Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 27
  1. #1
    ish- Ballisti_Tetove Maska e Cimo
    Anëtarësuar
    11-12-2004
    Postime
    2,441

    Talking Rama me atlete në Presidencë, takohet me Topin

    Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, ka vizituar dje për herë të parë selinë e Presidencës, që nga 24 korriku, ditë kur Bamir Topi u bë president i vendit. Por, ajo që bie në sy nga ky takim, përtej deklaratave publike të Ramës, është pikërisht veshja e tij në Presidencë. Në këtë foto kreu i PS duket se ka veshur një kostum serioz dhe atlete, çka dallon shumë nga veshja tejet serioze e presidentit Topi.

    Ndërkohë, këshilltari Politik dhe Mediatik i Moisiut, Afrim Krasniqi, është larguar vetë nga kjo detyrë, ndërsa brenda pak ditësh pritet zëvendësimi i Sekretarit të Përgjithshëm, Filip Rrumbullaku.


  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-09-2003
    Vendndodhja
    varavingo
    Postime
    1,084
    Atletet Edi i ka pershtat me tapetin

    Ato pantollona nuk i ka vij ne mes me vesh kepuc me maj si te Bamkes.


    Si diesel me duken nga ato cheap fare



    P.S. Moisiu ska patur sy fare si repart ushtatrak ne fushim e ka katandisur presidencen gjithcka jeshile

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e resina
    Anëtarësuar
    19-05-2007
    Vendndodhja
    ne nje vend te bukur,ku cdo stine ka bukurine e vet
    Postime
    286
    Harruat ju qe Edvinin e kemi sportist.Ka qene duke luajtur dhe kur eshte kujtuar
    qe ka pas takim me presidentin nga nxitimi si ka veshur kepucet.
    E keni pare ndonjehere Edvinin te vishet mire?JOooo
    JETEN TA JETOSH PA E VRARE

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    12-07-2006
    Vendndodhja
    tirane
    Postime
    856
    amani ore ...pash nje burre sot ne autobuz qe po lexonte gazeten,titulli ishte "Rama me atlete te Topi" a thu se kishte me shume rendesi se si ishte veshur ..apo se cfare biseduan?

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    55

    Edvini i falet Topit, pranon gabimin për zbatimin e gijotinës politike ndaj presidentit të ri
    (28.07.2007)
    Kreu i PS-së ka pranuar dje se e ka pasur gabim zbatimin e taktikave bojkotuese dhe parakushteve kundër kandidimit të Bamir Topit për funksionin e kryetarit të shtetit. Me ndjesën jopolitike të tipit “të shkuara-të harruara”, Edvini ka takuar dje presidentin e ri, duke i kujtuar se koka e falur nuk pritet


    Presidenti Bamir Topi ka pritur dje në një takim Kryetarin e Partisë Socialiste Edi Rama. Në këtë takim që ka zgjatur rreth 50 minuta, kreu i opozitës uroi presidentin Topi për detyrën e re. Biseda është zhvilluar në një atmosferë mirëkuptimi rreth çështjeve me rëndësi parësore për ecurinë pozitive të proceseve demokratike në vend, në funksion të përmbushjes së kërkesave dhe standardeve për të ardhmen integruese të Shqipërisë në BE dhe në NATO. Bashkëfolësit shprehën pikëpamjet e tyre për nevojën e vijimit të komunikimit institucional mes Institucionit të Presidentit të Republikës dhe gjithë faktorëve politikë në vend. Në këtë kuadër është theksuar rëndësia e bashkëpunimit për krijimin dhe konsolidimin në vazhdimësi të të gjitha kushteve për vijimin dhe mbështetjen e reformave si atë në sistemin e drejtësisë, reformën elektorale, atë për decentralizmin e pushteteve, si dhe të gjitha reformave të tjera, ku është i angazhuar Presidenti i Republikës. Megjithëse Rama e konsideroi si antikushtetuese seancën e zgjedhjes së Presidentit të vendit, tashmë në kushtet e vetmisë absolute pas krisjeve në PS duket se është më i dhënë drejt përmirësimit të marrëdhënieve me kreun e shtetit. Me takimin e djeshëm ai ka konfirmuar kushtetuteshmërinë e procesit të zgjedhjes së Topit në krye të Shtetit, por Edvini ka shkuar më tej akoma. Ai ka garantuar predispozitën e opozites per te mos paragjykuar Presidentin pa e provuar pozicionin që ai do të mbajë dhe se nga Topi ka marre të gjitha garancitë se opozita do të ketë të gjithë respektin që meriton, jo vetëm me fjalë, por edhe përmes veprimtarisë konkrete të Presidentit. “Bamir Topi ka te gjitha predispozitat e mia dhe të opozitës për t’u provuar pa u paragjykuar dhe sigurisht është shumë herët për të folur për akte konkrete”, tha Rama. Ndëkaq, gjatë takimit Rama përvec urimit i ka kërkuar kreut të shtetit që të qëndrojë mbi palët. Menjëherë pas takimit, gjatë një prononcimi për mediat Rama u shpreh i entuziazmuar, duke e ftuar edhe njëherë presidentin që të qëndrojë mbi palët. Ndërsa nga ana tjetër lidhur me një shkarkim të mundshëm të Prokurorit të Përgjithshëm Theodhori Sollaku, Rama nuk bëri komente, por la të kuptohet se do të vazhdojë takimet e tij me presidentin Topi.




    -------------

    RD


    Një parti që drejtohet me celular

    Armin Tirana

    Këto ditë ka vetëm një zhurmë të madhe gjithandej; nëpër gazeta, televizione, kudo. Kryefjala që i bashkon të gjitha ato, është vetëm një: tradhtarët. Me tradhtarë, sipas terminologjisë së deri para viteve '90, kuptoheshin të gjithë ata njerëz që, sipas instancave kohore, kishin tradhtuar më parë partinë dhe më pas atdheun. E para ishte e para dhe nga dënimi për këtë akt të shëmtuar nuk mund të shpëtoje në asnjë mënyrë dhe kur flasim për dënime, kemi parasysh dënime dhe jo shaka. Por le të vijmë tek tradhtarët e sotëm. Çfarë kanë bërë këta që ta meritojnë një gjë të tillë?! Shpjegimi: kanë votuar në kundërshtim me vijën e partisë për zgjedhjen e Presidentit të ri të Republikës së Shqipërisë. Krim?! Patjetër. Kështu thonë ata që janë pjesëtarë të drejtpërdrejtë në të, domethënë KPD-ja (tani Asambleja) dhe Kryetari i Partisë Socialiste. Ata janë të vendosur që t'i shkojnë deri në fund kësaj gjëje. Na duhet të presim që KPD-ja, (Asambleja) ta vërë në fuqi anatemën e shprehur nga kryetari, që është fjala "dënim". Duke uruar që të mos dënohen si dikur, na duhet të bëjmë një përpjekje të vogël për të kuptuar sesi u arrit deri këtu. A kishte shkaqe dhe arsye për një gjë të tillë? Duket sikur ka dhe ajo më e madhja dhe më kryesorja, megjithëse e pashprehur, është vetëm një: kreu i opozitës nuk është pjesë e Parlamentit shqiptar, i atij parlamenti, pjesë e të cilës janë dhe ata që shpejt do të dënohen. A është gjë e rrallë që një kryetar opozite nuk ndodhet në karriget e parlamentit? Jo e rrallë, por unike, për rekord "Guiness". Me aq sa dimë (nuk pretendojmë t'i dimë të gjitha), kryetari i partisë opozitare apo dhe pozitare nuk është figurë qendrore e jetës politike vetëm në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por kjo gjë lehtësohet nga fakti tjetër se ata nuk i njeh askush, përveç një rrethi të ngushtë personash që, në përgjithësi, janë aktivistët politikë të partisë përkatëse. Vend tjetër nuk dimë. Kush di, është i lutur që të na e thotë, pasi do të ishte vërtet një gjë e rrallë. Është njësoj sikur të dalë një e të thotë: "Unë jam 200 vjeç". Politikisht është e papranueshme që një kryetar partie të synojë për t'u ulur në ndonjë kolltuk tjetër, përveç atij të parlamentarit. Kurse tek partia jonë më e madhe opozitare nuk ndodh kështu. Kreu i saj kandidoi për bukuri në zgjedhjet e kaluara vendore për postin e kryebashkiakut të kryeqytetit, post të cilin e mbante prej dy mandatesh dhe fitorja e tij u përshëndet si fitore e madhe. Por, jo. Fitorja e tij në këto zgjedhje është si një "fitore e Pirros" për partinë e tij, për politikën e socialistëve dhe të asaj shqiptare në tërësi. Nuk mund të drejtohet një parti në parlament me shkop magjik, i cili tani mund të jetë zëvendësuar më së miri me celularin. Nuk mund të ndryshohet një parti dhe të kthehet, sipas disa akuzuesve të kryetarit të saj, në "një parti me njerëz me vath në hundë e në vesh" (të më ndjejnë ata që mund të futen në këtë kategori, por vetëm po përcjell fjalë të thëna nga të tjerët, shënimi im), të cilët kryetari i merr nga bashkia ku punon apo nga OJF-të mike të tij. Ku t'i marrë? Ka kohë fizike ai që të bëjë njëkohësisht siç duhet edhe punën e kryebashkiakut dhe të kreut të opozitës? Jo, sepse është njeri dhe njeriu dihet që është një qenie natyrore, që nuk mund t'i kalojë disa limite biologjike. Gjithçka tjetër thuhet e bëhet është e kotë, pasi kjo mangësi, defekt apo kush dreqin e di sesi mund ta quash, të del si mal përpara. Të duket sikur kreu i opozitës është një trainier futbolli, që e drejton skuadrën e tij jo nga stoli i zakonshëm në fushë, por nga tribuna dhe me celular. Tamam, ama me një ndryshim fare të vockël: trainieri e bën një gjë të tillë vetëm pasi ka marrë një kartelë të kuqe ndeshjen e mëparshme. Kështu edhe me kreun e opozitës. Duket sikur është zgjedhur kryetar partie për të qenë jo me shokët e tij në fushë, për rastin konkret në parlament, por në tribunë, për rastin konkret në kolltukun e kryebashkiakut. Mungon vetëm kartela e kuqe...

    --

  6. #6
    Perjashtuar Maska e MICHI
    Anëtarësuar
    14-09-2004
    Postime
    1,537
    bo sa i lashte eshte ky mre, shifja atletet me qafsh, ato sjane as atlete i her vec minorenet tek blloku veshin gjera te tilla.

  7. #7
    At'qivia Maska e Flori
    Anëtarësuar
    12-03-2004
    Vendndodhja
    Tiranë, Albania
    Postime
    2,551
    po ky toci skishte pantofla tmi kishte kerku mu borxh ja kisha dhon ne i pal trecerekshe me nje kanatjere kishte dal king
    Femra ne Sex:
    Akmerikanka: o yes o yes
    Gjermanja: ja gut ja gut
    Shqiptarja: "mos i trego kerkujt"

  8. #8
    dua ate qe me do Maska e ELDORADO
    Anëtarësuar
    14-01-2003
    Vendndodhja
    atje ku jam rrit qysh i vogel se u lodha tu bredh
    Postime
    817
    Nejse Nejse Po Per Kto Gjona O I Famshem Ky Mer Se Nryshe Qysh Do Duket
    DHE NJE DITE TE GJITHE DO TAKOHEMI ATJE.....

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    01-11-2005
    Vendndodhja
    ITALY
    Postime
    166
    [QUOTE=vagabondo_nyc]Atletet Edi i ka pershtat me tapetin

    Ato pantollona nuk i ka vij ne mes me vesh kepuc me maj si te Bamkes.


    Si diesel me duken nga ato cheap fare



    Kodi PHP:
    P.SMoisiu ska patur  sy fare  si repart ushtatrak ne fushim e ka katandisur presidencen gjithcka jeshile :)[/QUOTE 
    ]


    Ahahahah me te vertete ashtu e ka bere , komplet jeshile Presidence Moisiu.
    Sa mire ja paskeni vene re dhe ju...
    Sa per atletet e Edvinit thone se eshte moda, por te shkosh ne takim me Presidentin me atlete turp, bile edhe futbollistet Italiane ne perfundim te kampionatit boteror kur takuan Presidentin e tyre ishin me kostum dhe asnejri me atlete.Por nejse mjafton gjesti i mire Edit kesaj radhe.

  10. #10
    Hyllin Maska e Hyj-Njeriu
    Anëtarësuar
    22-07-2007
    Vendndodhja
    Fatkeqesisht mes ndergjinoresh
    Postime
    2,945
    Se kuptoj kete karagjozin Rama ,si nuk le rast pa treguar sa idiot eshte....mjere ne per kryeministrin qe do kemi pas dy vjetesh, e mjere une qe para 3 vjetesh thashe se po u be rama kryeminister do iki nga shqiperia...

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Dr. Ibrahim Rugova - Presidenti i parë i Republikës së Kosovës
    Nga Albanino në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 2055
    Postimi i Fundit: 27-11-2014, 11:11
  2. Papa takohet me kryetarin e Serbise dhe Malit te Zi!
    Nga perestae00 në forumin Problemet ndërkombëtare
    Përgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 26-09-2005, 18:29
  3. Kryeministri i ardhshem, takohet me biznesmenet gjerman.
    Nga Antimafia në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 29-06-2005, 18:26
  4. Koshtunica propozon që të takohet me Kosumin më 24 maj në Prizren
    Nga mani në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 18-05-2005, 08:13
  5. Moisiu takohet me Musharrafin
    Nga StormAngel në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 28-08-2004, 11:40

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •