Close
Faqja 0 prej 12 FillimFillim 1210 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 112
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e njemik
    Anėtarėsuar
    31-01-2006
    Postime
    403

    Zyra e tatimeve, 12 milion euro gjobė Top Channel

    Ballkanweb

    • Shoqatat e gazetareve ne Shqiperi kane reaguar sot ndaj nje gjobe prej 12 milione eurosh i kane vene kanalit televiziv te njohur Top Channel


    Gazetare, analiste, botues dhe perfaqesues te shoqatave te gazetareve ne Shqiperi kane reaguar sot ndaj nje gjobe prej 12 milione eurosh i kane vene kanalit televiziv Top Channel. Ne kete deklarate thuhet: Ne, gazetare, analiste, botues dhe perfaqesues te shoqatave te gazetareve ne Shqiperi, te shqetesuar fort per situaten e fundit ne te cilen ndodhet liria e medias ne Shqiperi, pas pershkallezimit te presionit ekonomik te qeverise mbi mediat, duam te rrisim ndjeshmerine e opinionit publik vendas dhe nderkombetar, rreth pas nje akti te paprecedent dhe jashte cdo logjike te organeve tatimore: nje gjobe me vlere 12 milione euro per kanalin televiziv TOP CHANNEL.

    Ne solidarizohemi me koleget tane te TOP CHANNEL, per te kundershtuar fuqimisht nje akt te tille, duke e interpretuar ate qartazi jo vetem si nje akt absurd te administrates tatimore, por duke konstatuar me keqardhjes se ky veprim apo kjo menyre te vepruari, pas nje serie veprimesh te tjera kunder ketij kanali, eshte nje rrezik dhe goditje per te gjithe median shqiptare ne teresi.

    Eshte nje kercenim per ata qe ndermarrim inverstime ne media, eshte nje kercenim i lirise se shprehjes per te gjithe komunitetin e gazetareve, analisteve, krijuesve te mediave shqiptare, te cilet jane direkt te ekspozuar ndaj presionit ekonomik te qeverise, ne castin qe mediat ku ato punojne jane te rrezikuara ekonomikisht nga veprimi arbitrar i qeverise dhe administrates se saj.

    Ne, besojme se nje menyre te tille te sjelluri e qeverise permes organeve tatimore ndaj medias, te tilla shifra gjobash, te cilat jane te pakonceptueshme per cdo gjykim rracional rreth situates se cfaredolloj binzesi ne Shqiperi, aq me teper kur behet fjale per nje sipermarrje tejet te veshtire dhe specifike sic eshte ajo e medias, jane nje kercenim direkt ndaj lirise se shprehjes ne Shqiperi.

    Nga ana tjeter duke vleresuar gjithaq rendesine e jashtezakonshme te lirise se medias ne nje shoqeri demokratike ne themi se i njejti kercenim i kanoset lirive demokratike ne kete vend. Ne, shume te interesuar per vendosjen e ligjit dhe rregullit ne kete vend, mendojme po ashtu, se nen pektun e te ketyre fushatave, jane duke u ndermarre akte te tilla, si rasti i fundit i gjobes 12 milione euro mbi nje prej kanaleve me te medha televiziv ne vend, kemi te bejme me nje instumentalizim nga ana e qeverise te organeve tatimore, kunder sipermarrjes se medias se lire ne kete vend.

    Fakti qe ky akt i fundit, drejtohet kunder nje sipermarrjeje mediatike, e cila ka qene kritike apo oponente ndaj qeverise, ne ushtrim te lirise se shtypit dhe informimit, na ben te besojme qe jo vendosja e ligjit, por goditja e mediave kritike apo nenshtrimi i tyre jane ne baze te ketyre akteve sa absurde sa dhe rrezikshme. Ne gjykojme se presioni ekonomik dhe goditja e mediave ne pjesen e tyre ekonomike, eshte sot, pas 17 vjetesh demokraci dhe pasi jane bere te paefektshme format e tjera te presionit mbi shtypin e lire, forma kryesore se si nje qeveri mund te beje presion mbi median, sesi mund te godase ne thelb lirine e medias.

    Ne kerkojme anullimin e menjehershem te kesaj gjobe, ashtu si dhe nderprerjen e te tilla akteve arbitrare fund e krye dhe shtrimin e nje fryme dialogu dhe bashkepunimi mes qeverise dhe medias per te forcuar lirine e shtypit, per te garantuar me tej te gjithe kuadrin formal ligjor te ekzistences dhe veprimit te mediave shqiptare. Ne ftojme te solidarizohen me ne ne kete peticiont te gjitha ata qe ndjajne me ne shqetesimin tone rreth situates se krijuar.

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,024
    Postimet nė Bllog
    22
    Sikur te na sillje lajmin perpara se te na sillje reagimin, nuk do te ishte keq apo jo?

    Cili eshte motivacioni i gjobes nga zyra e tatimeve per Top Channel?

    Albo

  3. #3
    ► ☆☆☆ ◄
    Anėtarėsuar
    26-10-2005
    Vendndodhja
    Mėmėdhe
    Postime
    4,834
    Qepare e degjoova ne radio lajmin e bujshem.Akoma nuk kishin nxjere konkretisht se me c'fare motivacioni i eshte derguar supergjoba.Ne lajme thuhej se vlera e gjobes eshte disa here me e madhe se sa Top-Chanal ka qarkulluar ne keto 5-vjet e gjysem transmetim.

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e GeorgeR
    Anėtarėsuar
    22-07-2006
    Postime
    18
    Po dhe sikur te kishte bere kaq shume shkelje ky Dritan Hoxha.... sdo tja kishin vene kaq shume.
    Cfare gallate eshte shteti shqiptar... dhe sa kohe po e pergatit Saliu kete gjobe me gjithe ato ligje qe kalon ne parlament.
    Shprehja "ma gezofshi kooperativen" vlen per kete qeveri qe keni votuar. Faljuni ketij Saliu te gjithe ju... se edhe ato pak perparime qe beri Shqiperia ne demokraci, po ua merr me radhe duke u marre edhe ate cike shprese qe mezi po krijonin, shqiptareve.
    Gjithsesi... me mire ta mbylli Dritani kanalin, se kete dimer pa drita ska per ta pare askush gjithsesi...

  5. #5
    DuRrEsAk&MoDeRaToR Maska e Bledari
    Anėtarėsuar
    22-04-2002
    Vendndodhja
    Durres - Shqiperi
    Postime
    2,071

    "DEKLARATE" o Shoqates se Gazetareve

    DEKLARATE

    Ne, gazetare, analiste, botues dhe perfaqesues te shoqatave te gazetareve ne Shqiperi, te shqetesuar fort per situaten e fundit ne te cilen ndodhet liria e medias ne Shqiperi, pas pershkallezimit te presionit ekonomik te qeverise mbi mediat, duam te rrisim ndjeshmerine e opinionit publik vendas dhe nderkombetar, pas nje akti te paprecedent dhe jashte cdo logjike te organeve tatimore: nje gjobe me vlere 12 milione euro per kanalin televiziv TOP CHANNEL.

    Ne solidarizohemi me koleget tane te TOP CHANNEL, per te kundershtuar fuqimisht nje akt te tille, duke e interpretuar ate qartazi jo vetem si nje akt absurd te administrates tatimore, por duke konstatuar me keqardhjes se ky veprim apo kjo menyre te vepruari, pas nje serie veprimesh te tjera kunder ketij kanali, eshte nje rrezik dhe goditje per te gjithe median shqiptare ne teresi. Eshte nje kercenim per ata qe ndermarrim inverstime ne media, eshte nje kercenim i lirise se shprehjes per te gjithe komunitetin e gazetareve, analisteve, krijuesve te mediave shqiptare, te cilet jane direkt te ekspozuar ndaj presionit ekonomik te qeverise, ne castin qe mediat ku ato punojne jane te rrezikuara ekonomikisht nga veprimi arbitrar i qeverise dhe administrates se saj.

    Ne, besojme se nje menyre te tille te sjelluri e qeverise permes organeve tatimore ndaj medias, te tilla shifra gjobash, te cilat jane te pakonceptueshme per cdo gjykim rracional rreth situates se cfaredolloj binzesi ne Shqiperi, aq me teper kur behet fjale per nje sipermarrje tejet te veshtire dhe specifike sic eshte ajo e medias, jane nje kercenim direkt ndaj lirise se shprehjes ne Shqiperi. Nga ana tjeter duke vleresuar gjithaq rendesine e jashtezakonshme te lirise se medias ne nje shoqeri demokratike ne themi se i njejti kercenim i kanoset lirive demokratike ne kete vend.

    Ne, shume te interesuar per vendosjen e ligjit dhe rregullit ne kete vend, mendojme po ashtu, se nen pektun e te ketyre fushatave, jane duke u ndermarre akte te tilla, si rasti i fundit i gjobes 12 milione euro mbi nje prej kanaleve me te medha televiziv ne vend, kemi te bejme me nje instumentalizim nga ana e qeverise te organeve tatimore, kunder sipermarrjes se medias se lire ne kete vend. Fakti qe ky akt i fundit, drejtohet kunder nje sipermarrjeje mediatike, e cila ka qene kritike apo oponente ndaj qeverise, ne ushtrim te lirise se shtypit dhe informimit, na ben te besojme qe jo vendosja e ligjit, por goditja e mediave kritike apo nenshtrimi i tyre jane ne baze te ketyre akteve sa absurde sa dhe rrezikshme.

    Ne gjykojme se presioni ekonomik dhe goditja e mediave ne pjesen e tyre ekonomike, eshte sot, pas 17 vjetesh demokraci dhe pasi jane bere te paefektshme format e tjera te presionit mbi shtypin e lire, forma kryesore se si nje qeveri mund te beje presion mbi median, sesi mund te godase ne thelb lirine e medias.

    Ne kerkojme anullimin e menjehershem te kesaj gjobe, ashtu si dhe nderprerjen e te tilla akteve arbitrare fund e krye dhe shtrimin e nje fryme dialogu dhe bashkepunimi mes qeverise dhe medias per te forcuar lirine e shtypit, per te garantuar me tej te gjithe kuadrin formal ligjor te ekzistences dhe veprimit te mediave shqiptare.

    Ne ftojme te solidarizohen me ne ne kete peticiont te gjitha ata qe ndjajne me ne shqetesimin tone rreth situates se krijuar.


    SHOQATA E MEDIAVE ELEKTRONIKE
    Kryetar ALEKSANDER FRANGAJ

    SHOQATA E GAZETAREVE PROFESIONISTE
    Kryetar Armand Shkullaku

    LIDHJA E GAZETAREVE
    Kryetar Ylli RAKIPI

    SINDIKATA E GAZETAREVE
    Aleksander Cipa

    Gazetare dhe analiste te shtypit shqiptar

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anėtarėsuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    Mire deklarata, qe me sa duket buron nga nje lloj meraku financiar gati i pabesueshem per xhepin e medias. Po mua, si qytetar i thjeshte me lind pyetja tjeter: Sa te preokupuar , te predispozuar, te obliguar per gjendjen e vendit, jeni ne shkrimet tuaja kilometrike, ju te nderuar gazetare dhe analiste te shtypit shqiptar? Sa deklarata, ngritje zeri, vertetesira, keni hedhur ne faqet e shtypit, ne castet me delikate, me te veshtira, ekonomike, politike e shoqerore, qe kemi kaluar ne keta 17 vjet? Pa mohuar penat realiste, s'ka si mos ngre zerin per hiperbolizime aty ku ka ekzistuar e thjeshta dhe per thjeshtezime aty ku ka ekzistuar problemi kardinal. S'ka si mos me vine ndermend rastet kur ne vend te ujit per shuarjen e zjarrit, eshte perdorur benzina, kur ne vend te realizmit eshte perdorur injorimi, keqinterpretimi, shtremberimi, pra dizinformimi. Dua te besoj ne sinqeritetin tuaj dhe jo reagimet konjukturale. Tregoni ndershmerine gazetareske, aty, ne cdo fjale qe shkruani, me shume se solidaritetet financiare, te tipit deklarativ.
    -----------------------------------------------------------------------
    SHIKOJ DHE NUK BESOJ ATE QE SHIKOJ
    BESOJ DHE NUK SHIKOJ ATE QE BESOJ!

  7. #7
    Bordi Drejtues Maska e Ingenuous
    Anėtarėsuar
    13-05-2002
    Vendndodhja
    Shqipėri
    Postime
    974

    Exclamation Berisha sulmon "Top Channel"

    Gjobė 13 milionė euro, me synim mbylljen e ekranit mė tė madh nė vend


    Ajo qė pritej, ndodhi. Ashtu siē e kishte paralajmėruar "Top Media", me njė letėr tė hapur drejtuar Kryeministrit Sali Berisha, pak javė mė parė, qeveria i shkoi deri nė fund planit tė saj tė errėt pėr tė bllokuar, penguar dhe mundėsisht mbyllur televizionin "Top Channel". Njė prej shumė grupeve tė kontrollit nė televizionin "Top Channel" solli ditėn e enjte gjobėn e paralajmėruar. Shifra me shumė zero, prej 13 milionė eurosh, qė pėrmbante kjo gjobė ka vetėm njė qėllim, qė "Top Channel" tė mbyllet, kėsaj radhe, jo sepse zyrat e saj po digjen dhe kompjuterėt e saj po shkatėrrohen, por duke shkatėrruar financat e televizionit, me njė gjobė tė jashtėzakonshme, e cila ėshtė shumė mė e madhe, sesa sasia e parave qė "Top Channel" ka qarkulluar nė pesė vjet e gjysmė, qė nga krijimi i tij. Qeveria e zotit Berisha kaloi kėshtu ēdo imagjinatė tė guximshme, duke hedhur hapin e parė nė realizimin e projektit kubano-venezuelian pėr tė mbyllur ekranin e dashur tė shqiptarėve. Qeveria nuk solli gjobėn te njė biznes i zakonshėm, megjithėse edhe biznese tė zhvilluara nė Evropė, do tė tronditeshin dhe shkonin drejt falimentit, nėse ndaj tyre do tė vendosej njė gjobė e tillė. Qeveria solli gjobėn pėr tė mbyllur televizionin e lajmeve tė pavarura dhe kritike ndaj administratės sė saj dhe tė tė gjitha qeverive. Zoti Berisha solli gjobėn nė ekranin qė transmeton "Fiks Fare", tmerrin dhe ėndrrėn e keqe tė tė gjithė tė korruptuarve, moralisht dhe financiarisht, nė administratėn e tij. Kryeministri solli gjobėn pėr tė mbyllur ekranin, ku transmetohet "Portokalli", spektakli i katėr milionė shqiptarėve, se Kryeministri nuk duron dot qė dikush tė tallet seriozisht me veprimet e tij qesharake. Veprime qesharake si kjo gjobė, qė tė enjten mbėrriti nė "Top Channel", por me pasoja tė paparashikueshme, si njė ogur i zi i Kryeministrit, si njė qorr-ferman i sulltanit, si njė vendim, qė nė vend tė firmės sė zyrtarėve tė tij, mund tė kishte firmėn e kolegut dhe homologut tė tij, Hugo Ēavez, apo idhullit tė vjetėr tė Kryeministrit, Fidelit tė Havanės.

    Fatmirėsisht, megjithėse Kryeministri e ka provuar edhe nė tė shkuarėn, jo duke ēuar tatimorėt, po duke dėrguar nė mesnatė mercenarėt qė digjnin zyrat e gazetave dhe linēonin gazetarėt, se shtypi dhe fjala e lirė, mbijetojnė gjithmonė pėrballė ēdo lloj mjeti dhe mėnyre qė qeveria pėrdor pėr t‘i mbyllur gojėn ose financat. "Top Channel" qesh me gjobėn e fundit tė qeverisė, qė nga ana e saj, ėshtė bėrė pėr t‘u qarė dhe ardhur keq. Keq pėr tė vetmen arsye, se kjo qeveri arrogante, e paaftė dhe hakmarrėse, sot ka nė dorė fatet e shqiptarėve dhe jetėn e tyre, pa ujė, pa drita, pa punė. Por, nuk mund tė ketė nė dorėn edhe fjalėn e lirė. Sepse demokracia ėshtė njė mekanizėm vetėrregullues dhe balancat nuk vendosen dot nga qeveria. Qeveria vendos gjoba, por kėtu mund tė ndalet edhe vrapi i saj qorr. Kėtu nuk ėshtė Kubė, Venezuelė, apo ndonjė vend tjetėr, ku autoritarizmi bėn ē‘tė dojė me Kushtetutėn dhe tė drejtat qė ajo garanton. "Top Channel" dhe "Top Media", ditėn e hėnė, nė orėn dhjetė paradite, me tė gjithė punonjėsit e tyre do tė protestojnė para zyrės sė Kryeministrit. Mund tė jemi vetėm njė mijė vetė ditėn e parė. Por mė shumė do tė bėhemi nė ditėt qė vijnė, se me ne do tė bashkohen kolegėt dhe mediat e tjera, qė e ndjejnė se pas goditjes sė mė tė fortit, do tė vijė edhe radha e tyre. Por ēdo gjė, ka njė fund. Lajmi kalon mė parė te ne doktor dhe kėtė nuk e pengon dot me gjoba.

    Protesta


    "Top Channel" dhe "Top Media", ditėn e hėnė nė orėn dhjetė paradite, me tė gjithė punonjėsit e tyre do tė protestojnė para zyrės sė Kryeministrit. Mund tė jemi vetėm njė mijė vetė ditėn e parė. Por mė shumė do tė bėhemi nė ditėt qė vijnė, se me ne do tė bashkohen kolegėt dhe mediat e tjera, qė e ndjejnė se pas goditjes sė mė tė fortit, do tė vijė edhe radha e tyre. Por ēdo gjė, ka njė fund. Lajmi kalon me parė te ne doktor dhe kėtė nuk e pengon dot me gjoba


    Gazeta Shqip.
    "Askush nuk eshte perfekt, une jam askushi"

  8. #8
    Bordi Drejtues Maska e Ingenuous
    Anėtarėsuar
    13-05-2002
    Vendndodhja
    Shqipėri
    Postime
    974

    Thumbs down ...turp...

    S K A N D A L O Z E


    ingenuous
    "Askush nuk eshte perfekt, une jam askushi"

  9. #9
    human Maska e LAINA
    Anėtarėsuar
    13-03-2007
    Vendndodhja
    waiting...
    Postime
    348
    Te thuash S K A N D A L O Z E eshte vertet shume pak, nuk ka komente qe te mund te pershkruajne keto lloj situatash te cmendura........

    Nuk shpeton dot nga kallot thjesht duke hequr qafe ata qe ti shkelin.....
    Mendoj se Doktorit i nevojitet nje mjek i mire per kallot .....(nese ka mjeke qe kurojne kallot ne tru)
    ....asgje teper e bukur ose teper e shemtuar zgjat per nje kohe teper te gjate....

  10. #10
    Emathia Maska e MaDaBeR
    Anėtarėsuar
    20-05-2003
    Vendndodhja
    Nė ēdo vend ku ka jetė
    Postime
    5,321
    Mendoj se ajo gjobe eshte shume e rende dhe me ane te asaj gjobe qeveria eshte shprehur haptazi per mbylljen e Top Channel. Nuk e imagjinoj dot nje gjobe te atille per nje biznes Shqiptar, sado i madh te jete biznesi mendoj se kjo shifer eshte shume shume e larte.
    Mendoj se duhet reflektuar dhe shpresoj qe te ndodhe kjo gje sa me shpejt nga ana e qeverise ne menyre qe mos te behemi dhe ne si ne Venezuele.
    Pėr inad tė Djallit dhe Shqyptarėvet, Zoti ka me mbajtė Shqypninė mė kambė me nder e me lumni

Faqja 0 prej 12 FillimFillim 1210 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Vazhdojnė punimet e rrugės Durrės-Morinė
    Nga Iceberg nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 98
    Postimi i Fundit: 18-09-2007, 08:47
  2. Auditimi i Brendshėm
    Nga dodoni nė forumin Ekonomi & biznes
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 26-08-2006, 05:45
  3. 1 ne nje milion
    Nga nitROSHI nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 39
    Postimi i Fundit: 24-09-2005, 18:12
  4. Implikimi i pushtetareve ne krimin e organizuar
    Nga Brari nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 12-08-2002, 04:36
  5. Zog I dhe Toptani sipas Durhamit
    Nga Bohemian nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 03-08-2002, 10:10

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •