Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 9
  1. #1
    ish- Ballisti_Tetove Maska e Cimo
    Anëtarësuar
    11-12-2004
    Postime
    2,441

    Bollano nuk denjon të regjistrojë Bashkinë e Himarës në Republikën e Shqipërisë

    Vasil Bollano nuk denjon të hartojë statutin e Bashkisë, me anë të të cilit legjitimohet ky institucion. Autonomia lokale e Himarës brenda Republikës së Shqipërisë mbahet peng nga këshilli bashkiak. Ky duket se është edhe veprimi i parë i tij, deri d

    Habjon Hasani
    Misioni rutinë i Kontrollit të Lartë të Shtetit ka zbuluar se Bashkia e Himarës, e drejtuar nga Vasil Bollano, nuk i bindet detyrimeve themelore kushtetuese të shtetit shqiptar. Kontrolli i Shtetit i ka kërkuar kësaj bashkie të hartojë në mënyrë urgjente statutin e saj për t’u legjitimuar si pjesë e shtetit shqiptar dhe për të përcaktuar kufijtë e autonomisë dhe kompetencave të pavarura që ajo do të ushtrojë. Kërkesa e KLSH-së është e përsëritur ndërsa nga krerët e kësaj bashkie prej disa vitesh nuk bëhet asnjë lëvizje për të hartuar statutin. “Nga ana e Bashkisë Himarë të hartohet statute, duke caktuar detyrat për pozicionet përkatëse, siç përcaktohet në Nenin 32 të Ligjit Nr. 8652, datë 31.07.200, “Për organizimin dhe funksionimin e qeverisjes vendore”, - shkruhet ndër të tjera në konkluzionet e raportit të KLSH-së për Bashkinë e Himarës. Ndonëse specialistët e KLSH-së e kanë parë hartimin e statutit në funksion të ndarjes së përgjegjësive për mirëmenaxhimin e buxhetit, atyre duket se u ka “shpëtuar” një fakt i rëndësishëm, i cili lidhet me funksionin themelor të statutit të një bashkie: statuti përcakton në radhë të parë legjitimitetin e një bashkie. Vetë Neni 32 i ligjit “Për qeverisjen vendore”, në pikën e parë të tij kërkon në mënyrë taksative hartimin e statutit dhe të rregullores së brendshme nga ana e bashkive, por pa dhënë një përcaktim më të gjerë për domethënien e vlerës dhe rolit të statutit. Gjithsesi, ligji në mënyrë të panegociueshme kërkon ekzistencën e statutit. Mungesa e një përcaktimi konciz në ligjin shqiptar për domethënien e statutit duket si i ka shkuar për shtat kreut të Bashkisë së Himarës, Bollano, i cili në mënyrë të përsëritur ka refuzuar ta hartojë atë. Kjo shpjegon edhe deklaratat e tij për “pavarësi si Kosova”.

    Legjitimiteti

    Vakuumi në përcaktimin e nocionit të statutit të një bashkie në ligjin shqiptar nuk mund ta justifikojë për asnjë moment mungesën e vetë statutit në Bashkinë e Himarës, pasi ligji “Për qeverisjen vendore” e kërkon me çdo kusht ekzistencën e tij. Në legjislacionin modern europian përtej debateve për cakun e autonomisë lokale, në mënyrë masive është pranuar se statuti i një bashkie është themeli i legjitimitetit të saj dhe i demokratizimit të vendimmarrjes. “Këshillat Bashkiake duhet të ndërmarrin të gjitha hapat e nevojshme për të miratuar statutet e bashkive, duke i parë ato si instrumente juridike në funksion të rritjes së legjitimitetit dhe demokracisë së vendimmarrjes në dobi të komuniteteve të tyre”, shkruhet e bardhë mbi të zezë në kontratën europiane të qeverisjeve vendore. Pra, përtej mungesave në ligjin shqiptar, praktika europiane e njeh statutin si dokumentin që njëmendëson legjitimitetin e një autoriteti lokal në raport me shtetin në të cilin ky autoritet ushtron të drejtat e tij autonome. Duke iu rikthyer sërish precedentit të Himarës, atëherë është e qartë se kjo bashki jo vetëm ka shkelur ligjin shqiptar (nuk ka fare statut), por njëkohësisht ajo rezulton e palegjitimuar në territorin shqiptar përsa kohë që nuk e harton atë. Nga pikëpamja juridike, “Statuti” përkufizohet si një akt që vendos parime bazë, norma dhe rregulla për organizimin dhe funksionimin e subjekteve juridike që e miratojnë atë.

    Pasojat

    “Nëse do të ketë pavarësi për Kosovën mbi parimin e vetëvendosjes, atëherë e njëjta gjë do të duhet të vlejë edhe për Himarën”, - deklaroi tre muaj më parë kreu i Bashkisë së Himarës, Vasil Bollano. Kjo deklaratë e tij krijoi polemika dhe zemërim pa fund anembanë Shqipërisë, por edhe pse autor i kësaj deklarate, Bollano “de fakto” ka disa vite që ia tregon shtetit shqiptar “mëvetësinë” e bashkisë që ai drejton. Ky fakt është mëse i vërtetë pasi nëse Bashkia e Himarës fillon të hartojë statutin e bashkisë, atëherë që në pikën e parë të këtij statuti duhet të shprehet qartë se Bashkia e Himarës është pjesë e integritetit territorial të shtetit shqiptar dhe se i bindet në mënyrë të pakushtëzuar germave të Kushtetutës së vendit. Edhe pse shumë prej politikanëve shqiptarë i kanë dënuar ashpër deklaratat e Bollanos, në mënyrë të çuditshme askush prej tyre nuk kujtohet të ngrejë zërin për mungesën e statutit të Bashkisë së Himarës.

    Mungon edhe rregullorja e brendshme, korrupsioni i legjitimuar

    Përveç mungesës së një statute, në Bashkinë e Himarës është konstatuar edhe mungesa e një rregulloreje të brendshme të institucionit. Kjo e fundit nuk është gjë tjetër veçse skema e qartë dhe konçize e ndarjes dhe harmonizimit të përgjegjësive dhe kompetencave brenda institucionit. Kjo rregullore, në rast të konstatimit të abuzimeve financiare në një bashki, përcakton automatikisht dhe në mënyrë të përveçme përgjegjësit e tyre. Dy ditë më parë, gazeta “Albania” botoi pjesë të raportit të Kontrollit të Lartë të Shtetit në të cilin ishin vërejtur abuzime me shitjen e trojeve, me karburantin, ujësjellësit dhe me disa preventiva në Bashkinë e Himarës. Kontrolli i Lartë i Shtetit, gjatë auditimit të punës së Bashkisë së Himarës për vitin 2007, ka vërejtur shkelje thuajse në të gjitha aktivitetet financiare të kësaj bashkie. Sipas KLSH-së, në disa raste ka munguar nënshkrimi i financës për mbylljen e gjendjes mujore të arkës, veprim që është në kundërshtim flagrant me ligjin “Për Kontabilitetin”. Nga kontrolli i ushtruar rezulton se arkëtimet për të ardhurat dytësore shoqërohen me dokumente me të dhëna të pjesshme dhe që nuk janë argumentuese. Problematike me veprimet e arkës janë edhe dietat brenda vendit që zënë dhe peshën kryesore për vlerën e 2.7 milionë lekëve vetëm për vitin 2005. Kështu, punonjësit kanë lëvizje të shpeshta që në disa raste nuk justifikohen me qëllimin e shërbimit, ndërsa në disa raste të tjera urdhërshërbimet nuk e kanë justifikuar qëllimin e shërbimit. Probleme serioze janë vërejtur edhe në administrimin e sasisë së karburantit, ku është konstatuar se vetëm për vitin 2005 janë bërë dalje gjithsej 23 mijë e 366 litra naftë, duke mos bërë dalje ditore sipas shërbimeve të planifikuara, duke kryer vetëm dalje në total ku vetëm me anë të një fature janë lëvruar 1000 litra naftë, pa specifikuar listën e shërbimeve që do të kryheshin me këtë sasi të konsiderueshme nafte. Problemet dhe abuzimet e rëndomta nuk kanë munguar dhe me dietat e firmosura nga punonjësit e bashkisë për veten dhe kolegët. Raporti i Kontrollit të Lartë të Shtetit evidenton disa raste, në të cilat punonjës të bashkisë kanë marrë me miliona lekë dieta shërbimi, ndërkohë që në mënyrë të paprecedentë shërbim konsiderohen edhe “vizitat” që këta punonjës u bënin shtëpive, grave dhe fëmijëve të tyre! Një tjetër paradoks në listën e shërbimeve të “kapura” nga Kontrolli i Lartë i Shtetit është dhe fakti se dieta shërbimi i janë dhënë dhe një kategorie punonjësish të bashkisë, të cilët punën e tyre e kanë vetëm brenda zyrave së këtij institucioni. Nga kontrolli i ushtruar ka rezultuar se në njëmbëdhjetë raste janë përfituar padrejtësisht dieta, duke shkaktuar një dëm ekonomik, i cili është llogaritur rreth 169 mijë lekë. Aleks Dedi, Andrea Simo, Nikollaq Meniko, Enea Kumi, Klara Zoto, Polo Kondi, Shina Koçi, Donika Konomi, Hirsulla Thodhri, Irakli Koço dhe Jolanda Bollano janë punonjësit dhe njëkohësisht njerëzit e afërt të kryebashkiakut Bollano, të cilët kanë përfituar “ultra dieta”, në kundërshtim të hapur me procedurat dhe kufijtë që vendos ligji për dhënien e dietave të shërbimit.


    Ligji ”Për qeverisjen vendore”, Neni 32

    Këshilli komunal ose bashkiak ka këto detyra dhe kompetenca:

    a) Miraton statutin e komunës ose të bashkisë, si dhe rregulloren e brendshme të
    funksionimit të vet.

    Albania

  2. #2
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anëtarësuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Derisa ta marrin vete Himarjotet e ta hudhin n'det ndonjehere ket psikopatin. Cuditem qe akoma se kane bere nje gje te tille.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Hyllien : 29-06-2007 më 12:49
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  3. #3
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Pse duhet ta regjistroje ne Republiken e Shqiperise Himaren, ka republiken e greqise, perderisa republika e shqiperise nuk denjon te shkoje e ti thoje te regjistrohet te ajo kurse ajo greke e fton te regjistrohet ne greqi, atehere nuk e kuptoj pse ai duhet te regjistrohet ne Shqiperi?

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Ali Baba Tepele
    Anëtarësuar
    15-03-2007
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    1,982
    Nuk ka faj Ballani gjersa ka përkrahje nga lartë...Shum mir bënë.Kurgjen shesh e bën përshesh.

  5. #5
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    ja ku e gjen forcen Bo (le) llano-ja....:
    http://www.youtube.com/watch?v=Im63V...elated&search=

  6. #6
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    30-10-2004
    Postime
    705
    Citim Postuar më parë nga Edvin83
    Pse duhet ta regjistroje ne Republiken e Shqiperise Himaren, ka republiken e greqise, perderisa republika e shqiperise nuk denjon te shkoje e ti thoje te regjistrohet te ajo kurse ajo greke e fton te regjistrohet ne greqi, atehere nuk e kuptoj pse ai duhet te regjistrohet ne Shqiperi?



    E KENI SHUME TE VESHTIRE TA KUPTOSH ,TE MOS THEME TE PA MUNDUR

    INDROKTRINIME ANTIKOMTARE NUK JU LEJON TE KUPTONI!

  7. #7
    Hyllin Maska e Hyj-Njeriu
    Anëtarësuar
    22-07-2007
    Vendndodhja
    Fatkeqesisht mes ndergjinoresh
    Postime
    2,945
    Citim Postuar më parë nga TOKE GEGA
    E KENI SHUME TE VESHTIRE TA KUPTOSH ,TE MOS THEME TE PA MUNDUR

    INDROKTRINIME ANTIKOMTARE NUK JU LEJON TE KUPTONI!
    Ka te drejte Edvini plako...e ka fajin Sala e qe cke me te....
    Shqiptari e ka care rrugen e historise me Palle ne dore!

  8. #8
    ILIR NË GEN Maska e flory80
    Anëtarësuar
    03-12-2006
    Vendndodhja
    Buzë Vjosës Kaltëroshe
    Postime
    1,531
    Zoti Bollano ka shume te drejte edhe nuk po ben asgje te keqe.(sipas tij) Ai po ben punen e tij per te cilen paguhet se nuk i hapet barku per Greqine, ai e di shume mire qe Greket thone ky kelysh k*rve kur nuk do vendin e tij si mund te doje Greqine?
    Per mendimin tim une ngarkoj me faj 110% qeverrine e Shqiperise per mos zbatimin e ligjit dhe lejimin e ketyre pacavureve te llapin lart e posht.
    Une do ti beja thirrje zotit kryeminister meqense na e mban veten per shume patriot edhe nacionalist qe ta veri nderin e Himares ne vend, dhe te mos qurravitet ngaj qeverrise Greeke.
    Himara eshte kryeqendra e Kaonise se dikurshme, dhe ajo do te mbetet perjetesisht Shqiptare.......
    Ndryshuar për herë të fundit nga flory80 : 02-09-2007 më 02:33
    EH I ZIU NJERI, GËLLTIT DIKU NJE LUGË ÇORBË TË PRISHUR, EDHE VJELL PASTAJ PËR GJITHË JETËN!

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e elen
    Anëtarësuar
    07-01-2005
    Vendndodhja
    United States of Albania
    Postime
    919
    Citim Postuar më parë nga flory80
    Zoti Bollano ka shume te drejte edhe nuk po ben asgje te keqe.(sipas tij) Ai po ben punen e tij per te cilen paguhet se nuk i hapet barku per Greqine, ai e di shume mire qe Greket thone ky kelysh k*rve kur nuk do vendin e tij si mund te doje Greqine?
    Per mendimin tim une ngarkoj me faj 110% qeverrine e Shqiperise per mos zbatimin e ligjit dhe lejimin e ketyre pacavureve te llapin lart e posht.
    Une do ti beja thirrje zotit kryeminister meqense na e mban veten per shume patriot edhe nacionalist qe ta veri nderin e Himares ne vend, dhe te mos qurravitet ngaj qeverrise Greeke.
    Himara eshte kryeqendra e Kaonise se dikurshme, dhe ajo do te mbetet perjetesisht Shqiptare.......

    Himarjotet me duket se mbjellin dhe konsumojne shume hashash sepse eshte nje dreq prej andej qe pretendon se Himara eshte kryeqyteti i Sarandes dhe duan pavaresi...
    Never take life seriously. Nobody gets out alive anyway

Tema të Ngjashme

  1. Video e ushtarëve grekë në Internet indinjon shqiptarët
    Nga Ingenuous në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 207
    Postimi i Fundit: 22-09-2011, 14:58
  2. Te Verteta Te Panjohura E Te Pathena Per Himaren
    Nga brooklyn2007 në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 17-12-2008, 00:52
  3. Dosja antishqiptare e Greqisë, 1912-2007
    Nga BARAT në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 645
    Postimi i Fundit: 15-10-2007, 19:27
  4. Kristo Frashëri: Dilema për Himarën
    Nga Qafir Arnaut në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 28-02-2006, 13:56
  5. Me Titizmin kunder Enverizmit
    Nga Albanino në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 08-09-2002, 19:06

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •