Close
Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 33
  1. #1
    Canna-log Maska e Artson
    Anėtarėsuar
    24-07-2007
    Vendndodhja
    Loading...
    Postime
    416

    Arti i Diellit

    NATE

    Nate eshte nate…
    Nate dimri e gjate
    Veshur ne te zeza
    Heshtja pllakos ngadale

    I vetem ne ballkon
    Me erresiren perballe
    Ne mesnaten romantike
    Me nje cigare qe me behet mike.

    Kjo nate e "paqte" na fton
    Ne gjarperinjte vertikale
    Te rrime perseri shtrire
    Te zhveshur nen lekuren tone
    Per tu ndjere me te lire
    Ne naten e lengates
    Per gjymtyret e mpire
    Ne genjeshtren obelike
    Per moralin tone te nxire

    Nate dhunimesh c'njerezore
    Nate epshesh mbinjerezore
    Renkime perpelitjesh femerore
    Ku ngjizen pasardhesa
    Eros, pasion lakuriqesi
    Ne mbulesat e mendafsha
    Qe mbulon turpin e botes
    Ankth, frike e mistere
    Qe vertiten rreth kokes


    Dritat shuhen
    Ringjallen nentokes… minjte
    Ne tavolinen e qiellit
    Yjet ndezin qirinjte
    Per terrin me origjine djallezore
    Ku dhe djalli thur endrra feminore
    Ne kete vater te pabesive
    Te tradhetive shekullore
    Shtrat i ngrohte i ogurezive
    Miter e qellimit mizor
    Qe dites i behet banor

    Qepallat e tua dorezohen
    Duke ftuar qerpiket te perqafohen
    Per te mbrojtur shkelqimin
    E te tuve sy
    Per te fshehur endrrat
    Qe thur per ne te dy
    Endrra netesh pa gjume
    Gjume endrrash pa nete
    Nete gjumi pa endrra
    Endrra…
    Gjume…
    Nete…!
    .. dhe koha harron veten e vet
    Me ty nje cast, nje pafundesi
    Ti je nena e te keqijave
    Por e keqja nuk je Ti

    Une isha me ty sonte
    O nate qe lind mengjese
    Do ta pershendes diellin
    Ti them sa shume e deshe…!
    Kur jam rrethuar nga njerėz tė vegjėl s'ndjej madhėshti, por mjerim! M.Roēi

  2. #2
    Canna-log Maska e Artson
    Anėtarėsuar
    24-07-2007
    Vendndodhja
    Loading...
    Postime
    416

    Reja

    Une jam reja
    pikturoj qiellin
    mjegulloj henen
    maskoj diellin
    vertitem mbi ju atje lart
    pluhurin tuaj mbi vete mbart
    shpirtrat e lire perqafoj
    nje deshmimtare ne paranoje
    ne ngjyre te purpurt valevitem
    ne pafundesi formash venitem
    nene te ngrohtin e te ftohtin baba
    moter rrufene e rrebeshin vella
    konturet e tua te brishta njom
    e aromen ne ajer ta ndjell
    e trishte, e vetme s'je kurre
    kur lotet e mia ne faqet e tua sjell
    me urre, me duaj
    me krijo, me shuaj
    mu afro e mos u druaj
    bashke me mua luaj
    edhe pse s'mund te me prekesh
    nuk jam i huaj.....
    Kur jam rrethuar nga njerėz tė vegjėl s'ndjej madhėshti, por mjerim! M.Roēi

  3. #3
    Canna-log Maska e Artson
    Anėtarėsuar
    24-07-2007
    Vendndodhja
    Loading...
    Postime
    416

    Ekzistoj

    Nen krenarine jetime

    Te boshllekut tim

    Ne zhgenjimin e perplote

    Financuar nga "suksesi" im

    Gjunjezohem ne heshtje

    Qe genjeshtra mengjesore

    Pa meshire te me ngushelloje

    Realitetin te shtremberoje

    Kur I etur sillem ta besoj



    Nje cast koha peson abort

    E une ndal per te kujtuar

    Pyes veten c'kam fituar?

    Lotarine per te jetuar

    Nje grumbull unik rastesish

    Nje e qare e patingelluar

    E nje fatlumi te pafat

    Me dhimbje qe kurre s'kreu

    Mungese te paarsyetuar

    I rilindur inercisht cdo mengjes

    Nje e kaluar qe nuk njohu mbrese

    Nje e tashme qe me fton te pres

    Nje e ardhme qe lut shprese

    Ate shprese ciklike

    Ku paushqyer I vetem mbes

    Ne rropatjen per nje kthese

    Ku do shfaqet mundesia

    Qe te shfaq mundesite e mia

    Per syte fals qe

    Driten e premtuar se kane pare

    Per shikimet e humbura

    Qe mendja le me barre

    Dehje, agonim

    Nje ngushellim ky helmi im

    Uria ime me stil barbar

    Mekate te kthyera ne kroni

    Etje e helmit mekatar

    E kurorezuar ne mani

    Bukuri qe shfaqen si meteore

    Fallcifitete qe orvaten si tutore

    Me konture altruiste

    Mbushur me mendime pa jehone

    Te firmes : Pesimiste

    Neper vena lundron

    Me flamur te germezuar

    Jo pirat por PADRON

    Ditet veshin te njejten lecke

    Si skllever qe s'ndertojne

    Ne rrjeshtin monoton

    Vetem datat I bejne te dallojne

    Mes miliarda spermatozoidesh

    I fat apo I forte?

    Mes miliarda si ata te mbijetuar

    I pafat apo I kote ?

    Jo, mundimet me rriten

    Pengesat e saj me sterviten

    Gjunjte e gjakosur heshten

    Kur udhet e paudha

    Shollet e mia deshen

    E une s'ndala por renda,

    Heshtja sepse degjoja

    Me thane ta dua tjetrin

    Te respektoj me te vjetrin

    Te ul koken te duroj

    Duhet te egzistoj

    Te keqen ta kem frike

    Friken ta kem mik

    Te jem I urte per te qene besnik

    Tundimit ti uleras: IK

    Te behem ai qe me duan

    Kur s'me duan ai qe jam une

    Duke injoruar te me njohin

    …Per me shume.

    Keto ligje morale

    Quheshin kulture

    Per tu titulluar NJERI

    Kerkohej nje njohje ne miniature

    E kesaj pakete pseudo te denje

    Ku per egon e origjinalitetin

    S'kishte patur vend

    Ketu trajnoheshin viktima

    E te paedukuarve "trima"

    Te injorances qe pushton

    E nen efekt indiferentizmi kryeson

    Qe perdoron e shperdoron

    Ate per te cilen kemi luftuar

    Qe pa lodhje, mund e djerse

    Madje as pa e enderruar

    "Mitiken" tone e paskan merituar !!!

    Kjo ishte bota e vertete

    Ku vlerat ktheheshin armiq

    Dhe servilizmi me antivlerat

    Krijonin miq.

    Mesova si te flas

    Por sot goja harroi te belbezoje

    Mendimet godasin qendren

    E ajo s'arrin te reagoje

    Perqafova dijen

    Per te ndjere me thelle

    Per te vuajtur me FERR-shem

    Per tu ushqyer aty ku vjell

    Per t'iu lumturuar

    Udhetimit te gjethes ne ere

    Per te egzistuar

    Per te plotesuar TE TJERE …


    All rights reserved
    Kur jam rrethuar nga njerėz tė vegjėl s'ndjej madhėshti, por mjerim! M.Roēi

  4. #4
    Canna-log Maska e Artson
    Anėtarėsuar
    24-07-2007
    Vendndodhja
    Loading...
    Postime
    416

    Krijuesve te mi

    Prinderit e mi


    Ku perfundova keshtu
    O prinderit e mi
    Trishtimi po me mund
    Terbimi me shkund
    Duke folur me tuajen fotografi
    Qe shpesh ju kam qortuar
    Qe …larg jush
    Zgjodha per te jetuar
    E sot po qaj si femije mama
    Me mbaj ne krahe
    Si femije perseri me mbaj
    Se perqafimi yt nene
    Eshte paqja e “premtuar”
    Se buzeqeshja jote At’
    Eshte me e shtrenjta dhurate
    Qe me jep frymen
    E shpresen ma zgjon
    Eshte thirrja e shenjte
    Te mbijetoj me fton
    Ketu … larg jush
    Toka qe shkel eshte e mallkuar
    Melodise i mungon ndjenja
    Per te tingelluar
    Dielli ndrin por nuk ngroh
    Kurre me si me pare
    Qe castin kur nga ju
    ….Jam ndare
    Ndoshta nuk jeni njerezit
    Me te perkryer te kesaj bote
    Por jeni e gjithe bota per mua
    Ndoshta s’jeni perfekte
    Por perfektshmerisht
    Ajo cfare dua…



    Syte me jane thare
    Se une nuk ju shoh
    Ndjehem i perthare
    As veten, pa ju se njoh
    Larg jush bota eshte e eger
    Pa harmoni, pa dashuri
    Kam nevoje per ju
    O krijuesit e mi
    Se per ju isha femija
    Me i bukur ne bote
    I rrethuar nga dashuria
    E shenjte e kuptimplote
    Me mungon shtepia jone
    Me mungon qilimi i vjeter
    Ku ngrita boten time
    Qe ish … aq tjeter
    O nena ime magjike
    Qe me nje puthje plage sheron
    Me ndjen sesa po vuaj
    Dhimbjen time a e kupton ?
    Une jetoj pergjysem
    E ajo gjysme per ju jeton
    Per te degjuar zerin tend
    Qe eshte tingulli i bekuar
    Nje mengjes prej tij
    pa e degjuar
    Dita ime nis… e mbaruar
    Nena ime qe perkujdesja
    Gjumin ta ka mohuar
    Te flija une i qete
    Ndersa ti duke sakrifikuar
    E une tani veshtroj veten
    Ne cdo tenden rrudhe
    E shtrenjta e dashura nene
    Qe me ndrit cdo udhe
    Qe me je perhere prane
    Edhe kur une s’jam me ty
    Qe me beson genjeshtren
    Kur te verteten ma lexon ne sy
    Me fal qe nuk te lumturoj
    Si dikur shume kohe me pare
    Po ashtu si diten
    Kur me doli dhembi I pare
    Me fal qe une nuk isha
    Ai qe kam deshiruar
    Me fal qe nuk po arrij
    Ate qe j’ua kam premtuar
    Me fal qe ne tenden dhome
    S’mund te vendos cdo dite
    Lule plot arome
    Me fal o nena ime
    Qe s’mund te te jap
    Ate qe zemra me deshiron
    Ate …qe ti meriton !
    I dashur baba
    Qe drite te syve me ke
    Faleminderit per cdo gje
    Faleminderit per ate qe je
    Me kujtohet kur thoja:
    Baba nuk jam femije me
    E ti ma ktheje buzagaz:
    Femija im do jesh gjithnje
    Ndoshta kjo jete eshte e shkurter
    Ndoshta vitet ikin shpejt
    Te te sherbeja devotshmerisht
    Si c’me gatove ti vete
    Ti baba je idhulli im
    Simboli i urtesise
    Burri me trim
    Emblema e drejtesise
    Qe vezullon force e besim
    Je ti… Babai im
    Qe kurre nuk u mposhte
    Qe nga dita kur ishim te mitur
    Me te njejten force lufton dhe sot
    Qe fale teje jemi rritur
    Si munda valle t’iu le vetem
    Tani ne pleqeri
    Nuk me shkruajne duart
    Me flasin lotet tani
    Dhe kam nje enderr
    Ne zemer ushqej shpresa
    Qe nje dite do te rrethoheni
    Me nipera e mbesa
    Qe do t’iu therrasin gjyshi e nena
    E do t’iu shoh
    Te luani me ta porsi femije
    JU o prinderit e mi
    Qe edhe 1mije jete
    Te kisha pasur
    Ti jetoja si femija juaj
    Do kisha dashur
    Baba,mama, ky gjaku juaj
    Ne damaret e mi kalon
    Brenda meje ne trashegimi shekujsh
    Keni per te jetuar pergjithmone….
    Kur jam rrethuar nga njerėz tė vegjėl s'ndjej madhėshti, por mjerim! M.Roēi

  5. #5
    Canna-log Maska e Artson
    Anėtarėsuar
    24-07-2007
    Vendndodhja
    Loading...
    Postime
    416

    Ku me dergon O vendi im ???

    Hap syte
    zgjohem ne mengjes me nje shprese
    qe me jep force
    te jetoj pra mos te vdes
    dhe pse e djeshmja
    s'me ka lene asnje mbrese
    por perseri pres
    e perseri ne pritje
    me duket se po mbes
    po rropatem per nje kthese
    te me shfaqet mundesia
    qe te shfaq mundesite e mia
    nje ngushellim ky helmi im
    sepse thith ate helmin e ndaluar
    dhe tani ne gjakun tim te helmuar
    pesimizmi qarkullon
    si hormon e si gjithmone
    me mundon kjo kohe
    qe me kot kalon
    e mundohem ta vras kohen
    por koha me godet e po me vret
    gjithmone te njejtat skena
    i njejti realitet
    per para e per pushtet vellai vret
    vellane e vet
    kam frike per te ardhmen
    fati vjen troket
    por nuk me gjen
    dikush tjeter ma rremben
    dikush pa aftesi
    por me miq e pasuri (ku po shkon keshtu Shqiperi) ?

    I denuar me denimin maksimal
    nga gjykata e fatit
    i lindur "gjalle"

    Linda duke qare
    e njoha boten
    duke u hequr zvarre
    koka permbi libra
    e prapanica permbi bange
    per 18 vjet me rradhe
    universitetin mbaron me 10-ta
    ne emigracion shkon..
    pastron puseta
    ke apo s'ke vlera
    se s'po na lejojne te jetojme
    keta plehra
    Hidherimi me ka zene ne fyt
    e po me mbyt
    me iken truri
    me c'me shohin syte
    tema e dites celulari
    nokia a samsung
    po kujt i plasi k...
    ate vajzen qe redbull e malboro shijon
    te lutem shikoje
    i ati i saj naten
    punon roje
    po kete djale kete tip
    tek ky benzi prototip
    e njeh? s'eshte Vip
    2-3 kg transporton ne dite
    ahhah policia jone
    neper krime vetem viktimat
    arreston
    femijet me fletet e abetares
    mbeshtjellin misrat qe ne rruge shesin
    filizat e ketij kombi
    ne rruge po mbesin...
    Paska ardhur kryetari i bashkise
    per vizite ne qytetin tone
    ne nuk kemi rruge
    ai shetit me Sllon
    keta nje leter shperblimi
    me antraks e meritojne
    e nje takim me Carla Del Ponte
    t'ia mundesojne

    Ref2

    Ku po shkon keshtu vendi immmmmmmmmm ?
    Kaos, skamje varferi
    krim , vrasje, tragjedi
    eter qe varrosin bij
    nje rini qe gjen qetesi
    tek kanabis sativa
    nje rini pa alternativa
    trauma sociale
    thyerje e rregullave morale
    per ate Zot jo s'eshte normale
    figura te shquara nga arti e politika
    qe sot shquhen per skandale
    te lena ne meshire te fatit
    zonat provinciale
    ne mungese thuajse totale
    e energjise elektrike
    prirje te pergjithshme
    ksenocentrike
    dashuri per tendecat armike
    e une dua te ngre zerin
    nje apoteoze supersonike
    kundra kesaj vuajtje
    patologjike
    se erdhi koha
    te shkundim hirin e zhgenjimit
    eshte koha per tu ndjere kudo
    era e ndryshimit.

    Atje ku dielli buzeqesh
    atje ku njerezit s'merren vesh
    atje ku ka plot pasuri
    dhe i pasur s'eshte asnji.
    SHQIPERI,SHQIPERI,SHQIPERI.


    Ky eshte nje tekst kenge i shkruajtur 7-vjet me pare, por qe se pa kurre driten e botimit. Sot e ndjej shume aktual per fat te keq...


    P.s Po iu pelqeu jepni ndihmesen tuaj modeste ne nr e logarise....
    Kur jam rrethuar nga njerėz tė vegjėl s'ndjej madhėshti, por mjerim! M.Roēi

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e BARAT
    Anėtarėsuar
    20-07-2006
    Vendndodhja
    Himarjot jet' e jet', Zot mbi male Hyll mbi det
    Postime
    2,565
    Nate eshte nate…
    Nate dimri e gjate

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e BARAT
    Anėtarėsuar
    20-07-2006
    Vendndodhja
    Himarjot jet' e jet', Zot mbi male Hyll mbi det
    Postime
    2,565
    Artson , futi ndonje "Canna" vlla dhe tymosi hallet se keshtu e ka kjo bote, e sidomos bota jone shqiptare hallemadhe

  8. #8
    Canna-log Maska e Artson
    Anėtarėsuar
    24-07-2007
    Vendndodhja
    Loading...
    Postime
    416

    Ti nuk duhet ta dish

    Le te qaj, e le te tunden malet nga dhimbja ime

    Te pakten ti te mos e dish…

    Qe te mos qeshesh dhe te mos krenohesh

    Me vuajtjen time.

    S`ka problem per mua

    Do te vazhdoj te vuaj…e te fikem pak nga pak

    Por ti te pakten nuk duhet ta dish…

    Qe te mos behet dhimbja ime triumfi yt.


    Une le te shuhem e le te vdes ne brengen time

    Por ti nuk duhet ta dish kete…

    Qe te mos jetosh ne vdekjen time me fitoren tende.



    MALLKUAR QOFSH PERJETE!

    CMIMI I MALLKIMIT QOFSHA UNE PER TY!

    K. Morava.
    Kur jam rrethuar nga njerėz tė vegjėl s'ndjej madhėshti, por mjerim! M.Roēi

  9. #9
    Canna-log Maska e Artson
    Anėtarėsuar
    24-07-2007
    Vendndodhja
    Loading...
    Postime
    416

    Tradheton vete.

    Te duket shpesh sikur veten tradheton
    amshon qiellin, josh pikellimin
    mendimi tkurret e une pres te "lendohem" prej teje...

    me je mike e brenges
    pasqyre e vetmise
    kenge e knges se permalluar
    qe dergjet mbi hirin e deliresise
    armike e kohes
    ujvarave magji-ndjellese
    qe ma gufon shpirtin me qumesht hijeshe
    e kur naten opake shkund
    per mallin qe vlon
    nga honi i paane
    me shfaqesh ti
    si imazh vjeshte
    shperthim nektari
    e nje ndjesi e tejkendshme
    me kredh aq mrekullisht
    e ben qe fryma te me rrjedhe
    si damare yjesh
    e tashme ndjehem..
    foshnjerisht YTI

    kete here duke tradhetuar ...une veten

    A. Lushi
    Kur jam rrethuar nga njerėz tė vegjėl s'ndjej madhėshti, por mjerim! M.Roēi

  10. #10
    Canna-log Maska e Artson
    Anėtarėsuar
    24-07-2007
    Vendndodhja
    Loading...
    Postime
    416

    Eca ne park

    Eca ne nje park.
    Parku ishte kaq i erret sa kur u ktheva pas, nuk dija se kujt bote i perkisja.
    Nuk i shihja duart, madje nuk dija as nese i kisha syte te hapur.
    U ktheva pas, ne te perparmen e dikurshme,por aty gjeta vetem nje histori te vjeter, itinerari i se ciles nuk gjendej, sepse nuk kishte akoma nje hyrje.
    Megjithate prita. Prita shume gjate (sigurisht sipas sistemit tim te referimit per kohen), por gjate pritjes me filloi metamorfoza e dhimbjeve.
    Kuptova se isha thjesht ne nje pike te vdekur; kombinacion gjenesh ne 1 univers mikroskopik te sapo futur ne nje pubertet kibernetik.
    Percaktova koordinatat e mia: Isha ne fillim te nje fundi pa fillim, ose ndoshta ne fund te nje fillimi pa fund.
    Isha kaq agnostik.
    Dje ne darke eca ne nje park.
    Parku ishte kaq i erret sa kur u theva pas, nuk dija se kujt bote i perkisja.
    Atehere u ula ne erresiren e tij dhe vendosa te qetesoj te ‘huajen’ brenda meje:
    Ajo po me priste, me kishte pritur aq gjate saqe gjate pritjes i kishte filluar metamorfoza e dhimbjeve.
    Tashme kishte rikrijuar te verberen brenda vetes.
    Qetesia e saj gjeneronte trishtim.
    Trishtimi i saj gjeneronte sarkazem.
    Sarkazma e saj gjeneronte instikt.
    Instikti i saj gjeneronte buzeqeshje.
    Buzeqeshja e saj gjeneronte gjithcka...
    Nje gjithcka qe edhe pse e rreme, ishte me e mire se e imja
    se e te tjereve...


    Anonim Fisteku.
    Kur jam rrethuar nga njerėz tė vegjėl s'ndjej madhėshti, por mjerim! M.Roēi

Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Bibla Kur'ani Dhe Shkenca
    Nga Florim07 nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 15-04-2009, 21:26
  2. Nė Vėrmicė…Ku shtėpitė mbrohen nga hyjnitė
    Nga Brari nė forumin Folklori shqiptar
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 22-12-2008, 18:32
  3. Rreziku nga dielli
    Nga Ingenuous nė forumin Mjeku pėr ju
    Pėrgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 30-07-2006, 03:36
  4. Si mund tė pėrfitosh nga rrezet e diellit
    Nga Xhuxhumaku nė forumin Mjeku pėr ju
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 25-07-2005, 16:12

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •