Close
Faqja 4 prej 4 FillimFillim ... 234
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 37 prej 37
  1. #31
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anėtarėsuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    Eshte pune studimore e autorit, apo permbledhje perkthimesh per 50 histori te ndryshme nga bota?

  2. #32
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    12-03-2009
    Postime
    7
    Citim Postuar mė parė nga mondishall Lexo Postimin
    Eshte pune studimore e autorit, apo permbledhje perkthimesh per 50 histori te ndryshme nga bota?
    Pune studimore e tij

  3. #33
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-01-2010
    Postime
    11

    Serxhio Prelashi

    Tė gjthė brezat qė vijnė, sapo vetėdija e tyre fillon e formėsohet, ndodhen pėrpara njė dileme: Cilėt janė paraardhėsit e tyre? Si ėshtė krijuar raca njerėzore? Po bota qė i rrethon? Pėrballė mosdijes sė tyre ata stepen, ngurojnė dhe zhyten nė terrin e shumė enigmave, tė cilat jeta e shkurtėr nuk ua mundėson t’i zbulojnė kurrė deri nė fund tė saj.

    Qysh fėmijė, truri i njeriut mbushet me fantazma, me shtriga, me vampirė, e plot personazhe pėrrallash saqė edhe gjumi i bėhet i frikshėm. Ai pėrjeton ēdo gjė qė i thuhet, ēdo gjė qė i serviret nga mė tė mėdhenjtė, pa qenė nė gjendje tė analizojė raportin e tė vėrtetės me atė tė trillimit. Edhe mė vonė, kur madhohet e piqet nga ana logjike, pėrsėri shumė pikėpyetje mbeten pa pėrgjigje nė mendjen e tij. Bota qė nga krijimi i saj e deri mė sot ėshtė e mbushur me mistere, tė cilat me gjithė pėrpjekjet e pandėprera tė njerėzve tė aftė pėr tė depėrtuar nė tė panjohurat, pėrsėri asaj i dallohet vetėm maja e ajsbergut. Njeriu ende ndihet i uritur pėr tė mėsuar. Prandaj duke e parė nė kėtė kėndvėshtrim, libri i sapo botuar i hulumtuesit tė ri e tė talentuar Serxhio Prelashi, ėshtė njė rreze drite pėr tė vėshtruar nė thellėsinė e kėsaj bote. Ai plotėson mė sė miri kėtė vakum mosnjohjeje dhe shpalos pėrpara lexuesit ato anė tė errta e tė paditura deri mė tani, u jep pėrgjigje nė njė farė mėnyre pikėpyetjeve tė shumta qė rėndojnė mbi vetėdijėn e gjithsecilit.

    Ky djalė energjik e i palodhur, me librin e tij tė dytė tregon se po hedh shtat e po rritet plot shėndet si njė studiues i aftė, qė nesėr do tė na servirė vepra edhe mė interesante. Ai duket sikur ėshtė njė farefis i numismatikėve, qė analizojnė e shpjegojnė periudha tė ndryshme tė historisė me anė tė objekteve tė asaj kohe. Kurse Serxhio, duke gėrmuar me zell nėpėr arkiva, qėmton me kujdes dhe nxjerr nė dritė historinė e qenieve mitologjike, objektet e kultit, personazhe e jetė figurash tė dėgjuara, biografia e tė cilėve ende ka mbetur e errėt.

    Sapo ballafaqohesh me leximin e kėtij libri, tė bie nė sy se ai ėshtė kompozuar sipas njė kronologjie tė caktuar, dhe ngjarjet apo tė fshehtat vijnė e paraqiten pėrpara syve tanė nė hapėsirė dhe kohė sipas periudhave kur ėshtė krijuar kulti i tyre. Ai e fillon librin e tij me ato objekte qė kanė terrorizuar fantazinė e tė mėdhenjve e tė vegjėlve, me qeniet mitologjike, duke u afruar pranė atyre tė njė periudhe jo fort tė largėt. Nėpėrmjet njė shpjegimi tė arsyeshėm dhe kompetent ai rreket tė na tregojė e vėrtetojė se kush ka qenė nė tė vėrtetė Qiklopi, aq i dėgjuar e stėrdėgjuar nga tė gjithė, kush ėshtė e vėrteta e Vampirėve, ē’ishte e ēfarė pėrfaqėsonte Zogu Rok dhe a ka egzistuar ai? Tė gjithė kemi dėgjuar e folur pėr sozitė, njerėzit aq tė ngjashėm me njėri-tjetrin, por askush nuk e dinte se ata janė me miliona dhe nė vende tė ndryshėm tė planetit. Aty flitet pėr jetėt paralele tė Linkolnit me Kenedin edhe pse nė njė periudhė kohore 100 vjet larg njėri - tjetrit. Aq tė shumta janė kėto tė vėrteta tė fshehura, siē i quan Serxhio, saqė njeriut do t’i duhej ndoshta dy e treta e jetės sė vet qė tė rrekej pėr t’i mėsuar, mbase dhe jo plotėsisht. Personalitete e objekte kulti ndjekin njėri –tjetrin dhe rrėfenjat s’kanė fund. Aty pėrmenden, misteri i Keopsit, vdekja misterioze e Stalinit, vendndodhja e Dhomės sė Qelibartė, jeta e artistėve, Njėzet e Njė mrekullitė, objektet e nėnujshme, galaktikat etj, etje, njė pafundėsi tė fshehtash, tė cilat do tė na duhej kohė pėr t’i analizuar e diskutuar.

    Dhe kėto tė fshehta, kur i lexon tė shushatin, tė trullosin dhe ti i thua vetes: Sa pak qė di

    kur filloj tė mėsoj tė di mė shumė. E kėtė kureshti, qė mban gjallė brezat sot e nė tė

    ardhmen, vetėm Serxhio Prelashi ėshtė i zoti tė na e pėrmbushė. Sigurisht jo vetėm me

    kėtė libėr, sepse ky ėshtė vetėm njė pasazh ndaj mijėra tė fshehtave qė ka mbuluar

    errėsira e shekujve qė nga krijimi i botės e deri mė sot.

    Nga KUJTIM AGALLIU

  4. #34
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-01-2010
    Postime
    11
    Se shpejti ne vitrinat Nju Jorkeze libri i nje shqiptari.
    Nje nder shtepite botuese me te medha Amerikane "Publish America" ka bere te ditur sot me ane te nje lajmi qe eshte duke botuar librin e autorit shqiptar Serxhio Prelashi.

    Libri i botuar ne Shqiperi ne vitin 2008 dhe mjaft i suksesshem ne vendin tone titullohet: "Te pathenat e Titanic". Liber mjaft interesant ku autori ka permendur gjithcka dhe rreket ti tregoje lexuesit historine me esenciale te Titanikut. Mesa duket ky liber ka terhequr mjaft kryeredaktorin e Publish America,Frederick Jones i cili ka deklaruar qe eshte nje risi e madhe per nje autor kaq te ri.

    Serxhio Prelashi vetem 22 vjec pervec fames qe mund te gezoje pas botimit te ketij libri ka dhe nje karriere te hapur ku pason me nje liber te dyte qe eshte botuar ne Shqiperi pak muaj me pare dhe titullohet "Te vertetat e fshehura". Ne Sh.B.A libri i autorit Prelashi do te titullohet "The without saying of Titanic".

  5. #35
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-01-2010
    Postime
    11
    Nje skoop qe beri boom jo vetem ne shqiperi
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  6. #36
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-01-2010
    Postime
    11
    Si u percoll ky skoop ne shqiperi
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  7. #37
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-01-2010
    Postime
    11
    Artikulli Plote
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

Faqja 4 prej 4 FillimFillim ... 234

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •