Ju lutem, mos përdorni insinuime të pavend për të argumentuar kundër islamit si fe; dhe ju lutem posaçërisht që të mos e përzieni islamin me vehabizmin dhe themelet e tij të terrorit, injorancës, përçarjes, fanatizmit dhe prapambeturisë barbare. Vehabistët (pra ata mjekërpalarët që padrejtësisht quhen bile "fundamentalistë islamikë") janë një sekt i ri dhe një përçudnim i gërditshëm i asaj dhurëtie nga Perëndia, të cilën e quajmë fe.
Në fakt, do të ishte mirë sikurse edhe pjesëtarët e feve tjera të na ndihmonin neve shqiptarëve myslimanë që të i shporremi murtajës vehabiste, si në këtë forum, ashtu edhe në gjrin e madh të shqiptarisë. Mos më keqkuptoni, të i shporresh zgjebes vehabiste nuk është mbytje e tolerancës, po shpëtim dhe kultivim i saj, sepse vehabizmi është një sëmundje e rëndë, që e rrezikon pikërisht tolerancën dhe mendimin e fjalën e lirë, së bashku me një sërë të tërë vlerash njerëzore.
Krijoni Kontakt