Ne jemi shume te ngjashem. Jemi te mesuar te mos lejojme qe ndjenjat dhe emocionet tona te dalin ne dukje, jemi mesuar te mos zhvishemi kurre. Jemi mesuar te germojme thelle ne shpirtin e atyre qe na ngjallin interes, dhe te leme ne indiference totale te tjere qe nepermjet fare pak gjesteve i percaktojme si “anonime”. Jemi mesuar qe te presim nga te tjeret hapin e pare, e te mos dhurojme kurre dicka nga vetja pa qene te sigurte qe ne kembim do marrim dicka. Kjo eshte arma jone mbrojtese, ngurtesia, ftohtesia, indiferenca (te gjitha keto vetem ne pamje te pare mendoj une...). Por ja qe na mjafton fare pak ndonjehere te zhvishemi nga gjithe keto veshje, te braktisim kete rol te lodhshem. E na shijon aq shume kur arrijme ta bejme, sidomos kur gjejme ku, si dhe me ke te “zhvishemi”. Une jam mesuar te “zhvesh” te tjeret, e per vete te rri i mbuluar deri ne gryke. Po ja qe kur flasim bashke dua te rri me lakuriq se kurre..! Kam bindjet e mia, por pas tyre fshihen shume pasiguri. Mund te jap shume, kam shume per te dhene... por me mjafton fare pak, fare pak, per t’u terhequr e per te ri-veshur “mbrojtjen” time. Te lutem mos u tremb nese ndonjehere vendos te mbulohem deri ne gryke, edhe kur temperaturat e momentit do kerkonin nje zhveshje totale. Mos u tremb edhe nese vendos qe te zhvishem krejt edhe ne mes te acarit. Ky jam une. E njoh veten pjeserisht, nuk dua ta njoh plotesisht... kam frike se po e njoha, atehere do kerkoj ta braktis e t’i largohem. E di qe me kupton, te thenat dhe te pathenat. Nuk di pse vendosa te te shkruaj tani. Ndoshta sepse dje kisha aq shume deshire per t’u zhveshur e per te te zhveshur, po ai instikti im me tha te merrja dhe shallin e te largohesha... Une jam ketu, edhe kur duket sikur nuk jam. Me fol, me shkruaj... Do ndihesh me pak e dobet. Edhe sikur te mos kesh per te thene asgje te vecante, mos u shqeteso... ti vetem me shkruaj, me fol. Koha ndonjehere luan kunder nesh, e ne shnderrohemi ne spektatore melankolike te lumturive te te tjereve. Dhe ne hiqemi indiferente, edhe pse brenda perpiqemi te kuptojme nese nuk kemi bere zgjedhjet e duhura. Por harrojme ndonjehere sa vlejme. Do te doja te te jepja syte e mi per te pare ate cfare nuk arrin te shohesh. Te te fshihja rete dhe ate dimrin qe here pas here shfaqet e te vret. Mos e ler veten te humbase pas heshtjeve, vetja jote nuk e meriton kete.
Krijoni Kontakt