kundershtimi i urdherit te Pejgamberit alejhis-selam:

    E ky urdher ėshtė fjala e Pejgamberit alejhis-selam nė disa hadithe qe i permendem me heret:” leshoni mjekrrat …”…e qe te gjitha keto hadithe jane nė menyren urdherore, e folja kur vjen nė urdherore atehere ajo aludon nė obligueshmeri , perveqse , nese ka ndonje tekst apo argument qe e largon foljen nga urdherorja.E nė kete rast nuk kemi diqka te ketille, perkundrazi kemi argumente apo tekste tjera te cilat e perforcojne edhe me shume urdherin pėr leshuarjen e mjekrres.Prej ketyre teksteve:

    3-(rruarja e mjekrres) ėshtė perngjasim me pabesimtaret:

    Pasiqe u vertetua edhe me heret nė hadithet e Pejgamberit alejhis-selam:”Kundershtoni mushriket”, dhe “kundershtoni zjarrputistat”, dhe “kundershtoni ehlul-kitabin”…

    Kane thėnė dietaret se ai i cili beson nė All-llahun dhe nė Pejgamberin e Tij duhet ti kundershtoje pabesimtaret, dhe te mos beje perngjasim me ta , sepse zaten edhe vet i derguari i All-llahut thote nė nje hadith tjeter “Kush ben perngjasime me nje popull , ai ėshtė prej tyre”.Hadithi ėshtė i vertete e transmeton Ebu Davudi.

    E rruajrja e mjekrres ėshtė perngjasim me te tjeret(pabesimtaret).

    4-Eshte perngjasim me grate:

    Padyshim se kur mashkulli ta rruan mjekrren e tij – e qe All-llahu me te e ka dalluar nga femra- ai me kete me se shumti qe i ben perngjasim ėshtė femra.E mashkulli i cili perngjason me femren ėshtė i mallkuar nė gjuhen e Pejgamberit alejhis-selam siē transmetohet tek Buhariu, Tirmidhiu e te tjeret nga Abdull-llah Ibėn Abbasi.

    5-Kundershtim i Fitres (natyrshmerise) :

    Esenca e Fitres (natyrshmerise) eshte: forma e pare e krijimit, do te thote esenca ėshtė se All-llahu mashkullin e ka veēuar me mjekerr.

    E Ibėn Ethiri nė “en-Nihajeh” thotė se: “El-Fitreh: do te thote tradita (synneti); do te thote mjekrra ėshtė synneti i te gjithe pejgambereve, e qe nė jemi te urdheruar qe ti pasojme ata.

    Kurse Sujutiu thote se komentimi me i mire qe ėshtė thėnė sa i perket Fitres ėshtė ajo se : fitreh ėshtė nje tradite e vjeter qe e kane zgjedhur te gjithe pajgamberet , dhe pjese e te gjitha ligjeve (te All-llahut), dhe sikurse ata te kene qene te inspiruar nė kete qysh nga natyrshmeria.

    6-Kundershtim i tradites se pejgambereve dhe te njerzve te mire:

    Dijetari i madh Shejh Shenkiti nė tefsirin e tij “Advaul-bejan” kur komenton ajetin e Kur’anit :”Ai (Haruni) i tha:”O biri i nenes sime!Mos me kap pėr mjekre dhe as pėr koke! nė te vertete une kisha frike se mos thua:’Ti ke shkaktuar ndonje mosmarreveshje mes Bijve te Israilit dhe nuk e ke respektuar fjalen time’!”. Kaptina Ta-Ha:94. Thote se prej ketij ajeti kuptojme se leshuarja e mjekrres ėshtė prej tradites se pejgambereve dhe se ky ajet na aludon se leshuarja e mjekrres ėshtė prej kerkesave te sheriatit.Po perveē kesaj nė shume hadithe dhe athar ėshtė transmetuar se si Pejgamberi alejhis-selam , poashtu edhe shoket e tij i kane pase mjekrrat e leshuara , po jo vetem kaq, por edhe i kane pase edhe te medhaja siē ėshtė transmetuar nė shume hadithe.Ku perveē qe thuhet se pejgamberi alejhis-selam e ka pase mjekrren e madhe dhe te shpeshte, poashtu edhe pėr Aliun, radijall-llahu anhu, thuhet se e ka pase mjekren e madhe sa qe mjekrra e tij ia ka mbuluar gjoksin.E, e njejta gje thuhet edhe pėr Othmanin, radijall-llahu anhu, se e ka pase mjekren shume te gjate dhe te madhe.

    4.Fjalet e dijetareve pėr rruarjen e mjekrres:

    Shumica (xhumhuri) e ulemave jane shprehur se rruarja e mjekrres ėshtė haram, kurse disa prej tyre kane thėnė se ėshtė mekruh, mirepo duke pase parasysh se mekruh te ta ka pase pėr qellim te jete haram, siē ėshtė ceke nė shume libra ta usuli-fikhut.

    1.Ibėn Hazmi nė “Muhal-la” thote: “Dijetaret kane ra nė ujdi se rruarja e mjekres ėshtė deformim i cili nuk lejohet”.

    2.Ibėn Tejmijje nė “el-Ihtijarat” thote:”Dhe ndalohet rruarja e mjekres”.

    3.Ibėn Abidini – prej dietarve te medhenj hanefit- thote:”Dhe ndalohet pėr mashkuj shkurtimi i mjekres”.(Reddul-Muhtar 2/418).

    4.El-Adevijju – prej dijetareve te njohur te malikive- thote:”eshte transmetuar nga Imam Maliku se ai e ka urrejtur rruajtjen e mjekrres, sa qe ka thėnė se kjo ėshtė prej veprave te mexhusive..”.

    5.Perveē ketyre dietarve te mehershem , edhe shume dietare te kesaj kohe e kane ndaluar rruarjen e saj siē jane Abdul-xhelil isa, Ali Mahfudh, AbdulAziz Ibėn Bazi, Nasiruddin Albani, Sultan el-Measumij, Ebu bekr el-Xhezairi, Ismail el-Ensariju…e keshtu me radhe.

    Kjo ėshtė ajo ēka – inshaAll-llah- mjafton pėr te kuptuar se leshuarja e mjekres ėshtė prej obligimive fetare pėr cdo musliman, dhe se rruarja apo shkurtimi i saj ėshtė e ndaluar.

    _____________

    Shėnim i pėrkthyesit:

    Gurabate gjithmone kane qene caku i armiqve, qofshin ata prej qafirave apo prej bidatgjive, mirepo, nė kohet e fundit gurabate jo vetem qe sulmohen nė menyra te ndryshme dhe me mjete te ndryshme, po atyre u behet edhe nje sulm tjeter qe ka te beje me shenjat e tyre te shenjeta, e qe All—llahu e ka lene ate si shenje te nje gjinie njerezore. Ata te cilet e bejne kete sulm, e bejne me prapavije, sepse sulmi i drejteperdrejt nė gurabat nuk ka sukses, keshtuqe armiqet mundohen qe ti coptojne gurabat nė menyre graduale dhe parciale…derisa te ia arrijne qellimeve te tyre.Mirepo, si duket kane harruar se All-llahu i Lartesuar ka thėnė nė Librin e Tij:”Me te vertete All-llahu i mbrone besimtaret…”.

    E kjo shenje e shenjte e gurabave ėshtė mjekrra.Shenje qe me ane te saj dallohen burrat prej grave, shenje qe All-llahu mashkullin e krijoi me te, dhe sikur te mos kishte qene e nevojshme pėr mashkullin, atehere, All-llahu nuk do ta kishte krijuar me te , apo do ta kishte urdheruar qe ta hjek dhe mos ta mbaje ate.Perkundrazi e urdheroi qe ta mban ate dhe e ndaloi qe ta hjek , dhe kete e konsideroi si ndryshim i krijatures se Tij.Qe do te thote se mjekrra ėshtė pjese e krijimit te mashkullit.

    Per kete shkak, dhe me kerkese te disa vellezerve te cilet deshirojne ta mbrojne indentitetin e tyre - perpikerisht te gurabave - vendosa qe te perkthej diqka nė lidhje me kete ceshtje, e prej asaj qe nė syrin tim mu duk me e shkurter, mirepo me perfshirese dhe me permbledhese ėshtė kjo e cila vijon prej tekstit, e qe kete e kam marre te teren- me disa ndryshime- nga nje broshure e dijetarit me te madh te kesaj kohe nė hadith pas muhaddithit Nasiruddin Albanit, cili quhet Ali Hasen El-Halebij i cili momentalisht jeton dhe vepron nė Jordan , e qe njeherit ka qene prej nxenesve me te afert te Shejh Albanit.Sa qe vet Shejh Albani kur ėshtė pyetur pak para vdekjes se kush ėshtė me i dituri nė hadith pas tij, ka thėnė Ali Haseni dhe Ebu Ishak el-Huvejni (i cili jeton nė Egjipt). Broshura - prej te ciles edhe kemi shkeputur kete pjese te perkthyer – quhet:”Vendimi i fese mbi mjekrren dhe duhanin”.



    @AlbIslam.com
    Urrejtja ndaj armikut, dyfishon forcėn e njė populli

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    26-12-2006
    Postime
    180
    shum tem e mir edhe shum tem e qelluar per te mesuar se qka ashte e mir edhe qka ashte e keqe

    o besimtar te sinqerte leshoni te gjith mjekrrat

Tema tė Ngjashme

  1. Vendimi i fesė mbi mjekrrėn
    Nga abdurrahman_tir nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 61
    Postimi i Fundit: 25-01-2009, 09:12
  2. Kushtetuesja: Vendimi i qeverisė pėr prishjen e mbikalimit antikushtetues
    Nga Gunnar nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 247
    Postimi i Fundit: 18-01-2008, 12:05
  3. Vendimi i fshehtė, qeveria jep me qera 15 mijė m2 tė Spitalit Ushtarak
    Nga Humdinger nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 20-11-2006, 04:56
  4. Vendimi per Kosoven jashte Keshillit te Sigurimit
    Nga FЯODO nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 25-10-2006, 05:32
  5. Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 17-09-2005, 11:09

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •