Ligji i maleve shqiptare, Kur njė grua fal gjakun

Rrėfimet e priftėrinjve jezuitė

1892. At Domenico Pasi S.J pėrshkruan nė ditarin e tij pajtimin e gjakut nė njė fshat tė veriut tė Shqipėrisė. Pėr jezuitin qė prej kohėsh kishte ndėrmarrė njė udhėtim shėtitės nė kėto hapėsira falja e gjakut nga ana e njė femre, ishte njė akt mė tepėr se sublim. Si njeri i fesė ai nuk mund tė shpjegojė imazhin e saj, por gjestin duke shėnuar arsyetimin pėrse e kishte bėrė kėtė falje". Faljen nuk e bėra pėr respektin e njerėzve, por vetėm pėr dashurinė e Jezu Krishtit. Nėse unė do tė kėrkoja sot nga hasmi im sa para duhej tė mė jepte, ai duhej tė shiste tokėn, tė braktiste shtėpinė dhe tė ikte nga fshati; nėse do ta bėja kėtė kjo nuk do tė thotė falje. Ai le tė rri nė shtėpinė e tij dhe tė bėjė paratė pėr tė mė paguar gjashtė qese pėr tre vjet, domethėnė dy qese nė vit pėr ditėn e Shėn Kollit". Fjalėt e asaj gruaje tė thjeshtė, qė nuk dinte tė fliste bukur prej vitesh kanė mbetur aty nė shėnimet e At Domenicos, si dhjetėra shėnime tė tjera nga misioni shėtitės i jezuitėve nė kėto vise shqiptare.

At Giussepe Valentini, ky misionar i pėrkushtuar ndaj ēėshtjes shqiptare vjen sėrish nė vėmendjen tonė, por kėtė herė nėpėrmjet botimit qė shtėpia botuese "Plejad" u ka bėrė relacioneve tė mbajtura nga ai tė Misionit Shėtitės Jezuit nė Shqipėri nė vitet 1880-1932.

Janė interesante shėnimet qė kanė mbajtur kėta misionarė jezuitė ndėrsa kanė udhėtuar nė pjesėn veriore tė vendit tonė, nėpėrmjet tė cilave ne sot njihemi me mentalitetin dhe jetėn e atyre viteve. Nėpėrmjet shėnimeve tė shkruar me kujdes ne shohim personazhe reale tė sė shkuarės, tė cilat janė vizatuar me njė pėrkushtim nga kėta burra me kulturė qė kėrkonin tė pėrēonin mesazhe ndryshimi nė Shqipėrinė e Veriut.

Por njė nga momentet ku kėta jezuitė janė ndalur mė tepėr ka qenė Kanuni. Njė nga veēoritė mė tė spikatura e mė tė qenėsishme tė kombit shqiptar ėshtė pa dyshim, tradita e tij juridike, e ruajtur tė paktėn pjesėrisht qė nga epoka e hershme e depėrtimeve greke e romake e deri nė ditėt tona. Shumė shkrimtarė dhe personazhe tė kohės janė munduar ta shpjegojnė kėtė. Sipas At Valentinit kjo punė pėr ta treguar kėtė nėpėrmjet gjuhės sė fakteve ka qenė pėr shekuj meritė shumė e qėndrueshme dhe natyrisht e shquar e klerit shqiptar dhe e fetarėve franēeskanė qė punonin nė famullitė a nėpėr strehėt varfnore tė zonave mė tė epėrme malore. "Nė vazhdėn e misionit qė u ndėrmor nė Shqipėri, misionarėt shkonin nė grupe tė vogla tė pėrbėra me njė a dy etėr, pra priftėrinj jezuitė, dhe me njė "vėlla" ose fetar laik a njė tjetėr katekist si ndihmės dhe punonin nė tė gjithė zonėn e famullisė gjatė gjithė njė stine", shkruan nė parathėnie At Valentini. Sipas tij, ata qė nė nisje u vunė tė ndjekin shembullin e misionarėve antikė jezuitė, duke i pėrpiluar pas kthimit tė tyre nė shtėpi dhe duke i dėrguar menjėherė pėr t‘i shtypur shėnimet e tyre pėr qėmtimet gjatė misionit, qė ishin aq tė pasura jo vetėm me ngjarje e biseda njerėzish, por edhe me informacione tė vjetra pėr doket e zakonet, tė cilat natyrisht do t‘u vlenin shumė edhe misionarėve tė ardhshėm. "Ndėr kėto shkrime, ato qė kanė tė bėjnė me Kanunin dhe me gjithė pėrmbajtjen juridike e zakonore kanunore janė nga mė tė bollshmet e mė tė vyerat pėr nga pasuria e hollėsirave dhe rasteve, me njė nivel saktėsie pa dyshim shumė mė tė lartė se ato tė tė gjithė trajtuesve tė tjerė paraardhės, tė mirėqena edhe nga kuadri metodik i ndjekur nė pėrgjithėsi nga kleri katolik pėr reformėn", thotė Valentini.

Nė mesin e gjithė misionarėve ata qė sillnin sasi mė tė madhe relacionesh ishin dy drejtuesit e kėtij misioni shėtitės, qė u ndodhėn pėr njė periudhė tė gjatė tė aktivitetit tė tij, themeluesi i kėtij misioni At Domenico Pasi nga Verona dhe vazhduesi i tij, At Franēesco Genovizzi nga Bergamo, tė cilėt Valentini i quan edhe si pėrshkruesit mė tė saktė tė kėtyre rrėfimeve.

Por ai nuk lė pa pėrmendur edhe At Engjėll Serreqin, i cili edhe pse nuk ka shumė relacione nė rastin e ekskursioneve tė tij misionare ishte edhe njė mbledhės i shkėlqyer i terminologjisė dhe i frazeologjisė shqipe. Janė edhe tė tjerė misionarė qė ndoshta kanė dhėnė pak relacione, por qė bashkė me relacionet e kontribuuesve ndoshta mė tė mirė, ata e bėjnė tė plotė rrėfimin e Shqipėrisė malore tė viteve 1880-1932.

Por bashkė me kėto rrėfime interesante mbi Shqipėrinė e atyre viteve, tė cilat na sjellin sot njė panoramė mė se tė plotė tė jetės nė ato vise malore shtėpia botuese "Plejad" ka botuar dhe dy libra tė tjerė tė At Giussepe Valentinit, tė cilat bashkė me "Ligji i maleve shqiptare" pėrbėjnė njė set tė plotė tė veprave tė tij. "E drejta e komuniteteve nė traditėn juridike shqiptare" dhe "Statusi personal nė Shqipėri nė epokėn e Skėnderbeut" janė dy botimet e tjera, tė cilat na ofrojnė njė dritare mė tepėr pėr tė vlerėsuar dhe vėshtruar punėn e kėtij misionari italian nė Shqipėri.

Ėshtė interesante adhurimi qė At Valentini kishte ndaj Skėnderbeut. Nė hyrje tė librit "Ligji i maleve shqiptare"
ai ia dedikon kėsaj figure gjithė atė punė. "Gjergj Kastriot Skėnderbeut. Njė emėr i madh nė historinė e sė Drejtės Tradicionale e Kristiane tė Shqipėrisė. Nė 500-vjetorin e vdekjes", shkruan ai nė hyrje tė librit.

Po kush ėshtė At Giussepe Valentini, ky pasionant ndaj letrave dhe njė hulumtues i rrallė i kulturės sonė? Italiani i lindur nė rrethinat e Padovės ka studiuar filozofi dhe pėr herė tė parė e shkeli Shqipėrinė kur ishte vetėm 20 vjeē, me detyrėn e misionarit. Nė fare pak kohė e mėsoi aq mirė shqipen, sa nuk dallohej mes shqiptarėve tė tjerė. Ndėrmjet viteve 1922-1932 ushtroi mėsuesinė nė gjimnazin jezuit tė Shkodrės. Vepra e parė pėr Shqipėrinė "Kolegja Saveriane ndėr 50 vjetėt e para 1877-‘78 - 1927-‘28", u botua shqip dhe italisht. Boton bashkė me akademikun e njohur italian Fulvio Cordignano, njė studim mbi gjakmarrjen shqiptare. Nis nė vitin 1940 edhe njė kronologji mbi historinė e Shqipėrisė nga viti 313 e deri nė shekullin XIII, nga e cila u botuan vetėm dy vėllimet e para. Prej vitit 1932 drejtoi revistėn e njohur "Leka" deri mė 1943 dhe sė bashku me tė revistėn "Lajmėtari i zemrės sė Krishtit". U largua nga Shqipėria si pasojė e pėrndjekjeve dhe vrasjeve tė disa shokėve tė vet seminaristė nė Shkodėr, nė fund tė vitit 1943. Mė pas nisi redaktimin e 30 vėllimeve tė veprės sė tij monumentale. "Akte shqiptaro-veneciane tė shekujve XIX-XV", qė hedhin dritė mbi njė fazė tepėr tė rėndėsishme tė historisė shqiptare e qė i dhanė autorit famė ndėrkombėtare. Pėr fat tė keq, sa qe gjallė ai pa tė dilnin nė botim vetėm 25 vėllimet e para, pavarėsisht se vepra e plotė qe dėrguar pėr shtyp qė nė 1976. Veē punės studimore, ndihmesa e Z. Valentinit nė fushėn e pedagogjisė dhe studimeve mbarėshqiptare ėshtė veēanėrisht e spikatur. Nė vitin 1955 ai bėhet titullar i katedrės sė gjuhės shqipe nė Universitetin e Palermos dhe po aty themelon dhe drejton "Qendrėn Ndėrkombėtare tė Studimeve shqiptare". Por, pavarėsisht nga e gjitha kjo, njė figurė e tillė e rėndėsishme e kulturės sonė ėshtė shumė pak pėr shkak tė censurės qė i bėri regjimi komunist. Nė moshėn 30-vjeēare ai krijoi dhe drejtoi revistėn e ēmueshme "Leka", me bashkėpunim nė gjuhėn shqipe, me artikuj kritikėsh letrarė. Nė faqet e kėsaj reviste, vetė Valentini mbante njė rubrikė me titullin "Bisedė letrare", ku nuk mungonin edhe pėrshtatjet qė ai bėnte me gjuhėn fishtjane. At Zef Valentini shihet sot si albanologu mė i madh qė u mor me studimin e Shqipėrisė.

"Ai nuk ishte mė shkencėtari i laboratorit, teoricieni pa kontakte me jetėn, mendimtari qė nuk merr pjesė prej realitetit, por nji njeri i nxitun nga humanizmi dhe i shtymė me marrė pjesė nė zgjedhjen e problemeve komplekse qė lidhen jo vetėm me albanologjinė, por me vetė Shqipninė", shkruan pėr tė Koliqi.

Kėto tri botime janė njė mėnyrė pėr tė depėrtuar nė filozofinė e kėtij personazhi qė ka kontribuar kaq shumė pėr Shqipėrinė, por dhe njė mėnyrė pėr tė depėrtuar nė filozofinė e kohės kur ai ka jetuar.


Shėnimet e misionarėve jezuitė gjatė misionit shėtitės nėpėr Shqipėrinė malore



1897, prill Bajza

Kryetarė lokalė


Kryetari i fshatit dhe bajraktari ishin kristianė, por qė tė dy bashkėjetonin me gra tė pakurora dhe pėr kėtė ishin pėrjashtuar nga bashkėsia. Tė shtatė kryetarėt e tjerė ishin dhe ata tė pėrlyer me tė njėjtat mėkate dhe gati njė e pesta e familjeve kishin nga njė bashkėjetues pa kurorė nė shtėpi. Shtojmė se kryetari i fshatit kishte thėnė se do tė merrte pjesė nė veprimtaritė e misionit dhe nuk do tė lejonte as pjesėtarėt e shtėpisė tė shkonin. Shkoi tek ai imzot Lalpepaj me kryqin nė dorė dhe me fotografinė e Shėn Kollit pėr t‘i thėnė kėshilla tė urta, por ai e kundėrshtoi, madje e ndaloi tė futej nė shtėpi. Nė ato ēaste ishte tamam si i xhindosur, djalli e kishte bėrė pėr vete. Pėr ēdo gjė pėrgjigjja e tij ishte: "Bėni edhe me mua atė qė keni bėrė me bajrakun e Rrėshenit, pra mallkomėni dhe pėrzėrmėni nga fshati, nuk bėhet vonė".

At Gaspėr Zadrima



1993,6 korrik

Bashkėjetesė pa kurorė


Pasi kishin ndjekur me shumė vėmendje e pėrkushtim ceremonitė e misionit, pasi ishin rrėfyer e pasi kishin ndėshkuar e goditur gjynahun e jetesės me gra tė pakurora, do t‘i kishin bėrė njė ligj qė tė ndalonte nė tė ardhmen shfaqjen e kėtij turpi social. Disa kishin nisur tė flasin pėr njė ligj tė tillė, por ishin nga ata qė nuk kishin mbi supet e tyre kėtė lloj turpi, prandaj unė u thashė se mė parė duhej tė kuvendonin jashtė kishės dhe pastaj tė na thoshin se ēfarė kishin vendosur. Po nuk ishte e thjeshtė. Disa nga parėsorėt e fshatit nuk i kishin ndarė ende gratė e pakurora; kėshtu nėse do ta bėnin kėtė ligj dhe nėse do tė duhej mė vete do ta kishin tė vėshtirė t‘ia dilnin mbanė. Duhej tė shtoj se tamam ato ditė kishte ndodhur diēka qė kishte hedhur nė pėrrua njė pjesė tė madhe tė punės qė kishim bėrė pėr fshirjen e zakonit tė keq tė bashkėjetesės pa kurorė. Ishte kėrkuar dhe ishte dhėnė njė miratim martesor nė mes tė nipit dhe gruas sė ve tė xhajės sė tij; ishte bėrė pėr disa arsye tė forta thoshin. Kjo nuk kishte ndodhur kurrė mė parė! Ishte njė turp i madh nė tė gjithė dioqezėn dhe secili pyeste se si vallė ishte lejuar njė martesė e tillė kur po bėhej gjithė ajo zhurmė pėr t‘i ndarė e pėr t‘i zhbėrė kėto lloj bashkėjetesash. Nė kėtė pikė, populli nuk i dallon dot rastet mes tyre, as e vret shumė mendjen pėr arsyet, por ngul kėmbė nė kėtė arsyetim: "Ose tė lejohen tė gjithė ato qė duan pėr ta lypur, ose tė mos lejohet asnjė. Thuhet se leja ėshtė kėrkuar dhe ėshtė dhėnė nga Roma; atėherė secili le t‘i shkruaj Papės dhe ai t‘ua japė lejen edhe atyre qė i kanė detyruar tė ndahen nga kėto gra".

Shaljanėt u lidhėn te ky fakt dhe nuk qe e mundur tė bėje gjė me ta. Kur ishin me mua thoshin se ishin tė njė mendjeje tė bėnin diēka, tė bėnin ndonjė ligj pėr qejfin tim, por kėto ishin fjalė pa bukė qė nuk zinin vend.


At Domenico Pasi





1892 janar

Mikpritje Kapedani i Mirditės



Por le tė kthehemi nė misionin tonė tė Spaēit. Nė kėtė fshat kemi qėndruar njė javė. Nė dy ditėt e para riktheheshim mbrėmjeve nė Orosh pse nė Spaē nuk kishte as prift e as shtėpi ku tė flinim; por ditėn e tretė kryetari i fshatit njė farė Ndoc Ndreca zyrtar i qeverisė turke, nėntoger i Guvernatorit tė Pėrgjithshėm dhe Kapedan i Mirditės, na ftoi tė banonim nė shtėpinė e tij dhe na trajtoi gjithė kujdes e nderime. Edhe pse i lindur dhe i rritur nė malėsi, ky ėshtė njė burrė inteligjent dhe i mirėsjellshėm si nė tė folur ashtu edhe nė trajtimin e tė tjerėve; edhe pse nuk di as tė lexojė e as tė shkruajė, ėshtė shumė i aftė nė arsyetime, nė diskutime ėshtė i zhdėrvjellė dhe bindės, sikur tė kishte studiuar e tė ishte diplomuar. Pėr drekė ishim pėrherė tė ftuar nė njė familje tjetėr, qė ndiheshin shumė tė nderuara po tė kishin mysafir nė shtėpitė e tyre dhe e pranonim ngaqė kėshtu e lehtėsonim sadopak edhe tė zotin e shtėpisė ku flinim, por edhe ngaqė kjo nuk pėrfliste punėn tonė si misionarė, po edhe pse kėsisoj kishim mė shumė kontakte me malėsorėt dhe mėsonim mė shumė pėr jetėn e tyre tė pėrditshme. Edhe Zoti ynė e pranonte me kėnaqėsi ftesėn pėr tė ngrėnė bukė nė shtėpinė e ndokujt. Nė dy ditėt e para mikpritėsi ynė Ndoc nuk na kishte ftuar nė shtėpinė e tij pse nuk ndodhej nė fshat qė prej disa javėsh, ishte dashur tė shkonte, sipas zakonit tė vendit, me guvernatorin dhe me kryetarėt e tjerė parėsorė nėpėr fshatra tė ndryshme tė Mirditės, pėr tė gjykuar disa ndodhi tė rėnda, pėr tė dėnuar fajtorėt a pėr tė vjelė gjobat; pra siē thuhet kėtej pėr tė vėnė nė vend drejtėsinė.




1892 nėntor

Pajtim gjaku



Atėherė thirrėn imzot Peshkopin dhe nė prani tė tij vendosėn qė cilido qė do tė bėnte njė vrasje do t‘i paguante gjashtė qesė, pra 600 franga, familjes sė tė vrarit: kjo ėshtė dhe shumė qė ka vendosur qeveria pėr pajtimin e gjaqeve. Pastaj, sipas kohės qė do tė shlyhet pagesa, caktohen shuma mė tė mėdha apo mė tė vogla. E fundit qė kishe falur gjakun natėn e shkuar ishte njė grua dhe ky akt u cilėsua nė mbledhje, pasi ishte njė veprim qė dėshmonte shpirtmadhėsinė e fisnikėrinė e mendimit dhe shpirtin fetar, qė shpesh e gjen edhe te kėta njerėz tė pagdhendur. Kur e pyesnin gjithandej pėr faljen qė i kishte bėrė hasmit tė saj, ajo pėrgjigjej: "Faljen nuk e bėra pėr respektin e njerėzve, por vetėm pėr dashurinė e Jezu Krishtit. Nėse unė do tė kėrkoja sot nga hasmi im sa para duhej tė mė jepte, ai duhej tė shiste tokėn, tė braktiste shtėpinė dhe tė ikte nga fshati; nėse do ta bėja kėtė kjo nuk do tė thotė falje. Ai le tė rrijė nė shtėpinė e tij dhe tė bėjė paratė pėr tė mė paguar gjashtė qese pėr tre vjet, domethėnė dy qese nė vit pėr ditėn e Shėn Kollit". Ajo grua nuk dinte tė fliste mė bukur, por ama u duartrokit nga tė gjithė bashkėfshatarėt, tė cilėt i thoshin me njė zė: Qofsh faqebardhė!

At Domenico Pasi S.J




1890; Krahina e Pukės

Martesė



Nga mungesa e ndjeshme e priftėrinjve dhe rrjedhimisht nga mungesa e dijenive nė punėt e fesė, si dhe pėr arsye tė kontakteve dhe shpesh tė pėrndjekjeve nga turqit, tė cilėt jetojnė tė pėrzier ose nė fqinjėsi me tė krishterėt, kanė zėnė vend te malėsorėt dukuri shumė tė dėmshme, si ai i shitjes sė vajzave te myslimanėt, tė cilėt i kėrkojnė dhe i paguajnė shtrenjtė pėr t‘i bėrė nuse; bashkėjetesa me disa gra nė tė njėjtėn kohė, qė shpeshherė mund tė jenė kunata ose xhaxhesha, pra gruaja e vėllait apo ajo e xhaxhait tė vdekur, qė i mbajnė pėr vete, pėr tė mos i lėnė tė rimartohen gjetiu. Ėshtė pastaj dhe zakoni pėr t‘i mbajtur disa muaj a vite gruan nė shtėpi pa vėnė ende kurorė, me pretekstin siē thonė, pėr t‘ia njohur mė mirė huqet, por nė tė vėrtetė duan tė sigurohen nė do tė kenė apo jo djalė prej saj. Edhe nė fejesėn e fėmijėve kanė pėrvetėsuar disa zakone tė kėqija, qė bėhen, burim pėr shumė mosmarrėveshje gjatė jetės nė mes tė ēiftit tė ri; shpeshherė fėmijėt i fejojnė jo vetėm pa i pyetur, por edhe fare tė vegjėl, shpeshherė qėkur janė nė djep ose ende pa u lindur.


At Domeniso Pasi S.J

gazeta shqip-01 08 2007