Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 19
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-01-2007
    Postime
    135

    BIBLA dhe TERRORIZMI - pa koment!

    Terrori mbi popullin e Amorejve



    34 Por Zoti i tha Moisiut: "Mos ki frikė nga ai, sepse unė e lė nė duart e tua me gjithė njerėzit e tij dhe vendin e tij; trajtoje ashtu siē ke trajtuar Sihonin, mbretin e Amorejve qė banonte nė Heshbon.
    35 Kėshtu Izraelitėt e mundėn atė, bijtė e tij dhe tėrė popullin e tij, deri sa nuk mbeti asnjė i gjallė, dhe pushtuan vendin e tij. NUMRAT 21:34-35



    * * * * * * *



    Terrori mbi popullin e Kanaanit




    2 Atėherė Izraeli i lidhi njė kusht Zotit dhe tha: "Nė rast se ti ma shtie nė dorė kėtė popull, unė do tė shkatėrroj tėrėsisht qytetet e tyre".
    3 Zoti e dėgjoi zėrin e Izraelit dhe ia shtiu nė dorė Kananejtė; dhe ai i shkatėrroi plotėsisht ata bashkė me qytetet e tyre, dhe ky vend u quajt Hormah. NUMRAT 21:2-3



    * * * * * * *



    Terrori kundėr Madianitėve; vriten meshkujt, fėmijėt dhe tė tjerėt ndėrsa ruhen vetėm vajzat e virgjėra



    1 Pastaj Zoti i foli akoma Moisiut, duke i thėnė: "Merrua hakun bijve tė Izraelit kundėr Madianitėve;

    7 Dhe luftuan kundėr Madianit, ashtu si e kishte urdhėruar Zoti Moisiun, dhe vranė tėrė meshkujt.

    9 Bijtė e Izraelit zunė robinja edhe tė gjitha gratė e Madianit dhe fėmijėt e tyre, rrėmbyen tėrė bagėtinė e tyre, tėrė kopetė e tyre dhe tėrė pasuritė e tyre;
    10 pastaj u vunė zjarrin tė gjitha qyteteve ku ata banonin dhe tė gjitha kalave tė tyre,
    11 dhe morėn gjithė plaēkėn e luftės dhe tėrė prenė, njerėz dhe kafshė:

    14 Por Moisiu u zemėrua me komandantėt e ushtrisė, me krerėt e mijėsheve dhe tė qindėsheve, qė po ktheheshin nga kjo fushatė lufte.
    15 Moisiu u tha atyre: "Keni lėnė gjallė tė gjitha gratė?
    16 Tė nxitura nga Balaami, ato i shtynė bijtė e Izraelit tė mėkatojnė kundėr Zotit, nė ngjarjen e Peorit, kur shpėrtheu fatkeqėsia nė asamblenė e Zotit.
    17 Prandaj vrisni ēdo mashkull nga fėmijėt dhe vrisni ēdo grua qė ka marrėdhėnie seksuale me njė burrė,
    18 por ruajini tė gjalla pėr vete tė gjitha vajzat qė nuk kanė pasur marrėdhėnie seksuale me burra. NUMRAT 31: 1-19





    * * * * * * *

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-01-2007
    Postime
    135
    Plaēkitje, vrasje, therrje pėr haraēin e Zotit !



    31 Dhe Moisiu e prifti Eleazar vepruan ashtu si e kishte urdhėruar Zoti Moisiun.
    32 Dhe plaēka qė mbetej nga plaēkitja e kryer nga luftėtarėt pėrbėhej nga gjashtėqind e shtatėdhjetė e pesė mijė dele,
    33 shtatėdhjetė e dy mijė lopė,
    34 gjashtėdhjetė e njė mijė gomarė,
    35 dhe tridhjetė e dy mijė persona gjithsej, domethėnė gra qė nuk kishin pasur marrėdhėnie seksuale me burra.
    36 Gjysma, domethėnė pjesa pėr ata qė kishin shkuar nė luftė, ishte treqind e tridhjetė e shtatė mijė e pesėqind dele,
    37 nga tė cilat gjashtėqind e shtatėdhjetė e pesė pėr haraēin e Zotit;
    38 tridhjetė e gjashtė mijė lopė, nga tė cilat shtatėdhjetė e dy pėr haraēin e Zotit;
    39 tridhjetė mijė e pesėqind gomarė, nga tė cilėt gjashtėdhjetė e njė pėr haraēin e Zotit;
    40 dhe gjashtėmbėdhjetė mijė persona, nga tė cilėt tridhjetė e dy pėr haraēin e Zotit. NUMRAT 31:31-40





    * * * * * * *





    Terrori mbi popullin e Sihonit; shfarosje e burrave, grave foshnjave




    31 Dhe Zoti mė tha: "Shiko, kam filluar tė kaloj nėn pushtetin tėnd Sihonin dhe vendin e tij; fillo ta pushtosh, qė ti tė bėhesh zotėruesi i vendit tė tij".
    32 Atėherė Sihoni doli kundėr nesh me gjithė njerėzit e tij, pėr t'u ndeshur nė Jahats.
    33 Por Zoti, Perėndia ynė, na e dha nė dorė, dhe ne e mundėm atė, bijtė e tij dhe tėrė njerėzit e tij.
    34 Nė atė kohė pushtuam tėrė qytetet e tij dhe shfarosėm burrat, gratė dhe fėmijėt e ēdo qyteti; nuk lamė gjallė asnjė.
    35 Morėm si plaēkė vetėm bagėtinė dhe plaēkėn e qyteteve qė kishim pushtuar.
    36 Nga Aroeri, qė ndodhet nė brigjet e pėrroit Arnon dhe nga qyteti qė ėshtė nė luginė, deri nė Galaad, nuk pati asnjė qytet qė tė ishte shumė i fortė pėr ne; Zoti Perėndia ynė, na i dha tė gjitha nė dorėn tonė. LIGJI I PERTERIRE 2:31-36





    * * * * * * *





    Terror mbi popullin e Ogut; Perėndia urdhėron tė mos lihet asnjė njeri i gjallė



    3 Kėshtu Zoti, Perėndia ynė, na dha nė dorė edhe Ogun, mbretin e Bashanit, me gjithė njerėzit e tij; dhe ne e mundėm atė pa lėnė gjallė asnjė.
    4 Nė atė kohė pushtuam tėrė qytetet e tij; nuk pati qytet qė nuk ra nė dorėn tonė: gjashtėdhjetė qytete, tėrė krahina e Argobit, mbretėria e Ogut nė Bashan.
    5 Tėrė kėto qytete ishin tė fortifikuara me mure tė larta, porta dhe shufra hekuri, pa llogaritur njė numėr tė madh fshatrash.
    6 Ne vendosėm t'i shfarosim, ashtu si kishim vepruar me Sihonin, mbretin e Heshbonit, duke shkatėrruar plotėsisht tėrė qytetet, duke shfarosur burrat, gratė dhe fėmijėt. LIGJI I PERTERIRE 3:3-6





    * * * * * * *

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-01-2007
    Postime
    135
    Perėndia i Biblės urdhėron qė tė shfarosen Hitejtė, Girgashejtė, Amorejtė, Kananejtė, Perezejtė, Hivejtė dhe Gebusejtė



    1 "Kur Zoti, Perėndia yt, do tė tė fusė nė vendin ku ti po hyn pėr ta zotėruar atė, dhe kur tė ketė dėbuar para teje shumė kombe: Hitejtė, Girgashejtė, Amorejtė, Kananejtė, Perezejtė, Hivejtė dhe Gebusejtė, shtatė kombe mė tė mėdha dhe mė tė fuqishme se ti,
    2 dhe kur Zoti, Perėndia yt, t'i ketė lėnė nė pushtetin tėnd, ti do t'i mundėsh dhe do tė vendosėsh shfarosjen e tyre, nuk do tė bėsh asnjė aleancė me ta dhe nuk do tė tregosh asnjė mėshirė ndaj tyre.
    3 Nuk do tė lidhėsh martesė me ta. Nuk do t'u japėsh bijat e tua bijve tė tyre dhe nuk do tė marrėsh bijat e tyre pėr bijtė e tu,
    4 sepse do t'i largonin bijtė e tu nga unė pėr t'u shėrbyer perėndive tė tjera, dhe zemėrimi i Zotit do tė ndizej kundėr jush dhe do t'ju shkatėrronte menjėherė.
    5 Por me ta do tė silleni kėshtu: do tė shkatėrroni altarėt e tyre, do tė copėtoni kolonat e tyre tė shenjta, do tė rrėzoni Asherimet e tyre dhe do t'u vini flakėn shėmbėlltyrave tė tyre tė gdhendura. LIGJI I PERTERIRE 7:1-5





    * * * * * * *





    Perėndia sipas Biblės urdhėron therrje




    13 Kur mė vonė Zoti, Perėndia yt, do tė ta japė nė dorė, do tė vrasėsh me shpatė tėrė meshkujt e tij;
    14 por gratė, fėmijėt, bagėtinė dhe tė gjitha ato qė ndodhen nė qytetet, tėrė prenė e tij, do t'i marrėsh si plaēkėn tėnde; dhe do tė hash plaēkėn e armiqve tė tu qė Zoti, Perėndia yt, tė ka dhėnė.
    15 Kėshtu do tė veprosh nė tė gjitha qytetet qė janė shumė larg nga ti dhe qė nuk janė qytete tė kėtyre kombeve.
    16 Por nga qytetet e kėtyre popujve qė Zoti, Perėndia yt, tė jep si trashėgimi, nuk ke pėr tė lėnė asgjė qė merr frymė;
    17 por do tė vendosėsh shfarosjen e plotė tė tyre, domethėnė tė Hitejve, tė Amorejve, tė Kananejve, tė Perezejve, tė Hivejve dhe tė Jebusejve, ashtu si tė ka urdhėruar Zoti, Perėndia yt, LIGJI I PERTERIRE 20:13-17





    * * * * * * *





    Perėndia i Biblės urdhėron shkatėrrim armiqėsh dhe shfrytė zim tė grave e bijave tė tyre



    10 Kur tė shkosh nė luftė kundėr armiqve tė tu dhe Zoti, Perėndia yt, tė t'i japė nė dorė dhe ti t'i zėsh robėr,
    11 nė rast se sheh midis robėrve njė grua tė pashme dhe tė pėlqen aq sa tė duash ta bėsh bashkėshorten tėnde,
    12 do ta ēosh nė shtėpinė tėnde, dhe ajo do tė rruajė kokėn dhe do tė presė thonjtė,
    13 do tė heqė rrobat e robinjės, do tė banojė nė shtėpinė tėnde dhe do tė mbajė zi njė muaj tė tėrė pėr tė atin dhe pėr tė ėmėn, pastaj ti do tė hysh te ajo dhe do tė jesh bashkėshorti i saj dhe ajo do tė jetė bashkėshortja jote.
    14 Nė qoftė se mė vonė nuk tė pėlqen mė, do ta lėsh tė shkojė ku tė dojė, por nuk mund ta shesėsh pėr para as ta trajtosh si skllave, sepse ti e ke poshtėruar. LIGJI I PERTERIRE 21:10-14





    * * * * * * *

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-01-2007
    Postime
    135
    Perėndia sipas Biblės urdhėron therrjen e mijėra njerėzve por urdhėron tė ruhet prostituta Rebah





    2 Zoti i tha Jozueut: "Shiko, unė tė kam dhėnė nė dorė Jerikon, mbretin e tij dhe luftėtarėt e tij trima.

    20 Populli, pra, bėrtiti kur priftėrinjtė u ranė borive; dhe ndodhi qė, kur populli dėgjoi tingullin e borive, nxori njė britmė tė madhe dhe muret u rrėzuan duke u shėmbur. Populli u ngjit nė qytet, secili drejt, pėrpara, dhe e shtiu nė dorė atė.
    21 Dhe shfarosėn gjithēka ishte nė qytet, duke vrarė me shpatė burra e gra, fėmijė dhe pleq e madje qe, dele dhe gomarė.
    22 Pastaj Jozueu u tha dy burrave qė kishin vėzhguar vendin: "Shkoni nė shtėpinė e asaj prostitute dhe nxirrni jashtė gruan dhe tėrė ato gjėra qė i pėrkasin asaj, siē i jeni betuar".
    23 Atėherė tė rinjtė qė kishin vėzhguar vendin shkuan dhe nxorėn jashtė Rahabin, tė atin, tė ėmėn, tė vėllezėrit dhe gjithēka i pėrkiste asaj; kėshtu nxorėn jashtė tė gjithė tė afėrmit e saj dhe i lanė jashtė kampit tė Izraelit.
    24 Pastaj i vunė zjarrin qytetit dhe tėrė gjėrave qė ai pėrmbante; morėn vetėm argjendin, arin dhe sendet prej bronzi e hekuri, qė i vunė nė thesarin e shtėpisė sė Zotit.
    25 Por Jozueu e la tė gjallė prostitutėn Rahab, familjen e atit tė saj dhe gjithēka qė i pėrkiste; kėshtu qė ajo banoi nė mes tė Izraelit deri sot, sepse ajo kishte fshehur zbuluesit qė Jozueu kishte dėrguar pėr tė vėzhguar Jerikon.
    26 Atė ditė Jozueu u betua duke thėnė: "Qoftė i mallkuar para Zotit ai njeri qė do tė ngrihet tė rindėrtojė qytetin e Jerikos! Ai do tė hedhė themelet mbi tė parėlindurin e tij, dhe do t'i lartojė portat mbi birin e tij mė tė vogėl".
    27 Zoti ishte me Jozueun, dhe fama e tij u pėrhap nė tė gjithė vendin. JOZUEHU 6:2-27





    * * * * * * *





    Sipas Biblės vjedhja e njė manteli ėshtė mėkat kurse vrasja, therrja, terrorizimi dhe dhunimi i tė pafajshmėve nuk ėshtė gjė



    19 Atėherė Jozueu i tha Akanit: "Biri im, tė lutem, mbushe me lavdi Zotin, Perėndinė e Izraelit, rrėfeji atij dhe mė thuaj atė qė ke bėrė; mos ma fshih".
    20 Akani iu pėrgjigj Jozueut dhe i tha: "Nė tė vėrtetė jam unė qė kam mėkatuar kundėr Zotit, Perėndisė sė Izraelit, dhe ja ē'kam bėrė.
    21 Kur pashė midis plaēkės njė mantel tė bukur tė Shinarit, dyqind sikla argjendi dhe njė shufėr ari qė peshon pesėdhjetė sikla, pata njė dėshirė tė madhe pėr to dhe i mora; dhe ja, i kam fshehur nė tokė nė mes tė ēadrės sime; dhe argjendi ėshtė poshtė". JOZUEHU 7:19-21





    * * * * * * *




    Terrori mbi popullin e Ait, natyrisht gjithmonė sipas urdhėrit tė Perėndisė Biblik




    1 Pastaj Zoti i tha Jozueut: "Mos ki frikė dhe mos u tmerro. Merr tė gjithė luftėtarėt e tu dhe nisu dhe sulmo Ain. Shiko, unė po tė jap nė dorė mbretin e Ait, popullin e tij, qytetin e tij dhe vendin e tij.

    18 Atėherė Zoti i tha Jozueut: "Shtrije shtizėn qė ke nė dorė nė drejtim tė Ait, sepse unė do tė ta dorėzoj nė dorė". Dhe Jozueu e shtriu shtizėn qė kishte nė dorė nė drejtim tė qytetit.
    19 Me tė shtrirė dorėn, burrat qė ishin nė pritė u ngritėn me tė shpejtė nga vendi i tyre, hynė nė qytet, e zunė dhe nxituan t'i vėnė flakėn.
    20 Kur njerėzit e Ait shikuan prapa, ja, ata panė tymin e qytetit qė ngjitej nė qiell; dhe nuk patėn asnjė mundėsi tė iknin as nga njė anė, as nga ana tjetėr, sepse populli qė ikte me vrap nė drejtim tė shkretėtirės u kthye kundėr atyre qė e ndiqnin.
    21 Kėshtu, kur Jozueu dhe i tėrė Izraeli panė qė njerėzit e pritės e kishin pushtuar qytetin dhe qė tymi i tij ngrihej lart, u kthyen prapa dhe mundėn njerėzit e Ait.
    22 Edhe tė tjerėt dolėn nga qyteti kundėr tyre; kėshtu ata tė Ait u gjendėn tė zėnė nė kurth nė mes tė forcave tė Izraelit, duke pasur nga njė anė njėrėn palė, nga ana tjetėr palėn tjetėr; dhe i mundėn deri sa nuk mbeti asnjė i gjallė apo ikanak.

    23 Por mbretin e Ait e zunė tė gjallė dhe e ēuan tek Jozueu.
    24 Kur Izraeli mbaroi sė vrari tėrė banorėt e Ait nė fushė dhe nė shkretėtirė ku ata e kishin ndjekur, dhe u therėn tė gjithė deri sa u shfarosėn tė tėrė, gjithė Izraeli u kthye nė drejtim tė Ait dhe i ra me shpatė.
    25 Tėrė ata qė u vranė atė ditė, burra dhe gra, ishin dymbėdhjetė mijė veta, tė gjithė banorė tė Ait.
    26 Jozueu nuk e uli dorėn qė mbante shtizėn, deri sa i shfarosi tė gjithė banorėt e Ait.
    27 Izraeli mori pėr vete vetėm bagėtinė dhe plaēkėn e atij qyteti, simbas urdhrit qė Zoti i kishte dhėnė Jozueut.
    28 Kėshtu Jozueu i vuri flakėn Ait dhe e katandisi nė njė grumbull gėrmadhash pėr gjithnjė, njė vend tė shkretuar deri ditėn e sotme.
    29 Pastaj e vari mbretin e Ait nė njė dru dhe e la atje deri nė mbrėmje; nė perėndim tė diellit, Jozueu urdhėroi qė kufoma e tij tė ulej nga druri, tė hidhej nė hyrje tė portės sė qytetit dhe mblodhėn mbi tė njė numėr tė madh gurėsh, qė shihen edhe sot.

    30 Atėherė Jozueu ndėrtoi njė altar pėr Zotin, Perėndinė e Izraelit, nė malin Ebal, JOZUEHU 8:1-30





    * * * * * * *





    Popuj tė tjerė gjenocidohen po sipas urdhėrit tė Zotit Biblik




    19 Ju ndėrkaq mos u ndalni, por ndiqni armiqtė tuaj dhe goditni prapavijat e tij; mos i lejoni tė hyjnė nė qytetet e tyre, sepse Zoti, Perėndia juaj, i ka lėnė nė duart tuaja".
    20 Kur Jozueu dhe bijtė e Izraelit mbaruan sė shfarosuri armiqtė e tyre me njė kėrdi tė madhe deri sa i zhdukėn krejt, dhe ata qė shpėtuan kėrkuan strehė nė qytetet e fortifikuara,
    21 tėrė populli u kthye shėndoshė e mirė pranė Jozueut nė kampin e Makedahut. Askush nuk guxoi tė flasė kundėr ndonjėrit prej bijve tė Izraelit.
    22 Atėherė Jozueu ta: "Hapni hyrjen e shpellės, nxirrni jashtė saj tė pesė mbretėrit dhe m'i sillni".
    23 Kėshtu vepruan; nxorėn nga shpella tė pesė mbretėrit dhe i ēuan tek ai, domethėnė mbreti i Jeruzalemit, mbreti i Hebronit, mbreti i Jarmuthit, mbreti i Lakishit dhe mbreti i Eglonit.
    24 Kur u nxorėn jashtė kėta mbretėr dhe u ēuan tek Jozueu, ky thirri tėrė njerėzit e Izraelit dhe u tha krerėve tė luftėtarėve qė kishin shkuar bashkė me tė: "Afrohuni dhe vini kėmbėt tuaja mbi qafėn e kėtyre mbretėrve". Ata u afruan dhe vunė kėmbėt e tyre mbi qafėn e tyre.
    25 Pastaj Jozueu u tha: "Mos kini frikė, mos u tmerroni, tregohuni tė fortė dhe trima, sepse kėshtu do tė veprojė Zoti me tė gjithė armiqtė tuaj kundėr tė cilėve duhet tė luftoni".
    26 Pas kėsaj Jozueu i rrahu dhe i bėri tė vdesin, pastaj i vari nė pesė pemė, ku mbetėn tė varur deri nė mbrėmje.
    27 Nė perėndim tė diellit, Jozueu urdhėroi t'i ulnin nga drurėt dhe t'i hidhnin nė shpellėn ku ishin fshehur; pastaj nė hyrje tė shpellės vunė gurė tė mėdhenj, qė kanė mbetur aty deri sot.

    28 Po atė ditė Jozueu mori Makedahun dhe i vrau me shpatė tė gjithė bashkė me mbretin e tij; vendosi t'i shfarosė tė gjithė personat qė gjendeshin aty; nuk la asnjė tė gjallė dhe e trajtoi mbretin e Makedahut ashtu si kishte trajtuar mbretin e Jerikos.
    29 Pastaj Jozueu dhe tėrė Izraeli bashkė me tė kaluan nga Makedahu nė Libnah dhe e sulmuan kėtė vend.
    30 Zoti e dha edhe kėtė qytet me gjithė mbretin e tij nė duart e Izraelit; dhe Jozueu i vrau me shpatė tė gjithė banorėt e tij; nuk la asnjė njeri tė gjallė dhe e trajtoi mbretin ashtu si kishte trajtuar mbretin e Jerikos.
    31 Pastaj Jozueu, dhe tėrė Izraeli bashkė me tė, kaloi nga Libnahu nė Lakish; vendosi kampin e vet kundėr tij dhe e sulmoi.
    32 Dhe Zoti e dha Lakishin nė duart e Izraelit, qė e pushtoi ditėn e dytė dhe vrau me shpatė tė gjithė personat qė gjendeshin aty, pikėrisht ashtu si kishte vepruar nė Libnah.
    33 Atėherė Horami, mbreti i Gezerit, shkoi nė ndihmė tė Lakishit; por Jozueu e mundi atė dhe popullin e tij dhe nuk la asnjė tė gjallė.
    34 Pastaj Jozueu dhe tėrė Izraeli bashkė me tė kaluan nga Lakishi nė Eglon; e ngritėn kampin e tyre kundėr tij dhe e sulmuan.
    35 E pushtuan po atė ditė dhe i vranė banorėt me shpatė. Po atė ditė Jozueu vendosi tė vriteshin gjithė personat qė gjendeshin nė vend, ashtu si kishte vepruar nė Lakish.
    36 Pastaj Jozueu dhe tėrė Izraeli bashkė me tė kaluan nga Egloni nė Hebron dhe e sulmuan kėtė.
    37 E pushtuan dhe vranė me shpatė mbretin e tij, tė gjitha qytetet dhe tėrė personat qė gjendeshin aty, nuk lanė asnjė njeri tė gjallė, pikėrisht ashtu si kishin vepruar nė Eglon; por aty vendosi tė shfarosen tė gjithė personat qė gjendeshin nė vend.
    38 Pastaj Jozueu dhe i tėrė Izraeli bashkė me tė u kthyen nė drejtim tė Debirit dhe e sulmuan.
    39 Shtinė nė dorė mbretin dhe tė gjithė qytetet e tij; i vranė me shpatė dhe shfarosėn tė gjithė njerėzit qė gjendeshin nė vend; nuk mbeti asnjė i gjallė. Ai e trajtoi Debirin dhe mbretin e tij ashtu si kishte trajtuar Hebronin, Libnahun dhe mbretin e tij.
    40 Jozueu goditi, pra, gjithė vendin, krahinėn malore, Negevin, ultėsirėn, shpatet e maleve, gjithė mbretėrit e tyre; vendosi tė shfarosė ēdo gjė tė gjallė, ashtu si kishte urdhėruar Zoti, Perėndia i Izraelit. JOZUEHU 10:19-40





    * * * * * * *





    Vrasja mizore e 10 000 burrave




    4 Juda, shkoi, pra, dhe Zoti u la nė dorė Kananejtė dhe Perezejtė; dhe nė Bezek vranė dhjetė mijė burra. GJYKATESIT 1:4





    * * * * * * *





    Terrorizėm dhe vrasje me shpata jo vetėm mbi njerėz por edhe mbi kafshė, urdhėruar sipas Biblės




    41 Atėherė njerėzit e Izraelit u kthyen dhe njerėzit e Beniaminit i zuri njė frikė e madhe, duke parė gjėmėn e madhe qė u kishte rėnė.
    42 Prandaj filluan tė ikin pėrpara njerėzve tė Izraelit nė drejtim tė shkretėtirės, por pa arritur t'i shmangen betejės; dhe ata qė dilnin nga qyteti u vėrsulėn nė mes tyre dhe i masakruan.
    43 I rrethuan Beniaminitėt, i ndoqėn pa pushim dhe i luftuan deri pėrballė Gibeahut nga ana lindore.
    44 Beniaminitėt humbėn tetėmbėdhjetė mijė njerėz, tė gjithė burra trima.
    45 Ata qė mbetėn gjallė kthyen kurrizin dhe ua mbathėn nė drejtim tė shkretėtirės, tė shkėmbit tė Rimonit; dhe ata zunė rrugės pesė mijė prej tyre i ndoqėn deri nė Gidon dhe vranė dy mijė tė tjerė.
    46 Kėshtu numri i pėrgjithshėm i Beniaminitėve qė u vranė atė ditė ishte njėzet e pesė mijė veta, tė gjithė tė zotė tė pėrdornin shpatėn, tėrė njerėz trima.
    47 Gjashtėqind burra, qė kishin kthyer kurrizin dhe kishin ikur nė shkretėtirė nė drejtim tė shkėmbit tė Rimonit, mbetėn aty katėr muaj.
    48 Pastaj Izraelitėt u kthyen kundėr bijve tė Beniaminit dhe vranė me shpatė tėrė banorėt e qytetit, duke pėrfshirė edhe bagėtinė dhe gjithēka gjenin; u vunė flakėn edhe tėrė qyteteve qė u dilnin pėrpara. GJYKATESIT 20:41-48

  5. #5
    Intifada verzioni 4.0 Maska e mesia4ever
    Anėtarėsuar
    01-12-2006
    Vendndodhja
    Guinea
    Postime
    6,386
    Vali pershendetje.
    Tani do te bindeni se nuk ka pasur kurre ndryshim te Bibles, po te kishte njerzit do t'i fshinin keto vargje qe per kohen e tashme jane shume te veshtira t'i kuptojm. Tregoju edhe misionareve islam se nuk ka pasur ndryshim te Bibles, po te kishte sic pretendojne ata do te ndryshoheshin apo do te fshiheshin keto vargje. Logjike e thjeshte. Ateiste, myslimane, kritikues te Bibles, pranone se Bibla nuk u ndryshua kurre.

    Se pari per ty si mysliman 'problemi' qendron ne faktin se Kurani thote se eshte i NJEJTI Zot, pra se Zoti (Allahu) ia ka dhene te drejten Izraelit per ta bere kete. Por kam nje pyetje per ty? Kurani urdheron qe te luftohen 'njerzit e librit' (te krishteret dhe jehudite) derisa te mposhten duke dhene xhizjen ne dore ne Suren 9 dhe ajetin 29.

    9:29. Luftoni ata qė nuk besojnė All-llahun e as botėn tjetėr, nuk e konsiderojnė tė ndaluar (haram) atė qė e ndaloi All-llahu dhe i dėrguari i Tij, nuk besojnė fenė e vėrtetė, prej atyre tė cilėve u ėshtė dhėnė libri, derisa ta japin xhizjen nė dorė e duke qenė tė mposhtur.

    Si do t'i thuash nje te krishteri ti sot nese ai te thote perse do ta luftoje ti ate ne emer te fese tende. Logjikisht vjen kjo: 'Zoti juaj i cili eshte edhe Zoti im e ka urdheruar profetin tim qe une si mysliman te te luftoj ty derisa te te nenshtroj ne fene time'. Dhe cili i krishtere do ta besonte kete. Cfare reagimi do te prisje ti? Per shkak te ketyre urdherave ndaj myslimaneve i kemi edhe kryqzatat dhe inkuizicionin ne Spanje, megjithese pergjigja e Kishes Katolike nuk kishte te bente asgje me mesimet e Jezusit, sepse Kisha Katolike vriste edhe 'heretike' krishtere (qe nuk pranonin mesimet e saj). Pushtimet Islamike ishin shtrire pothuajse ne te gjithe Evropen. P.sh. kryqtaret nuk sulmuan kurre Meken, Medinen, ndersa ne anen tjeter pushtimet islamike kishin kapur Antiokine, Jeruzalemin dhe shume pjese te botes kristiane te asaj kohe. Pelegrinet mbyteshin. Edhe nje pyetje, cfare do te beje ti si mysliman qe te mbroheshe ndaj nje feje obligimi i vetem i se ciles eshte qe te te mposhte ty dhe te te poshteroje dhe duke te detyruar te paguash tatim? Cili do te ishte reagimi yt. Une kam prapavije myslimane (edhepse familja ime para jo me larg se para 300-350 viteve ka qene katolike, pastaj e pranuan Islamin 'nga deshira dhe pa imponim') dhe une disi si njeri i thjeshte i arsyetoj ata qe jane mbrojtur ndaj Islamit ne kryqzata, inkuizicion perveq atyre qe i kane kaluar limitet dhe kane kaluar edhe ne hakmarrje dhe tjera cmendurishe kunder myslimaneve dhe hebrejve duke shkelur besen qe i kishin dhene Jezusit. Por gabimi kristian ka qene ne ate kohe se ushtria udhehiqej nga Kisha. Do te duhej shteti te organizonte mbrojtjen e nuk ishte ketu qeshtje besimi, por qeshtje per te qene i lire apo jo. Budallakia e myslimaneve te asaj kohe ishte se ata po mendonin (sikur edhe sot e qe 1400 vjet qe nga profeti Muhamed) se po i sherbenin Zotit me ato pushtime dhe per kete do te merrnin 'shperblime'. Xhihad per cka, vrasje te njerzve per cka, qe ta shkatrrosh edhe ate qe nuk beson si ti, dhe ne fund edhe veten. Sepse nje njeri i vdekur ne Meke paska urdheruar dhe pretenduar se eshte Profet. Ketu qendron ironia.

    Paramendoje ti nje pjesetar te nje feje qe profeti i tij (po e paramendojme) e ka urdheruar qe te te luftoje ty ne emer te Zotit derisa ta japesh xhizjen ne dore, si do te mbroheshe nga ai. Te krishteret sidomos duhet te mesojne nga e kaluara te zgjohen nga gjumi qe i ka kapluar. Misionaret islame gjithmone ankohen, oh kryqzratat, kryqzatat, inkuizicioni, por xhihadin e Islamit kurre nuk e kritikojne 'sepse na qenka ne rrugen e Allahut'. Katoliket kane deshire te kerkojne falje duke puthur Kuranin 'si nje zbulese e re per njerzimin' i cili blasfemon dhe tallet me Misionin e Jezusit dhe Personalitetin e Tij, duke vepruar 1000% ne kundershtim me mesimet e Tij, ne vend qe te kerkojne qe te ndalet xhihadi dhe te respektohen nga Islami dhe liria e besimit te mbizoteroje.


    Ne lidhje me temen do te deshiroja debat me te gjere ne mes te krishtereve dhe myslimaneve te forumit per kete. Por edhe te tjeret kritike (ateiste, agnostike etj.)te kesaj dhe pergjigje nga te krishteret e forumit. Edhepse ndoshta eshte trajtuar paksa kjo teme, por do kisha deshiruar qe te rikthehemi edhe nje here ne kete teme me gjeresisht, (natyrisht nese keni kohe te lire dhe nese nuk jeni te zene me ndonje pune tjeter tjeter).

    Dhuna ne Bibel dhe Kuran nga kendveshtrimi kristian.

    http://www.answering-islam.de/Main/BibleCom/wenham.html

    Megjithate ne Dhiaten e Vjeter Izraeli urdherohet qe t'i hudhe jashte nga Toka e Premtuar kombet barbare qe kishin sjellur mbi ta zemerimin e Zotit. Zoti nuk u tha p.sh. Izraeliteve 'Izraelite shkone pushtone dhe nenshtrone boten ne Emrin Tim' (sic u thote sot Islami myslimaneve). Ne kontekstin e Ungjillit (Inxhilit) dhuna dhe perdorimi i shpates eshte e pajustifikueshme me, e aq me pak per besim madje eshte mekati me i madh sepse eshte ne kundershtim me mesimet themelore te Jezusit. Jezusi u tha dishepullit te Tij, 'Ule Shpaten sepse kush merr shpaten nga shpata do te vdese'.

    Pershendetje edhe njehere per te gjithe anetaret e forumit
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga mesia4ever : 29-07-2007 mė 00:07

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    16-11-2005
    Postime
    8,691
    Urime per temen valiii,
    teme e bukur kjo,
    keshtu qe te shohin besimtaret qe e kane prejardhjen nga feja judaike, qe kane si profet moisiun, e qe besojne ne zotin e moisiut, se ēfare mizorish e masakra ka kerkuar ky zot.
    tani, jo vetem bibla, por edhe kurani flet per moisiun si profet, keshtu qe mos e perdorni vetem kunder krishterimit, por kunder ē'do feje me prejardhje judaike.

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Borix
    Anėtarėsuar
    17-01-2003
    Postime
    2,316
    Jo, jo, sic e kam thene tek nje teme e kampit antagonist, fetaret kane filluar te na kerkojne ndihme per arsyetime te logjikshme ketu tek nenforumi yne...
    "The rule is perfect: in all matters of opinion our adversaries are insane." (M. Twain)

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-06-2007
    Vendndodhja
    Ne bote
    Postime
    192
    Une nuk e kuptoj perse e veni agnosticizem dhe ateizem ne te njejtin forum?? Keto nuk jane te perbashketa.

  9. #9
    OPENMINDED Maska e land
    Anėtarėsuar
    12-12-2003
    Postime
    7,684
    Citim Postuar mė parė nga Gurracake
    Une nuk e kuptoj perse e veni agnosticizem dhe ateizem ne te njejtin forum?? Keto nuk jane te perbashketa.
    Nuk jane te perbashketa por jane shume te aferta my love,ateistet nuk besojne tek zoti,agnostiket e pushojne gjykimin,atje ku fillon metafizika,ata nuk flasin me,pra gurracake e dashur agnostiket nuk kane ne trurin e tyre ndonje image te zotit,do u get it?
    UNE JAM TI-TI JE UNE



    E LA NOSTRA GIOIA CON NOI

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-06-2007
    Vendndodhja
    Ne bote
    Postime
    192
    Hm....I do get it, actually. But I still believe that they“re not the same. Ateistat e kane vertetuar qe Zoti nuk ekziston. Agnostiket dyshojne por nuk e mohojne( dmth qe ende mund ti manipulojme te besojne ne Zot, hahahhaha, just kidding. We“ve lost the others...hahahahahaha, just kidding. ) Hm, Land i nderuar, wonder why you“re being so polite toward me? Thanks anyway.

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Pėrgjigje: 98
    Postimi i Fundit: 26-12-2007, 20:14
  2. Koment - Standardet para referendumit (Malesi)
    Nga Tuzjan nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 01-04-2006, 04:32
  3. Terrorizmi Islamik-Shqiperia ne vendin e 11
    Nga Shėn Albani nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 24
    Postimi i Fundit: 10-08-2005, 23:31
  4. Shqipėria, e kėrcėnuar nga terrorizmi?
    Nga Shpirt Njeriu nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 20-03-2005, 22:31

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •