-
Tmerr - djali mbyt nenen
Fier, djali mbyt nėnėn 68-vjeēare, mister shkaku
Loli Ēeēoaliaj
26-07-2007
Aleksandėr Filoqi
Fier- Djali ushtron dhunė fizike mbi nėnėn dhe mė pas e mbyt, duke e lėnė tė vdekur. Ngjarja e rėndė, qė shėnon tjetėr viktimė nė radhėt e krimit brenda familjes,ndodhi mbrėmjen e sė martės nė qytetin e Fierit, nė rrethana ende tė pa qartėsuara mirė. Sipas policisė, autor ėshtė Aleksandėr Filoqi, 35-vjeē, i cili ka mbytur, duke e kapur pėr fyti nėnėn e tij, Vajdona Filoqi, 68-vjeē. Pas krimit, ai nuk ėshtė larguar nga shtėpia dhe i ėshtė dorėzuar pa bėrė asnjė rezistencė policisė, qė mbėrriti nė vendin e ngjarjes pas njė telefonate nga fqinjėt e viktimės. Por, 35-vjeēari, deri dje, nė orėt e vona, nuk ka rrėfyer asgjė pėr ngjarjen dhe motivet qė e ēuan nė kėtė krim makabėr.
Ngjarja
Krimi brenda familjes Filoqi ndodhi nė lagjen "Liri" tė qytetit tė Fierit rreth orės 22.30 tė sė martės, ndėrkohė qė mė parė gruaja e shtėpisė, nėna e Aleksandrit, Vajdona Filoqi, ka qenė pre e dhunės sė madhe fizike qė djali i saj ushtroi mbi tė. Sipas burimeve nga vendi i ngjarjes, mėsohet se djali ka qenė mė parė i martuar e tashmė i divorcuar. Por nga martesa, sipas burimeve zyrtare, nuk ka pasur fėmijė. Fqinjėt, qė banojnė nė tė njėjtėn ndėrtesė dykatėshe me familjen Filoqi tregojnė se atė mbrėmje kanė dėgjuar shumė zhurmė dhe thirrje pėr ndihmė. «Por nuk u treguam shumė tė kujdesshėm, pasi kohėt e fundit prej shtėpisė Filoqi vinin shpesh herė thirrje tė tilla dhe mendonim se thėrriste djali, qė njihej si me probleme mendore»,- tregojnė ata. Tė mėsuar me kėtė situatė, nuk ia kanė vėnė veshin thirrjeve tė dėshpėruara tė gruas, qė nuk mundi t'i shpėtojė dot 'rebelimit' tė tė birit.
Mbytja
Vetėm kur njėri prej familjarėve ka bėrtitur i alarmuar pėr ndihmė, ndėrsa ka parėpėrtokė gruan 68-vjeēare, fqinjėt kanė rendur me vrap pėr ta ndihmuar, por ishte tepėr vonė. Ndėrkohė qė dikush njoftoi edhe policinė. Ekspertėt, qė bėnė kėqyrjen e kufomės vunė re shenja tė dukshme nė trup, qė sipas tyre ishin pasojė e dhunės sė madhe tė ushtruar mbi tė. «Shenjat e gjetura nga ekspertėt nė pjesė tė ndryshme tė trupittregojnė qartė se mbi 68-vjeēaren, Vajdona Filoqi ėshtė ushtruar dhunė e rėndė»- thonė ata, ndėrsa sqarojnė se vdekja e menjėhershme e gruas ėshtė shkaktuar nga mbytja nė fyt qė i ka bėrė djali. «Shenjat e qarta tė lėna nė fyt nė momentin qė e ėma po mundohej t'i shpėtonte nga duart tregojnė qartė se kjo dhunė e ushtruar ėshtė shkaku final i vdekjes sė gruas»,- thonė ekspertėt, nga tė dhėnat paraprake tė ekspertizės mbi trupin e viktimės.
Arrestimi
Vrasėsi i nėnės u gjet nga policia nė banesė, ndėrkohė qė e ėma ishte pėrtokė e pajetė. Nė kohėn qė policia ka shkuar nė vendin e krimit, 35-vjeēari ka qenė nė dhomėn tjetėr tė shtėpisė. I pyetur nga policia lidhur me ngjarjen, mėsohet se ai e ka pohuar vrasjen dhe nė kėto kushte policia e ka shoqėruar nė komisariat. Sipas burimeve policore nuk jepet ndonjė e dhėnė e saktė rreth motiveve. Gjithsesi autori i krimit kishte kohė qė herė pas here shfaqte shenja depresioni dhe kėtė fakt e pohojnė edhe familjarėt, por edhe komshinjtė. Ndėrkaq, policia lidhur me kėtė vrasje po tregohet e kujdesshme nė hetimin e motiveve qė shkaktuan krimin nė familje. Mėsohet se ende po punohet pėr zbardhjen e plotė tė ngjarjes, shkaqet dhe motivin. Ndėrsa autori do tė pėrballet me pasojat ligjore pėr krimin e rėndė qė kreu.
Fqinjėt: Dėgjuam thirrje pėr ndihmė
Mbrėmjen e krimit fqinjėt e familjes Filoqi pranojnė se kanė dėgjuar thirrje pėr ndihmė. Por pranojnė gjithashtu se nuk i kanė kushtuar vėmendje, pasi sipas tyre kohėt e fundit, sidomos nė ditėt e nxehta, djali i shtėpisė, Aleksandri, bėrtiste shumė herė. Sipas tyre, ai kishte shfaqur shenja depresioni, pėr tė cilat nuk janė nė gjendje tė pėrcaktojnė shkaqe apo arsye.
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
- Ju nuk mund tė postoni nė tema.
- Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
- Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt