Close
Faqja 58 prej 64 FillimFillim ... 8485657585960 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 571 deri 580 prej 632
  1. #571
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    04-03-2009
    Postime
    4
    a de kese organizim me driten ???

  2. #572
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    02-06-2008
    Vendndodhja
    Tetove
    Postime
    396
    Qe qe , forumi ballistve hazer o.
    - Imagination is more important than knowledge.

  3. #573

  4. #574
    Ultras Maska e KUSi
    Anëtarësuar
    30-11-2006
    Vendndodhja
    Tetovë
    Postime
    3,049
    Shkendija - Cementarnica 55

    03.04.2009 ( e Premte)
    Ora : 16:00
    Stadiumi qytetit Tetove
    ” UNË JAM MIRË KUR ASHT MIRË SHQYPNIA! ”

  5. #575
    i/e regjistruar Maska e bufii
    Anëtarësuar
    21-05-2007
    Postime
    101
    Citim Postuar më parë nga KUSi Lexo Postimin
    Shkendija - Cementarnica 55

    03.04.2009 ( e Premte)
    Ora : 16:00
    Stadiumi qytetit Tetove
    3-2 fitoj Shkendija golat Arben Nuhiu , Buba, ILhami Halimi
    Bufii

  6. #576
    i/e regjistruar Maska e Alex731
    Anëtarësuar
    06-04-2007
    Postime
    540
    30 vjet KF Shkëndija, krenaria e Shqiptarve, Urime
    Ndryshimet e ligjit për Shoqatat dhe Fondacionet qytetare, si dhe ligji për themelimin e partive politike hapën rrugën për marrjen e iniciativës për (ri)themelimin e klubeve sportive tha sekretari i parë pas rithemelimit të KF Shkëndija , avokati Irfan Xhelili.
    Flet Irfan Xhelili sekretar i parë pas rithemelimit të KF Shkëndija në vitin 1992
    Erërat e demokracisë të vitit 1992 sollën rithemelimin e KF Shkëndija
    Kryesia e parë e KF Shkëndijës pas rithemelimit ishin Dr Habil Bexheti-kryetar, Rametulla Baftiari- Tushi-nënkryetar dhe Irfan Xhelili-sekretar. Ndeshjen e parë zyrtare e ka zhvilluar kundër reprezentacionit të R. Kosovës me 4 maj 1992. Golin e parë në ndeshjen kampionate e ka shënuar Islam Ibrahimi. Çajtorja “KABASH” selia e klubit
    Pas shkatërrimit të ish sistemit të ish Jugosllavisë, kur filluan të fryjnë erërat e demokracisë, në vitin 1992 u bë rithemelimi i KF Shkëndija, me iniciativën e shumë dashamirëve të futbollit me në krye profesorin Myftar Ziberin filloi rithemelimi i klubeve sportive të cilët në vitin 1981 ishin ndaluar për shkaqe politike .
    Kështu që së pari i themeluan dy skuadrat e volejbollit Shkëndija në kategorinë e meshkujve dhe Shkëndija në kategorinë e femrave, ndërsa vetëm 3 muaj pas rithemelohet edhe KF Shkëndija.
    “Ndryshimet e ligjit për Shoqatat dhe Fondacionet qytetare, si dhe ligji për themelimin e partive politike hapën rrugën për marrjen e iniciativës për (ri)themelimin e klubeve sportive” tha sekretari i parë pas rithemelimit të KF Shkëndija , avokati Irfan Xhelili.
    “Më kujtohet shumë mirë se në vitin 1992 së para u rithemlua KV Shkëndija meshkujt dhe KV Shkëndija femrat ndërsa më pas por me iniciativën e prof Myftar Ziberit u rithemelua edhe KF Shkëndija. Mbledhja e parë u mbajt te çajtorja “Kabashi” që në fakt ishte edhe selia e klubit” tha Irfan Xhelili
    Kryesia e parë e KF Shkëndijës pas rithemelimit ishin Dr Habil Bexheti-kryetar, Rametulla Baftiari – Tushi-nënkryetar dhe Irfan Xhelili-sekretar. Koordinator i përgjithshëm i klubit ishte Afrim Jonuzi ndërsa ndihmesa e madhe vullnetare ka qenë edhe e Gajur Jusufit. “Unë u autorizova si person përgjegjës për kompletimin e dokumentacionit përkatës dhe regjistrimit në SPB të Tetovës.
    Të them të drejtën hasa në vështërsi të shumta sa i përket emirit pasi pos tjerave bëhej pyetja “a thua vallë është ajo Shkëndis e vitit 1981” apo bëhet fjalë për ekip të re” tha sekretari i parë Irfan Xhelili.
    Drejtues i parë i KF Shkëndija në stafin teknik ishin Nexhebedin Sinani dhe ndihmësi i tij Ismail Sulejmani.
    Kapiteni i parë i KF Shkëndija pas rithemelimit ishte Rexhep Qamili, ndërsa ndeshja e parë zyrtare e ekipit ka qenë pikërisht ajo kundër Republikës së Kosovës “Me 4 Maj 1992, ishte dita e dytë e Bajramit, zhvilluam ndeshjen e parë zyrtare me seleksionin e Republikës së Kosovës , ndeshje kjo që u zhvillua në stadiumin qytetit në Tetovë para mbi 7 mijë tifozëve .
    Rezultati përfundimtar ishte 2:4 për Kosovën. Por dua të përkujtojë se për realizimin e kësaj ndeshje kemi hasur në pengesa të shumta nga ana e autoritete të punëve të brendshme, por megjithatë u gjet mirëkuptim dhe ndeshja si e tillë u realizua” kujton sekretari i klubit.
    Ekipi i Kosovës luajti me këta lojtar Beselica, Shengjyli, I.Sadrija, F.Berisha, G.Hoxha, I.Domi, R.Krasniqi, A.Tovërlani, Gashi, M.Saiti, Sunaj Keçi dhe të tjerë. Seleksionues ishte Ajet Shosholli.
    Në kampionatin e parë në ligën komunale të Tetovës 1992/93. ekipi i Shkëndijës bëhet kampion, ndeshja e parë është zhvilluar me ekipin Reçica, ndërsa golin e parë e ka shënuar Islam Ibrahimi ”Si kampion i Ligës komunale siguruam balotazhin për kualifikim në ligën e tretë.
    Se pari mposhtëm Vëllazërimin e Sllatinës 2:0 para 5000 tifozëve, ndërsa në ndeshjen vendimtare gjunjëzuam edhe ekipin Slloboda nga Saraçina 3:0 me golat që i shënuan Lirim Saiti 2 dhe Husein Kadriu 1, ndeshjen e përcollën mbi 8 mijë tifoz. Me këtë fitore Shkëndija ka arritur suksesin më të madh në historikun e vetë dhe njëherit filloj rrugëtimin drejtë sukseseve të mëdha” dëshmon Irfan Xhelili.
    Ekipi i Shkëndijës në kampionatin e parë në ligën komunale përbëhej nga këto lojtar : Enver Ramadani-portier, Rexhep Qamili-kapiten, Muhamet Neziri, Ejup Sulejmani, Rexhep Ziberi, Fadil Mamuti, Husein Kadriu, Islam Ibrahimi, Namik Ramadani, Lirim Saiti, Abdilazis Veliu, Naim Selimi-portier, Nuredin Zejnullai, Sunaj Emini, Nagip Shasivari dhe të tjerë.
    Por për të ekzistuar klubi ishin të nevojshme edhe mjete materiale për të siguruar kushte adekuate për punë pa pengesa “Kënaqësia më madhe ka qene kur arritëm të ndërtojmë zhveshtoret te stadiumi i vjetër me kontributin e madhe të adhuruesve të futbollit me theks të veçantë të KF Shkëndija” pohon Irfan Xhelili
    Pra, ekipin e Shkëndijës me rithemelimin e vetë në vitin 1992 e kanë përkrahur shumë entuziast të sportit si në anë materiale ashtu edhe me ndihma tjera, kësaj radhe do të përmendim vëllezërit Kabashi, vëllezërit Matrançi, i ndjeri Ymer Isa, arkitekti Dika, arkitekti Menafi , bageristi Sami Bajrami, Enver paraziti nga Çellopeku, ish Ministri Iljas Sabriu.
    Pra erërat e demokracisë që filluan pas vitit 1991bënë që KF Shkëndija duke filluar nga kampionati 1992/03 filloi rrugëtimin e vetë të shkëlqyer dhe ja tani gëzon renomenë e një klubi që vërtet është simbol i rinisë dhe sportit te shqiptarët e Maqedonisë por edhe më gjerë. Këtë e dëshmojnë edhe armata e madhe e tifozëve të cilët prezantohen nëpërmjet të Shoqatës së Tifozëve “Ballistët”.
    Lidhjet e faqeve personale mund ti vendosni tek profili juaj por jo në firmë. Stafi i forumit!

  7. #577
    i/e regjistruar Maska e panteri
    Anëtarësuar
    04-01-2006
    Postime
    196
    Shkendija- Vardar Dekemetal 7-1

    Golashenues: 2x Buba, 2x Ertan Hasani, 1 Argjend Beqiri, 1 Kleckaroski dhe 1 auto goll
    Vazhdojmë SHQIP...

  8. #578
    i/e regjistruar Maska e panteri
    Anëtarësuar
    04-01-2006
    Postime
    196
    Shkendija - Bregallnica 3-0

    Golashenues: Meti, Kleckarovski, Buba
    Vazhdojmë SHQIP...

  9. #579
    Ultras Maska e KUSi
    Anëtarësuar
    30-11-2006
    Vendndodhja
    Tetovë
    Postime
    3,049
    Hajt me ni kam te marr

    ” UNË JAM MIRË KUR ASHT MIRË SHQYPNIA! ”

  10. #580
    Ultras Maska e KUSi
    Anëtarësuar
    30-11-2006
    Vendndodhja
    Tetovë
    Postime
    3,049
    ” UNË JAM MIRË KUR ASHT MIRË SHQYPNIA! ”

Faqja 58 prej 64 FillimFillim ... 8485657585960 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. 2 muaj para zgjedhjeve
    Nga Alienated në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 41
    Postimi i Fundit: 18-02-2009, 07:16
  2. Tetovë - Edicioni i XII i Festivalit Ndërkombëtar të Poezisë
    Nga Fiori në forumin Enciklopedia letrare
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 07-11-2008, 22:03
  3. Masakra e Monopolit 1944 - Tetovë
    Nga Davius në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 03-04-2006, 14:21
  4. Nuse shqiptare në Tetovë, për 500 euro
    Nga ArberXYZ në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 31
    Postimi i Fundit: 10-07-2005, 13:19

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •