Close
Faqja 2 prej 27 FillimFillim 123412 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 264
  1. #11
    Sami Frasheri Maska e Arrnubi
    Anėtarėsuar
    19-07-2003
    Vendndodhja
    dynja
    Postime
    741
    Ēfarė obligimesh kanė prindėrit pėr fėmijėn e tyre tė porsalindur?

    Pyetje: Ēfarė obligimesh kanė prindėrit pėr fėmijėn e tyre tė porsalindur?

    Pėrgjigje: Falėnderimi i takon Allahut. Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė Dėrguarin e fundit tė Allahut, mbi familjen e tij, shokėt e tij dhe tė gjithė ata qė ndjekin rrugėn e tij deri nė Ditėn e Gjykimit.

    1. Futja e njė hurme tė pėrtypur nė gojėn e tij ose diēka tjetėr tė ėmbėl.

    2. Dy kurbane nėse ėshtė djalė ditėn e shtate dhe njė nėse ėshtė vajzė.

    3. Synetllėku ditėn e shtatė.

    4. Ngjitja e njė emri tė mirė musliman deri nė ditėn e shtatė.
    Allahu e di mė sė miri.

    Ahmed Kalaja

    Marre nga Burimi i Jetes
    Sa budalla eshte "Odisea"

  2. #12
    Sami Frasheri Maska e Arrnubi
    Anėtarėsuar
    19-07-2003
    Vendndodhja
    dynja
    Postime
    741
    Citim Postuar mė parė nga toniyt
    SELAM ALEJKUM Falenderimi i takon All-llahut,bekimi dhe shpetimi qofshin mbi profetin ton Muhammedin a.s.- E ēmoj punėn e juaj,une e kam nje problem kur te fillon namazi e ne veqanti namazi i akshamit jo qe fare nuk mundem te koncentrohem me xhemat por qe nuk kam mundesi edhe te qendroj rehat xhate kryerjes se namazit,kjo vlen ndoshta edhe per farzet e tjera por qe jan me te rralla sepse koha me e pershtatshme qe me konvenon per te shkue ne xhami eshte namzai i akshamit,dua te dij si mundem te dal nga ky kompleks,kohen e fundit kam tentue me zor te qendroj veq qe mos te largohem nga xhemati,perndryshe ne shtepi e kam te lehte faljen e namzeve.
    Si mundem tė dal nga ky kompleks?

    Pyetje: Eselamu alejkum! Falėnderimi i takon Allahut, bekimi dhe shpėtimi qofshin mbi profetin tonė, Muhamedin -alejhi selam-. E ēmoj punėn tuaj.

    Unė kam njė problem: kur fillon namazi, e nė veēanti namazi i akshamit, jo qė fare nuk mundem tė koncentrohem me xhemat, por qė nuk kam mundėsi edhe tė qėndroj rehat gjatė kryerjes sė namazit. Kjo vlen ndoshta edhe pėr farzet e tjera, por qė janė mė tė rralla, sepse koha mė e pėrshtatshme qė mė konvenon pėr tė shkuar nė xhami ėshtė namazi i akshamit. Dua tė di se si mundem tė dal nga ky kompleks? Kohėn e fundit kam tentuar me zor tė qėndroj, vetėm qė mos tė largohem nga xhemati, pėrndryshe nė shtėpi e kam tė lehtė faljen e namazeve.

    Pėrgjigje: Falėnderimi i takon Allahut. Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė Dėrguarin e fundit tė Allahut, mbi familjen e tij, shokėt e tij dhe tė gjithė ata qė ndjekin rrugėn e tij deri nė Ditėn e Gjykimit.

    Ue alejkum selam! I nderuar vėlla, nė lidhje me kėtė pyetje dua tė tė them se ėshtė mėse e natyrshme qė njeriu tė ketė ēaste pėrkushtimi e ēaste plogėshtimi, sepse kėshtu na ka lajmėruar i Dėrguari i Allahut -salallahu alejhi ue selem-. Kėshtu qė s’duhet tė bėheni fare merak, kjo do tė tė kalojė shpejt, inshallah. Ruaje veten dhe kryej obligimet! Ruhu prej harameve e do tė jesh prapė mire, inshallah! Allahu e di mė sė miri.

    Vėllai juaj

    Ahmed Kalaja

    Marre nga Burimi i Jetes
    Sa budalla eshte "Odisea"

  3. #13
    Sami Frasheri Maska e Arrnubi
    Anėtarėsuar
    19-07-2003
    Vendndodhja
    dynja
    Postime
    741
    Nėse jemi nė dyshim pėr ditėn e parė tė Ramazanit

    Pyetje: Si duhet tė veprojmė nėse jemi nė dyshim pėr ditėn e parė tė ramazanit, pasi disa e fillojnė agjėrimin me kalendarin e parashikuar e disa me shikimin e hėnės nė vendet arabe.

    Pėrgjigje: Falėnderimi i takon Allahut. Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė Dėrguarin e fundit tė Allahut, mbi familjen e tij, shokėt e tij dhe tė gjithė ata qė ndjekin rrugėn e tij deri nė Ditėn e Gjykimit.

    Dijetarėt muslimanė nė lidhje me ditėn e parė tė Ramazanit kanė rėnė dakord unanimisht se muaji hyn dhe del atėherė kur tė shihet hėna. Duke u mbėshtetur qartė ne ajetin e Kuranit dhe hadithet qė e urdhėrojnė njė gjė tė tillė.

    Pas kėsaj dijetarėt nė mesin e tyre kanė pasur mendime tė ndryshme pėr mėnyrėn se si vėrtetohet hyrja e muajit lunar (hėnor). A duhet qė ēdo vend tė ketė ru'jen (shikimi i hėnės me sy tė lirė) e vendit pėrkatės ku jetojnė apo nėse shihet hėna nė ēdo vend obligohet tė veprojnė me tė tė gjitha vendet islame?

    Allahu e di mė sė miri, po mendimi mė i drejtė ėshtė se nėse shihet hėna nė ato vende ku shihet me sy tė lirė dhe ky lajm pėrhapet me ēdo lloj forme apo mėnyre tė komunikimit, obligohet kjo pėr ēdo vend ku mbėrrin lajmi, sepse sheriati e ka pėrcaktuar qarte ‘el ileh’ (shkakun) qė ėshtė:

    1. Shikimi nga njeriu qė plotėson kushtet.

    2. Sjellja ose mbartja e lajmit.

    Duke u mbėshtetur pėr kėtė nė thėnien e Allahut: "...fe men shehide minkumush shehre feljesumhu..." - "...atėherė, pra, kush dėshmon prej jush se ka hyrė muaji i Ramazanit, menjėherė tė fillojė agjėrimin...''

    Zoti ka thėnė: "...prej jush..." dhe s’e ka kufizuar me vende as kufij. Kush thotė se Zoti ka pasur pėr qėllim ndarjet shtetėrore ose dallimin mes vendeve, duhet tė sjelle argument tė qartė, kudo qė ta gjejė.

    Profeti (salallahu alejhi ue selem) e thotė qartė: "Agjėroni kur ta shihni dhe ēeleni kur ta shihni". Edhe kėtu nuk ka kufizime, ai qė bėn kufizime duhet tė sjellė argumentin kufizues, kudo qė ta gjeje atė.

    Profeti (salallahu alejhi ue selem) e thotė qartė: "Agjėrimi ėshtė: agjėrimi ditėn kur agjėrojnė njerėzit dhe ēelja ėshtė ditėn kur e ēelin njerėzit". Ai qė thotė se qėllimi me njerėzit janė shqiptarėt, arabet, etj., duhet tė sjellė argument, kudo qė ta gjejė.

    Thanė: “Po fakti i ihtilaful metalii (shfaqja e hėnės ėshtė e ndryshme)”. Themi se ky ėshtė fakt i pamohueshėm dhe se ky ndryshim ėshtė ndryshim vonese e jo ndryshim lindjesh. Ajo po fillojė tė shfaqet nė fazėn e saj tė parė, ashtu mbetet deri sa t’i bjerė topit rreth e pėrqark njė herė. Pra, po u pa nė Jordani, padyshim qė do tė kalojė edhe nga ne se s’ka ku tė shkojė tjetėr.

    Ndėrsa tė argumentuarit me hadithin e sahabit qė kur iu tha se ne e pamė nė Sham, tha se ne e kemi parė njė ditė mė pas e mė tė do ta pėrfundojmė... se ky ėshtė suneti i tė Dėrguarit (sallallahu alejhi ue selem).

    Themi se ky hadith s’ka fare vend kėtu me kuptimin, se s’ka nė tė argument se banorėt e Medinės nuk e dinin se kur kanė filluar apo kur e kanė parė banorėt e Shamit me shikim tė qartė hėnėn. Ata tė dy u takuan nė fund tė Ramazanit dhe gjithsecili tha do t’i pėrmbahem dijes sė sigurt nga ana ime pėr shikimin e hėnės. S’ka asgjė kur gjithsecili e ka agjėruar me shikim tė qartė, diskutimi ėshtė diku tjetėr, siē ėshtė e qartė pėr tė zotėt e mendjes. Ky ėshtė dhe qėndrimi i shejh Albanit (Allahu e mėshiroftė!).

    Shejhul Islam, ibnu Tejmijeh, thotė: ''... Ai qė argumentohet nė pėrllogaritjet jo vetėm qė ėshtė i humbur nė sheriat, po dhe bidatēi nė fe, i gabuar nė tė menduar...". Diku tjetėr shprehet: "... pėr kėtė ka ixhma”. Kundėrshtimet e para pėr kėtė kanė lindur nė qindvjeēarin e tretė.

    Si bėhet nė ato vende ku ecet me pėrllogaritje ''ekzakte", si p.sh.: rasti ku njerėzit nė Mekė nė Arafat e diku larg tyre thoshin se kalendari e ka nesėr arafatin, apo si nė rastin kur pėr tė shtatin vit i bie Ramazani 29 ditėsh, apo ku diku tjetėr llogaria bėhet nė tavolinė me minus 10 nga viti i kaluar, si tė veprohet?

    Mendoj se nėse organet kompetente do t’i pėrmbaheshin medhhebit hanefi, siē pretendohet, duhet tė agjėronin atėherė kur tė vėrtetohej se njė vend islam, prej vendeve qė ecin me shikim, tė lajmėronin pėr fillimin e Ramazanit e tė gjithė udhėheqėsit muslimanė duhet ta bėjnė kėtė qė umeti tė bashkohet njė here unanimisht si tėrėsi.

    Megjithatė, them se nėse organet kompetente do tė dilnin nga medhhebi i tyre nė shafi'ij e tė thoshin do ta shohim vetė, atėherė pėrsėri do tė thoshim pa bindje: u pa elhamdulilah, nuk u pa prapė elhamdulilah, e mbyllej ky kapitull.

    Problemi ėshtė si tė veprohet kur dilet nga ixhmai edhe mė e keqja se as edhe njė medhhebi, si duhet vepruar?!

    Pėrgjigjen pėr kėtė e dha i Dėrguari i Allahut (sallahu alejhi ue selem) kur u lajmėroi pėr njė kohė dhe tha pėr disa udhėheqės: "... e ata do ta vonojnė namazin nga koha e vet!" Ēfarė tė bėjmė,- ėshtė pyetur. Pėrqendrohu nė pėrgjigje: "Faleni vetėm nė kohė e pastaj faleni me ata."

    Le tė kthehemi te pyetja: Si duhet tė veprojmė nėse jemi nė dyshim pėr ditėn e parė tė ramazanit, pasi disa e fillojnė agjėrimin me kalendarin e parashikuar e disa me shikimin e hėnės nė vendet arabe.

    Kalendari kalendar mbetet, qoftė i vendit tonė, qoftė i vendeve arabe, po ne duhet tė ecim sipas udhėzimit tė lartpėrmendur. Allahu e di mė sė miri.

    Ahmed Kalaja

    Marre nga Burimi i Jetes
    Sa budalla eshte "Odisea"

  4. #14
    Sami Frasheri Maska e Arrnubi
    Anėtarėsuar
    19-07-2003
    Vendndodhja
    dynja
    Postime
    741
    A t’i falim vetėm tė qetė nė shtėpi?

    Pyetje: A duhet t’i falim teravitė nė xhamitė ku bėhen bidate apo mė mirė nė kėto raste ėshtė t’i falim vetėm tė qetė nė shtėpi?

    Pėrgjigje: Falėnderimi i takon Allahut. Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė Dėrguarin e fundit tė Allahut, mbi familjen e tij, shokėt e tij dhe tė gjithė ata qė ndjekin rrugėn e tij deri nė Ditėn e Gjykimit.

    Faluni atje ku falen muslimanėt. Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) tha: "Nėse e falin mirė mirė pėr ata dhe ju, e nėse e falin keq mire ju e keq pėr ata". E nėse ka probleme, atėherė nėse nuk ēon nė fitne ose dėmtimin tuaj si muslimanė faluni diku tjetėr e nėse ju jep leje imami tė faleni pasi tė ketė mbaruar xhemati 30 minuta, s’ka asgjė nėse bėhet me gjuhėn e kompromisit. Allahu e di mė sė miri.

    Ahmed Kalaja

    Marre nga Burimi i Jetes
    Sa budalla eshte "Odisea"

  5. #15
    Sami Frasheri Maska e Arrnubi
    Anėtarėsuar
    19-07-2003
    Vendndodhja
    dynja
    Postime
    741
    Pėrse Ramazani nuk bie kurdoherė nė datėn e parashikuar nė kalendar?
    Pyetje: Pėrse ramazani nuk bie kurdoherė nė datėn e parashikuar nė kalendar?

    Pėrgjigje: Falėnderimi i takon Allahut. Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė Dėrguarin e fundit tė Allahut, mbi familjen e tij, shokėt e tij dhe tė gjithė ata qė ndjekin rrugėn e tij deri nė Ditėn e Gjykimit.

    Pėr arsyet qė i pėrmendėm nė pyetjen mė lartė, sepse disa adhurime janė tė lidhura me shikimin e hėnės e jo me parashikimin se kur do tė shihet. Kalendari ėshtė pėrafrues dhe ndihmues jo i prerė, pastaj ka pas raste qė kalendari ia qėllon, po ky fakt s’ėshtė i rėndėsishėm fetarisht. Allahu e di mė sė miri.

    Ahmed Kalaja

    Marre nga Burimi i Jetes
    Sa budalla eshte "Odisea"

  6. #16
    Sami Frasheri Maska e Arrnubi
    Anėtarėsuar
    19-07-2003
    Vendndodhja
    dynja
    Postime
    741
    A jemi tė obliguar apo ėshtė e pėlqyeshme tė bėjmė gjak?

    Pyetje: A jemi tė obliguar apo ėshtė e pėlqyeshme tė bėjmė gjak (kurban me ndonjė pulė, zog apo diēka e ngjashme) natėn e parė tė ramazanit?

    Pėrgjigje: Falėnderimi i takon Allahut. Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė Dėrguarin e fundit tė Allahut, mbi familjen e tij, shokėt e tij dhe tė gjithė ata qė ndjekin rrugėn e tij deri nė Ditėn e Gjykimit.

    Jo vetėm qė nuk jemi tė obliguar, po bėrja e kėtij veprimi duke menduar se ėshtė afrim apo vepėr e mirė ėshtė humbje e bidat, Allahu na ruajtė! Po nėse dikush e bėn kėtė se njerėzit kanė agjėruar pėr t’i ushqyer mire, s’ka asgjė, lejohet, madje merr dhe shpėrblim; pra, siē e shikon nijeti ėshtė tepėr i rėndėsishėm.

    Ahmed Kalaja

    Marre nga Burimi i Jetes
    Sa budalla eshte "Odisea"

  7. #17
    Sami Frasheri Maska e Arrnubi
    Anėtarėsuar
    19-07-2003
    Vendndodhja
    dynja
    Postime
    741
    A ka bazė nė Islam kjo thėnie?

    Pyetje: Eselamu alejkum! Sė pari, urime pėr kėtė faqe tė mrekullueshme me material tė pasur dhe njėkohėsisht ju uroj edhe muajin e shenjtė tė Ramazanit!

    Meqė na e keni ofruar kėtė mundėsi pėr tė dėrguar pyetje nėpėrmjet kėsaj faqeje tė internetit, po e shfrytėzoj edhe unė kėtė rast.

    Kam dėgjuar se nėse agjėruesi ndjen uri tė madhe gjatė kohės sė agjėrimit, agjėrimi i tij ėshtė i pavlefshėm, pasi, sipas disave, nėse do tė kishte si bazė sinqeritetin nuk do tė ndihej aspak uria, sado e vogėl qoftė. A ka bazė nė Islam kjo thėnie? Allahu ju shpėrbleftė!

    Pėrgjigje: Falėnderimi i takon Allahut. Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė Dėrguarin e fundit tė Allahut, mbi familjen e tij, shokėt e tij dhe tė gjithė ata qė ndjekin rrugėn e tij deri nė Ditėn e Gjykimit.

    Muajin e begatė, jo tė shenjtė.

    Kjo shprehje e cituar me lartė s’ka pėr tė argument, pėrkundrazi ėshtė mė se normale qė njeriu tė ndjejė uri dhe etje dhe tė ketė dėshira qė nuk mund t’i realizojė pėr shkak tė agjėrimit dhe kjo ėshtė njė urtėsi prej urtėsive tė agjėrimit.

    Nė hadith thuhet se agjėrimi do tė ndėrmjetėsojė tek Allahu e do tė thotė: “O Zot, e ndalova nga ngrėnia dhe pirja ... "

    Ose hadithi tjetėr i cili thotė se agjėruesi ka dy gėzime: nė iftar e kur tė takojė Allahun. Gėzimi nė iftar pse ėshtė dihet qarte: a) sepse ka duanė specifike; b) sepse do tė hajė e do tė pijė duke u kthyer nė origjinėn e tij dhe nė normalitet. Allahu e di mė sė miri.

    Ahmed Kalaja

    Marre nga Burimi i Jetes
    Sa budalla eshte "Odisea"

  8. #18
    Kam nje pyetje.

    Sonte per here te pare degjove se Vdekja e Muhamedit ska ardhur si vdekje normale, por degjova se e kane helmuar Jahudite, dhe dua te di a eshte e vertete kjo?

    Mbaj mend nga leximi i Mevludit, aty thuhet se ka folur qengji dhe ka thene mos me ha se me kan helmuar , ka lidhshmeri kjo?

  9. #19
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    15-06-2005
    Postime
    127
    selam alejkum

    Doja te drejtoja nje pyetje pse nuk mbahen ligjerata perpara faljes se teravive?
    selam alejkum

  10. #20
    Sami Frasheri Maska e Arrnubi
    Anėtarėsuar
    19-07-2003
    Vendndodhja
    dynja
    Postime
    741
    Pershendetje: eselamu alejkum!
    Meqe u bera nismetar i kesaj teme do t'ju kerkoja miqesisht qe pyetjet tuaja per hoxhen e nderuar Ahmed Kalaja t'i dergonit ne e-mailin burimijetes@yahoo.com ,ndersa pergjigjet do te postohen ketu ne kete forum ose mund t'i lexoni edhe ketu
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Arrnubi : 02-10-2007 mė 05:35
    Sa budalla eshte "Odisea"

Faqja 2 prej 27 FillimFillim 123412 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Agjerimi Dhe Urtesia E Tij
    Nga xhenisi nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 72
    Postimi i Fundit: 12-08-2009, 09:27
  2. Partite Dhe Sektet
    Nga abdurrahman_tir nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 96
    Postimi i Fundit: 17-02-2009, 13:25
  3. Shpjegim i lehte mbi temat e Teuhidit
    Nga rapsod nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 82
    Postimi i Fundit: 04-05-2006, 08:01
  4. Konkurset, programi dhe modeli i testit pėr gjuhė-letėrsi
    Nga Davius nė forumin Mentori akademik
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 21-06-2005, 06:47
  5. Fetva te dijetareve islame ne lidhje me ceshtjet Islame
    Nga aluando nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 29-03-2005, 14:50

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •