Ballistet ne ndeshjen Shqiperi 0 – 1 Hollandë
Ditë e mërkurë 12 shtator 2007, u luajt loja e shumëpritur e kombëtares tonë kundër asaj të Holandës. Ballistët edhe këtë here organizuan udhëtim për të përkrahur Kombëtaren në Tiranë. Nisja u bë nga qendra e Tetovës po të njejtën ditë që u luante loja pra të mërkurën në ora 12. Për fat të keq në këtë udhëtim moren pjesë vetëm 65 ballista, mirëpo ndonjëhere mundësitë jan të vogla ndërsa dëshirat të mëdhaja. Sidoqoftë që nga momenti i mledhjes në qënder deri sa mbrimë në Tiranë, në Tiranë para loje , gjatë dhe pas lojës nuk jemi ndalur së kënduari. Në Tiranë mbërritëm në ora 19.00 dhe u ndalëm te pushojme pakes dhe menjehërë vazhduam rrugën për te Stadiumi “Qemal Stafa”.Mbrinëm në stadium 1 ora para se me filluar ndeshja. Të gjithe ishim të furnizuar me bileta për te tribina D3, mirëpo kur arritëm para kësaj tribune, dyert ishin të mbyllura dhe aty qendronin disa pjestare te ACAB (polic) që sna lenin te hymë te tribina jonë(Pra aty ku gjindeshin tifozët e bashkuar Shqiptarë të Kombëtares - TKZ). Kjo ishte dicka absurde, arsyetimi qe e ipnin ishte: NUK KA VEND !
Si mundet mos të ketë vend kur ne kemi bileta ?? Si mundet të kenë hyrë persona tjerë në vendet tona ?? Absurditet !!!
Organizimi ishte katastrofe, teper te zhgenjyer nga F$HF dhe pjestarët e Policise! Të bësh 400 KM rruge për të shku ti ndihmosh kombëtares edhe ja si t’a kthejne !! Nuk është hera e parë, edhe në ndeshjen kundër greqisë nuk na u lejun ta vendosim transparentin kryesor BALLISTËT !
Sidoqoftë pas 45 minuta nervoze, bërtitje edhe zënka me policët vendosem që të shkojmë te tribina E pasi që vetëm atje kishte vend. Aty prap zënka te ndryshme me pjestarët e forcave policore edhe te sigurimit (ACAB), as policija e shkaut nuk sillet kshtu si keta te pamoralshmit e policise shqiptare !! TURP !!
Kur hyrëm në tribinen E perseri ishim afer ultrasave shqiptare sepse ata ishin ne skaj te D3 d.m.th ne perseri ishim afer me TKZ por vetem qe ju ngeli turpi policeve shqiptare, meqë ishte arritur marrëveshje që ne këtë lojë të këndojmë sëbashku ne duhet te ishim bashke. Vendosëm transparentin Ultras Ballistët dhe ia nisëm këngës. Kordinimi nuk ishte aq I mirëfilltë, pasi që KOP-I I tifozeve shqiptar ishte pakëz larg dhe ne nuk kishim mundësi ta ndëgjojmë udheheqesin, megjithatë në shumë raste u jemi bashkangjitur këngëve të tyre edhe pse ishte shumë vështire. Përshendetje për gjithë grupet shqiptare që kanë qenë prezente te ajo loj sepse atmosfera ka qen fantastike !! 90 minuta kohëzgjatja e lojes, në asnjë moment nuk ka pasur pauzë në këndim !! Duhet përmendur se në tre raste kemi ndezur flakadane (5 total) tjerat (15) fatkeqsisht na I zune pjestarët e ACAB-it(policia), në hyrje të stadiumit, ku u shpartalluam nga kta pisa, duke tentuar të mos na lejojnë edhe futjen e transparentit tonë në stadium !!
Të zhgënjyer komplet ndahemi nga ky udhëtim.
Shpresojmë radhëve tjera do të jetë gjithçka në regull.
Me respekt: Shoqata e tifozeve "BALLISTET" - Tetove
Krijoni Kontakt