Close
Faqja 2 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 33
  1. #11
    Canna-log Maska e Artson
    Anėtarėsuar
    24-07-2007
    Vendndodhja
    Loading...
    Postime
    416

    Casti

    Ne nje dite te bukur me diell-sic thuhet rendom-teksa ecja i ngrysur
    neper qoshezet e pallateve sekretruajtese
    ndoshta duke kafshuar qiellzen e majte te buzes,
    apo ndoshta duke u perpjekur te shperfill te 'vrazhden' brenda meje
    ..,befas m'u krijua ndjesia se Ai lypesi qe me gjendej perball ishte vete
    Djalli,
    mirepo sa me prane i afrohesha aq me e larget dhe e harruar po beheshe
    ndjesia e meparshme
    Me fal dicka,ta befte Zoti mbare:kumboi i plote zeri i Tij
    Nuk kam asgje: iu pergjigja shkurt e ftohte-vetem shpirtin te te jap?!!
    Buzeqeshja falenderuese e mirenjohese prej engjelli kopil
    qe me dhuroi lypesi si kembim me ngjante e njohur,
    po aq e njohur sa ngjizja e mekatit me castin qe sapo perjetova.
    Krejt i vetem ne pavetedijen e atij casti te mallkuar,
    kuptova qe i kisha shitur shpirtin...,
    vazhdova rrugen serish duke kafshuar qiellzen e majte te buzes,
    sikur po vjelja mushtin e ekzistences sime qe tashme nuk ishte me e imja..,
    ecja e vazhdoja te kafshoja,
    ecja e vazhdoja te kafshohesha,
    kafshoja verberisht unin tim te vdekur.
    Nderkohe shiu qe kish kohe qe binte,
    po gjallonte neverine e pikellimit tim
    e cdo pike e tij mbartte fare meshire e shije ngushellimi.


    A. Lushi
    Kur jam rrethuar nga njerėz tė vegjėl s'ndjej madhėshti, por mjerim! M.Roēi

  2. #12
    Canna-log Maska e Artson
    Anėtarėsuar
    24-07-2007
    Vendndodhja
    Loading...
    Postime
    416

    Aktori

    Dashuria ime fisnike..,:derdelliste hareshem nje i kamur aty afer
    ..,ngrihet mbi parimet e dashurise,
    themelet e saj misherojne e gjenerojne bujarine e Zotit
    -fshiu djerset,u mbush me fryme e filloi serish-
    ..,respekti per jeten pasqyron cdo kenaqesi te mirekultivuar
    e cdo vuajtje te gatuar qellimisht per ne..,
    shpeshhere nga vete ne
    e mos harroni-kete here i ndyshoi cuditshem diksioni i zerit
    ..,armiku i kahershem i njeriut eshte thjesht mosqenia e tij nje mik
    ..,sikur ta donim njeri-tjetrin vetem aq sa na perbuz Krijuesi yne
    per kete qe jeni shnderruar mizorisht,
    jeta do skaliteshe me virtyte e vlera ne shpirtlartesi
    e njeriu nuk do ishte me nje produkt skllaverisht i pandashem i atyre qe
    zoteron.
    Kisha kohe me cigaren nder buze e nuk po gjeja shkrepesen e kjo u be nje
    shtyse qe t'i drejtohesha zoterise ne fjale
    -A mund ta ndez te lutem?
    -Sigurisht: u pergjigj
    -Faleminderirt
    -Asgje,te lutem
    -Fjalim mbreselenes:nderhyra me takt
    -ah mos u pyet:shfryu sjellshem ai-kam gjithe diten qe bej prova per
    shfaqjen,jam lodhur shume kohet e fundit ceshte e verteta
    Me ndezjen e cigares u qartesua edhe dilema e brendshme qe po me gerryente
    prej kohesh..,
    u nisa me keqardhje te sporteli i teatrit per te kthyer bileten e shfaqjes
    qe kisha blere para se vemendja ime t'i perkushtoheshe 'te kamurit'
    Fillova te qesh me vete...,epo te pakten per pak caste u krijua tek une
    iluzioni qe te kamurit ishin inteligjente e te ndjeshem njekohesisht,e kjo
    fale nje aktori amator qe natyra i kishte dhene per kusur dhuntine e te
    qenėt sugjestionues.


    A. Lushi
    Kur jam rrethuar nga njerėz tė vegjėl s'ndjej madhėshti, por mjerim! M.Roēi

  3. #13
    Canna-log Maska e Artson
    Anėtarėsuar
    24-07-2007
    Vendndodhja
    Loading...
    Postime
    416
    "Nė emėr tė…"

    -1- (Dita 1)

    Tė gjithė atyre qė dua tė them
    Qė tė thonė shumė, duan
    Dhe qė… gjithsesi
    "Nė emėr tė"
    pėr ēdonjėrin emėr
    njė kuptim
    njė rrezatim
    shumė pėrjashtime
    Prej katalogjesh e librash historie
    Ku e vėrteta ngjan si rreckė
    Shkėputur prej plaēkitjesh
    Vulosur fort prej gėlbazash toksike
    Pėrzier me fjalė
    Dhe tym-helme industriale
    Tė pėrpjekjeve pėr…
    … tė rikthyer mbrapsht
    Revan-vdekjen
    Duke e shpėrndarė
    Mijėra kanalesh
    Me drejtim nga dobėsia
    NĖ EMĖR TĖ
    Vampirizmit modern

    Lėng-thithjes sė "lėngut tė mbetur"

    Skeleteve tanė
    Grumbulluar nė
    Fundin e "lėngshtrydhėsit" tė madh
    Quajtur
    G-L-O-B-A-L-I-Z-Ė-M


    -2- (Dita 2)

    O qendėr e shpirtit
    Atje ku janė rrėnjėt e klithjes
    "darkė-lamtumira" ne s'na priti
    E pra! Ne vazhdojmė tė lėpirat
    Dhe me gishta
    Shfletojmė pėr vite zverdhjesh
    Miliarda fletė
    Tė miliona librash
    Gjithnjė mė t'papėrfillur.

    Gjithēka, lindi
    Shpirti praktik
    I lashti i miqve tė mi modernė
    Mendimi
    Mendimi lind
    Ai shpik
    Pėrjashton mėnyra tė sjelluri
    Heq tė drejta jetėsore
    Forma, ėshtė e tij
    E mendimit tonė
    Parazitarit
    Tė dembelosurit mendim
    Tė prag-qetėsive thuajse vdektore
    Rebeli,
    Luftaraku,
    Dėshiruesi
    Mendim
    Gjatė ciklit, tė tė cilit
    Kėrkoj shpirtrat e ngjyrave
    Dhe ende vazhdoj tė shkruaj

    Ē'akordim harmonie shpirtėrore
    Duke parė
    Miliona libra nė gjuhė tė huaj
    Tė kohėve tė
    Modernizmit
    Praktiko-Etiko-Intelektual
    Tė gjallimit tė lakmive
    Tė "shpirtrave praktikė"
    Vjedhės; punėthyes
    Tė cilėt
    Bashkojnė copė-shqyerjet
    E punės sė tė tjerėve
    Dhe tregėtojnė delir
    Tė emrit tė tyre tė dhjerė.

    Mbulon kryet e lexuesve mbarė globit

    Dhe rikthehet nė njė lloj
    "Defekimi mendor"
    Pėrmendore e padukshme
    E tejndjerė
    E ndotjes shpirtėrore
    Tė krijesave

    Mbi hi-bibliotekat e djegura ndėr shekuj
    Vazhdojnė tė gėrmėzojnė gėnjeshtra
    Pėr kohėt e perėnduara
    Ku thonė se…
    "Ata qenė"


    -3- (Dita 3)

    Nė emėr tė…
    Faljes sė plagosur
    Tė lėnė nė shtrat-lėngatėn e saj
    Faljes sė monopolizuar prej
    "Śrdhėruesve tė faljes"
    Qė edhe nė vendin tim
    Kundėrmimet e kostumeve gri
    I pastrojnė nė "libėr-ligjet"
    E ndėshkimeve
    Qė kurrė s'janė pėr ta
    Se faqet e kėtij libri s'vlejnė
    Pėr "tė pagėzuarit nė lumin Jordan"
    Atje ku pika e gjakut
    Mpiks hakmarrje nė trutė e fėmijėve
    Atje
    Ku humbjet shpresė-tallėse
    Dashurohen
    Me sytė e dėshpėrimit
    Se… bota s'ėshtė njėsoj
    Se unė s'e gėlltis dot ushqimin
    Se uria po vdes miliona nė botė
    Dhe unė e ti…
    Ushqejmė qen e mace
    Tė tonės bukuri-pėrbuzje
    Tė tonave urrejtje-fshehje
    Dashuri katapultė
    E krijesave tė mendimit
    E ėndrrave tė shpėrndara tė botės.


    -4- (Dita 4)

    S'jam mė njeriu qė isha
    Gjurmėt janė zhdukur
    Rikthehem dhe s'gjej tjetėr jetė
    Nė histori-librat e padeshifrueshėm
    Me stinėt e vetmive vrasėse
    Me rregullat e elegancave bezdisėse
    Nė ditė insekticidesh
    Tė ne humanėve
    Qė jetojmė "In –sekt"
    Apo
    "Nė klan"
    Duke ikur gjithmonė nga vetvetja
    Duke bėrė seks me fėmijėt tanė
    Duke mbushur botėn
    Me priftėrinj e hoxhallarė
    Duke pjellė djaj tė rremė
    Nga "varri-pendesė" i Judės sė vetėvrarė
    Mallkuar e fatmbjellė
    Para se tė lindte
    Pėr kohėt mė pas
    Tė urisė sė fėmijėve
    Qė me buzėt e plasaritura prej etjes
    Drejtuar atyre qė
    I quajnė "zotėri"
    Dhe qė
    Zotėrojnė reciprokisht njė univers
    Tė gatshėm ta shpėrdorojnė
    Nė ditėt e
    Brekėheqjeve tė grave e tė burrave
    Etiko-etiketikisht
    Nė emėr tė njė…
    Njė kulture tė "lirisė"
    Pėr mbjellje-ekstazė
    Dhe lėnie nė mėshirė tė fatit
    Pėr t'u rikthyer pas
    Nė pauza luftėrash
    Pėr ndarjet e kazan-supave
    Pėr fėmijėt, qė tė tyret mund tė jenė
    Tė shėmtisė mė tė madhe
    Tė emrit tė tyre pa emėr.


    -5- (Dita 5)

    Dhe trupi im shtrihet netėve
    Si njė vrenjtje e kohės
    E klimės sė shokėve tė mbėrdhirė
    Tė ngjyrave tė mallkuara
    Tė veprimeve njerėzore
    Shekull skicoid!
    Mallkim (pėrse?)
    Falje (pėr ēfarė?)
    Dyshime (pa fund?)
    Pėr… flakėt e zbardhura
    Nė tym tė zi harrese
    Pėr sėmbimet e shpirt-ngasjeve
    Pėr monedhat e fundit nė xhepa
    Tė pėrfunduarat monedha
    Diku
    Tek disa
    PREDIKATORĖ
    Folės
    Pėr emrin e perėndisė
    Nė kolltukė tė artė
    Por… dhe
    Urdhėruesit e kazan-supave t'urisė.


    -6- (Dita 6)

    Na ishte njė herė
    O Krijues i madh i ngjyrave
    Na ish njėherė njė botė
    Ku dashuria
    Ndante shtretėrit me dhimbjen
    I pandarė fati im nga tė tjerėt
    Nė kohė
    Nė tonėn kohė
    Ku njoha krijesėn e bukur
    Kur pashė mangėsitė e mia
    Qė s'i mjaftonin asaj kurrė.
    Kur e pafuqishme mė qe zemra
    Pėr tė pakuptimtin
    Emrin "Burrė"
    Qė s'dua ta lidh me trimėrinė
    As me mos-trembjet prej leh-qenve
    Armėt kimike; bomba-hidrogjene
    Se s'dua tė…
    Tė mė quajnė burrė
    Pėr bartje sendesh jetė-marrėse
    Se duart tona s'janė bėrė pėr tė mbytur
    Por pėr t'prekur jetė-pėrqasjet
    Shpresė-mbjellje pėr gjithė tė pafatėt
    Drejt
    Perfektes skalitje t'ėndėrruar tė kohėrave
    Dhe tonės
    Krijesės delikate femėr
    Ne
    Tė lindurit pas dhimbjeve tė saj
    Tashmė tė toksikuarės
    Fytyrė-ngjyrimesh
    Injektimesh
    Keqtrajtimesh
    Jashtė trajtave njerėzore
    Prej nesh
    Emėr-burrave
    Dhe prej tyre vetė.

    Nė mal-rritjet e brekė-shurrave
    Nė tė cilat "ne"
    Bėjmė pėrzgjedhje pėr veten tonė
    Dhe duam
    Dhe ėndėrrojmė
    Mė tė pastrat
    Dhe… ndotim tė tjera, tė tjera
    Dhe shtojmė zemėr-plasjet
    E shpėtim-ditėve tė pashenja
    Tė fuqi vdekjes sė…
    … dashurisė sime
    Qė rilind ēuditshėm
    Nė kohė paqe e lufte
    Dhe ngrihet pėrmbi gjithė dėshpėrimet
    Dhe kėrkon tė mbledhė
    Lule
    Tė krimburat
    Tė djegurat
    Nė kripėn e lotėve shekullore
    Dėshirė e njė dore tė kristaltė
    Qė ledhaton ftohtė, netėve tė tmerrit
    Netėve, ku dhe unė si ti kam ftohtė
    Pėr zgjimet nė shtretėr bosh
    Pėr ditėt pa ty
    Pėr ditėt gjakhumbjes

    Tė vajit tim pėr ty
    Tė pėrleshjeve tė mia imagjinare
    Qė ngjajnė si prova mė e bukur
    Drejt
    Ēasteve tė puthjes sė ėmbėl
    Tė tinguj-hapave mė tė bukur
    Gjithė gjurmėt e botės
    Nė njė emėr
    g-l-o-b-a-l-i-z-ė-m?
    apo
    ZEMĖR?!
    E pėrbashkėta jonė quhet ndjenjė
    Katandisja, s'ėshtė refren
    Dhe ky s'duhet tė jetė fundi
    I mijėra viteve kėnge e lufte
    Se
    Veē nė deje duhet t'rrjedhė gjaku
    Dhe jo gjatė rendjes sonė
    Dhe jo…
    Stop! frazėn e stėrpėrmendur "mos qaj"
    Sapo e dėgjova
    Nė urdhrat qė i jepnin njė foshnjeje
    Dhe ndjeva fillim-kėngėn e botės
    Nė njė djep tė vogėl… tė lashtė
    Ku shpresat e miliona varreve
    Shkrihen nė shtretėr tė lindjeve
    Tyreve
    Dhe tonave
    Melodi-bėrėsit
    Kėngė-kėnduesit
    E djep-pėrkundjeve tė tyre
    Dhe…
    Arsyen time pse shumė tė dashuroj.


    -7- (Dita 7)

    Nė emėr tė…
    Atit?
    Ku ėshtė ai vallė?
    Ne
    Tė mbeturit pa nėnė qiellore
    Sipas
    Llogjikės tokėsore tė krijimit!
    UNĖ jam "biri"
    Edhe TI edhe JU
    Dhe shpirti i shenjtė eshtė
    Ajo
    Ajo ēka bėjmė nė jetė
    T'pėrqafuar me mirėsinė
    Se
    Mijėra shenjtėritė tona
    Nuk mund ta kalojnė njerinė
    Se njeriu ėshtė
    TI dhe UNĖ
    E gjithė rruga qė bėjmė
    Pėr tė…
    Fituar kėtė emėr
    Po pra!
    "NĖ EMĖR TĖ"!!


    8// (Dita jonė...)

    Po shikoj drejt horizontit
    atje ku ėndrrat
    Shkrihen dhe rikthehen netėve
    Pėr mos-humbjen e ngjyrave tė dritės
    Dhe emrit tėnd
    !!!!!!!!!!
    Mirupafshim
    E nesėrmja
    E kudondodhjes
    Tė "EMRIT TĖ.."

    A. Shkurti
    Kur jam rrethuar nga njerėz tė vegjėl s'ndjej madhėshti, por mjerim! M.Roēi

  4. #14
    Canna-log Maska e Artson
    Anėtarėsuar
    24-07-2007
    Vendndodhja
    Loading...
    Postime
    416

    Ese

    Betohu qė….. (ese)

    …….

    nuk je nė palcė tė frikės. Qė nuk je nė……..
    Pjesėt komunikuese janė tė gjitha ato qė kanė lidhje me shpirtin dhe gjthēka jashtė asajė, pėrballė tė cilės duhet tė betohemi; por kėtė rradhė me pėrgjegjėsi tė sangsionuar qė ndryshe na kanė mėsuar ta quajmė “pėrgjėgjėsi ligjore”.
    Pėrse kėrkoj nė sytė e tu? Ē’pėrpiqem tė deshifroj duke u rrekur tė kuptoj ēdo dridhje muskuli, ēdo shkėlqim apo ultratingull, tė mirė apo keq prceptuar prej meje! Ē’kėrkon ti prej meje? Po ne prej jush??
    Mendoj se “Ne” nuk mundemi tė kėrkojmė; prderisa asgjė dhe askush nuk ka bėrė tė mundur qė shpirtitrat tė kėrkojnė nė unison tė njėjtėn gjė…me gjithė tė pėrbashkėtat qė kemi..
    Absurdi, e vėrteta dhe e panjohura mbeten pjesėt mė tė pabesuara nė kėtė jetė. Nė fund tė ēdo gjėje dhe para shumkuj, ti duhet tė betohesh, por…..a ka vallė njė forcė njė ndjenjė tė pastėr njė krijesė sublime nė emėr tė sė cilės ne mund dhe duhet tė betohemi? Po vertetė pėrse duhet tė betohemi; mos vallė nga frika apo vetėm nga frika(?) “Pėr perėndi”-“Pėr nderin tim…”-“pėr kokėn…pėr shpirtin..pėr etėrit…” gjer nė pafundėsi betime.
    E nesermja vėrteton ose jo, ato, pėr tė cilat, dhe mbi tė cilat ne betohemi. E pra Unė e kam….ju e keni …ne e kemi humbur tė gjithė! Besimin pra!! Por ku duhet ta gjejmė vallė? Pėrpjekja vazhdon nė njė formė tejet tė molepsur dhe lėmshi ngatėrrohet mė shmė ēdo ditė qė shkon. Sot vazhdon tė gėnjehet nė forma tė stėrholluara dhe gėrmadhore qė janė pjellė nga historia e turpshme e njerėzimit e cila jo rrallė justifikohet madje paturpėsisht quhet “e ndritur”
    Mua mė vjen pėr tė vjellė edhe nga lavdėrimet sporadike dhe njėlloj pėlqyeshmėrie tė tė ashtuquajturve pragmatistė apo veprime pragmatiste. Thjeshtė mė duket njė lloj idendifikimi qė fsheh njė impotencė pėr tė pėrdorur universet e mrekullueshme tė shpirtit duke u shfaqur me njė lloj llamarinizimi tė lėkureve dhe zemrave tė mbėshtjella qė munden dhe nė fakt shkelin gjithēka qė quhet vlerė.
    Duket se nė parajsėn katolike nuk gėnjehet. Atje dhėmbėt nuk kanė nevojė as pėr dentist e as…por veē buzeqeshin drejt pėrjetėsisė dhe pėrkundrejt tė gjithė parajsėtarėve. Mua mė jep ndjesinė e njė akullnaje stolisur me lule imagjinare. Vallė ata qeshin se nuk gėnjyen dhe nuk u betuan apo se ishin ndoshta mė tė gėnjyer se tė tjerėt.!!! Si ja bėjnė qė besojnė njėri tjetrin parajsėtarėt??
    A ka njė unitet nė qiejt e enigmės sė “Atit”. Po vetė “Ati”, ėshtė diktator, buzėqeshės I pėrjetshėm, ligjvėnės I drejtė apo….lejues tekanjoz I rrjedhave dhe rrjedhimeve tė drejta e tė padrejta nė tokė?
    Unė sot dėshiroj tė betohem pėr tė fundit herė. Dua tė betohem pėr atė qė patjetėr qė ėshtė I ndryshėm nga ai qė na kanė servirur historikisht. Disa e quajnė Perėndi. Ndoshta edhe unė por….jam mėsuar ta shoh tė shkrirė nė ēdo pjesė sjelljeje qė meriton tė quhet njerėzore; pa frikė dhe pa iu trembur askuj e asgjėje. Frika gjeneron nga thellėsia e shekujve dhe ne tė mėsuar gjer nė palcė, gėnjejmė, betohemi dhe kėrkojmė tė na betohen nga frika. Mbase nga frika e tė qėnit ata qė duam tė jemi dhe s’na lene tė jemi.
    Sot pas shumė e shumė vitesh dua t’I drejtohem dhe njė njeriu duke I thėnė se vėrtetė , ne nuk jemi ishuj dhe kėmbana do tė bjerė pėr tė gjithė ne. Mbase pėr tė na mėsuar pėr mos heshtjen pėrballė shumė faktesh dhe vlerėn e tė vertetes dhe reciprocitetit te sajė. Mendoj se tingullin e asajė kėmbane duhet thjeshtė ta marrim si njė tingull ftues nė refleksion, tingull mė tė denjė se njė betim apo perėndibetim.
    Kuriozi
    Kur jam rrethuar nga njerėz tė vegjėl s'ndjej madhėshti, por mjerim! M.Roēi

  5. #15
    Canna-log Maska e Artson
    Anėtarėsuar
    24-07-2007
    Vendndodhja
    Loading...
    Postime
    416

    Bob Dylan-Like a Rolling stone

    Si gur nė rrokullimė

    Dikur ti visheshe bukur,
    Nė lulen e rinisė lypsave u hidhje lėmosha, apo jo?
    Miqtė shpesh tė thonin, “kujdes koketė, do ta pėsosh”
    Ti mendoje se ata bėnin shaka,
    Dhe ti qeshje me ta.
    Tani s’flet me zė tė lartė
    Dhe s’e ke atė krenari
    Kur pret, dikush darkėn ta japė.

    Si tė duket
    Si tė duket
    Kur s’ke as shtėpi
    Si njeri i braktisur
    Si gur i rrokullisur?

    Ke shkuar nė shkolla me famė, zonjushė e Vetmuar
    Tashmė e di, atje tė shtrydhėn paq
    E askush s’tė tregoi si nė rrugė duhet jetuar,
    Dhe tani tė duhet tė mėsohesh.
    Thoje se s’do bėje kompromis me njeri
    As me endacakun misterioz, por tani e kupton
    Se ai s’po tė shet ndonjė alibi
    Ndėrsa ia shikon ngultas sytė bosh
    Duke i kėrkuar tė biesh nė ujdi?

    Si tė duket
    Si tė duket
    Tė jesh fillikat
    Pa plang e shtėpi
    Si njeri i braktisur
    Si gur i rrokullisur?

    Ti qesėndisje vrerin e zhonglerėve, klounėve
    Kur pėrunjeshin dhe bėnin akrobaci pėr ty;
    Kurrė s’e kuptove qė nuk bėje mirė
    S’duhet tė lejoje qė tė tjerėt ta hanin pėr ty.
    E ndėrsa bridhje me diplomatin me kalin e kromuar
    Qė mbante nė sup njė maēok Siamez,
    A nuk ishte e rėndė kur zbulove
    Se ai tipi tė mashtroi
    Ti mori tė gjitha, e tė la me gisht nė gojė?

    Si tė duket
    Si tė duket
    Tė jesh fillikat
    Pa plang e shtėpi
    Si njeri i braktisur
    Si gur i rrokullisur?

    Princesha nė kambanore dhe kėta bukuroshė
    Qė po pijnė, pandehin se ia hodhėn
    Duke kėmbyer xhingla e xhevahirė
    Bėn mirė vogėlushe ta lesh peng unazėn me diamant.
    Sa shumė zbaviteshe
    Me Napoleonin e rreckosur dhe gjuhėn qė fliste,
    Shko ndiqe tani, ai tė thėrret, mos mendo dy herė,
    Kur s’ke asgjė, s’ke ēfarė humbet
    Je e padukshme, s’ke tė fshehta pėr tė tjerė.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Artson : 24-08-2007 mė 17:27
    Kur jam rrethuar nga njerėz tė vegjėl s'ndjej madhėshti, por mjerim! M.Roēi

  6. #16
    Canna-log Maska e Artson
    Anėtarėsuar
    24-07-2007
    Vendndodhja
    Loading...
    Postime
    416

    Vetmia dhe dhe anonimati

    (Opinione personale...mos i merrni seriozisht)

    ...kur nje individ hap syte ne mengjes, e para gje qe e ben te kuptoje se ekziston eshte nje forme me e sterholluar se fjala dhe qe quhet mendim.
    Kush eshte medimi i pare qe na vjen ne mendje qe ne momentin kur ngrihemi nga gjumi?
    E para eshte shpesh dhe e fundit…ajo qe te ka shoqeruar para sa te fleshe. Dhe ne te nesermet, rendet per te gjetur e per te bere…si individ dhe si krijese sociale.
    Ne te shumtat e rasteve eshte pranuar se jemi te detyryar te mbajme nje maske pershtatjeje ne shoqerine ku jetojme. Shume gjera varen nga kapaciteti, spikatja realizimi dhe shpirti i protagonistit (ka dhe shume te tjera)
    Shume prej nesh nuk e kuptojne (megjithse ndihen keq) qe shpesh here te ndjerit keq ne pergjithesi me bote dhe me njerezit eshte edhe ne nje fare menyre je lloj krize identiteti.
    Une psh mendoj se jam njeri I realizuar sepse kam nje pzicion te mire percaktuar social. Nje pune ku me kerkone shume vete nje lloj emri ne shoqeri qe lidhet jo thjesht me aftesite e mija profesiosnale! Por sa I ndergjegjshem jam une se mund te ekzistoje mundesia qe une te mos e pelqej punen qe bej dhe nuk e kuptoj. Presioni I mases dhe I rutines te ben shpesh te kujtosh se kjo ishte ..dhe nuk ka tjeter…dhe se ky ishte fati im etj.
    Nje individ mund te dimensionohet mire dhe te ndihet I realizuar ne nje gje qe mundet dhe e ben ne fakt mire. Por menyra komerciale dhe shpalosja trendy e suksesit qe premton shume komfort De jure, ka bere nje lloj majmunizimi te shperndarjes se deshire -profesioneve ne bote. Thone se ne lindim me potencial relative per te shkelqyer me shume ne nje fushe te caktuar…por lind problemi I pyetjeve nderhyrjeve dhe tundimeve. Kush jane profesionet net e cilat mund te behesh I sukseshem dhe te dukesh me mire ne syte e botes. Cilat poziciome sociale do te na benin te kishim presion nga te tjeret dhe tendence te ndikuar per te zgjedhur. Une nuk po permend asnje duke dashur te ruaj nje lloj etike te thjeshte. Por problemi I diskriminimit ndersocial lidhur me ate qe njerezit mund te bejne dhe shoqeria megjithse ka shume nevoje ne nje fare menyre nuk te lejon ti besh. Sot ka shume profesione te nderuara dhe pune qe konsiderohen te rendomta. Ne jemi te prirur te blejme ate qe ne fatkeqsisht e quajme mireqeie dhe per te cilen shume flitet se buron shume me shume, ajo pjesa jone e te ndjerit, dhe te vlerave shpirterore….dhe jo vetem kaq.
    Na duhet te pranojme (se ka dhe studiues dhe profesiniste qe e thone) se pjesmarrja aktive ne komunitetet kibernetike te tipit "forum" jane ne nje fare menyre gjenerues ose me mire mbledhes te njerezve te vetmuar dhe me probleme e funksionit social. Kjo varion shume sepse problemi mund te jete I perkohshem dhe kalimtar. Mund te kete lidhje me "te ndjerit mire" ne nje bote te ndryshme nga ajo jashte.
    Ketu eshte me rendesi te ndalemi. Ju te gjithe jeni ne dijeni besoj te grupit te crregullimeve psikike qe quhen fobi sociale. Nuk behet fjale per grupin e madh te fobive dhe fobikeve. Ka psh disa njerez qe provojne shume ankth dhe kane probleme ne kontakt te drejtperdreejte me te panjohur. Disa te tjere kan tmerr te hyjne ne mardhenie me seksin e kundert. Disa te tjere jane tip ate mbyllur dhe pak funksinale ne jeten e perditesheme.
    Shme te tjre te deshtuar he te zhgenjyer ne mardheniet dshurore.
    Nje problem akoma me imadh eshte atomizimi I shoqerise qe con dhe po vazhdon te coje njerezit drejt nje vetizolimi te madh. Kete fat te keq te diktuar edhe nga rrethana ekonomike, historike dhe rastesore e kane shume gra shqiptare qe jetojne ne emigracion. Fillimisht qene te deshiruara te shihnin dhe provoni gjithcka…. Me pas nje pjese shume e madhe etyre shkaterruan per arsye te ndryshme familjet dhe lidhjet martesore. Pjesa tjeter, me pas e kuptuan se nuk I kerkonte me njeri…dhe se edhe ato qe kerkoheshin fillonin ngadale te binin ne kthetrat e pamundesise per te mbushur diten me ngjarje jetesore.
    Vetmia qe te pushton ngadale eshte nje semundje e padukshme dhe e rendesishme…dmth se behet e tille kur perpjekjet e njeriut per te shpetuar jane te tipit te "mbijeteses" dhe jo te formes se drejte.
    Nje perqindje mjaft e madhe e forumisteve dhe chatisteve e mohojne natyren seksuale te mardhenieve te tyre kibernetiko virtuale. Bota e internetit eshte bere njelloj si ajo jashte…vetem se ndryshimi eshte I madh per te vetmin fakt. Gjthcka qe syri sheh eshte relativish virtuale. Informacioni dhe volume I tyre eshte disa miliona here me I madh se eshte ne gjendje te kape ruaj dhe depozitoje truri yne.
    Ne kushtet e pamundesive per te qene vetje ne boten e jashtme, individi tenton ne internet. Krijimi I nje mardhenie ne rruge virtuale kerkon pak shpenzime morale. Individi eshte I shpenguar sepse eshte pak I lexueshem ne teresine e informacionit qe mund te jape ndrysh ne forme natyrale. Individi nuk mendon se do te kuptohet se c'po ben, se do e kuptojne se dote mbaje pergjegjesi. Kjo e fundit eshte e rendesishme se ka te beje me sanksionet ligjore dhe sidomos ato morale, nese nje individ eshte I njohur ne botten kibernetike kujdesi I tij per te mos gabuar shufishohet sepse ai eshte lehte I diokumentueshem. Ndersa po ne kete bote cyber, anonimati shpengon, pakson ankthet dhe ben te mundur nje "action" te veteve tona qe ne boten reale provojne ankth dhe probleme per te perballuar, te kete me pak probleme.
    Une I referohem dy skemave te theshta

    1. mesazhet private.
    2. mesazhet publike

    net e dyja rastet jane te njejtet individe. Nese dikush behet I bezdisshem ti mund ti shkruash ne privat. Atje duke menduar se nuk te shohin dhe lexojne I jepet volumit deri ne fund. Tere arsenali I sharjeve dhe fyerjeve ndaj personit helmxirret ne mes private.

    Nese do te marrim nje shembull nje individ dhe do ta quajme "X". ky person ne mesazhet e tij publike ka ndertuar nje imazh virtual te caktua. Ka synimet, ndjesite dhe pritshmenrite e tij nga forumi dhe sidomos nga rrethi I tij I njgjashem me te cilet formohen aleancat e vogla Brenda po ketyre grupeve kibernetike.
    Ne mesazhet publike "X"-I eshte I sjellshem dhe me "edukate". Relativisht tendncioz per te rene ne sy (sic ne fakt duan te bejne te gjith pa perjashtim). Nje lloj mardhenie megjithse artificiale dhe virtuale kur lidhet me gjerat qe duam dhe nuk I shfaqim ne patencen e tyere te plote nuk mund te mohohjme shfaqjene e nje frustracioni te mundshem.
    Personazhi yne "X" eshte shume I kujdesshem dhe me sjellje delicate ne public virtual. Por ne nje cast te pasigurise dhe frustracionit ai shperthen ne sulm. Dhe kete nuk e ben publikisht jo se ka frikene verejtjs ose ban-t prej moderatoreve por se do te ruaj imazin e tij artificial I cili ka si synim te ruaj dicka.
    Po ckerkon te ruaj? Valle ky eshte qellimi I anonimit virtual??
    Nese do te ishim ne ligjet e lerkeses dhe ofertes do te ishte me e shkurter si logjike.meshkujt pergjithesisht jane te sjellshem me femrat dhe kush valle nuk do te pranonte nje oferte per tu njohur me tej. Te dyja palet bejne sikur nuk e dijne qe keto tentative sado me "takt" qe te duken , synojne pashmangshmerisht kontaktin fizik.

    Ne privat msg "X" nuk ka frike te shpalose tere arsenalin e mundshem se zgjuarsisse se tij faktike ose imagjinare dhe net e njejten monedhe edhe te trimerise guximit dhe shume te vertetave ose imagjinatave te tij.
    Po keto nen presionin e mases virtuale do ti kishte te veshtira per te mos thene te pamundura.
    Shembulli I thjeshte eshte natura pak ose aspak sexuale e pjesmarrjes ne forum te te indoktrinuave ose fanatikeve.
    Ne nenforumin "besimi fetar" psh, eshte nje individ qe nuk eshte verifikuar te flase dhe komunukoje asnjehere me gjuhe tjeter pervecse asaje qe ai ka mission. Vlerat qe ai mendon se ka I sheh te misheruara ne doktrinen qe mendon se perfaqeson. Pra nuk mund te themi se ai njeri nuk ka natyre seksuale, por miti I tij I vetes eshte ai I te qenit dikush ne menyren e tije.
    Ketanjerez duken pak si psikotike se nuk e njohin as humorin dhe as sarkazmen, por njohin vec gjuhen e mendimit qe ata e qujne te drejte.

    Nese nje dite te bukur fillon dhe ndihesh I sukseshem per ato gjera qe ben virtualisht (ato qe nuk kane lidhje me profesione specifike sic jane informaticienet apo ekstremet e tipt hackers) fillon dhe beso ose me mire jeton ne nje lloj mini klime suksesi imagjinar. Kendin dhe rrethin e ngushte te bashkepuntoreve te tu vituale ti fillon e sheh si oazin tend. Dhe detyrimisht ka edhe reagime ne emer te nje grupi qe te dha "sukses". Kur nje member I ri hyn ne forum dhe fillon te flase jane te paret "veteranet" qe jane skeptike ose mosperfilles dhe sulmues. Autoriteti qe vjen nga pervoja e kesaje ekzistence virtuale ushtrohet net e njejtin stil qe individi do ta kishte bere po te kishte qene ne jeten perditshme. Po kush mund te pretendoje se sillet njelloj ne forum dhe ne jete reale(?!).

    Mr & Ms cyber, jane tashme nje realitet global. Vete atomizimi I shoqerise ne nivel global eshte ushqyesi me I mire I ketij realiteti. Fatkeqesite dhe perballje realisht ne jete e tyre jane thellesish te ndryshme me ato te botes virtuale.
    Indivii ka nje ose me shume arme ne dore, solmosn me tastiere me mause dhe viruse ashtu si sulmet me armed he mjete te tjera ne jeten e perditshme. Vetem se ketu ka nje gje plus. Anonimati eshte potencjalisht me I madh . nj femije ose I rritur hedh nje gure diku dhe fshihet. Kenaqesi ose jo e provuar, eshte tjeter gje ne raport me fshehjen, por ka brenda mundesine e riperseritjes per shkak te moszbulimit.
    Natyra e vertete e anonimit nuk ka fare lidhje me ato qe ai deklaron publikisht se do I beje…por me arsyen pse kerkon ti beje ose te lere te kuptohet se do I beje.
    Te frustruarit e nje natyre tjeter jane ata qe bejne indiferentin dhe nuk pergjigjen apo marrin pjese. Natyra njrezore eshte teper kurioze dhe kujdesi I tepert per te bere indiferentin eshte zbulese dhe maskim kurioziteti. Askush nuk mund te pretendoje se ne forum eshte si indifferent. Asgje neuk te detyron te jesh pjesmarres ne diclka qe nuk te stimulon ose te motivon.

    Pjesa e "te rendesishmeve" ne tip forumet, eshte ajo e atyre qe gezojne nje pushtet qe shpesh rezulton te jete mundesi e vogel.
    Mjafton dhe duhet te kete larmi ne cdo rast. Ligjet e tolerances (jo ato fizike) jane shpesh jetegjatesia e fenomeneve…por edhe jeteshkurtesia e tyre.

    Perfundimisht eshte provuar shkencerish se te ekspozuarit per nje koh ete gjate ne computer ne efektet e navikimit ne internet eshte I demshem per shendetin mendor dhe fizik. Internetei shkakton varesi psikologjike. Po, po eshte tamam si nje droge.
    Lexoni me kujdes. Une kam arsyet e mija dhe nuk e perjashtoj aspak edhe veten nga te gjitha sa kam thene me siper. Por ne nje hark kohor te disa diteve une kam shkruar nje numer te madh msazhesh. Ka shume te tjere qe kane me vite ne kete forum. Shumica e tyre kane me mijra mesazhe te tilla. Dhe deri sa te ekzistoje ky forum dhe te kene mundesi per ta bete ata do ti keni ketu. Arsyet gjeini vete. Kush pertendon se gjen veten ne nje realitet virtual duhet te dyshoje seriozisht te vetja.

    Ne aspektin e varesise. Une vete kam provuar dhe ende provoj efekte terheje nga ky forum. Por si gjithmone ka nje moment ku duhet mbyllur dhe une kete e di se kur duhet ta bej. E rendesishme eshte pjesmarrja...thone. Te gjithe duhet te fillojne te behen pjese e mendimit se ne atmosfera te tilla ku shtirja eshte refreni I gjithckaje (jo 100%) nuk mund te kete produktivitet asgje.
    Sot po behen perpjekse serjoze per te bere nje jete sa me te shendetshme dhe natyrale. Natyre, ajer ecje, sport. Bota e komputerit dhe internetit eshte cilesuar si nje nga gjerat me nekrofilike ne planet. Ketu duhet pak kujdes net e vecuarit e gjerave. Nese ne nuk abuzojme ne veprime dhe ne kohe interneti eshte nje mjet shume praktik dhe I nevojshem ne shume drejtime.
    Brenda dhe jashte. Bote reale dhe bote virtuale. Shpesh themi se "si nuk e njohem me pare..si nuk e kuptuam se si ishte ne te vertete filan person" . e pra kete njeri kemi pasur mundesi ta shohim ne sy e ta degjijme, ti shohim cdo reagim dhe dridhje te voge. Ti njohim fytyren e genjeshtres dhe te vertetes. Dhe perseri nuk mjafton. Bota brenda…internet…online…ftohtesi…imagjinate selective e fokusuar nga terre shpirterore te nderesjellta. Kuriozitet maksimal dhe frike maksimale per te thene te qene vetja… nese ndonje pretendon se eshte, shume mire mund ti pergjigjeni : Po ti je vetja…po vetja virtuale. Nuk te vjen ne ndihme as messenger-I e as web cam-i. pas krahut tjetrer gjithmone mund te kete dhe gjithmone ka dicka qe eshte kiberneteike…jo sinkron ne kohe dhe pezull ne hapsiren e imagjinates…sepse e verteta e made eshte outside…atje ku dielli shkelqen dhe dy sy qe te shohin nuk eshte fort e veshtire t'I kuptosh nese te dashurojne ose te urrejne.

    Kur jam rrethuar nga njerėz tė vegjėl s'ndjej madhėshti, por mjerim! M.Roēi

  7. #17
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anėtarėsuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    Citim Postuar mė parė nga Artson
    Betohu qė….. (ese)

    …….

    nuk je nė palcė tė frikės. Qė nuk je nė……..
    Pjesėt komunikuese janė tė gjitha ato qė kanė lidhje me shpirtin dhe gjthēka jashtė asajė, pėrballė tė cilės duhet tė betohemi; por kėtė rradhė me pėrgjegjėsi tė sangsionuar qė ndryshe na kanė mėsuar ta quajmė “pėrgjėgjėsi ligjore”.
    Pėrse kėrkoj nė sytė e tu? Ē’pėrpiqem tė deshifroj duke u rrekur tė kuptoj ēdo dridhje muskuli, ēdo shkėlqim apo ultratingull, tė mirė apo keq prceptuar prej meje! Ē’kėrkon ti prej meje? Po ne prej jush??
    Mendoj se “Ne” nuk mundemi tė kėrkojmė; prderisa asgjė dhe askush nuk ka bėrė tė mundur qė shpirtitrat tė kėrkojnė nė unison tė njėjtėn gjė…me gjithė tė pėrbashkėtat qė kemi..
    Absurdi, e vėrteta dhe e panjohura mbeten pjesėt mė tė pabesuara nė kėtė jetė. Nė fund tė ēdo gjėje dhe para shumkuj, ti duhet tė betohesh, por…..a ka vallė njė forcė njė ndjenjė tė pastėr njė krijesė sublime nė emėr tė sė cilės ne mund dhe duhet tė betohemi? Po vertetė pėrse duhet tė betohemi; mos vallė nga frika apo vetėm nga frika(?) “Pėr perėndi”-“Pėr nderin tim…”-“pėr kokėn…pėr shpirtin..pėr etėrit…” gjer nė pafundėsi betime.
    E nesermja vėrteton ose jo, ato, pėr tė cilat, dhe mbi tė cilat ne betohemi. E pra Unė e kam….ju e keni …ne e kemi humbur tė gjithė! Besimin pra!! Por ku duhet ta gjejmė vallė? Pėrpjekja vazhdon nė njė formė tejet tė molepsur dhe lėmshi ngatėrrohet mė shmė ēdo ditė qė shkon. Sot vazhdon tė gėnjehet nė forma tė stėrholluara dhe gėrmadhore qė janė pjellė nga historia e turpshme e njerėzimit e cila jo rrallė justifikohet madje paturpėsisht quhet “e ndritur”
    Mua mė vjen pėr tė vjellė edhe nga lavdėrimet sporadike dhe njėlloj pėlqyeshmėrie tė tė ashtuquajturve pragmatistė apo veprime pragmatiste. Thjeshtė mė duket njė lloj idendifikimi qė fsheh njė impotencė pėr tė pėrdorur universet e mrekullueshme tė shpirtit duke u shfaqur me njė lloj llamarinizimi tė lėkureve dhe zemrave tė mbėshtjella qė munden dhe nė fakt shkelin gjithēka qė quhet vlerė.
    Duket se nė parajsėn katolike nuk gėnjehet. Atje dhėmbėt nuk kanė nevojė as pėr dentist e as…por veē buzeqeshin drejt pėrjetėsisė dhe pėrkundrejt tė gjithė parajsėtarėve. Mua mė jep ndjesinė e njė akullnaje stolisur me lule imagjinare. Vallė ata qeshin se nuk gėnjyen dhe nuk u betuan apo se ishin ndoshta mė tė gėnjyer se tė tjerėt.!!! Si ja bėjnė qė besojnė njėri tjetrin parajsėtarėt??
    A ka njė unitet nė qiejt e enigmės sė “Atit”. Po vetė “Ati”, ėshtė diktator, buzėqeshės I pėrjetshėm, ligjvėnės I drejtė apo….lejues tekanjoz I rrjedhave dhe rrjedhimeve tė drejta e tė padrejta nė tokė?
    Unė sot dėshiroj tė betohem pėr tė fundit herė. Dua tė betohem pėr atė qė patjetėr qė ėshtė I ndryshėm nga ai qė na kanė servirur historikisht. Disa e quajnė Perėndi. Ndoshta edhe unė por….jam mėsuar ta shoh tė shkrirė nė ēdo pjesė sjelljeje qė meriton tė quhet njerėzore; pa frikė dhe pa iu trembur askuj e asgjėje. Frika gjeneron nga thellėsia e shekujve dhe ne tė mėsuar gjer nė palcė, gėnjejmė, betohemi dhe kėrkojmė tė na betohen nga frika. Mbase nga frika e tė qėnit ata qė duam tė jemi dhe s’na lene tė jemi.
    Sot pas shumė e shumė vitesh dua t’I drejtohem dhe njė njeriu duke I thėnė se vėrtetė , ne nuk jemi ishuj dhe kėmbana do tė bjerė pėr tė gjithė ne. Mbase pėr tė na mėsuar pėr mos heshtjen pėrballė shumė faktesh dhe vlerėn e tė vertetes dhe reciprocitetit te sajė. Mendoj se tingullin e asajė kėmbane duhet thjeshtė ta marrim si njė tingull ftues nė refleksion, tingull mė tė denjė se njė betim apo perėndibetim.
    Kuriozi
    Dhe mos ma merr per levdate sporadike, i nderuar Artson, pelqimin tim per kete shkrim sa te vertete, sa domethenes, sa shperthyes dhe filozofik. Qe mos ju hy ne ise konceptit te te tjereve, them vetem kaq, qe shkon kah konceptit tim ne jete dhe kjo per mua eshte kenaqesi dhe argument bashke. Suksese.

  8. #18
    Canna-log Maska e Artson
    Anėtarėsuar
    24-07-2007
    Vendndodhja
    Loading...
    Postime
    416

    Zgjohu


    Shkundi enderrat nga floket e tu
    Femija im i bukur, i embli im
    Zgjidhe diten & shenjen
    e dites tende
    gjeja e pare qe sheh.

    Nje peme e djegur, si nje gjigand
    zog primitiv, nje gjethe
    e thare & e hidhur, perralla dimri
    ne dallget e tij te ngrohta
    Trotuare, zoterit do bejne per ty
    Pylli i fqinjesise
    Muzeumet bosh e te humbur &
    Menstruacioni & shtatezania e malit
    Monument siper vendit te ri
    ku femijet fshihen
    Kur shkolla mbaron.
    Kur jam rrethuar nga njerėz tė vegjėl s'ndjej madhėshti, por mjerim! M.Roēi

  9. #19
    Canna-log Maska e Artson
    Anėtarėsuar
    24-07-2007
    Vendndodhja
    Loading...
    Postime
    416

    Brezi i pausave te medha

    Tė ndryshėm nga njė vend nė tjetrin.


    Duke iu referuar vetėm pasojės, pa bėrė tentativė pėr gjetje shkaqesh historike e faktorėsh politikė; idea ėshtė tė bėj njė kahasim….pėr tė parė e reflektuar.
    Njeriu i pas luftės sė dytė botėrore, vinte nga …..dhe shkonte drejt……! Nėse do tė bėnim njė krahasim tė thjeshtė nė ndryshueshmėrinė faktorit njeri, nga njėri vend nė tjetrin do tė kishim shumė pėr tė parė e analizuar. Por mendoj se ėshtė mė ndricuese njė lloj forme e polarizuar (sic ende ėshtė faktikisht) e tipit tė tė krahasuarit Lindje – Perėndim, dhe sidomos mendoj se ėshtė mė frutdhėnėse nėse me grupimin e madh "Lindje" do tė nėnkuptonim Shqipėrinė pėr vetė vecantitė dhe specifikat por edhe pėr interesin tonė.
    Flitet se rinia ėshtė pjesa mė vitale dhe e ardhmja e nje kombi e cila mund tė shihet nė tėrėsi nė gjithė potencialin mendor dhe fizik qė pėrfaqėson, e lidhur me aspiratat, ėndėrrat, dėshirat qė kjo pjesė apo ky brez mishėron, si faktor themelor pėr tė nesėrmen e njė kombi.
    Tė rinjtė e pas luftės nė europėn perėndimore vinin kryesisht nga familie tradicionale. Megjithėse elementi religjoz i cili tek tuk pėrbėnte njė lloj bėrthame puritane tė families tradicionale dhe kishte ndikimin e tij nė shumė aspekte dhe drejtime tė jetės, pėrsėri un' mendoj se mė e rėndėsishme ishte kultura nė pėrgjithėsi e vendeve tė tyre tė origjinėse dhe nė tė cilėt zhvillonin potencialin e tyre.
    Tė lindur nė vende revolucionesh tė mėdha kulurore;tė rritur nė vende me tradita tė mėdha qindra vjecare nė arsimim ku ende sot spikasin akademi dhe universitete nga mė perstigjozet dhe te vjetrat nė bote; brezi i pas luftes ne europen perendimore, pavarsisht nga gjendja dhe pasojat e luftes, mund te themi se ishte nje lloj brezi i deshirave konkrete por edhe brez i mundesive te medha qe kishn.
    Psh, nese do ti referohemi Gjermanise se pas luftes pavarsish nga opinioni qe kishin te tejret per ta dhe kushteve te veshtira si dhe nevojave emergjente per rindertimin e vendit ata ishin nje brez i deshirave te nderprera ne mes me fillimin e luftes prej se cile…ata te gjithe shpresonin nje jetese me te mire nje automobil dhe arsimimin e tyre dhe te femijeve te tyre. Bumi social ekonomik i Gjermanise se para luftes si te themi i kishte bere te medha deshirat e tyre dhe rjedhmisht edhe perpjekjet do te ishin me te medha. Dhe kjo ndodhte ne gjermanine e traditave kulturore e sociale. Ne gjermanine e shkolles gjermanike te filozofise klasike gjermane dhe me pas...ne Gjermanine e rrymave te fuqishme social psikologjike etj.
    Me plus minuse jo te medha edhe Italianet e pasluftes sij pasardhes te bije te rilindjes europian me nje zhvillim te madh ekonomi e kulturor. Megjithse me ndryshime te vogla te njejtat fjale mund te themi edhe pe ti referohemi kultures dhe tradites Anglo –Saksone etj. Te gjithe pra, e gjithe te rinjte e ketij brezi kishin mjaft deshira dhe mundesi jo shume te ndryshme (ne sensin e kushteve) qe ne fakt I kishin…………..
    ………te ndryshme nga te rinjte shqiptare te atyre viteve. Pak ose aspak s'dua te flas per faktoret por vetem per gjendjen e tyre. Persa i perket nje tradite kulturore, ajo thuajse nuk egzisonte apo ishte teper lokale dhe e pakanalizuar. Ekonomia ishte me drejtim blektoral dhe vendin e industrise e zinte zejtaria primitive. Vendin kryesor e zinte folku ndersa tradita ne arsim ishte e tipit "lufte e gjak per shkronja e shkrim" s dhe te tipit "shkolla e pare shqipe e vashave". Nje numer i kufizuar te rinjsh ishin arsimuar ne universitet perendimore. Dhe keta te fundit duhet te ushtronin profesionin e tyre dhe dijet ne kushtet e nje analabetizmi te plote si dhe ne mungese te nje ekonomie dhe strategjishe ekonomike.
    Gjate dhe pas luftes ata kishin pare endra te nxitura nga premtimet e "lugeve te florinjta" qe kurre s'do te beheshin realitet. Pervec perpjekjv per mbijetese ekonomike n psikat e tyre induktoheshn si "te huaja e te rrezikshme" te githa ato qe vinin nga jashte". Edhe ne rastet kur dicka qe vinte nga pertej kufijve qofte ne forme ideologjie etj ne fillim trumpetohej fuqishem e me pas s'vononte te shpallej heretike dhe te pendiqej githcka qe lidhej me te. Nje lloj hibridi I I po krijohe ngadale dhe ne mendjet kaotike te njerezve pervec injoranes se tyre nje ndihmese te madhe dhane e dhe dogmat dhe slloganet dogmatike. Te rinjte e hibridizuar ishin kaq injorante deri ne te moskuptuarit e ketyre dogmave (ne sensin e vertete utopik dhe paradoksal por edhe ne pseudo filizofine qe ato mbartnin).
    Kur jam rrethuar nga njerėz tė vegjėl s'ndjej madhėshti, por mjerim! M.Roēi

  10. #20
    Canna-log Maska e Artson
    Anėtarėsuar
    24-07-2007
    Vendndodhja
    Loading...
    Postime
    416

    Dogmat dhe mitet e rreme

    Ne kohen kur ne perendm po punohej dhe ne akt po zhdukeshin pasojat e luftes duke punuar mbi baze strategjishe konkretesocial ekonomike qe vinin pas perpjekjeve per te thellur e permiresuar shkencat he kekimet shkencore dhe sidomos ne gjetjen dhe adoptimin e folozofive te reja qe impononte koha qofte ne nje kristalizim dhe ridimensionim i atyre egzistuese te traditave te tyre te hereshme…. Ne Shqiperi luftohej te zhdukej analfabetizmi. Dhe si te mos mjaftonte kjo pa e kuptuar njerezit filluan te hibridizoheshin te bere pre e nje grup njerezish kriminele e sadiste qe ne emer te mbajtjes se pushtetit me do kusht sakrifikonin gjithcka ne kohen kur te gjithe dimensiononin pushtetet ne blloqe e pakte militare. Ne shqiperi u imponua ajo qe s'qe dhe as qe meriton te quhet as Filozifi Utiopike. "filozofia mrksste leninite"- keshtu te pakten u tha. Pa "dijetaret komuniste" moren persiper te shartojne shkollen gjermanike te Marksit me ideologite bolshevike pansllaviste te leninit madje duke instaluar edhe "Stalinin kanibal" si mendimtar e filozof.
    Ky lloj politzimi qe ne fakt qe nje lloj i vecante e te berit politike flloj ngadale ne "token e djegur" te mendjeve shqipetare te beje te mundur rritjen e hibridit te ri pseudopolitik qe me vone do te quhej "njeriu I ri" dhe qe ne akt ishte mostra me e madhe qe ish pare ndonjehere.
    Nuk qe thjeshte nje turme ajo e te 'rinjve revolucionare" nuk ishte vec "puna" ajo qe behej. Nje lloj lavazh truri ndodhte ne mendjet e githe perkrahesve te ketyre nismave dogmatike. Nje shperdorim I pashoq dhe prishje e shume elemnteve te tradites si dhe shkaterrim I shume monumentve, veprash arti letersie artistike dhe ai I artit ne pergithesi. Internaconalizmi prolear ndillte dhe krijonte armiqesi e psikoza armiqesish te perjeteshme. "Popuj vellezer e armiq" "popull vella e popull armik"- "qeveri mike e armike" etj. Arrrihej deri ne metafora halucinative per ''dinjitetin e kallirit te grurit" "njeriu I ri" , "heroi I punes socialiste" etj. Ne mendjet e njerezvet atehrshem kishte "hambare plot me grure", "arme per te luftuar armiq reale e imagjinare" dhe "plane per realizim planeesh e asgjesime komlotesh", qe partia I keshte shume qef dhe e kishte shpallur normative gjetjen e tyre patjeter…(!)
    U arrit deri ne transformimin e figures hyjnore te nenes e cila u misherua partise dhe deri ne trumpetimin e sakrificave te tipit biblik qe Moisiu bente perpara perendise duke sakrifikuar te birin e vetem. Ne kete rast ishte partia perendi dhe bijte I sakrifikoheshin asaje. Pra kishim te benim me nje "parti perendi" sepse ne kete realitet partia dhe katastrofa qe ajo po I bente shumices derrmuese te njerezve te lindur dhe te denuar qe te quajne si kenaqesi vetevrasjen e tyre te cilen ndoshta dhe mbreteria e makthit do ta kishte zili.

    Kur jam rrethuar nga njerėz tė vegjėl s'ndjej madhėshti, por mjerim! M.Roēi

Faqja 2 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Bibla Kur'ani Dhe Shkenca
    Nga Florim07 nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 15-04-2009, 21:26
  2. Nė Vėrmicė…Ku shtėpitė mbrohen nga hyjnitė
    Nga Brari nė forumin Folklori shqiptar
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 22-12-2008, 18:32
  3. Rreziku nga dielli
    Nga Ingenuous nė forumin Mjeku pėr ju
    Pėrgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 30-07-2006, 03:36
  4. Si mund tė pėrfitosh nga rrezet e diellit
    Nga Xhuxhumaku nė forumin Mjeku pėr ju
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 25-07-2005, 16:12

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •