Mu kur është menduar se, 14 milionë dollarë mjaftojnë për ta blerë një domen të internetit - pasi që, për aq para, është shitur sex.com – erdhi lajmi sensacional. Business.com shitet për 345 mln $.
e premte, 27 Korrik 2007 13:37:40
Domeni business.com është blerë në vitin 1999, për shumën prej 7.5 milionë dollarësh, me qëllim të stërshitjes së mëvonshme. Megjithatë, supozohet se pronarët e këtij domeni, Jake Winebaum dhe Sky Dayton, as që kanë mundur të ëndërrojnë se do të fitojnë aq shumë para, në kohën kur do ta shisnin atë.
Domeni është shitur në një ankand, ndërsa blerësi i tij është kompania, RH Donnelley, që ka mposhtur në konkurrencë New York Times-in dhe Dow Jones-in.
Business.com momentalisht shfrytëzohet si direktorium i subjekteve biznesore – dhe si e tillë, pronarit të deritashëm të saj, i ka sjellë 15 milionë dollarë përfitime vjetore nga reklamat.
Lista e domeneve më të shtrenjta:
Business.com - shitur më 2007 - 345 milionë dollarë
Sex.com – shitur më 2006 – 14 mln $
Porn.com - 2007 – 9.5 mln $
Business.com - 1999 – 7.5 mln $
Diamond.com - 2007 – 7.5 mln $
Casino.com - 2003 – 5.5 mln $
Korea.com - 1999 – 5 mln $
Asseenontv.com - 2002 – 5 mln $
Worldwideweb.com - 1996 - 3,5 mln $
Altavista.com - 1999 – 3.35 mln $
Wine.com -1999 – 3.3 mln $
Eshow.com - 1999 – 3 mln $
Loans.com - 1999 – 3 mln $
Krijoni Kontakt