Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 29

Tema: Globalizimi

  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-04-2002
    Vendndodhja
    Po bredh ne koken tende tani!
    Postime
    1,269

    Globalizimi

    Globalizimin mundet ta definojme si nje proces shoqeror ku ndikimi i pengesave gjeografike tek rendet sociale dhe kulturore zvogelohet. Globalizimi zhvillohet tek tre sferat midis veti te perziera: ne ekonomi, kulture dhe politike. Ne ekonomi behet fjale per qarkullimin e mallrave dhe sherbimeve (edhe njohurive, dijes, organizimit te punes etj.), ne politike per integrimet transnacionale, mvarshmerise dhe regullimit te fuqise, mjeteve te dhunės dhe kontrolit, ne kulture, behet fjale per qarkullimin global te simboleve, qendrimeve, besimeve, dokeve, zakoneve dhe vlerave.

    Globalizimi tashme nuk eshte nje fenomen i ri, por per mendimin tim nje dukuri teper e domosdoshme nga e mbare bota.

    Deri ku eshte shqiperia sot me globalizimin?

    A rrezikohen kulturat e ndryshme boterore me Globalizimin?

    A ke te beje moszhvillimi ekonomik i regjionit ballkanik me migrimet prej vendeve te pazhvilluara karh atyre te zhvilluara?

    C'fare mendoni ju per globalizimin?
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Estella : 16-11-2002 mė 23:35

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-04-2002
    Vendndodhja
    Po bredh ne koken tende tani!
    Postime
    1,269
    Nje plak 92 vjecar sot ne bisede e siper me tha keto fjale: "globalizimi ka si qellim kryesor shfrytezimin ne maksimum te botes se trete ne funksion te vendeve perendimore. ne, dhe asnje vend tjeter ne bote, nuk kemi asnje rrugedalje. jemi te dobet, prandaj jemi ne dore te "te fuqishmit".
    U cudita, biles me ka futur edhe ne mendime te thella. A bini dakord me c'fare me kane thene?

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e huggos
    Anėtarėsuar
    02-08-2002
    Vendndodhja
    Hell-As
    Postime
    869
    Shume dakort,

    Prej kohesh eshte vertetuar se vendet perendimore mendojne vetem ne menyre egoiste e per mireqenien e tyre... duke shfrytezuar cdo mjet mund tju dale perpara.

    Globalizimi per mendimin tim (megjithse justifikohet bukur) eshte me teper i demshem. Fillimisht kombet do te humbasin gjuhen e tyre te vecante, traditat... e do jene te detyruar te pajtohen me mendimin e shumices (megjithese mund te jete ne dem te tyre).

    Sigurisht globalizim nga ana ekonomike do te thote disa para te kurdyera me shume (nga doganat e taksat) por kostua per mendimin tim esht me e madhe.


    huggos
    detyra ime ėshtė qė me gjithė fuqinė time t'i shėrbej kėtij brezi; duke bėrė kėshtu, njėkohėsisht, kam dhėnė kontributin tim mė tė mirė edhe pė brezin e ardhshėm... - george mueller

  4. #4
    i/e larguar Maska e visitor
    Anėtarėsuar
    28-06-2002
    Vendndodhja
    Diku
    Postime
    64
    Postuar mė parė nga huggos
    Shume dakort,

    Prej kohesh eshte vertetuar se vendet perendimore mendojne vetem ne menyre egoiste e per mireqenien e tyre... duke shfrytezuar cdo mjet mund tju dale perpara.

    huggos
    No way
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga visitor : 17-11-2002 mė 14:16

  5. #5
    i pavarur
    Anėtarėsuar
    03-07-2002
    Vendndodhja
    EU
    Postime
    513
    Globalizimi eshte nje fenomen qe ka egzituar ne forma te ndryshme gjate gjithe historise se njerezimit te pakten qe nga periudha e romakeve. Qe ne ate periudhe romaket eksportuan ekonomine e tyre, kulturen e tyre, gjuhen e tyre, ligjet e tyre, fene e tyre. Qe atehere ligjet vendoseshin pa pyetur shume vendet e tjera pasi fuqija ishte ne dore te romakeve. Po te bejme nje paralelizem me globalizimin ose mondializmin aktual po ndodh e njeta gje, lufte kundra fese islamike nepermjet propagandes dhe imazhit, gjuha anglaze qe perdoret ne USA po behet pak nga pak gjuhe nderkombetare, ligjet e ekonomise boterore vendosen nga USA dhe KE-ja....pra fenomeni i globalizimit ka me mijera vite qe egziton vetem emrat e atyre qe bejne promovimin e tij ndryshojne..
    Just God Can Judge Me

  6. #6
    Konservatore Maska e Dita
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    Pershendetje Estella!

    Ke bere shume mire qe e ke hapur kete teme. Une them te perqendrohemi tek globalizimi i ekonomise, pozitivja dhe negativja ne te, deri kur do te mund te zhvillohet, cfare drejtimi mund te marre e kur mund ta gjeje fundin.

    Tek forumi i problematikes nderkombetare po diskutohet mbi te ne kuptimin politik, ne kuptimin kulturor do te mund te hapej nje teme tjeter ne nje forum tjeter, do te dilnim nga trajtimi ekonomik ndryshe.



    Kam nisur nje teme mbi industrine e automobileve dhe desha t'i jepja drejtimin e globalizimit, rolin qe ka luajtur e luan ai ne kete industri e pasojat mbi te.

    Por ketu kemi tamam temen mbi shkakun dhe shume mire qe u hap.



    Te mira:

    -sigurimi i tregjeve te shitjes per produktet
    -sigurimi i tregjeve te blerjes se lendes se pare
    -instalimi i industrive gjigande ne vende me kosto me te uleta prodhimi (ne Azine Juglindore, sidomos ne Kine gjate viteve te fundit ka ndodhur zhvendosja me e madhe)


    Fitimtaret:

    -Pronaret e bizneseve te medha
    -Politika e vendeve te fuqishme te botes qe mbeshtetet tek suksesi i ketyre bizneseve. Suksesi ekonomik con ne hegjemoni, ne aftesine e ketyre vendeve per te nderhyre ne politiken ekonomike te ketyre vendeve ne zhvillim, rrjedhimisht edhe ne vendimmarrje, pra ne procesin politik.
    -Ekonomite e vendeve ne zhvillim kur trajtohet ceshtja e papunesise ne zvogelim ne keto vende, si pasoje e investimeve te huaja, gjallerimi i ekonomise se ketyre vendeve, vendosja e infrastrukturave moderne. Nese prodhimi kerkon edhe aftesi mendore pervec atyre manufakturale, edhe zhvillimi i arsimit ne funksion te kesaj hapjeje.
    -Konsumatoret ne te gjithe boten, sepse do te blejne prodhme me cmime me te uleta. Konkurrenca mbareboterore, hapja e tregjeve per mallra nga te gjitha vendet, pa barriera proteksioniste e siguron kete gje.


    Humbesit:

    -Bizneset e vogla ne vendet e fuqishme, por edhe ne vendet ne zhvillim, mbytja e prodhimit vendas (ne vendet ne zhvillim), rrjedhimisht humbja e njerezve qe punojne ne to, qe punonjes-konsumatore kthehn ne te papune-konsumatore.
    -sovraniteti i vendeve ne zhvillim (pasoja politike) zhduket ose minimizohet, hapja siguron nenshtriminjo vetem ndaj ketyre bizneseve, por edhe ndaj atyre qe perbejne institucionet me te rendesishme deri me sot ne arenen nderkombetare financiare, Banka Boterore dhe FMN. (me kete merren antiglobalistet e djathte)
    -mungesa e kontrollit ne levizjen e kapitalit con ne kriza borxhesh e kriza monedhash si: kriza aziatike 1996-98, kriza e Rusise 98, etj.
    -pasoje tjeter politike: thellimi i diferences mes me te pasurve te shoqerise dhe me te varferve, kurba e Lorencit dhe koeficienti Gini si indikatore per kete gje. (me kete merren antiglobalistet e majte)


    Pika te tjera mund t'i shtohen seciles prej ketyre nendarjeve qe solla une.


    Pyetjet ne vazhdim nga une.


    Si do te ece puna me Kinen? C'perfitim do te kete ajo, nderkohe qe deri tani ka qene nje vend ku jane stabilizuar industrite e vendeve te fuqishme?

    Po ne vendet ku nxirren lendet e para qe shfrytezohen per prodhim, c'zhvillime mundet te kete?

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-08-2002
    Vendndodhja
    Detroit
    Postime
    4
    hi Estella...te pershendes per temen.
    Edhe nje pytje ma te rendesishme do kisha une.....po m'bas globarizimit............c'do n'dodhe? S'ka me lufte? pa lufte ka zhvillim?

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-04-2002
    Vendndodhja
    Po bredh ne koken tende tani!
    Postime
    1,269
    Sa mire qe keni sjelle keto pershtypjet ketu. Fantastike. Do ti kethehem serish temes kur te kem pak me shume kohe te diskutojme.

  9. #9
    Peja o qytet i bekuar
    Anėtarėsuar
    28-03-2002
    Postime
    310
    Pershendetje pjesmarrese te kesaj teme.

    Sulmet me efektive kunder globalizmit zakonishte nuk kane qene ato qe lidhen me ekonomine. Ne vend te tyre, ato kane qene sociale, etike dhe mbi te gjitha kulturore. Keto argumenta qendronin ne mes te trazirave te Siatellit dhe kane bere rezonance tani se fundmi ne Davos, Bangkok dhe Prage. Ata thone kete: zhdukja e kufijve kombetare dhe vendosja e nje bote te nderlidhur prej tregjeve do te sjellin nje goditje vdekjeprurese per kulturat rajonale e kombetare, ashtu si dhe per traditat, zakonet, mitet dhe doket qe percaktojne identitetin kulturor te qdo vendi apo rajoni. Perderisa shumica e botes eshte e paafte qe t'i rezistoje invazionit te produkteve kulturore nga vendet e zhvilluara - ose, me shume per kete pike, nga superfuqia, Shtetet e Bashkuara te Amerikes - qe pashmangsherisht frymezojne korporatat e medha transnacionale, kultura amerikanoveriore ne fund te fundit do ta imponoje veten duke standadizuar boten dhe asgjesuar floren e pasur te kulturave te ndryshme. Ne kete menyre, te gjithe popujt e tjere, jo vetem ata te vegjel e te dobet, do te humbasin identitetin e tyre, shpirtin e tyre dhe do te shnderohen me shume se kolonite e shekullit te 21-te - dordolece apo karikatura te modeluara pas normave kulturore te nje imperializmi te ri, cili, perveq sundimit mbi planet me kapitalin, aftesine ushtarake dhe njohjen shkencore te tij, do te imponoje tek te tjeret gjuhen e tij dhe menyren e tij te te menduarit, te te besuarit, te te gezuarit dhe te te enderruarit.
    Teorikisht, nje vend ndoshta mund ta ruaje identitetin e tij, por vetem neqoftese vendos - si disa tribu te caktuara te harruara ne Afrike apo Amazone - ne izolim total, duke keputur te gjitha shkembimet me vendet e tjera dhe duke praktikuar vetemjaftueshmerine.
    Deklarimet kunder globalizimit dhe ne favor te identitetit kulturor zbulon nje konceptim statik te kultures, qe nuk ka baze historike. Cilat kultura kane mbetur ndonjehere identike dhe te pandryshuara mbi kohe?
    Globalizimi zgjeron ne menyre radikale mbi gjithe qytetaret e ketij planeti mundesine per te ndertuar identitetet e tyre kulturore nepermjet veprimit te vullnetshem, sipas preferencave dhe motivacioneve intime te tyre. Tani qytetaret nuk jane gjithmone te obliguar, si ne te kaluaren dhe ne shume vende te kohes se sotme, te respektojne nje identitet qe t'i burgose ne nje kamp perqendrimi nga i cili nuk ka rrugedalje - identiteti qe u eshte imponuar atyre prej gjuhes, kombit, kishes dhe zakoneve te vendit ku kane lindur. Ne kete kuptim, globalizimi duhet te jete i mirepritur, sepse ai dukshem zgjeron horizontet e lirise individuale.

    Disa mesiguri do te pyesin: atehere perse jane te majtet dhe komunistet ata qe protestojne?

    Arsyja se protestojne te majtet eshte se ata mundohet te marrin vota dhe perkrahje nga populli. Ndersa te djathtet jane te vetedishem se nuk munden te luftoj me kohen, dhe ata jane te vetedishem se me nje tregti te lire ekonomia e tyre do te jete me e fort sepse kan mundesi te plasoj mallerat ne tregjet e jashtme.

    Mire u lexovshim.
    no respect whatsoever for authority - Richard Feynman.

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-04-2002
    Vendndodhja
    Po bredh ne koken tende tani!
    Postime
    1,269
    N.q.s te gjitha vended e botes kishin marrveshje te ndryshme me njera tjetren per "Free Trade Zones" (zone ku taksat nuk egzistojne) c'fare do te ndodhte? A do te ishte i gjithe rruzulli tokesor nje shtet i vetem?


    Sa e arritshme eshte per shtetet evropiane te kene dicka te ngjashme me U.S.A dhe shtetet qe ndodhen ne te?

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •