Postuar mė parė nga Albo
Per Klodin, BESIMI eshte nje trashegimi gjenetike qe ai e trashegon me faktin se eshte Orthodoks dhe si i tille identiteti i tij ne Krisht eshte identiteti qe kreret e Kishes Orthodokse krijuan per te. Klodi shume here citon Shenjtoret e Orthodoksise dhe perserit shume fjalen "LLOGJIKE".
=============
Klod - ja ps Albo, a mund te me thuash ti mua se ku qendron gabimi i te cituarit te shenjtoreve? Ti Albo, dje ke dhene falenderime, e madje morre guximin ta quash te frymezuar me Shpirtin e Shenjte Herezite qe meson Deshmuesi! Po une, qenkam gabim te citoj ata qe dhane jeten materiale e shpirterore per Krishtin?
Me pas ti Albo, me nje LIGESI prej LLACIFACI i denje qe je (dihet qe ata ja futen Skenderbeut, duke i tregu turqvet udhet) citon se identiteti im eshte krijuar nga kreret Ortodokse. Ketu ti patjeter, si aludon Kryepiskopin e Tiranes edhe te gjithe Shqiperise Imzot Anastas Janullatos.
PO! Une e kam per nder te kem Dhespot Janullatosin Mesues e Drejtues shpirteror.
Ne fund te fundit eshte njeri qe njihet per shprestarine e tij, edhe s'ka bere as REVOLUCION DEMOKRATIK, as ka RREZU NGA froni MBRETER, e as ka dhenne levdata Leninit. Po ju (dora jote e kam fjalen?)
================================
Sic e kam shkruajtur edhe ne nje teme tjeter, BESIMI ne Zot eshte nje maredhenie shpirterore qe secili prej jush krijon me dhuruesin e Shpirtit, Atin qiellor. Kjo maredhenie eshte fanari qe ju prin ne jete dhe ne besim, qe nuk eshte gje tjeter vecse nje udhetim i gjate ne kerkim te se vertetes. Sic e pranojme te gjithe me nje goje qe Zoti eshte Nje, ashtu e pranojme qe ka edhe NJE te VERTETE.
Vetem nje njeri me besim te vogel, mundohet te shohi qimen ne syrin e bashkebesimtarit, kur nuk arrin te shohi trarin ne syrin e tij. Jezu Krishti na meson qe te mos gjykojme njeri-tjetrin, dhe jo vetem aq, por na meson qe te lutemi dhe te duam edhe armiqte tane. Ndarjet fetare brenda krishterimit, nuk jane vullneti i Zotit por jane veprat e njerezve mekatare qe jetojne nje jete te pashprese mbi nje toke qe eshte nen pushtetin e djallit.
Ndryshimet midis sekteve, ne te shumten e rasteve nuk jane ndryshime doktrinale, perkundrazi, jane ndryshime ne formen e adhurimit, liturgjise. Te duash ti perdoresh keto ndryshime per ti kthyer ne nje qellim ndares midis dy bashkesive te krishtera, eshte MEKAT. Feja nuk eshte qellim por eshte shpetim.
Hardhia ka shume dege por vetem nje rrenje nga e cila ushqehet. Ne kohe te ndryshme, deget e hardhise jane shartuar por perseri fruti qe kjo hardhi prodhon e ka emrin rrush. Frutet mund te marin ngjyra e forma te ndryshme, dhe njerez te ndryshem, parapelqejne te ushqehen nga frutet e nje dege te vecante.
Embelsine e rushit, secili prej nesh e shijon ne menyren e vet. Te gjithe ama, ushqehemi me frutet e se njejtes rrenje. [/B]
Krijoni Kontakt