Close
Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 21

Tema: Vuajtjet

  1. #11
    i/e regjistruar Maska e marcus1
    Anėtarėsuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    2,574
    Jeta kolektive ėshtė njė jetė e bukur, sepse ne dimė dobėsitė dhe fuqitė e secilit dhe kėshtu, nuk duhet thjeshtė tė flasim, por edhe tė jetojmė jetėn para njėri tjetrit. Ne sfidohemi tė lejojmė Atė tė punojė ne jetėn tonė. Ėshtė shume e thjeshtė: Ne i japim jetėn tonė dhe Ai na e merr atė! Le tė shohim qė gjėrat e vjetra kalojnė dhe tė shohim Atė duke u formuar nė jetėn tonė. Mė pas ai ka pėrfaqėsuesit e Tij nė tokė. Kjo ėshte detyra e saj. (kishės)

    Nėse me tė vėrtetė duam t’i pėlqejmė Perėndisė, vuajtjet do vijnė nė ne nė mėnyrė automatike. Kur kjo gjė ndodh, do kemi personin e fortė, Luciferin dhe tė gjithė ushtrinė e tij kundėr nesh. Vuajtja vjen. Ai do pėrdorė pikat mė tė vogla pėr tė na shqetėsuar dhe njė dobėsi tė vogėl do t’a bėjė tė madhe. Akoma edhe nė njė jetė perfekte ai do tė gjeje diēka kundėr jush qė t’i ankohet Perėndisė. Ai e ktheu dashurinė e Jobit pėr Perėndinė nė njė ankesė: “Ai tė do Ty sepse Ti e bekon atė.” Megjithatė Perėndia kishte fitoren ne jetėn e Jobit. Perėndia e dinte se ai nuk do dorėzohej; Ai e njihte zemrėn e Jobit. Ne duhet te vuajmė pėr tė sjellė tė tjerėt ne Krisht. Kini nje zemėr pėr Zotin.
    The experience of love, is not when you receive it, but when you give it! - Durin Hufford

  2. #12
    i/e regjistruar Maska e marcus1
    Anėtarėsuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    2,574

    Vuajtjet

    MESAZH DREJTUAR NJE KISHE TĖ RE



    Zoti tha se Ai do bėnte njerėzit e tij tė fuqishėm me pushtetin e Tij, kėshtu qe ata mund tė shkonin kudo nėn kujdesjen e Tij personale. Nė Efesianet 6:10+, ne shohim se fuqia jonė duhet tė vijė prej pushtetit tė Tij tė madh, jo prej nesh. Ne nuk pėrpiqemi tė fitojmė pushtet, Ai thjeshtė na e jep atė – thjeshtė sepse Ai jeton nė ne. Ai ndryshon natyrėn tonė tė vjetėr dhe na jep fuqi tė re.

    Kur ne harrojmė se mund t’i rrezistojmė ēdo tė keqe, ky ėshtė momenti i sulmit nga armiku. Ne gabojmė sepse harrojmė nė atė ēast se pushteti i Tij i madh ėshtė brėnda nesh pėr t’i rezsituar ēdo tė keqe. Ne kemi shumė pushtet tė fortė, por duhet t’a kujtojmė dhe t’a pėrdorim. Atėherė ne do jemi tė fortė. Frymėrat e rėnė janė tė forta dhe ato mund tė shkojnė kudo pasi nuk kanė trup. Ne jemi tė kufizuar. Ata vėshtrojnė duke pritur pėr njė ēast tė dobėt qė tė na akuzojnė. Pėrdorni vullnetin tuaj tė lirė duke prekur pushtetin e Tij pėrbrėnda, dhe frymėrat do t’ju nėnshtrohen, sado qė tė jenė ato. Nė kuptimin e mirėfilltė tė fjalės, ne nuk i lejojmė ato tė na bėjnė asgjė.

    Unė nuk them se kur ju e ndiqni Atė tė gjitha gjėrat do shkojnė mirė dhe ju nuk do keni mė probleme! Kur unė kthehem nė vėndin tim, ndodhem pėrballė rrezikut tė burgimit tė pėrjetshėm nė njė qeli vetjake. Nėse ata mė kapin kur unė ndodhem i fshehur, mua me duhet tė jem nė burg. Por unė di njė gjė. Krishti ėshtė me mua! Frymėrat e kėqia do jenė tė lumtur nėse unė futem nė burg, por ato nuk do qėndrojnė tė lumtur kur tė shohin se unė do vazhdoj tė lavdėroj Perėndinė dhe pėrmes shqetėsimeve tė mia Ai do nderohet. Perėndia do thotė, “Vėshtro, Ai ndodhet nė burg, por ai vazhdon tė mė lavdėrojė!” Kur shqetėsimet shfaqen vazhdo tė lavdėrosh Perėndinė dhe t’a nderosh Atė. Gjithė problemet tona janė pėr tė testuar besimin tonė dhe pėrmes tyre tė nderojmė Perėndinė. Mos kėrkoni pėr shqetėsime, por mos kini frikė kur ato tė shfaqen. Ju do jini nė gjėndje t’u jepni vėllezėrve dhe motrave ndihmėn qė ju ka dhėnė Perėndia. (2Kor. 1:3,4) Ndaj edhe Ai ju ngushėllon dhe ju forcon. Ju do bėheni vegla tė zgjedhura pėr tė ndihmuar tė tjerėt. Ngushėllimi, keqardhja dhe inkurajimi do jenė me shumicė. Kjo ėshtė edhe bukuria e kishės. Ne kalojmė nėpėr probleme kėshtu qė pėrvojat tona personale tė mund tė ndihmojnė tė tjerėt.
    The experience of love, is not when you receive it, but when you give it! - Durin Hufford

  3. #13
    i/e regjistruar Maska e marcus1
    Anėtarėsuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    2,574

    Vuajtjet

    Duhet tė dini se Perėndia nuk e kalon dikė nėpėr gjėra qe ai nuk mund tė durojė nė mėnyrė qė ta dėrrmojė. Ai nuk e bėn kėtė qė t’ju godasė. Kurrė. Ju mbase mendoni se ajo qė po kaloni ėshtė shumė pėr ju, por Ai e di se ēfarė ėshtė shumė pėr ju.

    Por gjėja e mrekullueshme ėshtė kjo: Ai nuk ju tregon ju mė parė. Jezusi nuk mė tregoi ditėn qė u shpėtova se do qėndroja nė burg me njė trup tė vdekur duke u prishur pėr gjashtė muaj! Mė duhej tė vazhdoja duke gatuar orizin dhe duke ngrėnė nė kėtė situatė. Ai mė mori ngadalė.

    Ai mė mėsoi se Ai po vuante me mua. Ai ėshtė nė ne. Frymėrat e kėqia zbulojnė se ato janė tė pamundur t’ju shtypin dhe atėherė largohen ashtu si u larguan kur nuk mundėn tė tundojnė Jezusin. Pėr njė farė kohe! Pėr sa kohė jetojmė nė tokė, kemi betejėn (dhe fitoren) brėnda nesh. Gjithė pushteti nė qiell dhe nė tokė i ėshtė dhėnė Birit, dhe i njėjti Jezus jeton nė ne pėr tė na dhėnė fitore mbi tė gjithė fuqitė e kėqia qė punojnė kundėr nesh. Duhet tė kemi kujdes dhe tė mos i japim asnjė moment armikut qė tė na sulmojė. Rezistojmė pėrmes vetė Zotit Jezu Krisht. Jezusi nuk mund tė bėjė gjėrat qė djalli don qė unė tė bėj, kėshtu qė as unė nuk mundem. Ne kemi leje te hapur tė bėjmė vetėm ēfarė Jezusi mund tė bėjė. Falenderojmė Perėndinė se Ai na dha premtimine pushtetit dhe tė kujdesit, kudo qė tė shkojmė! Ai nuk tha, “Mos shko atje, mos shko kėtu” kur na dha premtimin e Tij; por, “Ata do shkojnė ku do qė dėshirojnė dhe kudo qė tė shkojnė ata do jenė nėn kujdesin tim.”


    Respektoni ata qė ju mėsojnė nė Zot. Mėnyr mė e mirė ėshtė qė tė bindeni dhe tė bėni ēfarė ju thonė ata. Personi qė mė drejtoi te Zoti, Bakht Singh, mė tha tė lexoja Gjonin shtatė herė, pastaj Dhjatėn e Re shtatė herė, mė pas Dhjatėn e Vjetėr; dhe jo tė kapėrceja nga aty ketu, por tė mėsoja nė kėtė mėnyrė. Dhe kėshtu bėra! Asnjeri nuk do ju dėgjojė ato qė keni pėr tė thėnė nėse nuk po i jetoni ato.

    Pali kėrkonte nė ēdo letėr qė besimtarėt tė lutenin pėr tė. Kėrkoni ashtu si njė fėmijė i kėrkon nė mėnyrė tė thjeshtė babait tė tij, jo me fjalė pompoze, duke treguar sa tė ditur jeni. Fillimisht, do fitoni nga miqėsia me Zotin dhe fryma juaj do zgjerohet. Mė pas, pėrmes lutjeve, pėr kėdo qė luteni do ketė fitim dhe kėshtu falenderime do t’i jepen Perėndisė sonė. Nuk mund tė jetojme aq gjatė pėr ta falenderuar Atė pėr ēdo gjė qė ka bėrė pėr ne dhe pėr tė tjerėt! Nėse caktoni njė kohė pėr t’u lutur ēdo ditė, fryma juaj do jetė mė e pregatitur dhe do ju shtyjė ju pėr kohėn e caktuar. Dhe Jezusi ėshtė gati pėr tė degjuar – si me njė mėsues dhe nxėnės. Do gjeni gėzim tė madh ndėrsa do bėni kėtė gjė. Mos e ndėrprisni njė kėrkesė qė po bėni nėse Perėndia nuk ju ka treguar se nuk keni nevojė pėr tė apo nėse nuk ju tregon se po jua jep. Kjo na bėn tė fortė.

    Unė jam njė person qė kam qėnė gjaknxehtė. Dikur i mbaja njerėzit akoma dhe me dhunė pėr t’i bėrė qė tė dėgjojnė ungjillin! Zoti mė tregoi se nuk mund ta bėj kėtė gjė. Kur ndjej se po mė ēohen nervat, i thėrras Zotit pėr ndihmė dhe Ai mė qetėson. Kėshtu mėsoj punėtorėt e mij, sepse nė Nepal mund tė rrihemi nga Hindutė dhe Myslimanėt sepse predikojmė Jezu Krishtin. Unė kam qėnė boksier, kėshtu qė mund t’i dėmtoja nėse i godisja, por ata ishin mė shumė nė numėr dhe kėshtu do mė dėmtonin ata! Nėse dikush zemėrohet dhe reziston, rrahja do bėhet me e fortė. Tė kontrollosh pra nervat i shpėton punėtorėt tanė nga njė rrahje me e ashpėr, apo nga burgim.

    Ne nuk pėrpiqemi tė dukemi tė mirė! Kėtė gjė bėjnė Myslimanėt, Hindutė dhe shumica e tė Krishterėve. Jo! Dorėzoja jetėn tėnde Jezusit; Ai ėshtė i mirė, dhe Ai jeton nė ne, ėshtė Ai qė na bėn ne tė mirė. Ai jeton nė ne individualisht dhe kolektivisht. Kur dėgjoni se Ai do t’ju japė pushtet, ju mendoni se do mundni tė dėboni demonė. Por jo, ėshtė pushteti i qiellit dhe tokės. Ai na mban ne. Pushteti i Tij punon brėnda nesh nė mėnyrė personale dhe brėnda trupit. Nė kėtė mėnyrė asnjė njeri nuk fryhet nga krenaria duke thėnė “Unė shėrova,” por “Ne shėruam” – ne, kisha. Ai ėshtė pushteti dhe burimi i gjithēkaje. Lejoni Atė tė punojė nė ju, dhe bindjuni nė gjithēka qė Ai ju thotė, dhe do gjeni gėzim dhe paqe nė jetėn tuaj nė tokė.
    The experience of love, is not when you receive it, but when you give it! - Durin Hufford

  4. #14
    i/e regjistruar Maska e marcus1
    Anėtarėsuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    2,574
    VUAJTJA E NJĖ BESIMTARI

    Do lavdėroj Zotin ēfarėdo qė tė ndodhė, vazhdimisht duke folur pėr lavditė dhe hirin e Tij. Do mburrem pėr tė gjithė mirėsinė e Tij nė mua; merrni zemėr tė gjithė ju qė jeni tė shkurajuar. Ne do lavdėrojmė Zotin dhe do lartėsojmė emrin e Tij. Ai i pėrgjigjet thirrjeve tė mia dhe mė ēliron mua nga ēdo frikė.

    Njė ėngjėll i Zotit ēliron ata qė nderojnė Atė dhe e testojnė Atė pėr tė parė sa i mirė ėshtė Ai. Shihini vetė ju se si hiret e Tij derdhen nė tė gjithė ata qė kanė besim nė Tė. Ne nuk do na mungojė asgjė nėse nuk e nderojmė Atė. Kurrė nuk do na mungojė asgjė e mirė. Ai ėshtė i vlefshėm pėr t’u nderuar dhe lartėsuar.

    Ai ka paguar ēmimin e tė gjithė gjėrave tė kėqia qė kemi bėrė kėshtu qė ne mund ta nderojmė Atė. Ai na jep fuqinė tė vijmė pėrpara Tij pa asnjė pengesė. Dhe Ai jeton nė ne. Ne jemi tė Tijėt. Nuk ėshtė se ne vuajmė dhe dėshpėrohemi, por se ne vuajmė dhe e lavdėrojmė Atė.

    Shihni figurėn e Saulit dhe Davidit. Sauli u ndje se po humbte miqėsinė me Perėndinė dhe pa se Perėndia ishte me Davidin, kėshtu Sauli u bė rivali i Davidit. Ai madje u mundua t’a vriste atė. Por Davidi kaloi pėrmes kėsaj gjėndje dhe ne vuajtjet e tij nuk tha kurrė njė fjalė kundėr Perėndisė; nuk u dorėzua kurrė dhe nuk u shkurajua. Ai kaloi pėrmes shume rrugėve tė vėshtira, por e nderoi Perėndinė. Ai ėshtė pėr ne nje shėmbull nga i cili duhet tė mėsojmė. Ai e dinte misionin e tij. Ne tė gjithė sė bashku mėsojmė prej tij. Davidi e kishte frikė Perėndinė me dashuri tė madhe! Nuk ėshtė se frika ndaj Pėrendisė do na dėmtojė. Ne ndjejmė kujdesin dhe mbrojtjen e Tij. Ne nuk duam t’a lėndojmė Zotin tė cilin ne e duam, akoma edhe nė gjėrat e vogla, kėshtu ne jemi tė kujdesshėm. Kėshtu ėshtė edhe me burrin dhe bashkėshorten. Dashuria perfekte largon frikėn. Kur ne kemi frikė Perėndinė, ėshtė njė dashuri perfekte qe nuk do bėnte asgjė kundėr Tij. Kjo dashuri vuajtėse na tėrheq derisa tė vdesim. Pas ēdo gjėje qe biri i Davidit i kishte bėrė atij, ai nuk donte qė asnjė e keqe t’i vinte birit tė tij.

    Ėshtė shumė e vėshtirė tė vuash dhe tė besosh ēdo gjė nė duart e Perėndisė, duke mos reaguar nė veten tėnde njerėzore, por duke u pajtuar dhe duke i marrė vuajtjet ne paqe. Kjo bėhet akoma edhe me e veshtirė kur dikush qe ju e doni shumė ju lėndon. Kjo ėshtė kur Perėndia na mėshiron dhe na mundėson qė tė vazhdojmė tė lavdėrojmė dhe tė gezohemi. Ne veshtrojmė jetėn e Jobit, Davidit dhe Palit dhe kėshtu inkurajohemi. Dikush nė tokė duhet tė bėjė veprėn e Perėndisė. Ai nuk ja dha kėtė detyrė ėngjėjve, por ēdo gjė i ėshtė dhėnė njeriut.
    The experience of love, is not when you receive it, but when you give it! - Durin Hufford

  5. #15
    i/e regjistruar Maska e marcus1
    Anėtarėsuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    2,574
    Citim Postuar mė parė nga liveintwoplaces
    Nuk ėshtė se ne vuajmė dhe dėshpėrohemi, por se ne vuajmė dhe e lavdėrojmė Atė.
    Krahasojeni kėtė varg tė Prem Predhram me kėtė vargun tjetėr qė e mora nga libri tjetėr i W. Nee qė unė po postoj:

    Kisha nuk mendon se vuajtja ėshtė diēka e dhimbshme; por se ajo ėshtė gėzim.
    A nuk ju duken tė njėjta? E pra, Vepra e Perėndisė nuk ndryshon asnjėherė. Perėndia bėn tė njėjtėn punė tek tė gjithė shenjtorėt, qė nė shekullin e parė dhe deri tani. Kėtu duket se sa e ka pėrjetuar dikush Perėndinė, kėtu duket se sa ka punuar Perėndia nė dikė.

    Dhe ne...........ankohemi se kolegu nė punė nuk sillet aq mirė sa duhet me ne, ankohemi se dikush na merr nėpėr gojė pa tė drejtė, ankohemi se nje vėlla nė kishė nuk u soll mirė me ne, ankohemi se njė forumist shkroi njė shkrim jo dhe aq lajkatar pėr ne, ankohemi, ankohemi, ankohemi vazhdimisht.

    A kemi arritur tė kuptojmė se tė gjitha kėto gjėra tė vogla qė ndodhin nė jetėn tonė tė pėrditshme nuk janė tė rastit, por ėshtė Ai qė i lejon dhe qė mundohet tė punojė nė ne?
    The experience of love, is not when you receive it, but when you give it! - Durin Hufford

  6. #16
    i/e regjistruar Maska e marcus1
    Anėtarėsuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    2,574

    Vuajtjet

    Ne jemi shumė tė dobėt kur nuk njohim Perėndinė. Ne biem shumė poshtė: Akoma edhe njė nėnė e braktis fėmijėn e saj pėr shkak droge apo rrethanave tė tjera. Por Perėndia nuk do tė na lėrė kurrė. Kisha duhet tė ketė dhėmbshuri pėr tė humburit. Ne jemi shpėtuar pėrmes hirit tė Tij dhe kjo detyrė na ėshtė dhėnė neve.

    Kur dishepujt i kėrkuan Jezusit t'i mėsojė ata si tė luten, Ai i mėsoi ata nė fillim tė luten pėr Mbretėrinė e Tij nė tokė. Atėherė vullneti i Tij do bėhej. Rruga e ngushtė ėshtė njė rrugė e vėshtirė; do ishte shumė mė e lehtė tė ecnim rrugėn e gjėrė tė kėsaj bote. Do cahemi dhe do nxihemi nga rėnjet tona dhe gjėmba do na shpojnė. Duhet tė vuajmė rrugėn e ngushtė. Ne i pėrballojmė vėshtirėsitė me vetėdije, ne duhet t'i pėrballojmė ato pėr tė themeluar mbretėrinė e Perėndisė nė tokė. Ėngjėlli i Zotit qėndron pranė nesh dhe na ēliron ne.

    Nė vėndin tim, kualifikimi pėr t'u bėrė punėtorė ėshtė qė ata tė jenė tė gatshėm tė vuajnė tre vjet burg. Mė pas ata do duhet tė pėrballojnė edhe gjashtė vjet tė tjera nėse pagėzojnė ndonjė besimtar tjetėr. Kualifikimi pėr t'u bėrė i Krishterė ėshtė njė vjet burg. Kur dikush ėshtė i gatshėm tė pėrballojė kėto gjėra, me siguri ata do gjejnė diēka te Perėndia! Ata duan tė vėrtetėn dhe kanė njė vėnd tė sigurtė nė planin e Perėndisė. Ne i pagėzojmė ata vetėm kur ata janė tė gatshėm tė vuajnė.

    Ne duhet tė jetojmė njė jetė qė tė tjerėt tė mund ta shohin dhe ndjekin. Megjithėse pjesa vuajtėse e ungjillit nuk ėshtė tėrheqėse, njėrėzit pėrsėri vinė, sepse ne kemi diēka qė njerėzit e tjerė nuk e kanė. Ne kemi Krijuesin, vetė Perėndinė, nė ne. Ja vlen pėr gjithēka. Nuk kishte rrugė tjetėr pėr Atė tė ndėrtonte mbretėrinė; dhe nuk ka asnjė rrugė tjetėr pėr ne, pėrveēse tė vuajmė.

    Vuajtjet na japin gėzim tė madh nėse ne jemi nė gjėndje tė sjellim akoma edhe njė njeri tė vetėm nė Zot. Njė herė po udhėtoja nė kėmbė dhe kyēi i kėmbės u ėnjt kaq shumė sa nuk isha nė gjėndje tė bėja as edhe njė hap mė tepėr. Nėse do vazhdoja, kėmba do mė paralizohej. Nervi ndejtėsor (iskisatik) ishte dėrrmuar nga burgimet dhe plagėt. Atėherė Perėndia lejoji qė ne tė qėndrojmė nė shtėpinė e nje personi tė varfėr pėr dy muaj. Ai gjuante kafshė tė vogla dhe peshq dhe nxirrte rrėnjė pėr tė jetuar. Pėrse duhej qė Perėndia tė mė fuste nė atė shtėpi? Ata ishin njerėz qė unė isha lutur pėr 25 vjet me radhė. Ai ishtė njė pjestar i fisit normadik qė pėrbėhej nga 5000 njerėz, por Perėndia mė dha 500 shpirtra gjatė qėndrimit tim atje. Kishte shume vuajtje fizike dhe unė mendoja se do kapesha dhe do futesha nė burg. Nga ana tjetėr nuk shqetėsohesha pasi tė paktėn nė burg do fitoja tė tjerė nė Krisht, por ēfarė po bėja unė nė njė vėnd tė tillė tė shkretė? Pėrpiqesha tė fshihesha, por Perėndia kishte planin e Tij. Ai mė ēoi atje dhe bėri punėn e Tij, jo unė. Ai hapi njė derė pėr kėtė fis. Nėse askush nuk do donte tė shkonte atje dhe tė vuante, kė do pėrdorte Perėndia? U ėshtė dhėnė atyre qė e njohin Atė, tė kenė veprėn e Perėndisė nė ta.

    Muslimanėt, Hindutė, Dėshmitarėt e Jehovait, akoma edhe "tė Krishterėt" qė nuk njohin Jezusin, tė gjithė me njė zell tė madh pėrpiqen tė kthejnė tė tjerėt nė shumė vėnde, por ata punojnė qė tė mbajnė shpirtrat nė duart e djallit. Vetėm Njeriut tė Ri tė Perėndisė i ėshtė dhėnė detyra e vėrtetė, sepse jeta e Tij ndodhet nė ta. Vetėm paraqitja e dėshmisė sonė tė Perėndisė do bėjė tė tjerėt tė prekin Atė. Ne nuk dimė se sa kohė do marrė tė mbarojmė kėtė punė. Ne duhet tė paraqesim vetėm Jezusin, jo njohuri! Nėse njė person refuzon tė dėgjojė, ne nuk kemi mė pėrgjegjėsi. Na ndihmoftė Zoti tė vuajmė dhe tė gėzohemi. Tė vuajmė, jo me kokat poshtė, por me gėzim tė madh qė ne jemi nė gjėndje tė ndajmė lavdinė e Tij!


    Fund
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga marcus1 : 10-02-2005 mė 19:12
    The experience of love, is not when you receive it, but when you give it! - Durin Hufford

  7. #17
    i/e regjistruar Maska e marcus1
    Anėtarėsuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    2,574
    Ne kemi Krijuesin, vetė Perėndinė, nė ne.
    A mund t'a konceptojmė dot se ē'do tė thotė qė Krijuesi tė jetojė nė ne? A e kuptojmė se ne jemi pjestarė dhe princėr tė mbretėrisė qiellore? A nuk duhet tė jetojmė si tė tille, atėhere?

    Nė ne banon vetė Fuqia qė krijoji gjithēka dhe ėshtė nė dorėn tonė qė t'a pėrdorim kėtė fuqi. Le tė mos merremi me gjėrat e kėsaj bote sikur do t'i kemi pėrgjithmonė, le tė mos jepemi pas gjėrave tė pėrkohėshme, por le tė drejtojmė sytė tanė drejt pasurive qiellore, pasi ato pasuri do ngelin pėrgjithmonė. Le tė mos trėmbemi nga asgjė nė kėtė botė, as nga njerėzit e kėqinj, as nga shpifėsit, as nga eprorėt, as nga vuajtjet, pasi ne jemi bijtė dhe bijat e KRIJUESIT dhe ēdo gjė qė ndodh nė jetėn tonė ka kaluar mė parė nga dora e Krijuesit dhe ky KRIJUES banon nė ne.
    The experience of love, is not when you receive it, but when you give it! - Durin Hufford

  8. #18
    i/e regjistruar Maska e marcus1
    Anėtarėsuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    2,574
    Ne duhet tė paraqesim vetėm Jezusin, jo njohuri!
    Vėllezėr, a ju ka qėlluar ndonjėherė qė nė vėnd tė Jezusit tė keni paraqitur njohuri?

    Mua mė ka ndodhur sa e sa herė! Sa herė qė hapej njė bisedė teologjike filloja tė krekosesha dhe tė jepja njohuritė e mia "tė sakta" nė krahasim me tė tjerėt qė nuk kishin idenė se ēfarė thonin. Kur largohesha ndjehesha krejtėsisht bosh.

    Njė herė mė ndodhi tė kisha njė bisedė me njė ishdrogist qė po pėrpiqej tė ēlirohej nga droga, por qė ishte ateist. Ai filloi tė vidhte vrer kundėr fesė dhe prifėrinjve dhe kundėr vetė Perėndisė. Dhe kur mė kėrkoi tė thoja mendimin tim, unė i thashė: "Lėre, lėre, ne kemi mendime krejtėsisht tė kundėrta, kėshtu qė nuk ja vlen tė diskutojmė." Sa turp! Unė kuptova se do i jepja atij thjeshtė njohuri dhe jo Krishtin dhe kėshtu preferova tė mos futemi nė debate tė pafund.

    Vėllezėr, duhet tė mėsojmė t'u japim Krishtin tė tjerėve. Dhe do jetė Krishti qė do t'i prekė ata qė Ai ka zgjedhur. Por detyra jonė ėshtė qė tė mėsojmė tua japim Atė tė tjerėve. Shpesh kjo gjė ndodh edhe pa pasur nevojė tė flasėsh. Krishti ka fuqi kaq tė madhe saqė mund tė rrezatojė nga ne edhe pa qenė nevoja tė flasim. Mjafton tė mėsojmė tė qėndrojmė vazhdimisht me Tė.

    Edhe diēka tjetėr. Tė vuash dhe tė jesh i gėzuar ėshtė mėnyra mė e mirė pėr tė paraqitur Krishtin. Kur tė tjerėt nė vuajtjet tona shohin njė qaraman, si mund tė prekin ata Krishtin nė ne? Por, kur ata shohin se pamvarėsisht nga vuajtet tona ne jemi tė fuqishėm dhe plot me gėzim, ata do shohin diēka tjetėr nė ne qe tė tjerėt nuk e kanė.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga marcus1 : 11-02-2005 mė 05:36
    The experience of love, is not when you receive it, but when you give it! - Durin Hufford

  9. #19
    i/e regjistruar Maska e marcus1
    Anėtarėsuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    2,574
    Gjėrat e numėrueshme nuk zgjasin shumė

    Ēfarė kėrkojnė me sinqeritet shumica e nerėzve? Ata kėrkojnė gjėra. Njė numėr i madh motrash vinin tė bisedonin me mua. Sa shumė donin ato qė tė kishin durim! Megjithatė shpesh herė mendoja se sa i vogėl ishte durimi i tyre! Mendimi i tyre ėshtė: Ah sikur tė mund tė isha e duruar, sikur Perėndia tė mė jepte njė dozė durimi pėr ta gėlltitur, atėherė unė do tė isha mirė. Ata kėrkojnė durimin sikur ajo tė jetė njė dozė ilaēi. Ato mund tė jenė nė gjėndje tė jenė tė durueshme pėr tre apo pesė ditė, por ky lloj durimi ka njė limit kohe. Pasi kanė qenė tė durueshėm pėr njė farė kohe, ky “durim” fillon tė bjerė, derisa njė ditė tė zhduket krejtėsisht. Nėse ky durim nuk ėshtė veēse njė gjė, ai do shterrojė. Dhe megjithėse ėshtė marrė nėpėrmjet lutjeve, ai pėrsėri do mbarojė. Pėr hir tė nevojės sė pėrkohėshme tė fėmijėve tė Tij dhe pėr arėsye qė tė rehatojė marrėzinė e tyre, perėndia disa herė i dėgjon lutjet e tyre dhe ua plotėson kėrkesat. Megjithatė Ai nuk do t’i dėgjojė ata nė tė gjitha rastet, sepse njė gjėndje tė tillė nuk mund ta lejojė tė kapėrcejė caqet.

    Pėr arėsye se nė fjalėn e Tij nuk ka asgjė pėrveē Krishtit—pasi Krishti ėshtė gjithēka nė gjithēka—Perėndia nuk do lejojė qė durimi apo pėrulėsia apo dashuria si njė gjė, tė zgjatet nė mėnyrė tė papėrcaktuar nė tokė. Nė fund Perėndia do na tregojė neve se Krishti ėshtė durim, se Krishti ėshtė pėrulėsi, apo se Krishti ėshtė dashuri. Ėshtė Krishti, jo njė send, qė Ai na jep. Nė kohėn qė marėdhėnja jonė me Zotin ėshtė me tė vėrtetė normalizuar, nė mėnyrė tė natyrshme do shohim se si tė gjitha problemet tona do jenė zgjidhur. Nuk ėshtė pra njė ēėshtje e durimit apo ku di unė se ēfarė; ėshtė njė ēėshtje e Krishtit. Sapo marėdhėnja jonė me Krishtin, tė jetė rregulluar plotėsisht nė atė qė Perėndia ka planifikuar, njė mijė e njė problemet tona do jenė zgjidhur tė tėra nė kohė. Sepse e gjithė ēėshtja ėshtė Krishti, jo njė gjė apo gjėra.
    The experience of love, is not when you receive it, but when you give it! - Durin Hufford

  10. #20
    i/e regjistruar Maska e marcus1
    Anėtarėsuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    2,574
    Duhet tė njohim Krishtin

    Para Perėndisė tė gjitha gjėrat sillen rreth ēėshtjes e tė njohurit Krishtin. Ē’do tė thotė tė njohėsh Krishtin? Disa njerėz e njohin Atė si dashurinė e tyre; tė tjerė, si durimin e tyre. Disa njohin mė shumė nga Krishti, tė tjerė mė pak nga Ai. Nė varėsi tė masės qė ne njohim Krishtin si gjėra tona tė shumta, duket edhe masa se sa ne e njohim Atė, sepse vetėm kjo ėshtė llogaritur si njohuria jonė e saktė. Tė njohėsh Krishtin nuk ėshtė njė term abstrakt i zbatuar vetėm nė tė vėrtetė objektive; tė njohėsh Krishtin ėshtė edhe aktive dhe konkrete. Ėshtė ta kuptosh Atė si gjėrat tona; Ai ėshtė kjo gjė e jona dhe Ai ėshtė ajo gjė e jona.

    Dikush mund tė jetė nė gjėndje tė ngrihet dhe tė dėshmojė se ai nuk dinte asgjė tjetėr pėrveē pastėrtisė—se zemra e tij, koka, mėndja dhe ēdo gjė tjetėr ishin tė papastra; por tani, lavdi Zotit, Krishti ėshtė bėrė pastėrtia e tij sepse Perėndia e ka bėrė Atė kėshtu. Menjėherė ti kupton se kjo nuk ėshtė njė gjė qė ai ka zotėruar, por ėshtė Krisht. Dhe ndėrsa Krishti banon nė ty, Ai e sjell kėtė gjė te ty. Jo ajo qė ėshtė e jotja, nė veten tėnde, por ēfarė Ai sjell me vete—kjo gjė ėshtė Krishtėrim.

    Duke pasur parasysh tė gjitha ato qė kemi thėnė, mė lejoni tė deklaroj me sinqeritet se nėse sytė e njė fėmije tė Perėndisė nuk janė hapur nga Ai, nė mėnyrė qė tė shohė se Krishti ėshtė gjėrat e tij, ai person merr shumė pak nga Perėndia. Sepse, ēfarė ai ka, janė thjeshtė punėt e tij, ajo qė ai vetė ka bėrė. Pamvarėsisht se ai lutet dhe merr nga Perėndia, ēfarė ėshtė e tij ėshtė e pėrkohėshme, duke pasur pak vlerė, nėse ka ndonjė vlerė para Perėndisė.

    O, sa shumė hir qė shumė njerėz marrin nga Perėndia, nuk ėshtė asgjė pėrveēse gjėra. Megjithatė, disa marrin hir me njė Personalitet: hiri i tyre ėshtė Biri i Perėndisė. Prit deri sa njė ditė tė jesh nė gjėndje t’i thuash Perėndisė: “tė falenderoj dhe tė lavdoj Ty, sepse hiri qė unė kam marrė ėshtė Krishti. Hiri im ėshtė njė Person, qė ka personalitet.” O, mė lini t’ju them se sapo ju tė shihni njė diferencė tė tillė, ju menjėherė do jeni nė gjėndje tė dalloni jetėn nga vdekja. Shumė vėllezer mund tė dallojnė vetėm tė mirėn nga e keqja; ata nuk mund tė ndajnė jetėn nga vdekja. Arėsyea pėr kėtė ėshtė thjesht se ata nuk mund tė shohin se ēdo gjė ndodhet nė Krisht. Ai ėshtė bashkė gjėja dhe ēėshtja. Nė botėn frymore nuk ka as gjė as ēėshtje, por vetėm Krisht.

    Nėse Perėndia tė ka hapur me tė vėrtetė sytė, ti menjėherė do fillosh tė njohėsh gjėrat kur ti tė pėrballohesh me to. Kjo mėnyrė duket e ēuditshme, megjithatė ėshtė e vėrtetė. Njė person mund tė duket se ėshtė i durueshėm, i butė, i pėrulur, plot me besim, i dashur, i ngrohtė, qė fal shpejt dhe i mėshirshėm, por pėr ju qė ju janė hapur sytė, ai ėshtė thjeshtė plot me gjėra. Ashtu si kushdo mund tė dallojė njė unazė nga njė gisht, kapelen nga koka, syzet nga sytė, veshjen nga trupi, kėshtu njė person mund tė dallojė gjėrat nga Krishti. Pėr ata qė nuk njohin, kjo mund t’u duket e mahnitshme, por pėr ata qė kuptojnė, ėshtė krejt e thjeshtė. Ēdo gjė qė u takon gjėrave, ėshtė e vdekur nga brėnda dhe prodhon vdekje dhe nga jashtė. Nėse dikush ka ndjeshmėri frymore, ai do ndjejė vdekje ndėrsa do bėjė atė. Rezultati i njė pune tė tillė tė jashtme, do tė jetė vetėm vdekje dhe jo jetė.

    Dikush mund tė jetė shumė i sjellshėm, megjithatė influenca e tij tė jetė e kufizuar nė botėn e tė mirės dhe tė keqes, duke mos pasur asnjė efekt frymor. Njė vėlla qė ka natyrė tė mirė, qė ėshtė i durueshėm, qė sakrifikon dhe don tė tjerėt, ndoshta mund tė tė kanaqė ty, por nėse tė gjitha kėto karakteristika janė vetėm sjellje, ato do shkaktojnė brėnda teje njė ndjenjė vdekje. Nuk do jesh nė gjėndje t’i pėrqafosh ato; pėrkundrazi, brėnda teje do burojė njė rezistencė. Asnjė nuk mund tė llogarisė fuqinė e kėsaj rezistence tė jetės. Disa herė njerėzit mund tė thonė diēka qė mund tė duket krejtėsisht e mirė, por megjithatė ajo ėshtė e papėrshtatshme, dhe kjo nxjerr nga ty njė rezistencė tė tmerrshme. Pėr shėmbull nė njė takim lutjesh. Pėrse pėrgjigjesh ndonjėherė me njė amen? Sepse ti je prekur nga jeta. Njė vėlla ndėrsa lutet, ka prekur jetėn tėnde, dhe nė kėtė mėnyrė ti thua nė mėnyrė spontane amen. Por lutjet e disa personave tė tjerė, megjithėse ato mund tė duken tė sinqerta dhe tėrheqėse, shkaktojnė njė efekt tė ftohtė brėnda teje. Ti mezi pret qė ai tė mbarojė lutjen e tij, sepse lutja e tij nuk ka asnjė diferencė me personalitetin e tij. Ai ka diēka, vetėm se diēkaja ka prekjen e vdekjes. Njė gjė shkakton vdekje jo vetėm nė vetė personin, por edhe tek tė tjerėt gjithashtu. Nuk ka absolutisht asnjė vlerė frymore nė tė, sepse ajo ėshtė bėrė nga njė njeri.

    Duke qenė pra kjo situatė, ne nuk mund tė bėjmė asgjė para Perėndisė, veēse tė presim nė Tė. Ne do shohim mė shumė dhe mė shumė tė keqen e punėve tona. Sepse nėse ne jemi udhėhequr me tė vėrtetė nga Perėndia, ne do zbulojmė patjetėr se Ai urren punėt tona ashtu sikurse urren edhe mėkatet tona. Pėr ata qė mėkatojnė, u takon vdekja; ata qė bazohen nė punėt e tyre, ata nuk mund tė shpėtojnė. Perėndia hedh poshtė punėt tona ashtu sikurse Ai kundėrshton mėkatet tona. Ai pranon vetėm njė gjė, dhe ajo ėshtė Biri i Tij Jezu Krishti. Ėshtė Krishti qė bėhet gjithēka pėr neve. Lavdi Perėndisė, ėshtė Zoti, jo unė. Nuk jam unė qė pėrpiqem tė bėhem i pėrulur, por Ai pėrul veten e tij. Nuk jam unė qė luftoj qė tė kem dashuri, por Ai dashuron nė vėndin tim. Ai nuk mė jep mua fuqi, sepse Ai vetė ėshtė fuqia ime.

    O, vėllezer dhe motra, nuk di se si ta them mė mirė kėtė gjė; Uroj nė mėnyrė tė veēantė kėtė gjė ta kuptojnė ata qė janė tė rinj nė besim. Kur ju tė jeni ēliruar nga gjėrat frymore, ju do prekni Zotin. Ėshtė shumė mė mirė pėr ju ta kuptoni kėtė gjė sa mė herėt tė jetė e mundur, sepse ndryshe do bėhet shumė mė e vėshtirė ndėrsa koha kalon. Sa mė e madhe tė jetė kapica e gjėrave, aq mė vėshtirė do jetė pėr ju tė shihni kėtė gjė. Sa shumė duhet qė Perėndia t’ju godasė dhe t’ju pėrplasė juve para se Ai tė jetė nė gjėndje tė marrė tė gjithė kėto gjėra prej jush nė mėnyrė qė ju tė merrni Krishtin. Po ju them se Perėndia ėshtė e sigurtė qė do ta bėjė kėtė gjė.

    Unė po pres pėr ditėn kur tė gjitha gjėrat—si ato nė qiell ashtu edhe ato nė tokė—do tė pėrmblidhen nė Krisht. Nė kėtė ditė fjala e Perėndisė do jetė pėrmbushur nė atė qė Krishti ėshtė gjithēka. Mė lini t’ju provokoj pak. Si mund tė prisni qė Krishti tė bėhet gjithēka nėse ju sot nuk e njihni Atė si gjithēkanė tuaj. Akoma edhe tani Krishti do bėhet gjithēkaja jonė. Perėndia na ka dhėnė Birin e Tij; Perėndia na ka dhėnė neve veten e tij. Kėshtu qė Krishti duhet tė bėhet pėr neve sot gjithēka. Nuk duhet tė ketė asnjė ndarje midis Krishtit dhe gjėrave. Asgjė nuk ėshtė frymore, vetėm Krishti ėshtė. Ai ėshtė gjithēka dhe nė gjithēka. Realiteti i kėsaj gjėje duhet tė fillojė tė vėrtetojė veten e saj tani nė kishė dhe me neve. Ah sikur tė mund tė deklaronim sot se Krishti ėshtė gjithēka dhe se Ai ėshtė nė gjithēka. Ai ėshtė nė durimin tim, Ai ėshtė nė butėsinė time, Ai ėshtė nė dashurinė time. Sepse Ai ėshtė gjithēka. Sa me padurim presim ditėn kur Biri i Perėndisė tė jetė shfaqur nė neve si gjithēka dhe nė gjithēka. Ai me tė vėrtetė ka dallim mbi tė gjitha gjėrat, dhe atėherė ne do dimė se mėsimet qė po mėsojmė sot do vihen nė pėrdorim atė ditė. Na bekoftė tė gjithė neve Perėndia.
    The experience of love, is not when you receive it, but when you give it! - Durin Hufford

Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Video e ushtarėve grekė nė Internet indinjon shqiptarėt
    Nga Ingenuous nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 207
    Postimi i Fundit: 22-09-2011, 14:58
  2. Poezi
    Nga ALBA nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 153
    Postimi i Fundit: 01-12-2009, 09:27
  3. Bota po kthehet drejt Islamit
    Nga titi-a nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 87
    Postimi i Fundit: 07-12-2008, 18:47
  4. Vuajtjet e Jobit
    Nga Matrix nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 21-06-2006, 14:36
  5. Vuajtjet shpirterore dhe ato to trupore
    Nga ~Geri~ nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 06-10-2005, 06:56

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •