Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    automotive Maska e ClaY_MorE
    Anėtarėsuar
    16-05-2004
    Vendndodhja
    Deutschland
    Postime
    4,456

    Dalin nga burgu me raporte false

    Mashtrimi i 18 tė dėnuarve. Nėn hetim 8 mjekė ligjorė. Masa dhe ndaj prokurorėve

    "Tėrmet" nė Institutin e Mjekėsisė Ligjore, pas kontrollit disamujor tė ushtruar nga inspektorėt e Ministrisė sė Drejtėsisė. Shkarkim nga detyra dhe kallėzim penal ka qenė propozimi kryesor pėr 8 punonjės tė kėtij institucioni, tė akuzuar se kanė falsifikuar aktet e ekspertimit pėr tė ndihmuar tė dėnuar tė ndryshėm tė fitojnė lirinė, bazuar nė kėto akte. Lajmi ėshtė konfirmuar zyrtarisht nga zėdhėnėsja e Ministrisė sė Drejtėsisė, e cila nėpėrmjet njė njoftimi pėr shtyp ka bėrė tė ditur se ėshtė pėrgatitur raporti i parė i hetimit administrativ, ai rreth praktikave tė ekspertimit mjekoligjor pėr disa raste.

    Hetimi nė Institutin e Mjekėsisė Ligjore kishte nisur nė mesin e muajit maj tė kėtij viti dhe ka pėrfshirė kontrollin e 22 akteve tė ekspertimit mjekoligjor. Rezultatet e raportit tė Ministrisė sė Drejtėsisė tregojnė se pėr 18 tė burgosur aktet e ekspertimit ishin joreale. Ata ishin dėnuar pėr vepra penale tė rėnda si vjedhje, pėrdhunim, trafikim lėndėsh narkotike, vrasje me paramendim dhe janė liruar nga burgjet me arsyetimin se "vazhdimi i qėndrimit nė burg rrezikonte jetėn e tyre". Sipas ministrisė, "informacionet e grumbulluara janė shqetėsuese, sepse ato dėshmojė ekzistencėn e njė mekanizimi tė instaluar institucional tė korrupsionit".

    Hetimi i ministrisė duket se ka qenė intensiv dhe voluminoz. Gjatė kėtyre dy muajve, inspektorėt kanė hetuar praktikat pranė Institutit tė Mjekėsisė Ligjore, kanė shqyrtuar dosjet gjyqėsore, si dhe kanė mbledhur informacion pėr vendndodhjen e tė gjithė tė burgosurve liruar, gjatė dy viteve tė fundit. Gjithashtu, janė marrė informacione qė lidheshin me tė burgosurit e liruar edhe nga strukturat e Drejtorisė sė Burgjeve dhe spitalet nė tė gjithė vendin.

    Nė pėrfundim tė hetimeve ėshtė pėrpiluar edhe raporti pėrkatės, sipas tė cilit, "del qartė, se nė shumicėn e tyre ekspertėt e Institutit tė Mjekėsisė Ligjore, nė mėnyrė tė veēantė ekspertėt psikiatėr, kanė falsifikuar haptazi aktet e ekspertimit, duke kryer masivisht ekspertiza joreale pėr personat qė ose nuk janė ekzaminuar ndonjėherė ose janė ekzaminuar nė njė seancė tė vetme nė kushtet ambulatore, apo pėr persona tė deklaruar recidivė nė tentativėn e tyre pėr tė vrarė veten, ndėrkohė qė nga dosjet e tyre personale nuk rezulton tė kenė pasur ndonjėherė tentativė pėr vetėvrasje". Hartuesit e raportit kanė theksuar se "shumica e tė dėnuarve tė liruar gėzojnė shėndet tė plotė, janė aktivė nė jetė dhe nė shoqėri, edhe shumė kohė pas daljes nga burgu ata jetojnė tė qetė dhe tė patrazuar nga dora e drejtėsisė, jashtė shtetit".

    Pėr tė gjitha shkeljet ligjore qė janė vėrejtur nė raport propozohen masa tė ashpra jo vetėm ndaj ekspertėve tė institutit tė Mjekėsisė Ligjore tė pėrfshirė nė kėto ēėshtje, por edhe pėr prokurorėt qė i kanė ndjekur ato. Sigurisht, propozimet pėr kėta tė fundit do t‘u drejtohen organeve tė prokurorive nga varen ata. Ndėrkohė qė Ministria e Drejtėsisė bėn me dije se sė shpejti do tė dalė me njė raport pėrfundimtar dhe pėr pjesėn tjetėr tė kėtij fenomeni qė ka tė bėjė me rolin dhe shkeljet e ligjit nga ana e gjyqtarėve nė kėtė proces, ēka duket se do t‘i trazojė edhe mė shumė ujėrat nė sistemin e drejtėsisė.


    Akuzat e bėra pikėrisht nė ditėn e drejtėsisė nga ministri i Drejtėsisė, Ilir Rusmali, pėr lirimin e tė burgosurve me motivacione absurde shėnuar edhe startin e njė debati qė shumė shpejt do tė shndėrrohej nė ēėshtje tė ditės. Pas informacioneve qė rridhnin nė mėnyrė jozyrtare nga zyrat e ministrisė dhe qė bėnin fjalė pėr njė hetim tė nisur nė strukturat e burgjeve dhe institutit tė Mjekėsisė Ligjore ja ku mbėrrin njė raport zyrtar lidhur me kėtė hetim. Ky raport, i cili pritet t‘i nėnshtrohet edhe mendimit, e pse jo edhe kundėrshtimeve tė ekspertėve tė akuzuar do tė shėrbejė gjithsesi, pėr tė lėvizur njė strukturė pak tė dukshme deri mė sot pėr opinionin publik, por qė nė fakt, ka pasur nė dorė shumė jetė njerėzish. Pikėrisht fakti qė kėta njerėz kanė qenė kontingjent i drejtėsisė do ta bėjė edhe mė tė mprehtė debatin qė pritet tė ashpėrsohet nė ditėt nė vijim.

    Nė raportin e Ministrisė sė Drejtėsisė janė paraqitur ndėr tė tjera edhe pjesė nga konkluzionet e mjekėve pėr tė burgosurit qė konsideroheshin tė sėmurė dhe qė mė pas kanė fituar lirinė. Ja disa nga frazat tip qė janė gjetur nė pjesėt pėrshkruese tė raporteve psikiatrike, sipas dosjeve tė kontrolluara nga inspektorėt e Ministrisė.


    DOSJA NR. 1

    A.M. - i datėlindjes 1972, lindur nė Fushė-Krujė, i dėnuar pėr "vrasje dhe armėmbajtje pa leje" me 8 vjet heqje lirie. Ėshtė liruar ndėrsa i mbetej pėr tė vuajtur edhe 4 vjet nga dėnimi.

    Nė pjesėn pėrshkruese tė raportit gjenden fraza tip "Nuk sheh asgjė optimiste lidhur me tė ardhmen. Ėshtė pesimist dhe e sheh atė tė errėt. Nuk sheh asnjė motiv pėr tė jetuar… Formalisht kujdeset pėr veten, por thotė se e bėn me vėshtirėsi tė madhe… Shprehet se nė mėngjes humori i tij nė pėrgjithėsi ėshtė mjaft i keq dhe i mbushur me ide e mendime pesimiste…"


    DOSJA NR. 2

    Z.D. - i datėlindjes 1953, lindur e banues nė Krumė, Kukės, i dėnuar pėr "vrasje pėr hakmarrje" me 15 vjet heqje lirie. Ėshtė liruar ndėrsa i mbetej pėr tė vuajtur edhe 4 vjet nga dėnimi.

    Nė pjesėn pėrshkruese tė raportit gjenden fraza tip "Ai nuk jeton kohėn e tanishme dhe nė qendėr tė bisedės trajton tema nga jeta shumėvjeēare qė ai ka kaluar. Lavdėron nė mėnyrė patologjike e pompoze kohėn e diktaturės komuniste, kryesisht liderin e saj… Nuk mendon fare pėr kohėn e burgimit tė tij dhe mendon se mund tė flijohet…"



    DOSJA NR. 3

    A.A. - i datėlindjes 1974, lindur nė Shijak, i dėnuar pėr "vrasje dhe armėmbajtje pa leje" me 16 vjet heqje lirie. Ėshtė liruar ndėrsa i mbetej pėr tė vuajtur edhe 13 vjet nga dėnimi.

    Nė pjesėn pėrshkruese tė raportit gjenden fraza tip "Ai u fut nė dhomėn e mjekut me fytyrė tė deprimuar…I Kanė humbur aktualisht dėshirat, iniciativat, dashuria pėr njerėzit dhe kjo e detyron atė tė gjejė njė "zgjidhje". Me pas shton me sytė e pėrlotur se njė ditė mund tė bėjė qė "tė lehtesojė veten"…. Ankon sė kohėt e fundit ka pasur pagjumėsi tė theksuar, gjatė natės i vinin mendime tė karakterit depresiv dhe e shqetėson zhurma dhe drita e fortė…"


    DOSJA NR. 4

    A.A - i datėlindjes 1975, lindur e banues nė Shijak, i dėnuar pėr "marrėdhėnie seksuale me dhunė me tė mitur tė moshės 14-18 vjeē" dhe "Rrėmbim personi nė rrethana lehtėsuese" me 11 vjet heqje lirie. Ėshtė liruar ndėrsa i mbetej pėr tė vuajtur edhe 7 vjet nga dėnimi.

    Nė pjesėn pėrshkruese tė raportit gjenden fraza tip "Pacienti paraqet ankesa tė tilla si pagjumėsi, zgjim herėt nė mėngjes, dhembje koke, melankoli. Mendimet i ka pesimiste, pa shpresė pėr tė ardhmen, qan shpesh, thotė se e ardhmja e tij ėshtė tė varė veten. Humorin e ka tė ulėt dhe ka mendime vetėdėmtuese dhe suicidale… Referon se para tre vjetėsh, kur ishte nė jetė tė lirė ka goditur veten me thikė, sepse ishte shumė i mėrzitur nga jeta(duket blana nė dorė). Gjithashtu referon se nėna e tij vuan nga ērregullime tė shėndetit mendor. Ka humbur kėnaqėsinė pėr jetėn, pėr tė jeta nuk ka kuptim dhe dėshiron t‘i japė fund jetės…."


    DOSJA NR. 5

    K.K - i datėlindjes 1954, lindur e banues nė Llakatund, Vlorė, i dėnuar pėr "vrasje me dashje, mbetur nė tentativė" me 6 vjet heqje lirie. Ėshtė liruar ndėrsa i mbetej pėr tė vuajtur edhe 3 vjet nga dėnimi.

    Nė pjesėn pėrshkruese tė raportit gjenden fraza tip "E quan veten tė pavlerė, tė padenjė, qė jeton pa asnjė motiv. Nė takimet me familjarėt nuk shprehte asnjė afeksion, ishte i zhveshur nga emocionet… Ai ka manifestuar ndjenjėn se po e helmonin, ide e tendenca vetėvrasėse, ndjenjėn e inferioritetit".



    Gazeta Shqip
    Jeta ime, mban emrin e saj..

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    keto pune nuk jan te reja... pra nuk jane fryte te demokracise..
    ne koh te enverit pothuajse gjith kriminelet ordinere..pra vrases e hajdute e dinin kte "qishen per tu falur".. qe ka nickun mjekesi ligjore..

    degjonim ahere muhabete te tilla ne popull..

    e more vesh.. ja futen me leve kokes cenit.. dhe nashti nuku dihet a do jetoj a jo.. eshte shum rende ne spital..
    e kush ja futi.. leven ne koke qyqarit se ai dy fije shpirt kishte i ngrati..
    ja ai cuni i canit.. apo cufit..
    e ku eshte nashi cuni i cufit..
    po ne burg besoj do jete..
    jo mo cne ne burg a derzi..qepar e pashe une qe kaloj me motorr a biciklet nga lagja jone.. thosh njeri..
    do ket nxjerre raport si duket si psikopat..thoshte tjatri..
    e mo ashtu e kan nxjerre.. po dhe ata te mjekesise ligjore e kan shkruar raportin per polici prokurori gjykaten se .. ka ndodhur nje plagosje e lehte.. pra jo vrasje apo tentim per vrasje..
    e ju e dini qe leve e celikte.. jo koken e njerit po betonin e hekurin e shparatallon..
    me nje fjale ki kontrolli sot eshte bere ne nje shpelle te vjeter te krimit..

    vite perpara shkoj me nje shok te ham nga nje akullore te "teuta" .. keshtu i thoshin asaj "kulles" rrumbullake tip koni me baz lart ne plazhin e durresit..ku shitej akullore apo boze .. nga ntshusi a nėtėlapi..
    as 5 metra larg ishte gjelltore qoft-ore birraria.. e aty shoh nje goxha burre me kostum e cante qe pinte derrce me ca hajduto kriminele te kohes tip likmeta..
    e di kush eshte ai me kostum me tha shoku..
    jo thash.. nuk e njoh po si fytryre e pare diku ..
    e mo tha shoku.. eshte ai profesori i degjuar i psikiatrise qe del dhe ne televizor nga nje here e shkruan ne shkenca dhe jeta..
    po cdo ki thash me keta banditet.. i thash shokut..
    po ja tek ki perplasen keta banditet tha.. e ai u leshon nga nje raport e ata i thon burgut me ha m.unė..
    keshtu ishte ne koh te enverit..
    kishte shum thyers kokash me tulle e leva e masakrues melcish e barqesh me thike e hanxhara te njerzve te pafajshem.. qe dilnin pa lagur nga "drejtesia" e shtetit enverist..
    mjer kush krruhej politikisht..me shtetin e dulles..
    ate nuk e shpetonte asnje ylvi.. a 100 te tille..
    prandaj banditet sapo erdh demokracia..te armatosur me eksperiencen kriminale te kohes enverit.. u ben sa hap e mbill site miljardare e bosa te patundshem..
    dhe mafia me nickun Mjekesi ligjore vazhdon si ahere tu sherbeje vampireve e cakenjve.. tash te miliardozuar..
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Brari : 29-07-2007 mė 00:24

Tema tė Ngjashme

  1. K. Frasheri: Ismail Kadare, i subvencionuari i diktaturės
    Nga Xhuxh Xhumaku nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 130
    Postimi i Fundit: 16-10-2011, 08:32
  2. Nexhat Daci formon parti tė re
    Nga Davius nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 97
    Postimi i Fundit: 30-04-2007, 08:38
  3. Klanet dhe rivaliteti ne estraden tone
    Nga Bl3ri nė forumin Muzika shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 06-04-2007, 10:18
  4. Letėrsia shqiptare: probleme teorike-kritike nė gjykimin e vlerave letrare
    Nga Kosovari_78_Ca nė forumin Enciklopedia letrare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 25-01-2005, 15:56

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •